Ballina Blog Faqe 128

Telekomi nënshkruan kontratë për zbatimin e teknologjisë 5G

Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, në ceremoni të ndara ka nënshkruar sot në Prishtinë, kontratat për projektin “Migrimi në Kodin Telefonik të RKS dhe Modernizimi i rrjetit mobil”, me Gordana Kovaçeviq – Presidente e Ericsson Nikola Tesla nga Zagrebi, dhe Efthymios Partsalis – Drejtor Gjeneral i Intracom LTD Shkup. Kështu ka bërë të ditur Zyra për Marëdhënie me Publikun në Telekom.

Ky është projekti më i madh i nënshkruar nga Telekomi i Kosovës pas një kohe të gjatë të mungesës së investimeve. Ky projekt hap rrugë për modernizimin e rrjetit dhe ngritjen në një nivel dukshëm më të lartë të shërbimeve të telekomunikimit për konsumatorët e Telekomit të Kosovës.

Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe zonja Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës me ekipin e saj dhe menaxhmenti i lartë i të dy kompanive.

Nënshkrimit të këtyre kontratave i ka paraprirë një procedurë e prokurimit – “Procedura Konkurruese me Negociata” e cila ka mundësuar negocimin me operatorët e parakualifikuar që nga muaji mars i këtij viti. Telekomi i Kosovës, gjatë kësaj periudhe ka pasur fatin që, në fazën e tenderimit, pjesë të këtij projekti të kishte kompanitë më të mëdha botërore të teknologjisë së telekomunikacionit, siç janë: Nokia, Ericsson Nikola Tesla, Intracom LTD në partneritet me Botek shpk, dhe Altima. Me këtë rast, duke qenë të bindur se ky është vetëm fillimi i investimeve të mëdha në teknologji të reja, i falënderojmë të njëjtat për pjesëmarrjen në këtë projekt të rëndësishëm për ne dhe i ftojmë që të jenë pjesë e projekteve tona në të ardhmen.

Kjo kontratë, që ka për qëllim modernizimin e rrjetit mobil dhe kalimin në kodin 383, sjell përfitime të rëndësishme për konsumatorët, përmirëson shërbimet telekomunikuese mobile, përmes instalimit të teknologjisë së fundit në industrinë e telekomunikimeve.

Përmes kësaj kontrate, Telekomi i Kosovës jo vetëm që e zgjeron mbulueshmërinë me teknologjinë brezgjerë 4G në tërë territorin e banueshëm, por edhe futet në epokën e teknologjisë brezgjerë 5G. Teknologjia 5G ofron edhe shpejtësi dhe siguri shumë më të madhe, por edhe komunikim në kohë reale (pa vonesë). Teknologjia 5G krijon mundësi për zhvillimin e rrjeteve telekomunikuese që mundësojnë komunikim në kohë reale, siç janë rrjetet e njohura si “Internet of Things”.

Në teknologjinë 5G fillimisht do të instalohen 10 stacione, sa për t’u mundësuar klientëve t’i shijojnë përparësitë e kësaj teknologjie, e pastaj do të fillohet të zgjerohet komplet rrjeti, përmes projekteve të radhës.

Telekomi i Kosovës kalon në kodin e vet ndërkombëtar 383 dhe me këtë përfiton duke i mënjanuar kostot e përdorimit të kodit ndërkombëtar të Monakos. Njëkohësisht, Telekomi i Kosovës, në rrjetin ndërkombëtar të telekomunikimeve, nga aspekti teknik do të figurojë si kompani e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, ky projekt sjell përmirësimin e shërbimeve dhe shumëllojshmërinë e produkteve të Telekomit të Kosovës. Kjo parashihet të sjellë rritjen e të hyrave dhe stabilitetin financiar të kompanisë. Stabiliteti financiar është parakusht i zhvillimit të mëtutjeshëm të kompanisë dhe i rikthimit të saj në kompani moderne dhe lidere në Republikën e Kosovës e jo vetëm, që është edhe synim i shpallur nga menaxhmenti i TK dhe i mbështetur fuqishëm nga aksionari.

Rehabilitimi i hekurudhës Fushë Kosovë-Mitrovicë shërben për lidhjen e vendit me rajonin

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rehabilitimi i linjës hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë do të shërbej lidhjen e vendit tonë me rajonin dhe Evropën.

Kurti gjatë prezantimit të këtij projekti është shprehur se ky projekt rrjedh nga agjenda e Berlinit.

