Telegram prezantoi shërbimin e ri Passport

Telegram prezantoi një funksion të ri të quajtur Passport, një opsion për kyçjen në shërbime të cilat kërkojnë ID dhe dokumente reale.

Me Passport përdoruesit mund të ruajnë të dhënat dhe skedarët e tyre në Telegram Cloud dhe ti kalojnë në shërbime që e kërkojnë këtë informacion.

Veçanërisht shërbimi do të jetë i dobishëm për shërbimet financiare apo ICO-të të cilat kërkojnë karta identiteti reale, pashaporta apo dokumentacione të tjera.

Me Passport mund të ngarkoni dokumentet dhe informacionet personale të cilat përdoruesit mund ti kalojnë tek pajisjet e suportuara me një klikim.

Natyrisht çdokush mund të ngrejë shqetësim sigurinë sepse këto dokumente të provojnë identitetin tuaj duhet të jenë edhe më privatet.

Telegram thotë se çdo e dhënë e informacion i ngarkuar në Passport do të ketë enkriptim fundor.

Për më tepër të dhëna enkriptohen edhe me një fjalëkalim. Që të jetë i dobishëm Telegram Passport duhet të mbështetet nga kompanitë dhe aktualisht vetëm një e bën: ePayments.com.

Passport do të jetë falas për zhvivlluesit së bashku me detajet për integrimin e shërbimit. /CIO Albanian

Artikulli paraprakPërqendroje mendjen tënde
Artikulli tjetërSanksionet kundër Huawei japin goditjet e para ndaj gjigandëve Amerikan të teknologjisë