Shtrenjtohen përsëri vezët në Kosovë, 4 euro për 30 copë

Çmimi i vezëve në Kosovë nuk ka të ndalur, duke arritur kështu në rreth 4 euro një komplet apo 30 copë vezë.

Sipas përditësimit më të fundit të çmimeve nga ASK-ja të produkteve bazike, vërehet se lëvizje e çmimit javën e kaluar është shënuar vetëm tek vezët.

Nga 3.71 euro sa ka qenë kompleti, një komplet me vezë (30 copë) në fund të javës është tregtuar me çmim prej 3.90 euro.

Tek produktet tjera bazë, sipas çmimores së ASK-së nuk vërehet ndonjë lëvizje tjetër në çmime./buletiniekonomik/

Artikulli paraprakPlanifikimi – Mënyrat e arritjes së pavarësimit
Artikulli tjetërLëvizja e Intel mund të tronditë një industri të tërë