Fundamentet e aplikimit të kodit etik islam

Aplikimi dhe zbatimi i kodit etik islam për njerëzit e biznesit kërkon një strukturë të fundamenteve si në vijim:

  1. Ekzistencën e njësisë ekonomike legale si një organ, union, organizatë, asociacion ose kompani të biznesmenëve, e cila do të jetë përgjegjëse për themelimin dhe vendosjen e kodit, diskutimit, akreditimit dhe certifikimit të tij në organet qeveritare. Pastaj, duhet të ketë një mbikëqyrje të zbatimit të tij dhe një përcaktim të kufizimeve dhe ndëshkimeve. Çfarëdo entiteti ekzistues legal mund ta ndërmarrë këtë përgjegjësi dhe kjo është më e mirë dhe më e lehtë.
  2. Sanksionin përgjegjës për ta gjetur këtë njësi ekonomike legale do të thotë, asociacionin e njerëzve të biznesit – si pjesë e shoqërisë. Ata duhet ta akreditojnë këtë kod dhe ta zbatojnë brenda kornizës së interesave publik dhe dobive të popullit.
  3. Ngritjen e një komisioni me origjinë nga njësia ekonomike legale dhe fuqinë për ta mbikëqyrur këdo i cili kundërshton zotimet dhe përgjegjësitë e kodit. Ajo gjithashtu merr përsipër detyrën e ruajtjes së të drejtave të anëtarëve të saj.
  4. Publikimin dhe definimin e kodit për biznesmenët dhe hedhjen në dritë të dobive të tij, të cilat arrijnë siguri, besim dhe solidaritet. Secili biznesmen ka të drejtë ta ndjekë kodin pa ndonjë diskriminim bazuar në fe, racë dhe etnicitet.
  5. Bashkëpunimin dhe koordinimin me njësitë tjera ekonomike legale, qoftë zyrtare ose jo, që kanë të bëjnë me etikat biznesore.
  6. Ngritjen e një organi monitorues legal me qëllimin e ofrimit të udhëzimeve, udhëheqjeve, këshillave dhe observimeve, me qëllim që të sigurohen se puna e komitetit përgjegjës për zbatimin e kodit është në përputhje me ligjet dhe parimet e Sheriatit islam.
Artikulli paraprakSi ta mbashë punën, 5 rregulla
Artikulli tjetërHistoria e jashtëzakonshme e Colonel Sandersit, themeluesit të 20 mijë restoranteve të KFC-së