“Rehabilitimi i linjës 10-të hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë përveç që i paraprinë zhvillimit ekonomik, por i shërben lidhjes së vendit tonë me rajonin dhe me Evropën. E dimë që qytetarët e Kosovës e shfrytëzojnë shumë pak trenin si mjet transporti, ku kjo është për faktin se rrjeti hekurudhor nuk e mbulon të gjithë vendin por edhe se për shkak të rrjetit jo të mirë e të vjetruar”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, projekti do të kontribuoj në hapjen e vendeve të reja të punës.

“Ky projekt rrjedh nga agjenda e Berlinit, që ishte udhëhequr nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel. Ky projekt do t’i kontribuoj zhvillimit ekonomik e social, hapjes së vendeve të reja të punës, avancimit të bashkëpunimit ndër-fqinjësor dhe afrimit të më tepërt me shtetet e Bashkimit Evropian”, shton ai.

“Jemi duke punuar që në të ardhmen të modernizohen edhe linjat e tjera hekurudhore, kështu që të shtohet potenciali transportues e tregtar”, përfundon Kurti.

Prezantohet projekti strategjik për qendrën e skive Kodra e Diellit, përveç teleferikëve edhe borë artificiale

Kodra e Diellit planifikohet të rikthehet në një atraksion turistik. Kompania italiane Techno Alpin, ndonëse e vetmja që u paraqit në tender për të investuar në 9 teleferikë të rinj, do të instaloj pajisje edhe borë artificiale dhe shtigje për ski. Në fazën e parë do të investohen 55 milion euro, nga i gjithë investimi kapital prej 180 milion eurove.

“Është kënaqësi e madhe që arritëm të marrim një ofertë serioze nga një kompani e njohur evropiane nga Tiroli i Jugut, TechnoAlpin, e cila është udhëheqëse botërore në prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale, një ekspert i njohur në projektimin e fushave dhe zonave të skive. Faza e parë e investimit është në vlerë prej 55 milionë euro në fazën e parë të zbatimit, dhe një investim total prej më shumë se 180 milionë euro në 6 fazat e ardhshme të realizimit të këtij investimi serioz”, tha ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë, Naser Nuredini në konferencën e sotme për shtyp në të cilën u prezantua ofertuesi për zbatimin e projektit strategjik për zhvillimin e qendrës së skive Kodra e Diellit, kompania TechnoAlpim dhe planet e ofruara investive dhe zhvillimore.

Ministri Nuredini theksoi se zona e Kodrës së Diellit si pjesë e PK Mali Sharr, është parashikuar të jetë një bufer zonë, me synim zhvillimin socio-ekonomik dhe shfrytëzimin e mundësive që ofron qendra e skive Kodra e Diellit.

“Kodra e Diellit në të kaluarën ka qenë sfidë për emrat kryesorë të sporteve dimërorë, por fatkeqësisht mosinvestimi afatgjatë ka sjellë një vonesë serioze dhe nënshfrytëzimin e mundësive dhe kapaciteteve të shumta për zhvillimin e turizmit që ofron ky lokacion malor shumë i vlerësuar si në nivel evropian ashtu edhe në botëror. Qëllimi dhe përpjekjet tona janë të drejtuara për të mbrojtur maksimalisht vlerat natyrore, por edhe për të siguruar kushte për zhvillim socio-ekonomik dhe mundësi që bukuritë tona natyrore të jenë tërheqëse, evropiane dhe të tërheqin turistë nga e gjithë bota, për t’i sjellë të ardhura shtetit, dhe qytetarët të hapin vende të reja pune dhe mundësi të reja ekonomike”, theksoi Nuredini.

Investitori i ofruar, kompania TechnoAlpin nga Italia, prezantoi masterplanin e projektit, që përbëhet nga 7 faza të realizimit, dhe e para është planifikuar në 5 vitet e ardhshme me integrimin e kapaciteteve ekzistuese të Kodrës së Diellit dhe ndërtimin e pistave të reja të skive dhe teleferikut.

