Ballina Blog Faqe 66

Këtu duhet të aplikoni për grante në programin e Vetë-Punësimit

Jemi të lumtur të ju njoftojmë zgjerimin e mbështetjes për të gjithë të rinjtë e talentuar dhe ambiciozë!

APRK po fillon me Programin e Vetë-Punësimit dhe Ndërmarrësisë 2023-2024.

Grante për kapitalin e nevojshëm për të startuar biznesin tuaj

Mentorim dhe rrjetëzim për të zgjeruar horizontet dhe për të ndërtuar marrëdhënie që do të çojnë biznesin tuaj në nivelin tjetër

Trajnime të specializuara për të ndihmuar ju të zhvilloni ide dhe strategji fitimprurëse.

Për çdo të ri me ide biznesi, kjo është shpallja që keni pritur.

Ëndrra juaj, kombinuar me mbështetjen tonë, do të shkëlqejë si kurrë më parë!

Link:

https://sites.google.com/view/pvpn-2023-2024/programi?fbclid=IwAR24NAjveyLCRFWUl24cwvB8V0bvkA0GIewsu-PI3g6ndtP3zt6r-PULw_8_aem_ATnkl_65EoIOU57IvElRL_a3QtwLh-HXrA0RkCw4cSZEabudX87AoDRO4nnlPnhS2l6oUfuHSmJR5TsXaLqs4rZz

/Kontabilisti.info/

Rëndësia e financave Islame

Financat islame janë shfaqur si një mjet efektiv për financimin e zhvillimit në mbarë botën, duke përfshirë edhe vendet jomuslimane. Tregjet e mëdha financiare kanë zbuluar prova të forta se financat islame tashmë janë integruar në sistemin financiar global dhe se ato kanë potencialin për të ndihmuar në adresimin e sfidave të dhënies fund të varfërisë ekstreme dhe nxitjes së prosperitetit të përbashkët.

Financat islame janë financa të bazuara në kapital, të mbështetura në asete etike, të qëndrueshme, të përgjegjëshme për mjedisin dhe shoqërinë. Ato promovojnë ndarjen e rrezikut, lidhin sektorin financiar me ekonominë reale dhe theksojnë përfshirjen financiare dhe mirëqenien sociale.

 

Përktheu dhe përshtati : Mr. Fuad Ferati

Nafta, hekuri dhe kromi dominojnë industrinë shqiptare, me rreth 1 miliard euro shitje në vit

Nafta, hekuri dhe kromi dominojnë industrinë shqiptare për nga vlera e shitjeve.

INSTAT publikoi sot për herë të parë rezultatet e Anketës së Produkteve Industriale, në të cilat referohet se vlera e shitjeve të tre produkteve kryesore të industrisë shënoi vitin e kaluar rreth 1 miliardë euro.

Ndërsa për nga sasia e prodhimit kryesore ishin pijet alkoolikë dhe këpucët.

Gjatë vitit 2022 është prodhuar 902.064 ton naftë nga 697.662 tonë të prodhuar në vitin 2021. Prodhimi i hekurit bruto dhe forma të tjera primare në vitin 2022 shënoi vlerën 808.983 tonë nga 773.668 tonë të prodhuar në vitin 2021.

Gjatë vitit 2022 është prodhuar 1.399.017 tonë xeherorë dhe koncentrate të kromit nga 1.068.729 tonë të prodhuar në vitin 2021.

Vlera e shitjeve për produktin naftë gjatë vitit 2022 ishte 44.8 miliardë lekë, nga 34.2 miliardë lekë në vitin 2021, duke u rritur me 31,2%.

Vlera e shitjeve për produktin hekur bruto dhe forma të tjera primare gjatë vitit 2022 ishte 32,6 miliardë lekë, nga 31,3 miliardë lekë në vitin 2021, duke u rritur me 4,3% dhe vlera e shitjeve për produktin xeherorë dhe koncentrate të kromit gjatë vitit 2022 ishte 30,9 miliardë lekë nga 22,4 milionë lekë në vitin 2021, duke u rritur me 38,2%.

