PARAPAGIMI dhe BORXHI

 

Ç’është parapagimi (es selem).

Es Selem është shitja e diçkaje të përshkruar e të përcaktuar, e cila nuk është present, por që pritet të vijë duke paguar çmimin para dorëzimit të mallit.

Gjykimi për të:

Allahu i Lartësuar thotë:

“O ju që keni besuar! Kur të lidheni për një borxh për një kohë të caktuar, shkruajeni atë!”90

Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Betohem se parapagimin e siguruar për në një kohë të caktuar, Allahu e ka bërë të lejuar në Librin e Tij. Pastaj lexoi ajetin e mësipërm.”Bekare:282.

Gjithashtu, ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë:

“Kur i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) erdhi në Medine, ata shisnin hurmat me paradhënie dy apo tre vjet para. Ai (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) tha:

“Kush parapaguan për diçka, atëherë të jetë pesha e caktuar, masa e caktuar dhe koha e caktuar!”Hakimi, Bejhaki (sahih).

Parapagimi atij që nuk e posedon bazën e mallit (farën).

Nuk është kusht në es selem që i parapaguari për një mall të caktuar ta posedojë atë në çast.

Muhamed ibën ebi Muxhahid thotë: “Më dërgoi Abdullah ibën Shidad dhe Ebu Burde tek Abdullah ibën ebi Auf (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe më thanë: “Pyete atë nëse parapaguanin shokët e të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) në kohën e tij për grurin?

Abdullahi tha: “Parapaguanim fise të Shamit për grur, elb dhe vaj, për sasi të caktuar dhe kohë të caktuar.” I thashë: “A i paguanit vetëm atij që e kishte farën?”

Tha: “Nuk pyesnim fare për këtë gjë. Pastaj më dërguan te Abdurrahman ibën Ebza dhe pasi e pyeta më tha: “Shokët e të të Dërguarit (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) parapaguanin në kohën e tij dhe nuk i pyesnim nëse kishin farë apo jo.”Mutefekun alejhi.

BORXHI

Dobia e borxhit.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Kush i heq muslimanit një ankth e brengë në këtë botë, atij Allahu do t’i heqë një nga ankthet e Ditës së Gjykimit; kush ia lehtëson atij që është ngusht (duke ia falur borxhin ose duke ia larë atë, apo duke ia shtyrë afatin), Allahu do t’ja lehtësojë atij në dynja dhe ahiret. Allahu është në ndihmën e robit të Tij derisa ai të jetë në ndihmën e vëllait të tij.”Buhariu, Ebu Daudi, Nesai, ibën Maxheh.

Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Çdo musliman që i jep borxh vëllait të tij dy herë, i shkruhet sikur ka dhënë sadaka sa vlera e njërës herë.”Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud (sahih).

Shtrëngimi në borxh.

Theubani, shërbëtori i të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Atij që i ndahet shpirti nga trupi dhe është i pastër nga tre gjëra, do të hyjë në xhenet: nga mendjemadhësia, fshehja e plaçkës së luftës, dhe borxhi.”Ibën Maxheh (hasen).

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Shpirti i besimtarit qëndron i lidhur me borxhin e tij, deri sa t’i shlyhet.”Ibën Maxheh, Tirmidhi (sahih).

Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Kush vdes duke pasur borxh një dinar apo një dirhem, do t’i shlyhet nga punët e tij të mira. Nuk do të ketë atje as dinar, as dirhem.”Tirmidhi (sahih).

Transmeton Ebu Katade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) u ngrit dhe foli. U përmendi atyre se xhihadi në

Rrugën e Allahut dhe besimi në Allahun, janë punët më të mira. Një burrë u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Nëse unë vritem në Rrugën e Allahut, a më fshihen gjynahet?

I Dërguari (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) i tha atij: “Po, nëse ti vritesh në Rrugën e Allahut, duke duruar dhe kërkuar shpërblimin e Allahut, në ballë dhe jo në shpinë (nuk ke qenë duke dezertuar dhe kthyer shpinën armikut).”

Pastaj tha i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!): “Si the?” Tha: “Thashë se nëse vritem në Rrugën e Allahut, a më fshihen gjynahet?” I Dërguari (Paqja dhe bekimet e

Allahut qofshin mbi të!) tha: “Po, nëse vritesh në Rrugë të Allahut duke qenë se ke duruar dhe ke kërkuar shpërblimin nga Allahu, në ballë dhe jo në shpinë, përveç borxhit (d.m.th. borxhi nuk të falet). Xhibrili ma tha këtë gjë (tani).”Ibën Maxheh (sahih).

