Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Nëntor 2020
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin nëntor 2020, viti bazë 2015=100
Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.1% në muajin nëntor 2020, krahasuar me muajin tetor 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (2.6%)- ngritje e çmimeve të vezëve; vajëra dhe yndyra (1.5%); perime (3.1%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj., (0.4%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.3 për qind në IHÇK.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-3.9%); veshje (-2.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2 për qind) në IHÇK.
Norma vjetore e inflacionit, e matur në muajin nëntor 2020, me muajin nëntor 2019 ishte (-0.3%). Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-5.4%); veshje (-2.7%); gaz (-3.1%); blerja e automjeteve (-1.7%); përdorim i pajisjeve për transportin personal (-14.3%) – rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-1.5 për qind) në IHÇK.
Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.6%); mish (1.3%); qumësht, djathë dhe vezë (2.6%); vajra dhe yndyra (3.4%); perime (6.7%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (2.5%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (1.2%); duhan (1.9%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj., (1.1%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (4.5%); shërbime ambulantore (4.8%); shërbime për transport (2.3%) – ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror; shërbime hoteliere (1.6%); kujdes personal (1.7%); gjëra personale (1.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.2 për qind në IHÇK.