Ballina banka Mungesa e dëshirës për të ndarë fitimet

Mungesa e dëshirës për të ndarë fitimet

Shpeshherë përmendet se klientët nuk janë të gatshëm të ndajnë me bankat fitimet e vërteta të bizneseve të tyre. Ky hezitim bazohet në dy arsye:

  1. Ata mendojnë se banka nuk ka të drejtë të ndajë fitimin e vërtetë, i cili mund të jetë i konsiderueshëm, sepse banka nuk ka asnjë lidhje me menaxhimin apo drejtimin e biznesit dhe pse ata (klientët) duhet të ndajnë frytin e punës së tyre me bankën që thjesht siguron fonde. Klientët gjithashtu argumentojnë se bankat konvencionale kënaqen me një normë të ulët interesi dhe po ashtu duhet të veprojnë edhe bankat islame.
  1. Edhe nëse arsyeja e parë nuk do të ishte pengesë, klientët kanë frikë të zbulojnë fitimet e tyre të vërteta para bankave, nga frika se informacioni mund t’u kalojë edhe autoriteteve tatimore dhe të rritet barra e tyre tatimore.

Zgjidhja për pjesën e parë, ndonëse jo e lehtë, nuk është as e vështirë apo e pamundur. Këta klientë duhet të bindën dhe të shtyhen drejt bindjes se marrja e huasë me interes është një mëkat i rëndë, përveçse kur ka një nevojë ekstreme për një huazim të tillë. Zgjerimi i thjeshtë i biznesit nuk është një nevojë urgjente, në asnjë mënyrë. Duke bërë një marrëveshje të ligjshme për sigurimin e fondeve për biznesin e tyre, nëpërmjet musharakah-ut, ata jo vetëm fitojnë kënaqësinë e Allahut, por edhe një kthim të ligjshëm për veten e tyre, si dhe për bankat islame.

Sa i përket faktorëve të dytë, gjithçka që mund të thuhet është se në disa vende myslimane, normat e taksave janë vërtet penguese dhe të padrejta. Bankat islame si dhe klientët e tyre duhet të ushtrojnë presion ndaj qeverive dhe të përpiqen të ndryshojnë ligjet që pengojnë përparimin drejt veprimtarive bankare islame. Qeveritë duhet gjithashtu të kuptojnë faktin se nëse normat e taksave janë të arsyeshme dhe nëse tatimpaguesit janë të bindur se do të përfitojnë duke paguar me ndershmëri taksat e tyre, kjo do të rrisë, dhe jo do të ulë, të ardhurat e shtetit.

Artikulli paraprakSekuritizimi i Musharakah
Artikulli tjetërFiltrimi i aksioneve në financat islame