“Do të integrohen pistatekzistuese dhe më tej do të ndërtohen 16 pista të reja skive dhe do të zhvillohet qendra e skive drejt pjesës veriore. Do të ndërtohen 9 teleferikë të rinj dhe dy prej tyre do të ndërtohen në fillim të zbatimit të projektit. Në fazën e parë do të ndërtohen sistemet e bores artificiale, plotësisht të automatizuara dhe të lidhura me softuerin e kompanisë TechnoAlpin, që do të garantojë hapjen e sezonit në fillim të dhjetorit, dhe mbylljen e sezonit të skive në fund të muajit mars. Për më tepër, plani ynë përfshin ndërtimin e 2 shtëpive malore me kapacitet 160 shtretër. Është e rëndësishme që të shfrytëzohet jo vetëm stina e dimrit, por edhe ajo e verës, ndaj do të investonim në ndërtimin e teleferikut alpin që do të jetë pranë liqeneve si dhe shtigje të reja biçikletash, thekson kompania TechnoAlpin.

Plani i investimit përfshin ndërtimin e një teleferiku të ri (gondolë) nga Tetova deri në Kodrën e Diellit, si dhe tre parkingje të reja, të cilat do të zgjidhnin çështjen e transportit të sigurt deri tek qendra e skive dhe do të shmangnin bllokimet e trafikut.

Konferenca për shtyp organizohet për të informuar publikun në një fazë të hershme të realizimit të këtij investimi strategjik, i cili duhet të mundësojë ndërtimin e një qendre skive në rangun e qendrave më të mira evropiane dhe botërore të skive, gjë që realisht e meriton të jetë, nga një kompani që ka besueshmëri, burime financiare dhe përvojë botërore.

/Motilokal.

Ky është gabimi që bëjnë shoferët me veturat e tyre gjatë sezonit të dimrit

Edhe pse të gjithë ndihen mirë kur ulen në veturën e ngrohur dhe udhëtojnë pa u dridhur nga i ftohti, duhet të dini se kjo gjë është shumë e dëmshme. Jason Fenske, ekspert i drejtimit të veturave, ka shpjeguar se aktivizimi i ngrohjes pa u nisur vetura ende zgjat kohën e ngrohjes. Shumica e motorëve ka karburant të injektuar, prandaj që nuk ka nevojë të punojë ngrohja kur vetura nuk është në lëvizje.

Vetura do të ngrohet gjatë lëvizjes dhe do të arrijë temperaturën e përshtatshme. Veç kësaj, ngrohja e përmendur më sipër shkakton tëhollim të vajit të motorit, ku benzina e pastër depërton në vaj dhe shkatërron cilësinë e benzinës dhe vetvetiu rrit shpenzimet. Hiqni akullin ose borën nga dritaret në mënyrë që të mund të lëvizni në mënyrë të sigurt dhe në pak minuta pjesa e brendshme e veturës do të ngrohet.

Temperaturat e ulëta janë arsyeja pse shoferët diskutojnë për mënyrën më të mirë të shkrirjes së xhamit të përparmë./Motilokal

Censurimi i gazetarëve në Twitter, BE mund t’i vërë sanksione Elon Musk

Bashkimi Europian ka kërcënuar me sanksione Elon Musk, pasi pezullimit të papritur të llogarive në Twitter të disa gazetarëve që mbulonin lajmet.

Ata ishin kryesisht gazetarë të: The New York Times, CNN dhe Washington Post.

Vera Jourova, komisionerja e BE, paralajmëroi se Akti i Shërbimeve Digjitale të BE-së kërkon respektimin e lirisë së medias.

Ajo ka shkruar në Twitter se, “Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Ka vija të kuqe dhe së shpejti edhe sanksione” . Në listen e gazetarëve të bllokuar janë edhe Micha Lee, The Intercept, Matt Binder, nga Mashable dhe reporterët e pavarur Aaron Rupar dhe Tony Webster. Një zëdhënës i New York Times i quajti pezullimet “të dyshimta dhe të pafat” dhe tha se gazeta dhe gazetari Ryan Mac nuk morën ndonjë shpjegim për veprimin.

Sipas CNN, pezullimi i një numri reporterësh ishte i pajustifikuar dhe shqetësues, por jo e papritur. Musk dhe kompania Twitter nuk kanë thënë se pse vendosën për këtë. Musk ka pohuar edhe  më herët se gazetarët kishin shkelur politikën e tij të re.

Jeni të detyruar të bëni shkurtime të stafit? Ja disa këshilla.

