MARRJA E KAPITALIT / MALLIT ME FORCË -Gjykimi për të

 

Marrja e dickaje me forcë -është marrja e diçkaje nga dikush, e cila i përket dikujt tjetër, me pa të drejtë.

Gjykimi për të

Kjo gjë është padrejtësi dhe padrejtësia është errësirë e madhe në Ditën e Kiametit. Allahu i Lartësuar thotë:

“Mos mendoni se Allahu është i paditur e i pavëmendshëm për atë që bëjnë të padrejtët, por Ai u jep atyre kohë deri në një Ditë kur sytë do të zgurdullohen prej tmerrit. Atë Ditë ata do të vrapojnë me qafë të ngritur dhe sytë do t’i ngelin nga qielli, ndërsa zemrat e tyre janë bosh dhe nuk mendojnë nga hutimi e paniku.” Ibrahim:42-43.

“Mos hani nga pasuria e njëri-tjetrit padrejtësisht (me çdo lloj rruge të paligjshme)!” Bekare:188

I Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) në fjalimin (hutben) e lamtumirës ka thënë:

“Gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj, është i ndaluar për ju mes njëri-tjetrit, siç është e ndaluar kjo ditë e sotme e shenjtë, në këtë muaj të shenjtë dhe në këtë vend të shenjtë.”Sahihul Xhamiu i Albanit (Allahu e mëshiroftë!)

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Nuk është besimtar ai që bën imoralitet kur e bën atë punë. Nuk është besimtar ai që pi alkool kur e pi atë. Nuk është besimtar ai që vjedh kur vjedh dhe nuk është besimtar ai që merr diçka me dhunë dhe njerëzit ngrenë kokën nga ai për ta parë.”Mutefekun alejhi.

Ndalimi nga përfitimi prej të marrurës me dhunë

Për atë që merr diçka me forcë është e ndaluar që ta shfrytëzojë atë, ndërkohë e ka për detyrë kthimin e saj.

I Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Askush prej jush mos të marrë plaçkën e vëllait të tij as duke luajtur, as me seriozitet. Ai që merr shkopin e vëllait të tij, le t’ia kthejë atij!”Ebu Daud, Tirmidhi (hasen).

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Kush i ka bërë padrejtësi vëllait të tij (musliman) në nder apo diçka tjetër, le të kërkojë prej tij që t’ia bëjë hallall (t’ja falë) sot, para se mos të ketë dinar e as dirhem. Nëse ai ka punë të mira, do të merret prej tij aq sa të kompensohet padrejtësia e tij; nëse nuk ka punë të mira, do të merret prej të këqijave të atij tjetrit dhe do të hidhen mbi të.”Buhariu, Tirmidhiu (sahih).

Kush vritet duke ruajtur pasurinë e tij, është dëshmor

Është e lejuar që muslimani të mbrojë veten dhe pasurinë e tij, nëse ndokush ka për qëllim vrasjen apo marrjen e pasurisë së tij.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë një burrë erdhi te i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: -O i Dërguari i Allahut! Çfarë të bëj nëse një njeri vjen për të marrë pasurinë time? Ai tha: -Mos ia jep pasurinë tënde atij! Tha: -Po sikur të më sulmojë? -Atëherë sulmoje edhe ti! – Po nëse më vret? -Atëherë ti je dëshmor. -Po nëse e vras unë atë? -Atëherë ai është në zjarr.”Muslim, Nesai (sahih)

Rrëmbimi i tokës

Seid bin Zejd (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) të thotë:

“Kush merr padrejtësisht një copë tokë (nga vëllai i tij), do t’i vihet në qafë (Ditën e Kiametit) prej shtatë tokave.”154

Transmeton Salimi nga babai i tij se i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Kush merr një copë tokë pa të drejtë, do të fundoset deri në shtatë toka në Ditën e Kiametit.”Mutefekun alejhi.

Kush rrëmben një pjesë toke, e mbjell apo ndërton mbi të, urdhërohet që t’i shkulë të mbjellat dhe ta prishë ndërtesën, sepse i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë:

“Nuk ka asnjë të drejtë për atë që rrëmben padrejtësisht.”Buhariu (sahih).

Nëse ai e ka mbjellë, atëherë i jepen shpenzimet dhe të mbjellat i kalojnë pronarit të tokës. Rafi bin Hadixh (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kush mbjell në tokën e dikujt tjetër pa lejen e tij, atëherë atij nuk i takon asgjë nga të mbjellat dhe i jepen ato që ka shpenzuar.”Tirmidhiu, Bejhakiu (sahih).

LIBRI : Meshhur Hasen,Rregullat e shitblerjes.

Artikulli paraprakIdetë kryesore të librit “Lost and Founder”- Rand Fishkin / PJESA E PARË
Artikulli tjetërGjërat thelbësore që duhet t’i bëni kur filloni biznesin tuaj të parë