Gjatë vitit 2022 metalurgjia zuri 14,7% të vlerës së shitjeve gjithsej të produkteve industriale nga 14,8% që zinte vitin në 2021.

Përpunimi i produkteve ushqimore zuri 11,5% të shitjeve gjithsej gjatë vitit 2022 nga 11,8% që zinte në vitin 2021, ndërsa nxjerrja e naftës bruto zuri 11,2% të shitjeve gjithsej gjatë vitit 2022 nga 9,8% që zinte në vitin 2021.

NSTAT publikoi për herë të parë të dhënat e Anketës së Produkteve Industriale (PRODCOM), e cila përdoret në vendet e Bashkimit Evropian.

Vrojtimi mbi produktet industriale kryhet me frekuencë vjetore pranë ndërmarrjeve të industrisë nxjerrëse dhe përpunuese dhe ka si qëllim të ofrojë informacion mbi prodhimin dhe shitjen e produkteve industriale të realizuara nga ndërmarrjet që kryejnë aktivitetin e tyre ekonomik në vendin tonë.

Këto statistika shërbejnë për të kryer analiza të detajuara të produkteve industriale të prodhuara në vend. Prodhimi dhe shitja e produkteve kryesore industriale

 


 

 

/Monitor.al/

Dispozita e shitblerjes në kohën e Namazit të Xhumasë

Tregtia në esencë është e lejuar, andaj angazhimi me të është i lejuar në çdo kohë, pos kohëve të namazit, në momentin e thirrjes së ezanit besimtari obligohet ta lë tregtinë dhe ta falë namazin, në kohen e tij të caktuar, ku nuk ju lejohet ta vonoj namazin e të delë koha e tij pa e falur, përshkak angazhimit të tij me tregti.

E në raste kur tregtia, apo shitblerja është shkak për mos faljen e namazeve ditore në kohen e tyre të caktuar, atëherë  ajo shitblerje është e ndaluar dhe nuk lejohet.

Ndërsa në kohën e namazit të Xhumasë, nëse shitblerja bëhet pas ezanit të dytë të ditës se xhuma, (pasi Imami është ngritë në Hytbe-Mimber) themi se nuk lejohet, argument për këtë kemi fjalën e Allahut xh,sh.ku thotë:

﴿يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓاْ إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَوٰةِ مِن يَوۡمِ ٱلۡجُمُعَةِ فَٱسۡعَوۡاْ إِلَىٰ ذِكۡرِ ٱللَّهِ وَذَرُواْ ٱلۡبَيۡعَۚ ذَٰلِكُمۡ خَيۡرٞ لَّكُمۡ إِن كُنتُمۡ تَعۡلَمُونَ﴾

“O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini, është më mirë për ju.”²

Në këtë ajet Allahu xh.sh na urdhëron me urdhër të prerë duke na thënë: nxitoni për ta përmendur Allahun dhe ndaleni tregtinë!

Ibn Kudameh (Allahu e mëshiroftë,) në librin e tij të njohur El Mugni ka thënë: Allahu i Madhëruar urdhëroi për përpjekje, dhe nxitim për tek vendet ku falet namazi i xhumasë, ndersa ndaloi shitblerjen pas ezanit të dytë i cili  bëhet për të filluar hytbeja e xhumasë².

Gjithashtu për këtë qeshtje kemi edhe konsensus të dijetarëve se shitëblerja në kohën e namazit të xhumasë është e ndaluar.

Prandaj o besimtarë të nxitojmë e të kujdesemi që namazi i xhumasë të jetë angazhimi jonë më i rëndesishmi në këtë ditë të bekuar të Xhumasë

Allahu e di më së miri!

