Planifikimi – Mënyrat e arritjes së pavarësimit

Vetëmjaftueshmëria (e mirëqenia) do të arrihet nëse këto çështje që do t’i sjellim në vijim do ti rregullojmë ashtu siç duhet.

Planifikimi

Planifikimi me format më të detajuara statistikore dhe diturinë që kërkohet për ato detaje dhe domethënien e tyre, burimet financiare të gatshme dhe rëndësia e shtimit të asaj që është në nevojë dhe të gjitha mjetet që përkojnë me këto kërkesa në të ardhmen e afërt.

Kur’ani fisnik na jep një shembull të planifikimit për një periudhë kohore 15 vjeçare, të bërë prej nje profeti fisnik, i cili i tëri u angazhua për të përhapur mesazhin e Allahut të Madhërishëm.

Ky i dërguar ishte Jusufi [alejhis-selam], që këtë e bëri në formën e planifikimit, ku përfshiu prodhimin, të kursyerat, konsumimin dhe shpërndarjen.

Tërë këtë, për shkak te nje çështje të vështirë me të cilën u përballua shoqëria:
thatësirëën e madhe e cila kaploi atëbotë Egjiptin dhe shtetet përreth – e gjithëkjo e përmendur në Kur’anin fisnik, në suren “Jusuf”.

Libri: “Pasuria dhe ekonomia në Islam”

Autor: Dr. Jusuf Kardavi

EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprakAnalistët: Si po e sfidon Erdogan ekonominë konvencionale
Artikulli tjetërShtrenjtohen përsëri vezët në Kosovë, 4 euro për 30 copë