Apple, smart working të paktën deri në qershor 2021

CEO i Apple, Tim Cook, konfirmoi që kompania do të vijojë të përshtasë formulën e smart working të paktën deri në qershor të vitit 2021.

Sipas Bloomberg, Cook dha detaje të reja mbi planin e shoqërisë për t’u kthyer në punë në një mbledhje virtuale me punonjësit, duke thënë se edhe pse nuk mund të zëvendësohet kurrë bashkëpunimi ballë për ballë, ka ende mënyra për të përmirësuar dhe për të mësuar edhe duke punuar nga shtëpia.

Njoftimi e vë kompaninë në të njëjtën linjë me gjigantë të tjerë të fushës hi-tech, nga Microsoft te Facebook, Google e Amazon.

“Nuk ka asgjë që mund të zëvendësojë bashkëpunimin ballë për ballë – tha Cook – por kemi mësuar shumë se si mund të zhvillojmë punën tonë jashtë zyrës duke mos sakrifikuar produktivitetin apo rezultatet. Të gjitha këto mësime janë të rëndësishme dhe kur të lëmë pas krahëve këtë pandemi, do të mbajmë të gjitha të mirat e Apple, të cilave do t’u shtojmë më të mirën që kemi përfituar nga ndryshimet e ndodhura këtë vit “.

CEO i Apple shtoi që shumë punonjës mund të rikthehen në Apple Park dhe në zyrat e tjera të kompanisë, vetëm duke nisur nga qershori i vitit 2021. Aktualisht në kampus po punojnë rreth gjysma e punonjësve, kurse pjesa tjetër punojnë nga shtëpia.

Cook u tha punonjësve që, pas “sfidave të muajve të fundit” të gjithë do të marrin pushime shtesë, të paguara, të planifikuara më 4 janar. /monitor/

Artikulli paraprakRënie e inflacionit edhe në muajin nëntor
Artikulli tjetërKëta influencerë në fushën e teknologjisë fitojnë 165,000 € në muaj nga YouTube