Puna me gjysmë orari shpesh konsiderohet si punë e përshtatshme për studentët dhe pensionistët. Megjithatë kjo formë e angazhimit në punë ka shumë përfitime, pavarësisht se ku keni arritur në karrierën tuaj. Puna me gjysmë orari është një formë e punësimit në bazë të se cilës punëtorët punojnë më pak se 40 orë në javë.
Puna me orar të shkurtër është e pranishme pothuajse në çdo industri dhe mund t’u lejojnë profesionistëve të kenë më shumë kohë për përgjegjësi të tjera në jetën e tyre. Nëse po mendoni të ndryshoni formën tuaj të angazhimit në punë, të punuarit me gjysmë orari do të ju sjell shumë dobi.
Punëdhënësit përdorin lloje të ndryshme oraresh për punëtorët me gjysmë orari. Disa praktikojnë një formë të orarit të ndarë ku punëtorët mund të punojnë disa orë në mëngjes dhe të kthehen përsëri për të punuar disa orë pasdite. Në këtë artikull, Por çfarë është punësimi me gjysmë orari ketu jane 10 përparësi të punës me këtë lloj të orarit.
Kur punoni 30 orë ose më pak përgjatë javës, ju keni mundësi të shijoni më shumë kohë për veten, familjen, miqtë dhe hobit që keni. Po ashtu kjo mund të ju ndihmoj të fokusoheni në trajnime profesionale apo edhe në studime. Puna me gjysmë orari është ideale për ata që duan të gjejnë ekuilibrin mes jetës personale dhe profesionale. Për prindërit që kujdesen për fëmijët e tyre kjo është po ashtu një mundësi ideale.
2. Mund të përqendroheni në mundësi të reja punësimi
Nëse kompania ku punoni nuk mund të ju ofroj një pozitë me orar të plotë, ju mund t’i bashkoheni ekipit të tyre duke qenë fleksibil me orarin e punës. Nëse punoni si “Freelancer” (Punëtor i pavarur), ju mund të punoni edhe me klientë të tjerë dhe mund të përcaktoni vetë orarin në bazë të punëve që duhet t’i kryeni.
3. Rritja e të ardhurave
Kur punoni në më shumë se një punë, ju mund të rrisni shumën e të ardhurave që fitoni. Po ashtu ju mund të avancoheni në pozitën në të cilën jeni angazhuar.
4. Ruajtja e shëndetit tuaj mendor dhe fizik
Puna me orar të shkurtuar mund të ndikoj pozitivisht në shëndetin mendor dhe fizik. Stresi mund të reduktohen kur keni më shumë kohë për vetë për t’u çlodhur dhe për t’u fokusuar në prioritetet tuaja, si dhe të merreni me ndonjë hobi që pëlqeni.
Puna me orar të shkurtër mund të ndikojë pozitivisht nëse punoni në një sektor ku duhet më shumë punë fizike, si në ndërtimtari. Punë të tilla kur behën me angazhim më të shkurtër, ju mundësojnë të shmangni lodhjen e muskujve dhe keni mjaftueshëm kohë që të mund të pushoni trupin tuaj.
5. Reduktimi i kostove të transportit
Nëse punoni afër shtëpisë ose më pak ditë gjatë javës, mund të ulni kostot e shpenzimeve të transportit. Puna në një vend që është afër shtëpisë suaj mund t’ju lejojë të ecni ose të ngisni një biçikletë për në punë, gjë që mund të zvogëlojë sasinë e parave që shpenzoni për benzinë dhe të përmirësojë shëndetin tuaj fizik.
6. Shpenzoni më pak për drekën e pauzës
Puna me gjysmë orari mund t’ju ndihmojë të kurseni para për ushqim, sepse orari juaj mund të jetë para ose pas kohës së pauzës. Kjo ju mundëson që të hani në shtëpi. Nëse nuk punoni çdo ditë, kjo po ashtu mund të ju ndihmoj që të kurseni. Gatimi në shtëpi shpesh iu bën që të shpenzoni më pak para dhe po ashtu të hani ushqim më të shëndetshëm.
7. Mësoni si t’i menaxhoni paratë
Të punuarit me orar jo të rregullt mund të ju ndihmoj shumë se si t’i menaxhoni paratë. Nëse keni vetëm një punë, puna më gjysmë orari ju sjell një pagë më të vogël. Kjo ju mëson të funksioni me një buxhet më të vogël dhe ju bën të fitoni aftësi menaxheriale që mund të ju hyjnë në punë edhe në fusha të tjera.
8. Zhvillimi i aftësive të transferueshme
Aftësitë e transferueshme janë aftësi që janë të dobishme në shumë fusha. Ju mund të zhvilloni aftësi të tilla si komunikimi dhe zgjidhja e problemeve, të cilat mund të transferohen në çdo punë për të cilën mund të aplikoni. Shumë punë me gjysmë orari bazohen në shërbim ndaj klientit- gjë që mund t’ju ndihmojë të fitoni aftësi ndërpersonale, aftësi të të menduarit kritik dhe të udhëheqjes. Këto aftësi mund të jenë shumë të nevojshme për zhvillimin e karrierës.
9. Përfitimi nga mundësitë që u ofrohen punëtorët
Punëdhënësit mund t’u ofrojnë punëtorëve me gjysmë orari përfitime të tilla si zbritjet që janë të destinuara për punëtorë, po ashtu disa kompani ofrojnë ushqim falas, rimbursimi i shkollimit dhe produkte të kompanisë. Ju gjithashtu mund të merrni përfitime të kujdesit shëndetësor nëse përmbushni kërkesën minimale duke punuar të paktën 30 orë në javë. Marrja e këtyre përfitimeve gjatë punës me gjysmë orari ndihmon në kursimin e parave në shpenzimet që lidhen me shëndetin.
10. Ju mundëson të angazhoheni edhe në punë të tjera
Punët me gjysmë orari janë një mundësi e mirë për ata që duan të angazhohen në një apo më shumë punë shtesë. Puna me gjysmë orari është një mundësi ideale për ata që janë duke e zhvilluar ndonjë biznes personal. Të jesh i angazhuar në më shumë se një punë është një mundësi e mirë po ashtu të zhvilloheni në dy fusha të ndryshme të karrierës.