4 arsye për t’i shkruar gjërat

1. Mbani mend më shumë

Mbani mend historinë tuaj – Do të keni një regjistrim historik të mendimeve, ideve, qëllimeve, emrave, bisedave, kujtimeve dhe jetës tuaj.

Përmirësoni kujtesën tuaj – Shkrimi me fjalët tuaja ju ndihmon të mbani mend njohuritë që përndryshe do t’i harronit.

“Letra është për të shkruar gjërat që duhet t’i kujtojmë. Truri ynë është mësuar të mendojë.” – Albert Einstein

2. Lehtësoni stresin

Pastroni mendjen – Heqja e ideve të rëndësishme lehtëson stresin e humbjes së mendimeve tuaja nga koha ose një mendje e mbingarkuar.

Shprehni veten – Shkrimi ekspresiv është lidhur me përmirësimin e humorit, mirëqenien dhe uljen e niveleve të stresit për ata që e bëjnë rregullisht.

Të jeni mirënjohës – Personat që reflektojnw për gjërat e mira në jetën e tyre një herë në javë duke i shkruar ato janw më pozitivë dhe më të motivuar për situatat e tyre aktuale dhe të ardhmen e tyre.

3. Përmirësoni komunikimin

Komunikoni qartë – Shkrimi i ndihmon njerëzit të komunikojnë idetë komplekse në mënyrë më efektive.

Jini të zhytur në mendime – Pastroni mendimet tuaja duke shkruar përpara se të filloni një bisedë.

4. Arrini më shumë

Arrini qëllimet tuaja – Vendosja e qëllimeve tuaja me shkrim rrit mundësinë për t’i arritur ato.

Fitoni qartësi – Shkrimi i gjërave ndihmon në qartësimin e qëllimeve, prioriteteve dhe synimeve tuaja.

Bëni zgjedhje të mira – Pastrimi i mendimit tuaj përmes shkrimit ju lejon të bëni zgjedhje më të mira.

“Qëllimet tuaja janë hartat rrugore që ju udhëheqin dhe ju tregojnë se çfarë është e mundur për jetën tuaj.” Les Brown /medium

Artikulli paraprakMenaxhimi i rrezikut në krahët e aeroplanit me anë të “shiritave ngjitës”
Artikulli tjetërBien për nga një cent çmimet e derivateve sot në Kosovë