Pse pajisjet ‘Apple’ konsiderohen si më të sigurta në raport me ato ‘Android’?

Çfarë është ajo që i bën pajisjet ‘Apple’ më pak të rrezikshme në raport edhe me pajisjet më të përparuara Android? Ta shohim se për çfarë bëhet fjalë.

Shpesh mund të dëgjoni se telefonat e mençur dhe tabletët ‘Apple’ janë më të sigurt kur bëhet fjalë për kërcënime të tilla si pirateria, malware ose përcjellja e gjithçkaje që bëni në internet.

Por a keni menduar ndonjëherë pse ndodh kësisoj? Çfarë është ajo që i bën pajisjet ‘Apple’ më pak të rrezikshme se ato Android?

Këtu keni një përmbledhje nga Make Us of Us të pesë arsyeve që e dallon ‘Apple’ nga konkurrenca kur bëhet fjalë për sigurinë.

  1. Ekosistemi i mbyllur

Produktet e ‘Apple’ janë pjesë e një ekosistemi të mbyllur mbi të cilin ‘Apple’ ka kontroll të plotë dhe të vendosur, qoftë hardware apo softuer. Mund t’ju ​​pëlqejë ose jo, por padyshim që ka përparësitë e tij në mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike.

Për shembull, kërkohet mjaft shumë për të shkarkuar aplikacione jashtë ‘App Store’ zyrtar, kështu që rreziku i ekspozimit ndaj malware është më i ulët.

Plus, kur bleni një pajisje ‘Apple’ ajo do të ketë një variant të pastër të ‘iOS’ dhe asgjë më shumë në të, me një rast të rastit, një aplikacion të para-instaluar si përjashtim. Në ‘Apple’, pra, ata e dinë saktësisht se çfarë ju kanë dorëzuar dhe mund të reagojnë shpejt nëse paraqitet nevoja.

  1. Azhurnime të rregullta

Në ‘Android’, azhurnimet e programeve mund të jenë si një lloj lotarie. Disa prodhues do t’i dorëzojnë ato rregullisht, ndërsa të tjerët do ta bëjnë këtë në mënyrë sporadike ose do të ndalen plotësisht pas një kohe.

Mirëpo një gjë e tillë nuk ndodh me ‘Apple’. Kur të shfaqet një lansim i ri i sistemit operativ, ai do të jetë i disponueshëm menjëherë për këdo që pajisjet e tij e suportojnë të njëjtin. Kjo e redukton ndjeshëm mundësinë e keqpërdorimit të dobësive të zbuluara të sigurisë.

  1. Kushte strikte

‘Apple’ ka rregulla shumë strikte të cilave zhvilluesit duhet t’u përmbahen nëse duan të vendosin aplikacionin e tyre në ‘App Store’ dhe në përgjithësi ata u përmbahen atyre vazhdimisht. Përveç kësaj, ata insistojnë në mundësinë e përjashtimit të veçorive të tilla si, për shembull, ndjekja (follow).

  1. Të gjitha aplikacionet janë të izoluara

Secili aplikacion ‘iPhone’ ose ‘iPad’ funksionon veçmas. Mund të komunikojë me aplikacione të tjera, por është mjaft i kufizuar dhe duhet t’i ndjekë rregullat e paracaktuara. Si rezultat, shanset që, për shembull, një aplikacion i infektuar me malware mund të fillojë ta përhapë atë në aplikacione të tjera janë shumë më të ulëta sesa me ‘Android’.

  1. Shënjestër më e vogël

Për shkak se produktet e ‘Apple’ zakonisht janë të shtrenjta, ato janë në dispozicion për më pak njerëz dhe për këtë arsye kanë më pak përdorues. Vetëm rreth një e katërta e të gjithë telefonave inteligjentë në botë, përdorin sistemin ‘iOS’. Kjo është arsyeja pse ata janë më pak interesantë për kriminelët kibernetikë, të paktën ata që duan të bëhen pre e tyre duke u përpjekur të kapin sa më shumë pajisje të jetë e mundur.

Prapë, kjo nuk e bën ‘iPhone’ ose ‘iPad’ tuaj më të sigurt, por vetëm një shënjestër diç më pak interesante për ta sulmuar, shkruan Make Use Of.  /kallxo/

Artikulli paraprakZgjoji aftësitë
Artikulli tjetërPyetjet në një intervistë pune që thonë për ju, më shumë se sa mendoni