Dr. Sarah Qureshi -themeluese e kompanisë së parë tregtare të aeroplanëve ekologjik

Ajo, bashkë me babanë e saj, Masood Latif Qureshi i cili është gjithashtu një shkencëtar dhe një fizikant, është themeluese e kompanisë “Aero Engine Craft” për prodhim motorësh aeroplani me tiparë mbrojtës për mjedisin.

Motori të cilin ajo e ka shpikur ka një sistem kondensimi idiosinkratik të bazuar në presion i cili do të ndihmojë në ftohjen e avujve të ujit gjatë shkarkimit të aeroplanit. Uji do të jetë në aeroplan dhe në rast nevoje mund të lëshohet në formë të shiut.
Qureshi ka një doktoraturë në Inxhinieri Hapësirë ajrore nga Universiteti Cranfield në Mbretërinë e Bashkuar. Pasi u diplomua si Inxhinier Mekanik nga Pakistani, Sarah fitoi përvojë të gjerë të punës në industrinë lokale të automobilave dhe inxhinierisë.

Sarah është pilote e liçencuar me 70 orë përvojë fluturimi. Ajo gjithashtu ka mësuar fluturim akrobatik dhe disa manovra fluturimi derisa ishte në Cranfield.

Qureshi ka punuar në projekt që nga viti 2018 për të eleminuar ndikimin negativ të transportuesve ajrorë komercialë në stratosferë që kontribuon në ngrohjen globale.
Ambasada e SHBA në Pakistan gjithashtu ka vlerësuar përpjekjet e saj.

Një ambientist në zemër, Qureshi kërkimin e saj akademik në Universitetin Cranfield e shndërroi në një përpjekje për të shpëtuar planetin dhe nisi një mision për të ndërtuar motorin e parë të avionit ekologjik në botë./islamgjakova

Artikulli paraprakAmazon fillon dërgimin e porosive me dron në Kaliforni dhe Teksas
Artikulli tjetërEuropa miratoi një nga ligjet më të rëndësishme në ndryshimin klimatik. Emetimi i karbonit do “kushtojë” më shumë