Ballina Artikuj BIZNESI ME PARIME – ​PSE ËSHTË E RËNDËSISHME TË NJOHIM RREGULLAT E...

BIZNESI ME PARIME – ​PSE ËSHTË E RËNDËSISHME TË NJOHIM RREGULLAT E SHITBLERJES NË ISLAM?

Njohja e rregullave të shitblerjes dhe e marrëdhënieve ekonomike nuk është e rëndësishme vetëm për tregtarët dhe biznesmenët, por për çdo individ.

​Gjatë jetës së përditshme, secili prej nesh blen, shet, merr ose jep diçka me qira, lidh marrëveshje, jep apo merr hua dhe përfshihet në forma të ndryshme të transaksioneve ekonomike.

​Për këtë arsye, është e domosdoshme të njohim dispozitat islame që rregullojnë këto marrëdhënie, në mënyrë që veprimet tona ekonomike të jenë në përputhje me parimet e fesë.

​Nuk mjafton të dimë si të fitojmë pasuri, por duhet të dimë edhe cilat janë rrugët e lejuara për ta fituar atë.

​Të ardhurat e ndershme, marrëveshjet e drejta dhe respektimi i të drejtave të të tjerëve janë pjesë e rëndësishme e etikës ekonomike islame.

​Tregti me ndershmëri, fitim me bereqet!

​​MSc. Fuad Ferati

Artikulli paraprakKarakteristikat e ekonomisë islame
Artikulli tjetërINVESTO NË VETEN TËNDE, SEPSE VLERËN E VËRTETË E NDËRTON BRENDA VETES! – MSc. Fuad Ferati