Çdo themelues dhe drejtues biznesi i trembet ditës kur duhet të shpallin pushimet nga puna. Por në këto kohë të inflacionit më të lartë dhe një ekonomie të ngadalësuar, është një vendim që shumë liderë duhet të marrin dhe ta zbatojnë. Si mund ta trajtoni këtë proces të tmerrshëm për ta bërë më pak të dhimbshëm për të gjithë të përfshirët? Filloni me ndjeshmëri, si për ata që po largohen ashtu edhe për ata që po qëndrojnë, dhe me dhembshuri për veten tuaj. Kjo këshillë vjen nga Heidi Brooks, pedagoge e lartë në sjelljen organizative në Shkollën e Menaxhimit të Yale.
Nëse jeni duke u përballur me mundësinë e tmerrshme për të pushuar nga puna një ose më shumë punonjës dhe dëshironi ta përballoni këtë detyrë të vështirë në mënyrën më të mirë që mundeni, ja këshilla e saj.
1. Ndaloni së qeni një zgjidhës i problemeve.
Pjesa më e madhe e udhëheqjes ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve. “Ky është një problem që mund të mos jeni në gjendje ta zgjidhni saktësisht,” thotë Brooks. “Kështu që mund të jetë e vështirë.” Më keq, mund t’ju bëjë të shmangni njerëzit që pushohen nga puna pikërisht kur ata mund të përdorin udhëzimin dhe kujdesin tuaj. Pra, pranoni kufizimet tuaja dhe falni veten për to. Mijëra punëdhënës atje janë në të njëjtin pozicion. 

2. Merrni kohë për të dëgjuar.
Nëse duhet t’i tregoni një punonjësi se po pushohet nga puna, mund të dëshironi ta përfundoni bisedën me të sa më shpejt që të jetë e mundur. Si dikush i mësuar me zgjidhjen e problemeve, ju mund të dëshironi të përqendroheni gjithashtu në lënien e punonjësit të dijë se çfarë të presë dhe çfarë burimesh janë në dispozicion për ta. “Ka gjithmonë një vend për të pyetur: “Si po kaloni? Çfarë po mendoni?”, thotë Brooks. Dhe pastaj dëgjoni çfarëdo që të thonë.

3. Ofroni ndihmë dhe qëndroni në kontakt.
Brooks sugjeron gjithashtu të pyesni nëse ka ndonjë gjë që mund të bëni për të ndihmuar. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të pranoni çdo gjë që ata kërkojnë. “Ju mund të jeni në gjendje të jepni rekomandime ose t’i prezantoni ato njerëzve,” thotë ajo. Në varësi të kompanisë suaj dhe politikave të saj, mund të ketë lloje të tjera ndihme që ju ose kompania mund të ofroni. “Menaxherët që kanë ndërtuar një marrëdhënie të mirë mund të ndihen sikur janë në një pozicion të kompromentuar. Në fakt, ata janë në një pozicion të mirë për të shprehur ndjeshmëri dhe dhembshuri dhe për të thënë: “Unë me të vërtetë do të doja të qëndroja në kontakt dhe nëse ka ndonjëherë çdo gjë që mund të bëj, ju lutem më njoftoni.” Vetëm për shkak se personi po largohet nga kompania nuk do të thotë që ju duhet ta ndërprisni atë marrëdhënie.

4. Flisni me punonjësit e mbetur për atë që do të ndodhë më pas.
Punonjësit që mbeten pas një pushimi nga puna ka të ngjarë të ndihen fajtorë dhe me shumë mundësi të zemëruar. Dhe ata pothuajse me siguri ndihen të frikësuar.“Është një përgjigje logjike përballë kërcënimit të kesh frikë”, thotë Brooks. Ndërsa ju nuk mund t’u thoni punonjësve të ndalojnë së ndjeri i frikësuar, ju mund t’u jepni atyre një ide realiste se sa kërcënime po përballen në të vërtetë. Për shembull, nëse pushimet nga puna kanë mbaruar për momentin, le ta dinë punonjësit këtë. Pasiguria është e vështirë për të gjithë, kështu që është një kohë e mirë për të ndarë çfarëdo njohurie që keni për të ardhmen dhe se si puna e tyre do të përshtatet me atë të ardhme. 

