Startup Weekend Mobility Balkans

Mësoni si të mendoni, zhvilloni dhe ndërtoni një startup në 54 orë emocionuese. Techstars Startup Weekend është një hyrje emocionuese në botën e startup-eve. Gjatë tre ditëve të mbushura me aktivitete, do të takoni mentorët, investitorët, bashkëthemeluesit dhe sponsorët më të mirë për t’ju treguar se si të bëni më shumë, më shpejt — dhe, ndoshta edhe ta krijoni atë ide binesi.

KY EDICION I STARTUP WEEKEND BALKANS PRANON VETËM IDE TË LIDHURA ME LËVIZSHMËRINË

Tema “Lëvizshmëri e zgjuar dhe e qëndrueshme. Lidhje më e mirë.’ kërkon të sjellë në pah dhe të nxisë sinergjitë midis njerëzve, vendeve dhe mjedisit. Me ekspertizë, kreativitet dhe përkushtim për rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e ndryshimit të sjelljes në favor të lëvizshmërisë së qëndrueshme dhe të zgjuar, përveç arritjes dhe krijimit të lidhjeve midis rajonit dhe njerëzve.

Këtë 18-20 nëntor, Prishtina do të presë edicionin e saj të parë të Techstars Startup Weekend Balkans. Edicioni i parë u zhvillua në vitin 2021, në Tiranë, Shqipëri./businessmag

Artikulli paraprakZbulohet kopshti tropikal magjik në aeroportin e Katarit pak ditë përpara Kupës së Botës [Foto]
Artikulli tjetërKur arroganca mund të dëmtojë organizatën tuaj

Comments are closed.