“Besnikëria”: …ose “Besimi në Zot”, sinqeriteti ndaj Tij dhe besnikëria ndaj Tij.
Besnikëria është e lidhur me mirënjohjen. Kur dikush të fton për darkë, dhe ti i thua “Shumë faleminderit!”, kjo shprehje tregon mirënjohje… Mirënjohja tregon për diçka që ti e njeh…
Mirënjohja është diçka e vazhdueshme në kohë, dhe mos e harro kurrë! Imagjino që Zoti, i Cili të ka krijuar me dorën e Tij bujare, dhe ka nënshtruar për ty qiellin e tokën e gjithë ç’ka mes tyre, kjo njohje nga ana jote, përfshin brenda saj edhe falënderimin ndaj Zotit dhe lavdërimin e Tij. Zoti thotë: “Nëse falënderoni, Unë do t’jua shtoj të mirat.”… dhe kjo është një mrekulli dhe një urtësi e Zotit. Prandaj, ne duhet të jemi të gatshëm që tani për ta ndërtuar të ardhmen tonë.
A je ti i gatshëm ta ndërtosh tani të ardhmen tënde? A dëshiron të jetosh i lumtur? A ke dëshirë të arrish në një nivel të përparuar ekonomik? A dëshiron të lësh gjurmët e tua në këtë botë?
Pra, koha ka ardhur… sepse gjithsesi ti je i gjallë dhe jeton, prandaj jeto në mënyrën e saktë!… Ti, gjithsesi ha e pi, prandaj bëje këtë në mënyrën e duhur!… Ti gjithsesi merr frymë, prandaj bėje këtë në mënyrën e duhur!…Ti gjithsesi do të martohesh, prandaj martohu dhe jeto në mënyrë të lumtur!… Ti sigurisht dëshiron të kesh fëmijë, prandaj bëhu një baba i suksesshëm… dhe bëhu një nënë e suksesshme për ta!… Ti dëshiron të jetosh i lumtur në jetë, prandaj lëri gjurmët e tua në të! Nëse ti di diçka, atëherë mos i kritiko njerëzit, por mësoji edhe ata, në mënyrë që Zoti të të japë më shumë nga mirësitë e Tij. Nëse zotëron pasuri, ndihmoji të tjerët, duke krijuar kështu një kanal lidhës mes teje dhe mes Zotit… e kurrë mos thuaj që unë i jap këtij e atij, e askush nuk më jep mua… sepse ti, para se t’u jepje njerëzve, ti more prej tyre, dhe sa më shumë të japësh, aq më shumë do të marrësh.
Dr. Ibrahim el-Fekij
“Zgjoji aftësitë dhe ndërto të ardhmen tënde”