Përkthim
Mr. Fuad Ferati

 

¹ Surja el Xhumua, Ajeti 9.
² El- Mugni, 2/220

Ftohen bizneset që në ATK t!i deklarojnë pagat e punëtoreve jo më të vogel se kjo shumë

Paga minimale në Kosovë është 170 euro për personat mbi 35 vjeqë dhe 130 euro nër 35 vjeqë. ATK gjithmonë ka paralajmëruar bizneset që në rast se i deklarojnë punëtoret me pagen minimale nuk do t’i pranojnë si të vërtetë dhe do të rishikohen apo korigjohen deklarimet e pagave. Kështu me ligjin e ri paga minimale pritet të jetë 265 euro dhe kështu që të jetë e pranueshme për ATK-në dhe Ministrinë e Financave. Ftohen bizneset t’i deklarojnë pagat ashtu siq i kanë me të vërtetë dhe të mos bëjnë nën deklarim të pagave.
/Kontabilisti.info

Përmendja e Allahut kur jemi në treg!

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin(alejhi salatu ue selam), mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Prej veprave më të mira me të cilat njeriu mund t’i afrohet Allahut të Lartësuar është dhikri dmth përmendja e Allahut. Allahu i Madhëruar na ka treguar në Kuran për ata të cilët e përmendin Atë në mënyrën më të bukur: “Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që Allahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit!” (Ali Imran 190-191)

Përmendja e Allahut është një impuls i zemrës por dhe vet jeta e saj, përmes saj shendritë shpirti i besmitarit dhe pastrohet, është çelës i furnizimit dhe gjithashtu nga veprat më të mira dhe me të dashura tek Allahu xh.sh. Përmendja e Allahut është ndër adhurimet më të lehta për të cilin adhurim nuk kërkohet të udhëtosh në ndonjë vend të caktuar, apo të ndash ndonjë kohë të veçantë për ta vepruar, përkundrazi është e mundur të realizohet në çdo kohë dhe vend duke përfshi këtu edhe tregun, madje Islami inkurajon besimtarët që ta përmendin Allahun edhe më tepër përderisa ata janë në treg ,pasiqë tregu është vendi ku njerëzit janë më shumë të preokupuar me gjërat e shitblerjës, dhe ka mundësi që shumë njerëz e nënglizhojne qështjen e përmendjes së Allahut.
Andaj kërkohet që besimtarët ta permendin Allahun edhe më tepër derisa ata janë në treg në mënyrë që të jenë më afër Allahut ,kështu që duhet të jenë të kujdesur me fjalorin e tyre dhe ta ndjejnë mbikqyrjen e Allahut kur pëshojnë(masin) mallin por edhe kur i bëjnë pagesat gjithashtu.
Për këtë na ka mësuar Muhamedi(alejhi selatu ue selam) se para se të hyjmë në treg ta lusim Allahun me fjalët më të mira, në mënyrë që të shpërblehemi përgjatë qendrimit tonë në treg.
E nga lutjet e Muhamedit(alejhi selatu ue selam) para se të hynte në treg ishte kjo:
لَا إلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيْكَ لَهُ، لَهُ الـمُلْكُ وَلَهُ الْـحَمْدُ، يُحْيِي وَيُمِيتُ، وَهُوَ حَيٌّ لَا يَمُوتُ، بِيَدِهِ الْخَيْرُ، وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيءٍ قَدِيرٌ.
Lã ilãhe il-lall-llãhu waḥdehu lã sherĩke leh, lehul mulku we lehul ḥamdu, juḥjĩ we jumĩt, we huwe Ḥajjun lã jemũtu, bi jedihil ḣajru, we huwe ‘alã kul-li shej’in ḳadĩr.
“S’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, Një dhe i Pashoq! Atij i takon sundimi dhe lavdia. Ai jep jetë dhe jep vdekje! Ai është i Gjallë, i Pavdekshëm! E gjithë e mira është në dorë të Tij. Dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë! do t’i fitojë një milion sevape dhe do t’i shlyhen një milion mëkate”.(Tirmidhiu).
Gjithashtu nga lutjet e Muhamedit(alejhi selatu ue selam) kur hynte në treg ishte edhe kjo thënie e tij e ndritur: “O Allah! Kërkoj nga Ti mirësinë e këtij tregu dhe të njerëzve të tij. Kërkoj strehim nga të betuarit e rrejshëm në të ose humbja e shitblerjes.
Nga kjo kuptojmë se si Muhamedi(alejhi selatu ue selam) e veçojë tregun me përmendjen e Allahut, ngase tregu është vend ku njerëzit janë të preokupuar me gjërat e shitblerjës dhe mund të egziston mundësia të nënglizhohet përmendja e Allahut, e për këtë arsye kërkohet që besimtarët ta permendin Allahun më tepër përderisa janë në treg, ku me permendjen e Tij ndjenjë edhe më afër mbikqyrjen e Tij në angazhimet përgjatë tregtisë.
Gjithashtu transmetohet se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) shkonte në treg me qellim të vetëm që ta përmend Allahun, dhe të fiton shpërblimin e madh nga përmendja e Tij në atë vend.

