5 thënie të suksesshme që mishërojnë sipërmarrësit

Nuk ka magji në punën e sipërmarrësve, por një qasje pozitive, fokus dhe shumë punë. Businessmag ju sjell më poshtë disa nga parimet e jetës së përditshme të sipërmarrësve. Jeni apo jo sipërmarrës, përqafojini ato! Puna dhe jeta familjare janë po ashtu sipërmarrje.

1. Pranoni gabimet tuaja: Liderët më të suksesshëm janë të angazhuar në një proces të vazhdueshëm të të mësuarit, rritjeje dhe përmirësimi. Gjithmonë trajtojini dështimet si një mësim, më tepër se një humbje.

2. Influenca është fuqi: Liderët e suksesshëm e dinë se sa shumë ndihmë ju është dashur për të mbërritur aty ku janë dhe ata e kuptojnë se sa të pavarur janë. Kur është e mundur, mos harroni të ofroni mbështetje dhe udhëzime për të tjerët rreth jush.

3. Falenderoni: Madje edhe fëmijët e kuptojnë rëndësinë e të thënit “Faleminderit”. Njerëzit ndihen të fuqishëm kur ata fillojnë të kuptojnë se po vihen re dhe po vlerësohen.

4. Karakteri qëndron në thelb të çdo suksesi: Ne të gjithë kemi tre versione të karakterit: një të cilin e ekspozojmë, një i cili reflekton se si ne mendojmë për veten tonë dhe atë që është i vërtetë. Sa më e madhe të jetë lidhja midis tyre, aq më autentike bëhet lidershipi.

5. Mos u ndjeni i lodhur: Njerëzit që kanë arritur majat kanë kultivuar një vlerësim të vërtetë për suksesin e tyre – një qëndrim që i mban ata të përulur dhe të hapur. Ajo gjithashtu shton intensitet për çdo gjë që ata kanë arritur./bussinesmag/

Artikulli paraprakSi ka vazhduar të rritet ekonomia e Turqisë, pavarësisht inflacionit të lartë?
Artikulli tjetërEkonomia/ Inflacioni rritet në të gjithë botën