Linkedin njofton raundin e dytë të shkurtimeve ndërsa sektori i teknologjisë vijon të tkurret

Shkurtimet prekin 3 përqind të stafit prej 20 mijë punonjësish duke rritur më tutje numrin e dhjetëra mijëra punonjësve të pushuar nga puna në sektorin e teknologjisë.

Linkedin njoftoi ditën e Hënë se do të shkurtojë 668 punonjës në ekipet e inxhinierisë, talentit dhe financës ndërsa është raundi i dytë i shkurtimeve këtë vit për rrjetin social profesional përballë ngadalësimit të të ardhurave.

Shkurtimet prekin 3 përqind të stafit prej 20 mijë punonjësish duke rritur më tutje numrin e dhjetëra mijëra punonjësve të pushuar nga puna në sektorin e teknologjisë.

Ky sektor ka humbu 141,156 punonjës në gjysmën e parë të vitit krahasuar me 6 mijë një vit më parë. Linkedin gjeneron fitim përmes shitjes së reklamave apo duke tarifuar për abonime që blihen nga profesionistët e rekrutimit dhe shitjeve.

Në Maj Linkedin kishte shkurtuar 716 vende pune në disa divizione. Në tre mujorin e kaluar Linkedin raportoi rritje të të ardhurave me 5 përqind krahasuar me 10 përqind një tre mujor më parë.

Platforma ka 950 milionë përdorues.

Artikulli paraprakMos e mëso veten me justifikime!
Artikulli tjetërPadi Zuckerberg-ut nga 33 shtete amerikane: Na morri në qafë fëmijët!