5. Ndihmoni punonjësit të ndihen të lidhur me njëri-tjetrin dhe me kompaninë.
Lërini punonjësit e mbetur të dinë se ata janë ende atje për një arsye  dhe se ju jeni të kënaqur që janë, këshillon Brooks. Si udhëheqës, është detyra juaj të zvogëloni ndjenjën e panikut. “Dhe pastaj mund të kaloni pak kohë së bashku për të folur për qëllimin e përbashkët,” thotë ajo. “Ja se për çfarë bëhet fjalë skuadra. Ja pse jemi këtu dhe çfarë po bëjmë. Lërini njerëzit të dinë, veçanërisht, për qëllimet tuaja të përbashkëta dhe qëllimin e përbashkët, dhe se si ata mund të bëjnë një ndryshim në këtë qëllim.”Kjo është e rëndësishme në një kohë kur shumë punonjës po i bëjnë vetes pyetje të vështira për qëllimin e tyre dhe atë që duan nga jeta. “Si e artikuloni këtë dhe si krijoni një ndjenjë të komunitetit dhe lidhjes, dhe një aftësi për të punuar në një kohë të vështirë është një shenjë e integritetit tuaj,” thotë Brooks.  management/BUSINESSMAG

Tokio e bën të detyrueshme me ligj vendosjen e paneleve diellore në shtëpitë e reja

Autoritetet e Tokios kanë miratuar një vendim për ta bërë të detyrueshëm instalimin e paneleve diellore për shtëpitë e reja nga muaji prill i 2025-ës. Masa prek kryesisht rreth 50 kompani të mëdha të cilat janë ndërtuesit kryesorë të shtëpive në kryeqytetin japonez

Vendimi i Tokios, i pari i këtij lloji në Japoni, ka për qëllim uljen e emetimeve të gazeve serrë, sipas autoriteteve të qytetit, raportojnë mediat lokale.

Japonia është emetuesi i pestë më i madh i CO2 në botë dhe është zotuar të arrijë nivelin zero deri në vitin 2050 dhe të arrijë neutralitetin klimatik. Tokio ka vendosur një objektiv për të përgjysmuar emetimet deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 2000.

Shtëpitë me sipërfaqe çati më pak se 20 metra katrorë do të përjashtohen, raportoi Japan Times.

Autoritetet e qytetit do të përgatisin gjithashtu subvencione për të mbështetur zbatimin e vendimit, tha guvernatori i Tokios Yuriko Koike. Aktualisht, vetëm 4% e të gjitha ndërtesave të përshtatshme për instalimin e paneleve diellore në Tokio kanë instalime të tilla, sipas Koike./ Balkan Green Energy News 

Do t’i dhuroni fëmijës telefonin e tyre të parë? Këto metoda jua bëjnë të thjeshtë mënyrën si t’i kontrolloni

Nëse keni vendosur të dorëzoheni dhe t’i jepni fëmijës tuaj një smartphone ose tablet, mund të jeni nervoz për sigurinë, mbikëqyrjen dhe kohën para ekranit.

Softueri nuk mund të zgjidhë gjithçka, por mund të ndihmojë. Këtu janë disa nga mjetet e disponueshme për të ndihmuar prindërit ose kujdestarët të udhëheqin hapat e parë individualë të fëmijëve në epokën dixhitale.

Krijimi i një grupi familjar

Për ata që japin një smartphone standard, Apple dhe Google ridizajnuan veçoritë e tyre të kontrollit prindëror këtë vit për t’i bërë më të lehtë gjetjen dhe përdorimin e tyre. Paneli i Apple quhet Family Sharing, ndërsa aplikacioni i Google quhet Family Link. Të dy punojnë në të njëjtin koncept: një organizator mund të shtojë llogari të shumta përdoruesish në një grup – por disa llogari kontrollojnë se çfarë mund të shohin dhe bëjnë llogaritë e tjera.

Për shembull, dikush me një llogari të nivelit të të rriturve mund të konfigurojë një llogari fëmijësh që kufizon aksesin në përmbajtje të papërshtatshme për moshën, bllokon disa aplikacione ose blerje dhe vendos kufij kohorë për përdorimin e përditshëm.

Me cilësimet e vendndodhjes të aktivizuara, prindi mund të shohë gjithashtu vendndodhjen fizike të telefonit të fëmijës në një hartë. Prindërit ose kujdestarët marrin gjithashtu raporte për aktivitetet e fëmijës në telefon dhe mund të japin leje shtesë nga distanca.

Këto mjete të integruara kanë disa kërkesa. I rrituri duhet të krijojë një ID të veçantë Apple ose llogari Google për fëmijën; fëmijët nën moshën 13 vjeç nuk mund të krijojnë llogaritë e tyre në shumicën e shërbimeve për shkak të ligjeve federale të privatësisë.

