104 euro më shumë i është dashur të paguajë një familjeje 5-anëtarëshe në qershor të këtij viti, për shërbimet dhe blerjet e njëjta që ka bërë në Kosovë në janar të vitit 2021.
Këtë përfundim e ka nxjerrë Instituti GAP në bazë të çmimeve të atëhershme dhe çmimeve të qershorit të vitit 2022, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Sipas GAP-it, nga 670 euro në 774 euro janë ngritur çmimet e shërbimeve dhe blerjeve të ndryshme për një vit e gjysmë.
Në këto shërbime dhe blerje përfshihen ushqimi dhe pijet joalkoolike, pijet alkoolike dhe duhani, veshjet dhe këpucët, shëndetësia, strehimi, uji, rryma e shumë të tjera.
Rritja më e madhe shihet të ketë ndodhur në 5 muajt e fundit.
Çmimet e transportit, ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, restoranteve dhe hoteleve janë ato që janë rritur më shumë, duke iu referuar grafikës së publikuar nga GAP.