“Zgjoji aftësitë dhe ndërto të ardhmen tënde” – Historia e Dr. Zeki Osman (II)

Pjesa 2

Dr. Zaki Othman, nuk u ndikua atëherë kur disa smirëzinj planifikuan dështimin e tij në studimet e larta, por iu shtua edhe më shumë forca dhe vendosmëria… dhe nuk u ndikua nga tallja e disa personave apo përbuzja e tyre, dhe as nga refuzimi i tij prej shumë familjeve për ta pranuar si bashkëshort, por iu shtua forca dhe vendosmëria. Ai nuk u ndikua nga asgjë negative që e rrethonte, por gjithë këtë e ktheu në aftësi, për voja dhe eksperienca.

Dr. Zaki Othman u martua, dhe pati sukses në martesën e tij. Ai u martua me një grua të arsyeshme, e cila e ndihmoi dhe e mbështeti në udhëtimin e tij të jetës, në arritjet e tij, dhe mes atyre të dyve u krijua diçka më e madhe se dashuria e zakontë… Mes tyre lindi një marrëdhënie e bazuar mbi dashurinë për hatër të Zotit, dhe mes tyre u krijua një shoqëri e thellë.

Ai që dikur ishte një fëmijë i verbër dhe paraplegjik, arriti t’i zgjonte aftësitë e tij, ta ndërtonte të ardhmen e tij, dhe t’u thoshte njerëzve:
“Lëre ankthin, por filloje që tani jetën! Nëse je gjallë, rinovoje jetën tënde! Nëse je i mërzitur, ji me Zotin, që edhe Zoti të jetë me ty! Këmbë ngul me vendosmëri, me përpjekje dhe me for cën e vullnetit!”

Kur u takova me të në një program televiziv me temën “Takim me një personalitet të sukses shëm”, unë u mrekullova nga ai… nga buzëqeshja e tij, nga bukuria e ëndrrave të tij, nga fuqia e tij bindëse dhe shpirti i tij i humorit…

Gjatë takimit me të, unë i kërkova të më recitonte një pjesë nga Kurani, dhe ndodhi befasia… Zëri i tij ishte shumë i ëmbël, një nga zërat më të bukur absolutë, saqë nuk munda ta mbaja veten dhe më rrodhën lot nga sytë… Pastaj i kërkova të
na këndonte një nga këngët fetare që ai i dinte, dhe ashtu bëri… Dhe ishte i mrekullueshëm, me plot kuptimin e fjalës.
Tani…
Po ti?!
A nuk ka ardhur akoma koha që ta shkundësh pluhurin e negativitetit të së kaluarës, dhe të fillosh të punosh për realizimin e qëllimeve të tua?
A nuk ka ardhur koha ta zgjosh atë “rebel gjigant” që flenë brenda teje?!
A nuk ka ardhur akoma koha që ta shijosh çdo moment të jetës tënde?!
A nuk ka ardhur akoma koha që të vësh shenjat e tua në këtë botë?!

Ka ardhur koha të lëvizësh! Lëviz! Mëso ndo një gjuhë të huaj, se një gjuhë vlen sa një njeri. Mësoje kompjuterin, se kjo është teknologjia e re në dispozicion.

Për çdo ofertë pune, duhet patjetër të dish gjuhë të huaj dhe kompjuter. Duhet vazhdimisht ta përmirësosh dhe ta zhvillosh vetveten. Duhet që çdo ditë të sjellësh diçka të re, me të cilën t’i befasosh njerëzit… t’i befasosh njerëzit me mrekullinë tënde, dhe ta befasosh edhe vetveten me këtë mrekulli. Për shembull, është plotësisht e mundur që brenda gjashtë muajsh ta mësosh një gjuhë të huaj.

Pse të mos mësosh më shumë se një gjuhë, e të bëhesh ekspert në fushën tënde, të fokusohesh më shumë në punën tënde, pastaj t’i zgjerosh horizontet? Prandaj, gjëja e parë e kërkuar prej teje, është njohja e aftësive të tua, më pas prej teje kërkohet pranimi i vetvetes… pastaj marrja e vendimit.

Ti duhet të vendosësh me mua që tani!

Nëse dëshiron, për shembull, të humbasësh në peshë, pse nuk e vendos që tani?! Duhet t’i thuash vetes: “Duhet të zbres nga pesha! Ai që e ka arritur këtë synim, nuk është më i mirë se unë.

E njëjta gjë kur flasim për duhanpirjen, është gjëja më e keqe me të cilën është sprovuar njeriu. Nëse e vështrojmë nga aspekti shpirtëror, gjejmë se duhanpirja është e papëlqyer nga ana fetare, dhe gjenden 13 opinione këshilluese për këtë temë. Ai që thotë se nuk është e papëlqyer, gabon, sepse nëse e pyet çdo dijetar të fesë në shtetin tënd, dhe i cili ia ka frikën Zotit, do të zbulosh se gjithçka që e dëmton trurin dhe trupin është e ndaluar, dhe se nuk duhet ta ekspozosh veten tënde ndaj dëmit, sepse gjithçka e jotja do të dëshmojë pro ose kundër teje, Ditën e Ringjalljes. E nëse e shikojmë nga ana shpirtërore, personi që pi duhan e dëmton veten e tij, dhe si pasojë, vetëvlerësimi tij zvogëlohet.

Një njeri i ekuilibruar nuk e dëmton kurrë veten; ai di që duhanpirja e dëmton fizikisht atë, duke i shkaktuar humbjen e kujtesës, ose ndryshe “Dridhjen” kur është në moshë të re, shkakton Dështimin e veshkave, si dhe 22 lloje të kancerit. Duhanpirja shkakton gjithashtu edhe impotencën tek burrat.

Ç’janë të gjitha këto? Çdo person që pi duhan, do të të thotë: Mua më shijon kjo gjë, por nuk e dua këtë rezultat, sepse është një fatalitet.

Dhe kur i thua se ndoshta ky veprim ndikon që ti të hysh në zjarr, në Ahiret, ai të thotë se duhanpirja është e papëlqyeshme, por jo e ndaluar me “tekst të shenjtë”…

Në fakt e ndaluar është! Por, perceptimi-njohja, është fillimi i ndryshimit.

Kur dëshiron të heqësh dorë nga duhan pirja, duhet të arrish t’i perceptosh rreziqet e duhanpirjes dhe rezultatet e këtij veprimi, t’i zgjerosh horizontet e tua, t’i përdorësh aftësitë e tua, forcat e tua, trupin dhe shëndetin tënd, në diçka të dobishme për shëndetin tënd, sepse pa shëndetin, ti nuk mund të bësh asgjë, dhe si pasojë nuk do të jesh i lumtur. Shiko rreth teje, dhe do të vëresh se shumica e artistëve që vdesin, shkaku kryesor i vdekjes së tyre është duhani ose alkooli, dhe gjen se shumica e atyre njerëzve nuk janë të lumtur. Pse ndodh kjo?

Sepse ata nuk i njohin dhe nuk i perceptojnë aftësitë e tyre, dhe nuk arrijnë ta kuptojnë se Zoti i sheh.

FUNDI I PJESËS SË DYTË

Artikulli paraprakPërmirësimi i cilësisë së gjumit- libri i Nick Littlehales -PJESA E TRETË
Artikulli tjetërSi reagon ti ndaj një punonjësi, i cili nuk e kryen punën e tij ndaj klientit? A e largon nga puna atë?