Sistemi funksionon më mirë nëse të gjithë përdorin të njëjtën platformë, megjithëse është e mundur të bëhet një mbikëqyrje prindërore përmes një shfletuesi uebi dhe aplikacioni Family Link i Google për iOS mund të menaxhojë disa aplikacione të Google në pajisjet Apple.

Për familjet iPhone

Ndarja familjare e Apple lejon një organizator të shtojë pesë anëtarë të tjerë në një grup. Përmbajtja e blerë si muzika dhe filmat mund të ndahet mes anëtarëve të grupit dhe prindërit ose kujdestarët mund të menaxhojnë pajisjet e fëmijëve të tyre atje.

Për të konfiguruar Family Sharing, hapni ikonën e Cilësimeve dhe zgjidhni Family. Prekni ikonën në këndin e sipërm djathtas dhe zgjidhni Krijo llogarinë e fëmijës në fund të ekranit tjetër. Herën e parë që ndizni një pajisje të re iOS, mund të merrni gjithashtu një opsion

Pasi të lidhni llogarinë e fëmijës me grupin e familjes, softueri ju udhëzon drejt menaxhimit të asaj llogarie dhe aplikimit të kontrolleve prindërore të Apple. Në menynë Screen Time, për shembull, prindërit mund të kufizojnë komunikimin e fëmijës me të tjerët në telefon nëpërmjet mesazheve, telefonatave dhe FaceTime.

Për të bërë rregullime më vonë, kthehu te cilësimet Family Sharing.

Për familjet Android

Google përditësoi së fundmi aplikacionin e tij Family Link për të centralizuar kontrollet prindërore në telefonat e tij Pixel, harduerin Samsung Galaxy dhe pajisjet e tjera të bazuara në Android. Për të filluar, shkarkoni aplikacionin Family Link nga Dyqani i Google Play; ju gjithashtu mund të gjeni një tregues për të në cilësimet e Android nën Mirëqenia dixhitale dhe kontrollet prindërore.

Kur hapni Family Link, keni mundësinë të konfiguroni një llogari për një “fëmijë ose adoleshent”. Aplikacioni ju udhëzon përmes krijimit ose lidhjes së llogarisë së Google të fëmijës me podin tuaj të familjes. Pastaj ju konfiguroni kufijtë dhe kufizimet për atë llogari. Mund t’i rregullosh cilësimet sipas nevojës duke u identifikuar si prind në aplikacionin Family Link./ New York Times 

Bashkimi Evropian arrin marrëveshje për të mbrojtur klimën nga gazrat karbonikë

Realistic European Union Flag

Negociatorët e Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje politike të dielën për të ulur çlirimin e gazrave karbonikë dhe për të ngadalësuar kështu ngrohjen e planetit. Sipas marrëveshjes që do të duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, BE-ja do të vendosë kosto të reja për karburantin e përdorur për mjetet e transportit dhe ngrohjen e godinave, duke filluar nga viti 2027.

Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, centralet dhe fabrikat duhet të “blejnë” licenca për dioksidin e karbonit që të vazhdojnë aktivitetin gjatë të cilit prodhohet ndotje. Ky sistem shërben si thelbi i planeve të BE-së për të ulur ndotjen me 55% deri në vitin 2030.

Sipas marrëveshjes së arritur nga negociatorët e vendet anëtare dhe të Parlamentit Evropian, tregu evropian do të reformohet tashmë duke ulur nivelin e ndotjes me 62%.

Sipas këtij plani, do të hiqen nga sistemi 90 milionë “licenca” për karbonin në vitin 2024, si dhe 27 milionë të tjera në vitin 2026.

Gjithashtu gjatë periudhës 2026-2034, BE-ja do eliminojë licencat falas që ua jep aktualisht sektorëve industrialë për t’i mbrojtur nga konkurrenca e huaj. Paralelisht, BE-ja do të vendosë një tarifë kufitare për karbonin, që synon të mbrojë firmat vendase nga konkurrenca e huaj.

Pas 30 orësh bisedimesh që filluan të premten, BE-ja arriti dakordësi për rregulla të reja nga viti 2027 për kompanitë që furnizojnë me karburant makinat dhe sistemet e ngrohjes së godinave.

Pasi ligjvënësit evropianë kishin kundërshtuar që rregullat e reja të vendoseshin për banesat, negociatorët ranë dakord për disa masa që do t’i mbrojnë konsumatorët nga rritja e çmimeve për shkak të karbonit.

