Lajmet e fundit për ATK-në

Regjistroni veprimtaritë ekonomike dhe deklaroni të punësuarit tuaj!
Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë personat të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të detyruar të regjistrohen, pajisen me Numër Unik Identifikues / Numër Fiskal, deklarojnë dhe paguajnë tatimet (bazuar në statusin e tyre) dhe të mbajnë Tatimin në Burim dhe Kontributet Pensionale për punëtorët e tyre. Po ashtu, ATK, rikujton të gjithë personat që zhvillimin e veprimtarisë ekonomike ta kenë në harmoni me Kodin e Veprimtarive Ekonomike NACE Rev.2, si dhe të kenë të hapura llogaritë përkatëse tatimore.

Disa nga tatimpaguesit me veprimtaritë në vijim, nuk zbatojnë këtë obligim, prandaj ATK u bënë thirrje që të regjistrohen apo përditësojnë të dhënat e tyre sa më parë dhe të përmbushin të gjitha obligimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor.

Gjithashtu ATK, ju njofton se aktivitetet e saj, do të përqendrohen pikërisht te këto veprimtari, prandaj, ju inkurajon që t’i përgjigjeni detyrimeve tatimore, në mënyrë që të mos bëheni subjekt i ndëshkimeve të përcaktuara me Ligj.http://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-regjistroni-veprimtarite-ekonomike-dhe-deklaroni-te-punesuarit-tuaj/

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore./ATK

 

Regjistrohu, Deklaro dhe Paguaj Tatimet!

Artikulli paraprak7 mënyra të thjeshta për t’i bërë takimet me ekipin të suksesshme
Artikulli tjetërNga data 01 prill, ATK edhe me një shërbim të ri elektronik!