DISA NGA FSHEHTËSITË E SUKSESIT NË JETË

“Me të vërtetë, suksesi në jetë vjen vetëm pas ndihmës së Allahut të Lartëmadhëruar. Pikërisht për atë arsye, ne kemi vërejtur se në histori njerëzit e suksesshëm kanë qenë njerëz të cilët posedonin disa veçori dhe karakteristika të përbashkëta, siç janë: dëshira dhe ambiciet për t’i realizuar qëllimet dhe planet e mëdha, të ekzistuarit e vetëbesimit të thellë dhe, në fund, njëra nga karakteristikat e përbashkëta të njerëzve të suksesshëm gjatë historisë ka qenë edhe aftësia dhe shkathtësia për t’i ngritur dhe për t’i ndërtuar virtytet shpirtërore njerëzore.

Po ashtu, është e ditur se ekzistojnë edhe disa faktorë të jashtëm të cilët ndihmojnë në zgjerimin e numrit të njerëzve të suksesshëm në një shoqëri, siç janë p.sh.: rrethi i shëndoshë ku jeton, familja e shëndoshë e cila posedon tradita të bukura dhe të dobishme, prezenca e disa problemeve të caktuara në një shoqëri, të cilat tek disa individë të asaj shoqërie do ta stimulojnë frymën e të mirës, si dhe të ekzistuarit e stabilitetit shpirtëror tek individët e asaj shoqërie, si dhe te mbarë shoqëria në përgjithësi”.

 

Burimi: Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil
“Si të arrihet SUKSESI”

Artikulli paraprakTë gjithë i duan ata që i zgjidhin problemet. Si të bëhesh një prej tyre?
Artikulli tjetërA e dini origjinën e fjalës kusur?