Në ç’mënyrë mund ta mposhtë studenti sëmundjen e shtyrjes së gjërave?

Studenti dhe sëmundja e zvarritjes së gjërave:

Pyetja: Në ç’mënyrë mund ta mposhtë studenti sëmundjen e shtyrjes së gjërave?

Përgjigjja: Ebu Hamid Gazaliu në librin e tij “El Ihja’” ka thënë: “Shtyrësi, që i zvarrit gjërat dhe vonohet i ngjason atij që ka nevojë të nxjerrë një pemë nga toka me gjithë rrënjë. Kur vëren se ajo është shumë e qëndrueshme dhe nxjerrja e saj kërkon mundim tejet të madh, thotë më vete: po e lë për vitin tjetër, i kthehem më vonë dhe e nxjerri megjithëse ai e di shumë mirë se, sa më gjatë që pema të qëndrojë në tokë, aq më shumë do të përforcohet, njëherazi sa më shumë që atij i kalon mosha, fuqia e tij dobësohet –.
Ndaj, s’ka më mendjelehtësi sesa kjo, kur ai në kulmin e forcës së tij nuk arriti t’i bëj ballë diçkaje të dobët, e shtyu atë çështje derisa vetë të dobësohet dhe njëherësh të forcohet ajo gjë që ishte e dobët.”

Pyetje dhe përgjigje të përzgjedhura në portalin “askfm” nga autori

Shejh Ibrahim Sekrani

Artikulli paraprakSi të rrisni një fëmijë e ta bëni të suksesshëm, sipas shkencës
Artikulli tjetërFidan: Vazhdojnë përpjekjet për rikthimin e marrëveshjes së drithit të Detit të Zi