Një nga parimet e rëndësishme të tregtisë në Islam është përmbushja e premtimeve dhe mbajtja e fjalës së dhënë.
Kur tregtari i premton klientit një çmim, një afat dorëzimi, një cilësi të caktuar të produktit apo një shërbim, ai duhet ta mbajë fjalën e dhënë.
Premtimi nuk është vetëm fjalë, por përgjegjësi dhe amanet.
Allahu i Madhëruar thotë:
﴿وَأَوْفُوا بِالْعَهْدِ إِنَّ الْعَهْدَ كَانَ مَسْئُولًا﴾
“Zbatojeni premtimin, sepse për premtimin do të jeni përgjegjës.” (El-Isra, 34)
I Dërguari i Allahut ﷺ na ka mësuar se thyerja e premtimit është një nga shenjat e hipokrizisë.
Prandaj, tregtari që e respekton fjalën e dhënë fiton besimin e klientëve, ruan emrin e mirë dhe ndërton marrëdhënie të qëndrueshme në biznes.
Mos premto atë që nuk mund ta përmbushësh dhe mos e humb besimin e dikujt për një fitim të përkohshëm.
Në tregti, fjala e mbajtur është vlerë, premtimi i përmbushur është amanet dhe besimi i fituar është pasuri.
Tregti me ndershmëri, fitim me bereqet!
/Përmblodhi: Hoxhë Fuad Ferati/











