Si të bëheni një udhëheqës që frymëzon ndryshim
Në “Purposeful”, autorja shpjegon ndryshimin midis të qenit një individ që e pranon botën ashtu siç është dhe një revolucionari që i jep jetë një lëvizjeje ndryshimi. Secili prej nesh është në gjendje të nisë një ndryshim, qoftë i vogël a i madh.
Nuk ka nevojë të jesh politikan apo CEO i një kompanie të madhe, gjëja e rëndësishme është të veprosh. Libri shpjegon përmes përvojave reale të njerëzve të zakonshëm se si krijohet një vizion, si motivohen mbështetësit dhe organizatat vendimmarrëse gjithashtu si të shikohen kritikat për t’i kthyer ato në mësime pozitive.
Shumë këshilla të dobishme për:
- Ata që duan të bëhen siguresa që i jep jetë lëvizjes së ndryshimit.
- Të mësuar si të bëheni udhëheqës i një lëvizjeje, motivoni, krijoni një vizion dhe të bindni ata që janë në pushtet.
- Të mësuar si t’i shtyni ata përreth jush që të ndërmarrin veprime për të sjellë në jetë vizionin tuaj.
Autori i librit:
Jennifer Dulski është drejtoreshë e Grupeve dhe Komuniteteve në Facebook dhe ka një përvojë pesëmbëdhjetëvjeçare në StartUp-et e suksesshme, të tilla si The Dealmap (blerë nga Google në 2011).
Ajo ishte ndër pesëqind punonjësit kryesorë të Yahoo!-së dhe më pas u bë presidente e platformës sociale Change.org, e cila është rritur nga 18 milionë në 180 milionë përdorues nën udhëheqjen e saj. Jennifer shkruan artikuj mbi udhëheqjen, menaxhimin dhe sipërmarrjen për LinkedIn Influencers, Fortune, Huffington Post dhe media të tjera.
Rëndësia e vendosjes së një qëllimi për tu arritur. Ne të gjithë jemi të aftë të krijojmë një lëvizje
Lëvizjet lindin kur individët mblidhen rreth një qëllimi të përbashkët. Udhëheqja e suksesshme kërkon një vizion të qartë të qëllimit të dikujt, aftësinë për të frymëzuar të tjerët të bashkëpunojnë drejt atij vizioni, duke i bindur ata që janë në pushtet të bëjnë atë që u kërkohet si dhe kapërcimin e pengesave e mos dorëzimin deri sa vizioni që është vendosur të arrihet.
Këto cilësi i kanë zakonisht të gjithë udhëheqësit që fillojnë një lëvizje në çdo fushë. Udhëheqësit që arrijnë të strukturojnë punën e tyre si lëvizje, me mbështetës pasionantë, do të jenë në gjendje të ndërtojnë një ekip të fortë dhe të kenë sukses në çdo fushë.
Për shembull edhe idetë e biznesit mund të fillojnë lëvizjet e ndryshimit. Ktheni vëmendjen tek Airbnb ose Uber që kanë ripërcaktuar idenë e punës në disa sektorë ose Tesla që përpiqet t’i bëjë udhëtimet më të përshtatshme ekologjikisht. Një nga elementët që më shpesh na pengon të fillojmë një lëvizje është frika se veprimet tona nuk kanë rëndësi. Për ta kapërcyer këtë, është e nevojshme të kuptohet se është qëllimi i një lëvizjeje që përcakton fushën e saj.
Nëse kur flasim për një lëvizje mendojmë për revolucione të mëdha që kanë ndryshuar botën, kjo nuk do të thotë se ndryshimet e filluara në qytetin ku jetojmë apo në shkollë nuk janë të rëndësishme ose vendimtare. Çdo veprim ka rëndësinë e tij në arritjen e qëllimit të një lëvizjeje, madje edhe ato më të voglat, e rëndësishme është të kesh një qëllim të qartë mbas të cilit je i apasionuar.
Përvojë nga jeta: pasi pothuajse takoi vdekjen, Manal Rostom vendosi të veshë hixhabin. Për t’iu kundërvënë kritikave të marra nga kompania, Manal krijon një komunitet në të cilin gratë që mbajnë hixhab mbështesin njëra-tjetrën. Grupi u rrit dhe falë mbështetjes së madhe në dispozicion, i shkruan Nike për të propozuar një fushatë reklamuese në favor të sportisteve që mbajnë hixhab. Nike pranon dhe në 2017 nis një linjë veshjesh sportive për sportistet e hixhabit.
Falë një qëllimi të përbashkët, një komunitet ka arritur të kapërcejë stereotipet dhe të sjellë ndryshime.
Si lindin lëvizjet. Nëse e dini qëllimin tuaj që në hapin e parë edhe një lëvizje e vogël mund të bëhet e madhe
Kombinimi i shumë veprimeve të vogla dhe bashkimi i individëve të ndryshëm është metoda e vetme që ka vërtetë fuqinë për të krijuar ndryshime, megjithatë nisja e veprimit mund të jetë e vështirë.
