Istisna do të thotë t’i kërkosh dikujt të ndërtojë, prodhojë ose realizojë një pasuri të caktuar. Në financat islame, istisna është një kontratë afatgjatë në të cilën një palë angazhohet të prodhojë, ndërtojë ose realizoj një pasuri, dhe prodhuesi ka detyrimin ta dorëzojë atë tek klienti sapo të përfundojë punën. Në praktikë, përparësia kryesore e kontratës istisna është fleksibiliteti që i ofron klientit, pagesat mund të bëhen në këste të lidhura me fazat e përfundimit të projektit, në momentin e dorëzimit, ose pas përfundimit të projektit. Në kontrast me istisnan, kontrata e salam kërkon që pagesa të bëhet e gjitha paraprakisht dhe në mënyrë të menjëhershme.
Zbatimi i istisna: Shembuj
Projektet e infrastrukturës janë shembuj tipikë të zbatimit të kontratës istisna. Këtu përfshihen: ndërtimi i centraleve elektrike, fabrikave, rrugëve, shkollave, spitaleve, objekteve të ndërtimit dhe banesave. Palët e përfshira në një kontratë istisna janë:
- Prodhuesi ose ndërtuesi
- Banka (financuesi)
- Klienti (blerësi i pasurisë)
Figura 1: Struktura e istisna
Diagrami i mëposhtëm paraqet strukturën e kontratës istisna.

Struktura e mësipërme njihet gjithashtu si “istisna e thjeshtë”, ku supozohet se blerësi ka financimin e nevojshëm për të bashkëpunuar drejtpërdrejt me prodhuesin në realizimin e projektit. Në rast se blerësi nuk e ka financimin, atëherë mund të përdoret struktura e mëposhtme e istisnasë paralele.
Figura 2: Struktura e Istisna’së Paralele

Istisna paralele përfshin:
- Klientin (blerësin),
- Bankën islame (shitësin),
- Prodhuesin (në disa raste përfshihen edhe nënkontraktorë).
Në këtë rast, blerësi siguron financimin përmes bankës islame. Diagrami i mëposhtëm paraqet strukturën e istisnasë paralele.
Vlefshmëria, ndryshimet dhe anulimet e istisna
Që një kontratë istisna të jetë e vlefshme, çmimi duhet të përcaktohet që në fillim. Në rast se ndodh ndonjë ngjarje e paparashikuar që shkakton vonesë në dorëzim, çmimi i kontratës mund të ndryshohet, por vetëm nëse të dyja palët bien dakord. Pasi prodhuesi ka filluar punën, kontrata nuk mund të anulohet në mënyrë të njëanshme.
Parandalimi e rreziqeve në istisna
| Rreziku | Përshkrimi | Masa për parandalim |
| Rreziku i dorëzimit | Vonesë në dorëzimin e mallrave nga prodhuesi tek klienti në përfundim të projektit. | Lidhja e çmimit të kontratës me kohën e dorëzimit. |
| Mospërmbushja | Prodhuesi nuk është në gjendje ose nuk pranon të realizojë mallrat brenda afatit të përcaktuar. | Pagesa të bëhet me këste të lidhura me përparimin e punimeve. |
| Rreziku i cilësisë | Prodhuesi dorëzon mallra me defekte ose me cilësi të dobët, të cilat zbulohen vetëm në momentin e dorëzimit. | Marrëveshje për garanci cilësie, ku prodhuesi detyrohet të korrigjojë çdo defekt. |
| Rritja e kostove të prodhimit | Kostot reale të prodhimit dalin më të larta se sa ishin parashikuar, duke rrezikuar përfundimin e kontratës. | Prodhuesi mban përgjegjësi për kostot shtesë, përveç rasteve kur ato vijnë nga ngjarje të paparashikuara. |
| Rreziku i magazinimit | Në istisna paralele, pas dorëzimit nga prodhuesi, mallrat mbeten në përgjegjësi të bankës deri në shitjen te klienti. | Sigurimi (takaful) për mbrojtjen e mallrave gjatë periudhës së magazinimit. |
Dokumentacioni i istisna
Janë tre grupe dokumentesh që përfshihen në kontratën istisna:
- Marrëveshja kryesore e istisna
Kjo marrëveshje nënshkruhet midis bankës dhe klientit, dhe përcakton termat dhe kushtet për prodhimin e mallrave, duke përfshirë: çmimin e kostos, vendin e dorëzimit, sasinë dhe cilësinë. - Marrëveshja e agjencisë
Në rastin e marrëveshjes së agjencisë, banka emëron prodhuesin e mallrave si agjent të saj për të shitur mallrat. Zakonisht, ky dokument përcakton edhe tarifat për agjencinë (njoftim për emërim). - Garancia korporative
Kjo marrëveshje bëhet midis bankës dhe klientit dhe garanton detyrimin e pagesës në rast mospërmbushjeje. Kjo mund të përfshijë hipotekë ose garanci mbi të ardhurat.
Në praktikë, kontratat e istisna mund të kombinohen me marrëveshje të tjera të përputhshme me Sheriatin, si: kafalah (garanci), takaful (sigurim islam), rahn (garanci në formë të mbajtjes së sendit), hamish gedyyah (depozit sigurie) ose arbun (pagesë paraprake)
Istisna: Hadith
Thelbi islam i istisna gjendet në dy hadithe të mëposhtme:
- Profeti (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) kërkoi të ndërtohej një minber (platformë) për predikim. [Bukhari 2/908]
- Profeti (paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) kërkoi që për Të të prodhohej një unazë. [Bukhari 5/220 dhe Muslim 3/1655]











