E nëse keni frikë varfërinë, Allahu do t’ju pasurojë nga mirësia e Tij

Zoti i Madhërishëm thotë: “O ju që keni besuar! Vërtetë politeistët janë të papastër, prandaj, le të mos i afrohen më Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti! E nëse keni frikë nga varfëria, Zoti do t’ju pasurojë nga mirësia e Tij, në dashtë. Me të vërtetë, Zoti është i gjithëdijshëm, i urte.” [Et-Tevbe: 28]

“në dashte”:

Do të thotë se pasurimi mund të ndodhë ose jo, dhe kështu njeriu mbetet gjithmonë i vëmendshëm ndaj Zotit dhe nevojës që ka për Të, që Ai t’i japë të mira dhe t’ia largojë të këqijat. Gjithashtu, qëllimi nga kjo shprehje është ta mësojë muslimanin të ketë kujdes traditën profetike, dhe të jetë i vëmend- shëm se ky pasurim nuk ndodh çdo herë, as në të gjitha çështjet. ¹

Kur zbriti ky ajet, disa thanë: O banorë të Mekës, do ta merrni vesh se çfarë vështirësish do të hasni duke i ndaluar politeistët të vijnë në Mekë (që sillnin mallra atje), e do të ju duhet të merrni rrugë të largëta për tregti, gjë e cila do t’jua rrisë kostot!

Muslimanët i zuri frika se do t’u ndërpriteshin ato furnizime, begati, mallra tregtare dhe të tjera shërbime që i ofronin politeistët, por Zoti i Madhërishëm ua kompensoi gjithë këto, me anë të xhizjes (taksës që u paguanin të tjerët), Fej’jit, zgjerimeve territoriale, dhe presë së luftës.

Pas përhapjes së Islamit në vende të ndryshme të globit, muslimanët e atyre viseve vinin për haxh dhe umre në Mekë, duke sjellë edhe mallra tregtare e furnizime të llojllojshme atje.

Ndoshta ky ajet gjen zbatim edhe sot në kohën tonë ndaj disave që thonë se ndalimi i pijeve alkoolike, i lojërave të fatit (e të tjera të ngjashme si këto) për turistët, sjell privimin e vendit nga burimet e turizmit, dhe si rrjedhojë sjell varfërinë. Zoti i Madhërishëm thotë: “….Kush i frikësohet Zotit, Ai i bën atij rrugëdalje, dhe e furnizon nga nuk e pret. Dhe kush i mbështetet Zotit, Ai i mjafton!…” [Et-Talak: 2-3]

Muslimani i kërkon gjërat e lejuara, dhe përpiqet t’i sigurojë ato duke bërë llogaritë e tij, dhe duke planifikuar e shfrytëzuar mundësitë që disponon, kurse gjërat e ndaluara, ai nuk i kërkon, por i mbështetet Zotit dhe kërkon kompensim për to. Dhe sigurisht, Allahu mund ta kompensojë atë, prej andej nga nuk e pret dhe as e ben llogari.

Shfrytëzimi i mundësive të ofruara është një gjë e pëlqyeshme dhe e kërkuar, që nuk bie ndesh me mbështetjen te Zoti. I Dërguari i Zotit(alejhi salatu ue selam) ka thënë: “Nëse do t’i mbështeteshit Zotit ashtu siç duhet, Ai do t’ju furnizonte ashtu siç furnizon shpendët, që dalin nga foletë në mëngjes të uritur, me barkun bosh, dhe kthehen me barkun plot” ²

Pra, mbështetja në Zotin duhet të jetë e shoqëruar me përpjekjen. Tashmë e dimë se sheriati islam e lejon njeriun e zënë ngushtë të hajë e të përdorë edhe gjëra që janë të ndaluara, dhe nuk e urdhëron të presë t’i zbresë ushqim aga qielli. Gjithashtu, e dimë se i Dërguari i Zotit (alejhis-salatuues-selam), mbante rezerva ushqimore në shtëpi, për familjen e tij, sa nevojat e një viti, ³

Dr. Refik Junus el Masri / ” Interpretimi ekonomik i Kuranit Fisnik”

¹ Tefsir Er-Razi, 16/26..
² Buhariu
³ Shih: Tefsir Taberi, 10/106; Tefsir Er-Razi, 16/26; Tefsir Kurtubi, 8/106, Tefsir Ebi Hajan, 5/398, Tefsir Ibn Kajim, 3/346; Nudhum Ed Durar, 8/430, Tefsir El Kasim, 8/161; Tefsir El Menar, 10/277.

Artikulli paraprakSikurse secili prej nesh ta kuptonte këtë mësim profetik
Artikulli tjetërManual për një karrierë të suksesshme në administratë dhe akademi