Rrisni produktivitetin duke lyer zyrën tuaj!

 

Tingëllon pak e çuditshme? Është mëse e vërtetë. Ngjyrat e zyrës suaj ndikojnë në ecurinë e biznesit tuaj. Fillimisht ato ndikojnë tek humori që ju do të keni gjatë gjithë ditës dhe nëse ai nuk është i mirë, të njëjtën rrugë do të marrin edhe punët tuaja.

Ngjyrat ndodhen kudo dhe ndikimi që ato kanë tek ne nuk duhet të nënvlerësohet. Sistemi ynë nervor kërkon gjithmonë të stimulohet dhe zgjedhja e duhur e ngjyrave është mënyra më e mirë.

Ato mund të ndryshojnë humorin tonë dhe të na bëjnë që të ndihemi më pak të lodhur (ngjyrat e gabuara të dhomës apo zyrës suaj mund të jenë arsyeja e një produktiviteti të ulët). Syri i njeriut mund të shikojë deri tek 7.000.000 ngjyra.

Disa ngjyra dhe në veçanti disa kombinime ngjyrash mund të irritojnë syrin, të shkaktojnë dhimbje koke, apo edhe t’ju bëjnë që të ndihemi të sëmurë.

Rrjedhimisht, zgjedhja e ngjyrave të duhura rrit produktivitetin tuaj, zvogëlon lodhjen, dhe shplodh pothuajse të gjithë muskujt e trupit tuaj.

Kjo është arsyeja pse McDonald e përdor shumë ngjyrën e verdhë, e cila të sjell gëzim dhe freski.

Kjo është arsyeja se përse zyrat e Starbucks janë të lyera me ngjyrë jeshile dhe gështenjë. Të dyja këto janë ngjyra që të falin komfort dhe ndjenjën e ngrohtësisë.

Kjo është arsyeja se përse zyrat e kompanisë së çokollatës Hershey janë të lyera me ngjyrë kafe. Kjo ngjyrë të krijon idenë e ngrohtësisë dhe të qenit të bashkuar sepse ku ka më mirë sesa të pish një filxhan çokollatë i rrethuar nga miq.

Është shumë e rëndësishme që në një ambient pune të ndihesh mirë, i shplodhur dhe me dëshirën për të qënë sa më kreativ. Por cilat janë ato ngjyra të cilat ndihmojnë në rritjen e produktivitetit, por pa tërhequr shumë vëmendje?

Më poshtë do të lexoni disa këshilla të vogla, për të ditur se nga t’ia filloni:

1. Portokallia: Zakonisht përdoret në muret e palestrave, në sajë të aftësisë së saj për të shkaktuar gëzim, entuziazëm dhe energji. Por do të ishte një zgjedhje shumë e mirë nëse ju do ta përdornit edhe në zyrat tuaja. Një gjë e tillë nuk do të thotë që të lyeni të gjitha muret e zyrës, por mund të vendosni ndonjë vazo në ngjyrë portokalli, jastëkë apo edhe perde në po të njëjtën ngjyrë.
2. E kuqja: Njihet si ngjyra e cila ndikon në rritjen e produktivitetit sepse është në gjendje që të shkaktojë rritje të nivelit të gjakut dhe rrahje të shpeshtuara të zemrës. Kjo është ngjyra e duhur në rast se doni të rrisni ndjenjën e kënaqësisë. Është një stimulus mjaft i mirë i bisedave konstruktive dhe bashkëpunimit midis njerëzve.

3. Blu e hapur: Bluja e zbehtë, nuk të shkakton ndjenjën e kreativitetit dhe të energjisë, gjë që kërkohet nga pjesa më e madhe e drejtuesve. Por e kundërta ndodh me blunë e hapur, e cila të ndihmon për të qenë sa më i përqendruar dhe rrjedhimisht më produktiv.
4. Kafja: Është e vërtetë që ngjyra kafe nuk ka të njejtin ndikim si bluja apo edhe e kuqja, por nga ana tjetër ajo të krijon një ndjenjë sigurie, e cila është shumë e nevojshme në një ambient pune.

 

Zgjedhjet më të këqija të ngjyrave për të lyer zyrën tuaj:

  1. E verdha: Kjo ngjyrë është shumë irrituese aq sa mund t’ju bëjë që të largoheni nga zyra. Evitoni lyerjen e mureve me këtë ngjyrë, por kjo nuk do të thotë që ju të mos mbani ndonjë objekt me këtë ngjyrë.

2. Lejlaja: Edhe pse në disa raste një ngjyrë e tillë të krijon idenë e ngrohtësisë, gjithsesi nuk është ngjyra e duhur për të lyer zyrën. Kjo sepse një ngjyrë e tillë është ideale për të krijuar ambiente romatike, gjë që do të ishte plotësisht gabim për një ambient zyre.

3. Jeshile, e kuqe e ndezur, rozë e fortë: Megjithëse disa ngjyra të forta ndikojnë pozitivisht në ecurinë tuaj në punë, këto që janë përmendur më sipër nuk janë aspak. Ato të shkaktojnë ndjenja shpërqendrimi dhe janë shumë lodhëse për syrin.

Artikulli paraprak25 CEO-t më të mirë në SHBA në vitin 2022, sipas punonjësve
Artikulli tjetërKolumnisti britanik: Katarit duhet t’i kërkojmë këshilla, jo t’i japim leksione