Udhëtimi drejt Bashkimit Europian/ Cilat vende pranojnë doza të përziera të vaksinës COVID-19

Ndërsa vaksinimi është rritur ndjeshëm në vendet europiane, është rritur gjithashtu edhe interesi për udhëtime.

Sipas të dhënave nga Këshilli i Aeroportit Ndërkombëtar (ACI), numri i përgjithshëm i udhëtarëve pritet të dyfishohet në krahasim me vitin 2020, nga 57.4 milionë, në 127.4 milionë.

Ndërsa udhëtarët nga jashtë kontinentit gjithashtu kanë treguar interes për të udhëtuar në BE, njohja e vaksinës së tyre është një pengesë, pasi jo të gjitha vendet i njohin vaksinat si Covishield apo kombinimin e dozave të vaksinave, raporton SchengenVisaInfo.com.

Sidoqoftë, ndër vendet që aktualisht pranojnë dhe njohin si vaksinim të plotë kombinimin e dy dozave të vaksinave të ndryshme kundër COVID-19, janë shtetet e mëposhtme:

Danimarka

Ky vend jo vetëm që ka vaksinuar rreth 144,000 danezë me vaksina të përziera, por gjithashtu lejon hyrjen për ata që janë të vaksinuar me doza të ndryshme, për sa kohë që të dyja injeksionet janë nga një vaksinë e njohur nga EMA.

Gjermania

Autoritetet shëndetësore gjermane pranojnë kombinimin e vaksinave, madje edhe vetë kancelarja gjermane Angela Merkel është vaksinuar me një dozë nga AstraZeneca, dhe më pas me një dozë nga Moderna.

Italia

Që nga mesi i qershorit, Agjencia Italiane e Barnave (Aifa) ka njohur vaksinat e përziera si vaksinim të plotë.

Franca

Që nga marsi, Franca i ka njohur vaksinat e përziera si imunizim i plotë. Sidoqoftë, udhëtarët duhet të jenë vaksinuar me një kombinim të vaksinave të autorizuara nga EMA, për të hyrë në Francë.

Spanja

Ashtu si autoritetet shëndetësore daneze, një studim i kryer në Spanjë me më shumë se 600 pjesëmarrës, zbuloi se vaksinimi me AstraZeneca dhe më pas me Pfizer, është më efektiv se vaksinimi me doza të të njëjtës vaksinë.

Norvegjia

Vendi miratoi kombinimin e vaksinës Pfizer dhe Moderna dhe madje njoftoi se po punon me autoritetet britanike për të njohur praktikën e vaksinimit të kombinuar.

Para se të rezervoni një fluturim, të gjitha qeveritë rekomandojnë që të kontrolloni kërkesat e hyrjes në destinacionin ku dëshironi të shkoni. VisaGuide.World ju mundëson të kontrolloni falas nëse një vaksinë është e autorizuar në një vend të caktuar.

Travel to EU: Which EU Countries Accept Mixed COVID-19 Vaccine Doses

Artikulli paraprakMoska konkurron për ndikimin në Arktik me flotën akullthyese bërthamore
Artikulli tjetërPagesa, afishe apo falas? Spanja mendon për të ardhmen e autostradave