Pyetja që bën Elon Musk në çdo intervistë para se të punësojë dikë

Zakonisht intervistat e punës janë stresuese, veçanërisht nëse punëdhënësi është Elon Musk.

Pronari i Tesla dhe Space X, sigurohet që të gjithë procesin ta vështirësojë edhe më shumë me një pyetje specifike që ua bën atyre që kanë përballë. Pyetja e famshme u zbulua nga Tanya Zakowich përmes llogarisë së saj personale në TikTok.

Pyetja është kjo: “Ju jeni duke qëndruar diku në sipërfaqen e Tokës. Shkoni një milje në jug, një milje në perëndim dhe një milje në veri. Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?”.

Rreth 4000 njerëz kanë dhënë versionin e tyre, ku përgjigja e saktë është Poli i Veriut sipas Ashlee Vance që shkroi biografinë e Elon Musk.

Artikulli paraprakPse shumica e CEO-ve po përgatiten për një recesion?!
Artikulli tjetër“Jeta nuk është vetëm punë” – Dorëheqjet masive të italianëve, pandemia ua “hapi sytë”