Këtu gjeni disa arsye pse është e vështirë të ndërmarrësh veprime:
- Mendimi se s’mund të jeni të suksesshëm;
- Mungesa e mbështetjes;
- Mungesa e mjeteve;
- Mungesa e fondeve;
Frika është shkaku kryesor që i pengon shumë të fillojnë një lëvizje.
Një teknikë e dobishme është në vend që të pyesni “Pse mua?”, më mirë përdorni “Pse jo mua?”. Ky është një ndryshim i mendësisë për ta shtyrë veten të kapërcejë frikën dhe për të vepruar.
Një metodë tjetër është të praktikoni, domethënë të bëni veprime të tjera që ju trembin dhe t’i thoni vetes “Nëse mund ta bëj këtë, mund të bëj gjithçka” dhe pyesni veten “A dua vërtet të jem ai person që humbet mundësitë prej frikës?”.
Thënë kështu, gjëja e rëndësishme është të filloni të veproni. Deri edhe veprimet më të parëndësishme mund të nxisin ndryshimin, ashtu siç ndodh kur jeni të parët që duartrokisni një shfaqje, e gjithë salla ju ndjek nëse keni guximin të bëni atë veprimin e parë të vogël.
Përvojë nga jeta: Sarah Kavanagh u bë vegane në moshën dymbëdhjetë vjeçare dhe filloi të kontrollonte përbërësit e ushqimeve që hante. Kështu zbuloi se vaji vegjetal i bromuar ishte një nga përbërësit në një nga pijet e saja të preferuara dhe se ishte i ndaluar në shumicën e vendeve të tjera. Më pas, nisi një peticion për t’i kërkuar Pepsi-t ta hiqte. Pas një muaji peticioni kishte arritur në 17,000 nënshkrime dhe tre muaj më vonë Pepsi njoftoi se do të zhdukte OVB nga pijet e saj, e të njejtën gjë bëri edhe Coca-Cola.
Falë besimit në qëllimin e saj, Sara kishte arritur t’ia dilte misionit të vendosur.
Si të shprehni vizionin tuaj dhe cilat janë teknikat për të frymëzuar mbështetësit e parë të lëvizjes suaj
Hapi i parë në çdo lëvizje të suksesshme është krijimi i një vizioni të qartë dhe bindës për atë që dëshironi të arrini. Kjo do të jetë busulla që do t’ju udhëheqë përmes vështirësive. Vizioni është e ardhmja e dëshiruar ndërsa qëllimi është arsyeja pse doni ta arrini atë. Pasi të keni një vizion dhe qëllim të qartë, mund të krijoni një mision (çfarë të bëni), strategji dhe taktika (si ta bëni) dhe qëllime (sa mirë e bëni) për të arritur vizionin tuaj.
Një metodë efektive për të komunikuar vizionin tuaj me ata që doni t’ju mbështesin është me histori të ndara në tre pjesë: një “histori e vetvetes” që ka të bëjë me qëllimin personal, një “histori e përbashkët” që përshkruan bashkësinë e njerëzve të cilët duam që të na mbështesin dhe gjënë që kemi të përbashkët, gjithashtu një “histori e së tashmes” që shfaq gjendjen e urgjencës për të vepruar tani.
Një metodologji tjetër është “Teoria e Ndryshimit”, e cila nis nga vizioni juaj dhe pastaj vazhdon prapa për të identifikuar kushtet e nevojshme për ta zbatuar atë, në këtë mënyrë ju keni një udhëzues të qartë për përpjekjet tuaja. Hapi tjetër është gjetja e “Ndikuesve” të duhur, pra, individë me një numër njerëzish të cilët iu besojnë këtyre të fundit dhe sigurohuni që ata të ndiejnë se po marrin diçka me vlerë në këmbim të promovimit të tyre (për shembull, të kenë akses të parët tek një produkt ose ta marrin falas). Metodat për të përfituar nga bashkëpunimi me ndikuesit:
- Zhurma e bubullimave. Të sigurohesh që një numër i madh njerëzish promovojnë diçka në të njëjtën kohë, duke sjellë si rezultat vëmendje të madhe.
- Përcaktuesi i trendeve. Identifikoni makro-ndikuesin në një zonë dhe shtyjini që të inkurajojnë mikro-ndikuesit, në mënyrë që të shumëfishojnë mbështetjen për kauzën.
- Dëshmi sociale. Të shtysh një numër të madh të njerëzish “normalë”, domethënë jo ndikues, që të postojnë ose ndajnë kauzën/produktin.
Përvojë nga jeta: Katherine Krug, themeluesja e BetterBack, përdori algoritmet e Kickstarter në avantazhin e saj në fillimin e projektit të saj për ta bërë një nga më të njohurit. Katherine u kërkoi 120 miqve të investojnë një dollar në projektin e saj, në mënyrë që të shfaqej ndër më të njohurit (algoritmi për “më të njohurit” bazohet në numrin e investitorëve dhe jo në fondet e mbledhura). Më pas e ruajti këtë epërsi duke treguar vëmendje ndaj klientëve, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre menjëherë dhe duke iu ofruar zbritje dhe përditësime.