Gjithashtu, nëse çmimet e karburantit do të vazhdojnë të jenë të larta në vitin 2027, hyrja në fuqi e rregullave të reja do të shtyhet për në vitin 2028.

Marrëveshja paraprake do të duhet të marrë miratimin zyrtar të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit Evropian./Reuters/Motilokal

5 rregulla të qëndrueshme marketing

Marketingu është një nga shtyllat kryesore të mbarëvajtjes së biznesit. Sigurisht, nuk mjafton vetëm të prodhoni, apo të krijoni shërbime. Duhet të mbërrini tek klienti dhe kjo realizohet përmes një marketing të mire. Më poshtë janë 5 rregulla marketing që nuk dalin kurrë nga moda.

1-Krijoni përmbajtje të vlefshme

Përmbajtja cilësohet “mbreti” ndër vite tashmë, por ps pandemisë, me punën remote, njerëzit po konsumojnë përmbajtje online më shumë se asnjëherë.

Sipërmarrjet duhet të fokusohen të krijojnë përmbajtje të vlefshme dhe e rëndësishme për konsumatorët e tyre.

“Një përmbajtje e shkëlqyer do të tërheqë audiencën tuaj për të vizituar websitin, dhe disa, nëse jo shumë, do të përfundojnë duke kërkuar shërbimin tuaj, ose të paktën do ta kenë në mendje biznesin tuaj”, thotë Alfredo Atanacio, bashkëthelemues i Uassist.ME.

 

2-Ji i gatshëm të ndryshosh

Pandemia provoi se edhe planet më të mira mund të hidhen poshtë në këto kohë. Ndaj jini të gatshëm për të ndryshuar, thotë Kevin Leyes, themelues dhe CEO i Leyes Media.

“Krijimi i ideve të biznesit dhe planifikimi rigoroz i tyre nuk nënkupton që ato duhet të kryhen në atë mënyrë”, shpjegon Leyes. “Në të kundërt, skenarët socialë mund të ndryshojnë dhe të çojnë në ndryshime në strategjitë e planifikuara. Këto ndryshime mund të jenë pozitive nëse shikohen nga perspektiva e evolucionit dhe inovacionit dhe madje mund të ofrojnë mundësinë të bëni ndryshim në kompani”.

3- Prodhoni video

Profesionistët po mbështeten gjithnjë e më shumë tek videot. Madje, mediat sociale na kanë “detyruar” të flasim me video të shkurtra. Por, mos mendoni se përdorimi juaj i videos është i kufizuar në konferencat e zoom.

“Unë kam përdorur video në të gjitha pjesët e marketingut dhe strategjisë sime të shitjes”, thotë Jean Ginzburg, themelues dhe CEO i JeanGinzburg.com. “Nga takimet në zoom, te videot e shkurtra të Loom përmes Google Workplace, në video përmes mesazheve me tekst, gjeta se është mënyra më e mirë për të qëndruar në kontakt!”

 

4-Praktikoni empatinë

Të gjithë janë prekur nga pandemia, kështu që në marketing dhe në jetë, është e rëndësishme të tregoni ndjeshmëri për të tjerët dhe për rrethanat e tyre, thotë Jennifer Buonantony, CEO e Press Pass LA dhe PPLA Social + PR.

“Njerëzit duan të bashkohen me kompani dhe marka që janë aty për ta në kohë të mira dhe të këqija dhe që nuk janë të shurdhër ndaj realitetit të asaj që po kalojnë,” shton Buonantony.

5-Prezanto zgjidhje për problemet me të cilat po përballen njerëzit

Problemet kryesore me të cilat po përballen njerëzit janë larg atyre që u përballën vetëm një vit më parë. Bizneset duhet të kuptojnë se, “pikat ku janë mbështetur në marketingun e tyre, janë ndryshuar në një farë mënyre”.

“Covid-19 dhe dëmet në ekonomi sollën sfida të reja për bizneset në çdo drejtim, duke krijuar mundësi të reja për kompanitë e gatshme dhe të afta të zhvendosen shpejt dhe të ofrojnë zgjidhje hibride që funksionojnë në një periudhë afatshkurtër,” thotë Mario Peshev, CEO i DevriX. “Diferencimi është thelbësor”./businessmag

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
overcast clouds
15.2 ° C
15.2 °
15.2 °
72 %
0.9kmh
100 %
Sun
15 °
Mon
21 °
Tue
22 °
Wed
22 °
Thu
19 °