Allahu na bëftë nga besimatarët që shumë e përmendin Atë ne çdo gjendje ,kohë dhe vend dhe na bëft të drejt dhe të sukseshëm .

Përktheu dhe përshtati:
Mr. Fuad Ferati

Allahu e ka lejuar shitblerjen por e ka ndaluar kamaten

Allahu thotë në Kuran:
“وَأَحَلَّ اللَّهُ الْبَيْعَ وَحَرَّمَ الرِّبَا”
“Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën” (El Bekare, 275)

Shejh Sa’di( Allahu e mëshiroftë) në lidhje me këtë ajet thotë:
Ky ajet është argument i qartë se shitblerja në parim është e lejuar, dhe gjithashtu të gjitha llojet e përfitimit të pastërt e të drejtë, derisa të kemi (argument) që aludon ndalimin e saj.

Nga ky ajet kuptojmë gjithashtu se rrugët e fitimit hallall janë të shumta, dhe jemi të obliguar t’i shfrytëzojmë ato çdo herë, gjithashtu jemi te urdhëruar të largohemi nga kamata, ngase kamata është e ndaluar në fenë Islame.

Prandaj është e padrejtë të thuhet se shitblerja është e njëjtë si kamata, ndërsa Zoti e ka ndaluar kamatën dhe e ka lejuar shitblerjen(tregtinë).

Përshtati
Mr. Fuad Ferati

Këto janë Shoqatat Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit të Licensuara në Kosovë

Shoqatat profesionale te kontabilitetit dhe auditimit janë organizata jofitimprurëse te cilat janë themeluar për të promovuar dhe avancuar pozitën, efikasitetin dhe dobishmërinë e profesionit të kontabilitetit si interes i përgjithshëm. Lista e Shoqatave Profesionale te cilat jane te licensuara ne Kosove jane si me Poshte:

/kontabilisti.info/

Prezantimi në tregje për t’i mësuar e këshilluar frekuentuesit e tyre

Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Ne edhe para teje dërguam pejgamberë të tjerë, por edhe ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, dhe kanë ecur e shëtitur nëpër tregje.”(Furkan, 20)

Në këtë ajet Allahu na tregon se edhe të dërguarit para Muhamedit salallahu alejhi we selem, ishin njerëz të cilët hanin ushqim dhe ecnin nëpër tregje. Ata frekuentonin tregjet në forma të ndyshme, ndonjëherë duke qenë kërkues të fitimit që afron puna si shitës në treg, e ndonjëher ishin prezent si inspektorues, korigjues dhe mbikëqyrës të tregjev në atë kohë. E kështu ishte edhe Shuajbi (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të) i cili i vizitonte tregjet dhe i këshillonte tregtarët për të pasur kujdes nga manipulimi në peshore dhe nga nënvlerësimi i mallrave të cilat i paraqesin të tjerët në treg. E për këtë Allahu thotë: “Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: O populli im, adhurojen Allahun, ju nuk keni Zot tjetër pos Tij, dhe mos matni as mos peshoni mangu”.(Hud, 84)