Ai që merr të hollat e njerëzve duke pasur për qëllim t’i kthejë ato apo t’i prishë.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Ai që merr të hollat e njerëzve dhe ka për qëllim që t’i kthejë ato, Allahu ia shleftë ato (e ndihmoftë në kthimin e borxhit). Ai që i merr duke pasur për qëllim shpërdorimin e tyre, Allahu e shpërdoroftë atë!”Buhariu.

Shuajb ibën Amër thotë: “Na ka treguar Suhejb el Hajër se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Ai burrë që merr një borxh dhe ka për qëllim që mos ta kthejë atë, do ta takojë Allahun duke qenë hajdut.”Ibën Maxheh (hasen sahih).

Urdhëri për shlyerjen e borxhit.

Allahu i Lartësuar thotë:

“Sigurisht që, Allahu ju urdhëron t’ua ktheni prapë atyre që u takojnë gjërat e dhëna juve amanet për ruajtje në besim dhe që kur të gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi. Vërtet sa i shkëlqyer është mësimi që Allahu jua jep juve! Vërtet Allahu është gjithnjë Gjithëdëgjues, Gjithëshikues.” Nisa:58.

Mirësjellja në kërkimin e kthimit të borxhit.

Ibën Umeri dhe Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të dy ata!) transmetojnë se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Kush kërkon një të drejtë të tij (borxhin), ta kërkojë atë me butësi…”Ibën Maxheh (sahih).

Shtyrja e afatit të personit që ndodhet ekonomikisht keq

Allahu i Lartësuar thotë:

“Në qoftë se borxhliu është në vështirësi, atëherë i lini kohë atij derisa t’i lehtësohet mundësia për t’i kthyer detyrimet, por nëse ju ia falni në shenjë mirësie, kjo është shumë më mirë për ju, vetëm sikur ta dinit.”Bekare:280.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Një njeri gjithmonë u jepte borxh njerëzve dhe i thoshte shërbyesit të tij sa herë që e çonte për këtë punë te njerëzit: “Nëse borxhliu është i varfër, falja atij, që kështu të mund të na falë Allahu neve.” Kështu, kur ai shkoi tek Allahu (ndërroi jetë), Allahu e fali atë.” Buhariu.

Ebu el Jusr (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Kush dëshiron që Allahu ta fusë në Hijen e Tij (në Ditën e Kiametit), atëherë le t’ia shtyjë afatin borxhliut i cili është ngushtë ose t’ia falë borxhin atij!”Ibën Maxheh (sahih).

Mosshlyrja e borxhit nga ai që ka mundësi, është padrejtësi.

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Shtyrja e shlyerjes së borxhit nga ai që ka mundësi, është padrejtësi.”Mutefekun alejhi.

Izolimi i atij që ka mundësi të shlyejë borxhin dhe nuk e shlyen

Transmeton Amër bin Sherijd nga babai i tij se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Shtyrja e shlyerjes së borxhit nga ai që ka mundësi, e bën të lejuar hapjen e fjalës se ai ka bërë padrejtësi dhe dënimin e tij me izolim e kërcënim.”Nesai, Ibën Maxheh, Ebu Daud (hasen).

Çdo borxh që sjell fitim është kamatë.

Ebu Burdeh thotë: “Shkova në Medine dhe takova Abdullah bin Selam. Ai më tha: “Eja me mua në shtëpinë time që të të jap të pish me kupën në të cilën ka pirë i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!)dhe të sjellë bashkë me të një sasi në të cilën ka një dhuratë. Ruaju asaj sasie dhe asaj që ka në të!”Buhariu, Bejhakiu (sahih). dhe të falesh në një xhami në të cilën ai është falur”. Shkova me të dhe më dha të pija dhe hurma për të ngrënë, pastaj u fala në xhaminë e tij.

Më tha: “Ti je në një tokë, në të cilën është shfaqur kamata. Prej llojeve të kamatës është që njëri prej jush të marrë borxh për një afat të caktuar dhe kur të vijë afati të shlyejë borxhin.”

LIBRI : Meshhur Hasen,Rregullat e shitblerjes.

Artikulli paraprakIdetë kryesore nga libri “Exactly What To Say” i Phil M Jones / PJESA E DYTË
Artikulli tjetërA do të kthehen tarifat e vjetra të rrymës?