Akumulimi i kapitalit kërkon disa kushte themelore në nivel global. E para që do të trajtohet këtu është sistemi financiar botëror.
Fillimisht paundi, sterlina dhe pastaj dollari amerikan kanë dominuar sistemin botëror të tregtisë, i cili është si simbol ashtu edhe realitet i kontrollit hegjemonik. Kjo nuk është një çështje e komplikuar dhe duhet kuptuar qartë.
Në vitin 1844, britanikët krijuan bankën e parë qendrore botërore dhe sistemin e parë të monedhës ndërkombëtare. Në thelb, një kartëmonedh sterlinë mund të shkëmbehej me një sasi të caktuar ari. Ajo që kishte rëndësi ishte se Banka e Anglisë garantonte për çdo person që tregtonte me sterlina.
Kjo do të thoshte se Banka e Anglisë duhej të mbante rezerva të mjaftueshme ari, në mënyrë që, në rast krize, të kishte gjithmonë burime të mjaftueshme për të ruajtur besimin tek sterlina. Kjo nënkuptonte gjithashtu që tregtia e Britanisë, në përgjithësi, duhej të ishte me bilanc pozitiv: pra, të eksportonte më shumë sesa importonte, në mënyrë që të sigurohej një rrjedhë e vazhdueshme ari drejt bankës qendrore.
Rezultati për Britaninë ishte se ajo ishte pikërisht qendra e tregtisë botërore për njëqind vjet, ndërsa Londra u kthye në qendrën e tregjeve financiare botërore, duke sjell përfitime të mëdha financiare për shtresat drejtuese.
I gjithë ky ndërtim u shemb gjatë luftës së viteve 1914-1918. Lufta zgjati shumë më tepër dhe me intensitet më të madh se sa kishte imagjinuar kushdo, dhe nevojat e Britanisë për luftën u financuan me kredi nga amerikanët. Edhe pse Thesari Britanik u mundua shumë për të rikthyer standardin e artë në vitet 1920, Britania kishte humbur tashmë pozitën e saj dominuese. Lufta e kishte dobësuar atë për gjithmonë në terma të ambicies imperiale. Shtrirja shumë e madhe ushtarake shkatërroi për një kohë shumë të shkurtër një pozicion që dikur dukej i pathyeshëm.
Roger van Zwanenberg