Aksionet e Brodacom ranë me 8.6% duke fshirë mese 9 miliardë dollarë në vlerë tregu prej kompanisë e cila në të kaluarën kishte zyrat qendrore në Azi po tashmë në Amerikë.
Broadcom dërgoi një valë goditëse në industrinë e prodhimit të çipeve ditën e Premte ku paralajmëroi se lufta tregtare SHBA-Kinë dhe ndalimi i të bërit biznes me Huawei do ti shkaktojë kompanisë një humbje prej 2 miliardë dollarë.
Paralajmërimi i Broadcom është prova më e qartë e dëmit që po shkakton lufta tregtare e Trump me Pekinin.
Aksionet e Brodacom ranë me 8.6% duke fshirë mese 9 miliardë dollarë në vlerë tregu prej kompanisë e cila në të kaluarën kishte zyrat qendrore në Azi po tashmë në Amerikë.
Prodhuesi e çipeve si Qualcomm, Applied Materials, Intel, AMD dhe Xilinx gjithashtu panë aksionet të binë mes 1.5% deri në 3%.
Aksionet e pothuajse të gjithë furnizuesve të Huawei ranë.
Huawei përbënte 900 milionë dollarë shitje të Broadcom, ose 4% të tij. Industria e semikonduktorëve është ballafaquar me kërkesë të ulët që prej mesit të 2018-ës dhe lufta e fundit gjeopolitike së bashku me sanksionet ndaj Huawei janë një shok më tepër.
Broadcom i cili njihet për çipet e Wi-Fi, Bluetooth dhe GPS tek smartfonët, gjithashtu është një furnizues i madh i Apple.
Edhe CEO i një tjetër gjiganti Amerikan të prodhimit të çipeve Micron Technology tha se sanksionet ndaj Huawei sjellin paqartësi dhe shqetësime në industrinë e semikonduktorëve. /CIO Albanian