Censurimi i gazetarëve në Twitter, BE mund t’i vërë sanksione Elon Musk

Bashkimi Europian ka kërcënuar me sanksione Elon Musk, pasi pezullimit të papritur të llogarive në Twitter të disa gazetarëve që mbulonin lajmet.

Ata ishin kryesisht gazetarë të: The New York Times, CNN dhe Washington Post.

Vera Jourova, komisionerja e BE, paralajmëroi se Akti i Shërbimeve Digjitale të BE-së kërkon respektimin e lirisë së medias.

Ajo ka shkruar në Twitter se, “Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Ka vija të kuqe dhe së shpejti edhe sanksione” . Në listen e gazetarëve të bllokuar janë edhe Micha Lee, The Intercept, Matt Binder, nga Mashable dhe reporterët e pavarur Aaron Rupar dhe Tony Webster. Një zëdhënës i New York Times i quajti pezullimet “të dyshimta dhe të pafat” dhe tha se gazeta dhe gazetari Ryan Mac nuk morën ndonjë shpjegim për veprimin.

Sipas CNN, pezullimi i një numri reporterësh ishte i pajustifikuar dhe shqetësues, por jo e papritur. Musk dhe kompania Twitter nuk kanë thënë se pse vendosën për këtë. Musk ka pohuar edhe  më herët se gazetarët kishin shkelur politikën e tij të re.

Artikulli paraprakJeni të detyruar të bëni shkurtime të stafit? Ja disa këshilla.
Artikulli tjetërKy është gabimi që bëjnë shoferët me veturat e tyre gjatë sezonit të dimrit