Ballina Artikuj A i edukojmë fëmijët me fjalët tona apo me shembullin që u...

A i edukojmë fëmijët me fjalët tona apo me shembullin që u japim?

Mendoja se suksesi në edukimin e fëmijëve lidhet kryesisht me aftësinë e prindërve për t’i udhëzuar, për t’ua shpjeguar të drejtën dhe për t’i paralajmëruar nga gabimet.

Por, sa më shumë i vëzhgoja fëmijët, aq më shumë më lindte një pyetje që meriton të ndalemi tek ajo: Pse këshillat nuk arrijnë gjithmonë ta ndryshojnë sjelljen, edhe pse fëmijët i dëgjojnë vazhdimisht?

Duke menduar për këtë, kuptova se njeriu nuk mëson vetëm nga ato që i thuhen, por ndikohet shumë edhe nga ato që sheh para vetes.

Fëmija që e dëgjon të atin të flasë për sinqeritetin, por më pas e sheh të gënjejë në situata të përditshme, merr dy mesazhe që bien ndesh me njëri-tjetrin. Edhe fëmija që dëgjon për respektin ndaj të tjerëve, por sheh se brenda shtëpisë tallen me ta, përballet me një shembull që ndikon më shumë se çdo këshillë.

Këtu shfaqet një e vërtetë e rëndësishme: edukimi nuk është thjesht përcjellje e informacionit, por formim gradual i njeriut përmes shembullit, mjedisit dhe praktikës.

Fëmijët mund të harrojnë shumë nga ato që u kemi thënë, por e kujtojnë gjatë mënyrën se si jemi sjellë para tyre.

Prandaj, pyetja që duhet ta shtrojë çdo baba dhe çdo nënë nuk është vetëm: “Çfarë duam t’u mësojmë fëmijëve tanë?”, por edhe: “Çfarë shembulli shohin ata tek ne çdo ditë?”

Dr. Abdulkerim Bakkar

Artikulli paraprakPasuria, sadakaja dhe nijeti: Tri mësime që përcaktojnë vlerën e njeriut
Artikulli tjetërPërgjegjësia e Mjekut për gabimet mjekësore