Në dukje jemi të gjithë të ndryshëm, por në thelb jemi të gjithë të njëjtë. Kjo ngjashmëri themelore është shumë e dukshme kur bëhet fjalë për çështjen e suksesit. Pavarësisht se cilat janë qëllimet tuaja ose ku doni të arrini, këto të vërteta për të qenë të suksesshëm ndonjëherë harrohen kaq lehtë sa është shumë mirë të mësohen dhe nëse dihen, të rikujtohen.
1.Suksesi është relativ.
Standardi juaj për sukses është i ndryshëm nga dikush tjetër dhe ndoshta do të ndryshojë disa herë. Përpiquni të mbani një shënim se cili është standardi juaj në mënyrë që t’i jepni vetes lavdërimet që meritoni kur ta arrini atë.
2. Ndonjëherë është e vështirë të pranosh se je i suksesshëm kur bëhesh i suksesshëm.
Edhe pse motivimi juaj për sukses duket shumë i dukshëm, kur e arrini atë dhe në fund të fundit jeni “i suksesshëm”, është kaq e lehtë të humbisni në udhëtimin drejt suksesit saqë harroni të ndaloni dhe të bëni një bilanc të asaj që keni arritur në të vërtetë. Mundohuni të bëni një pauzë herë pas here dhe jepini vetes një lavdërim për atë që keni arritur.
3. Ju duhet ta përgëzoni veten tuaj. Askush nuk do ta bëjë nëse ju nuk e bëni.
Edhe pse shoqëria vlerëson modestinë është e rëndësishme të jeni në gjendje të festoni për veten, për arritjen e qëllimeve që keni vendosur.
4. Nuk është gjithmonë e lehtë të dallosh kur je në rrugën e shpejtë drejt suksesit.
Kjo është disi e ngjashme me pikën numër 2, por është kaq e lehtë të shikosh disa njerëz që kanë arritur gjëra të mahnitshme në një periudhë mjaft të shkurtër kohore dhe të mos e kuptosh që edhe ti po bën të njëjtën gjë. Sidomos kur gjithçka që duket sikur po bëni është të kryeni të gjithë punën e palodhur me përfitime në dukje shumë të vogla. Ju jeni në të vërtetë shumë më afër qëllimeve tuaja sesa mendoni.
5. Asgjë se shmang punën e vështirë.
Po, ndonjëherë fati mund të kontribuojë në sukses, por pavarësisht se çfarë ju thotë dikush, asnjë person i suksesshëm nuk është “thjesht me fat”. Fati mund t’iu ofrojë një fillim të mbarë ose t’iu vendosë në vendin e duhur për të filluar udhëtimin tuaj drejt suksesit, por puna e palodhshme është ajo që do t’iu çojë drejt suksesit. Fati është si një shkrepëse. Me një shkrepse mund të ndezësh një zjarr, por duhet shumë më tepër për ta mbajtur atë zjarr të ndezur.
6. Shumë herë, njerëzit nuk do ta shohin punën e palodhur që keni bërë për të arritur qëllimet tuaja dhe ndoshta do ta zvogëlojnë atë, jo sepse po tregohen të pasjellshëm, por sepse thjesht nuk e dinë se sa kohë dhe përpjekje iu është marrë për të arritur atje ku jeni. Ata me shumë gjasa do të fokusohen në anën më të bukur të gjërave dhe nuk do t’iu japin meritën që meritoni për punën tuaj të palodhur. Asnjëherë mos lejoni të ndikoheni nga kjo.
7. Ndoshta do të keni disa përsëritje dhe do t’iu duhet të provoni disa herë përpara se të bëheni më në fund të suksesshëm.
Në çdo përsëritje, është e rëndësishme të grumbulloni të gjitha mësimet që keni mësuar dhe t’i përdorni për t’u bërë më të mirë në përsëritjen tjetër.
8. Nëse vërtet besoni se diçka është ajo që duhet të bëni, atëherë thjesht duroni.
Nuk janë gjithmonë njerëzit më të talentuar në çdo fushë që përfundojnë të jenë më të suksesshmit. Zakonisht janë njerëzit që kanë këmbëngulje, një aftësi për të menduar jashtë kutisë ata që janë në gjendje të bëhen të suksesshëm në një fushë të caktuar.
9. Përcaktoni fushën tuaj. Ju nuk mund të jeni një pilot i suksesshëm në Formula 1 nëse nuk keni pasur kurrë një makinë.
Edhe “të huajt” kanë njëfarë përfshirje në fushat në të cilat kërkojnë të jenë të suksesshëm, ata thjesht kanë një qasje/pikëpamje të ndryshme nga të gjithë të tjerët. Ju me të vërtetë duhet të rrethoni veten me diçka që lidhet me fushën tuaj (gjë që duhet të jetë mjaft e lehtë për t’u bërë nëse keni një interes të vërtetë në këtë fushë).
10. Refuzimet nuk do të përcaktojnë kurrë se kush jeni nëse nuk i lejoni ta bëjnë këtë.
Asnjëherë mos lejoni askënd t’iu thotë “Jo”. Po, njerëzit mund të thonë fjalët “Jo”, dhe këtu nuk ka asnjë gjë të keqe, por ajo që ju mund të kontrolloni është se si ndiheni nga ajo “Jo” që merrni. Kur merrni një refuzim, në vend që t’iu dekurajojë, përdoreni si një ftesë për të punuar më shumë./ handluggageonly
Comments are closed.