Jemi mësuar t’i shpjegojmë gjendjet e njerëzve me gjykime të thjeshta: i varfri nuk është përpjekur sa duhet, ndërsa i pasuri është më i zgjuar dhe më i aftë.
Por realiteti është shumë më i ndërlikuar se kaq.
➖ Ka njerëz që punojnë fort, por nuk gjejnë një mundësi të drejtë.
➖ Ka të tjerë që kanë trashëguar pasuri për grumbullimin e së cilës nuk kanë pasur asnjë rol.
Dikujt i kanë ardhur në ndihmë rrethanat, ndërsa dikush tjetër i ka humbur shanset që i kishte në duar.
Kjo nuk do të thotë se përpjekja nuk ka vlerë apo se njeriu nuk është përgjegjës për zgjedhjet e tij.
Por do të thotë se rezultatet nuk vijnë vetëm nga përpjekja, ashtu siç nuk mund ti komentojmë vetëm me aftësinë.
Familja, arsimimi, shëndeti, mjedisi, marrëdhëniet, koha dhe rrethanat ekonomike të gjitha këto janë faktorë që mund t’ia hapin rrugën një njeriu ose t’ia bëjnë atë edhe më të vështirë.
Është e padrejtë ta gjykojmë atë që ka dështuar apo është penguar në rrugën e tij, pa e ditur betejën që ka përballuar.
Ashtu siç suksesi meriton vlerësim, ai nuk i jep domosdoshmërisht të zotit të tij dëshmi epërsie në çdo gjë.
Sepse pasuria mund të jetë fryt i aftësisë dhe përpjekjes, por mund të jetë gjithashtu fryt i mundësive, rrethanave dhe trashëgimisë.
Drejtësia fillon atëherë kur ndalojmë së reduktuari njerëzit vetëm në rezultatet e tyre.
Kur kuptojmë se çdo njeri ka historinë e tij, rrethanat e tij dhe përgjegjësinë e tij dhe se për një gjykim të drejtë duhet të dimë shumë më tepër sesa ajo që duket në sipërfaqe.
/Dr. Abdulkerim Bakkar/











