Disa faktorë të cilët ndikojnë në menaxhimin e mirë të pagës mujore gjatë furnizimit me gjërat e konsumimit mujor

1. Përpiloni listën e gjërave që u duhen për konsumim gjatë muajit në një listë, para se të dilni në treg (market).
2. Të jeni të kujdesshëm gjatë përpilimit të listës suaj, jepuni perparësi gjërave elementare, dhe mundësisht pakësoni gjërat e luksit.
3. Përmbajuni listës suaj, mos bleni artikuj të cilët nuk i keni shënuar në listën tuaj.
4. Në bazë të mundësive dilni në treg për tu paisur me gjërat që u nevojiten pa fëmijë pasiqë dalja me fëmijë ju detyron të bleni gjëra të cilat nuk i keni në listë, gjë e cila ndikon në shportën tuaj.
5. Femijëve ua bleni gjërat e shëndetshme dhe të arsyeshme, pasiqë kërkesat e tyre nuk kanë fund!
6. Realizimi i pagesave obligative në fillim të muajit si: (faktura e energjisë elektrike, faktura e ujit, internetit, dhe të tjera..!)
7. Ndaje një shumë të vogël nga paga juaj për bamirësi, ngase lëmosha është shkakë për shtimin e pasurisë.

Hoxhë Fuad Ferati 

Artikulli paraprakQëllimi i mirë
Artikulli tjetërInformacion me rendesi rreth faljes se 100 eurove te tatimit ne pronë