E kështu vepronte edhe Muhamedi salallahu alejhi we selem, i cili dilte në tregje për t’i mësuar e këshilluar frekuentuesit e tyre, ndërsa mos përkrahësit e tij ishin ata të cilët nuk e besonin për të dërguar, dhe daljen e tij në tregje e quanin si të metë, pasiqë sipas tyre të dërguarit nuk janë ata të cilët ndjejnë nevojë për ushqim dhe pije e as për të dalur nëper tregje, e këtë na e rrefen Kurani duke thënë: “E ata thanë: Ç’është me këtë të dërguar, i cili ha ushqim dhe ec nëpër tregje? Përse të mos i jetë dërgur një engjëll së bashku me te, e të jetë qortues”. (Furkan, 7)

Ndërsa Allahu në Kuran na ka treguar për të dërguarit e Tij, gjithashtu edhe për të dërguarin e fundit Muhamedin salallahu alejhi we selem, se ata ishin të dërguar që kanë ngrënë ushqim, kanë ecur e shëtitur nëpër tregje. Nga kjo kuptojm se të dërguarit ishin njerëz të cilët kishin ndenja e shije, preokupime e mundime, por Allahu i kishte zgjedhur për të qenë të derguar për njerzit me shkas që t’i nxjerrin ata nga errësira në dritë.

 

Përkthim, Mr. Fuad Ferati

 

Kriza e fentanilit po “vjen” në Evropë

Fentanili ka një kosto prodhimi shumë më të ulët në krahasim me heroinën, por është shumë më i fortë se ajo. Në mënyrë indikative, vetëm në vitin 2022, vlerësohet të ketë shkaktuar 70,000 nga gjithsej 106,000 vdekje nga mbidoza e drogës në SHBA. Fentanili, ky opioid i fuqishëm sintetik i cili tashmë ka vërshuar tregun e drogave të forta në SHBA dhe ka shkaktuar një krizë, e cila rrezikon të transferohet në Evropë në të ardhmen.

Sipas Komisioneres së Punëve të Brendshme Ylva Johansson tha në një intervistë që dha për Politico, se Evropa duhet të përgatitet për një krizë të mundshme të fentanilit në të ardhmen.

Fentanili dhe drogat e tjera sintetike nuk janë aktualisht një shqetësim kryesor për BE-në. Brenda kufijve evropianë, droga më e përdorur është aktualisht kanabisi dhe droga me rritje më të shpejtë është kokaina.

Megjithatë, të dhënat mund të ndryshojnë në të ardhmen dhe BE-ja duhet të përgatitet, siç thekson komisionerja evropiane, duke përmendur ndër të tjera edhe paralajmërimet që vijnë nga ana tjetër e Atlantikut.

Ylva Johansson së fundmi ka zhvilluar një bisedë përkatëse me ministrin e Jashtëm amerikan Anthony Blinken, i cili përmendi rrezikun e transferimit të krizës së fentanilit në Evropë.

Ekspertët e Qendrës Evropiane të Monitorimit të Drogës dhe Varësisë nga Drogat kanë dhënë alarmin që nga viti i kaluar, duke paralajmëruar një rritje të mundshme të qarkullimit të opioideve sintetike brenda kufijve evropianë. “Ndalimi i kultivimit të lulëkuqes nga talebanët në Afganistan mund të zvogëlojë furnizimin me heroinë në Evropë, duke krijuar kështu mundësinë e një rritje të opioideve sintetike”, thuhet në raport.

 

 

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
1kmh
0 %
Sat
23 °
Sun
35 °
Mon
37 °
Tue
40 °
Wed
38 °