Ballina Blog Faqe 700

Programet synojnë të kthejnë rrjedhjen e trurit

Qeveria, OJQ-të dhe bizneset ofrojnë programe për të trajnuar dhe punësuar të rinjtë.

Vendet që nga Turqia në Evropën Juglindore po ndeshen me sfidën e mbajtjes së talenteve të reja nga kërkimi i karrierës gjëkundi tjetër dhe për t’i bindur ata që kanë mbetur të kthehen.

Qeveritë dhe organizatat në disa vende po përdorin një variacion nismash për të luftuar atë që disa analistë i referohen si një rrjedhje e trurit.

Zyrtarët në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH) për shembull, kanë shpresë se programet e institucionalizuara kohët e fundit për të trajnuar të rinjtë dhe për t’i mbështetur ata në gjetjen e punësimit do të japin frute shpejt, ndërsa disa tregtarë në Serbi dhe Turqi po ofrojnë nisma për të joshur punonjësit që kanë shkuar jashtë që të kthehen në atdhe.

“Dhjetë mijë të rinj kanë ndjekur Programin e Punësueshmërisë dhe të Ruajtjes së Rinisë dhe më shumë se 400 prej tyre gjetën një punë pas trajnimit,” i tha SETimesAlma Sunje, një nga bashkëdrejtuesit e Zyrës Ndërkombëtare të Migracionit.

Agjencitë qeveritare të BiH dhe OJQ-të nisën programin dy vjet më parë dhe kanë hapur që atëherë 16 qendra anembanë vendit në të cilat ofrohen kurse pa pagesë të anglishtes dhe shkencës së kompjuterit, përveç këshillave për punësimin.

BiH dhe Serbia janë prekur më shumë nga rrjedhja e trurit ndonse i gjithë rajoni mund të jetë një shembull për problemin, sipas Raportit vjetor të Konkurrueshmërisë të Forumit Ekonomik Botëror që mbulon 144 vende.

Më shumë se 130,000 të rinj janë larguar nga BiH që nga fundi i konfliktit më 1995 dhe rreth 300,000 të rinj janë larguar nga Serbia në dy dekadat e fundit.

Disa firma private të tilla si Coca Cola Hellenic, një nga kompanitë më të mëdha rajonale, ka nisur programet që kanë për qëllim të mbajnë të rinjtë në Serbi.

“Coca Cola Talent është një program nëpërmjet të cilit ne zgjodhëm shtatë nxënës për trajnim dhe bursë shkolle dhe për punësim në fund të programit,” i tha SETimesNatasha Prodanoviç, drejtore e burimeve njerëzore në Coca Cola Hellenic në Serbi dhe Malin e Zi.

Prodanoviç tha se kompania e saj ka një buxhet të madh për trajnimin personal dhe jep bursa për Fakultetin e Shkencave Organizative në Beograd.

“Ne gjithashtu kemi një numër programesh të tjera nëpërmjet të cilave inkurajojmë njerëzit të qëndrojnë dhe t’ia dalin në Serbi,” tha Prodanoviç.

Firmat turke, të tilla si Industritë Turke të Aero-hapësirës kanë shkuar një hap më tej, duke prodhuar programe të “fitimit të trurit” që kanë për qëllim të joshin të rinjtë e edukuar turq të kthehen nga vendet jashtë ku punojnë aktualisht.

Ekonomia turke ka rregjistruar rritje të lartë në vitet e fundit dhe ndonëse norma e papunësisë për të rinjtë është ende e lartë, më shumë se 40 përqind , ajo ka rënë vazhdimisht.

“Ne besojmë në kthimin e traditës së ikjes së trurit duke tërhequr shtetasit turq që kanë ndjekur nga afër shpikjet teknologjike dhe organizative [jashtë], kanë aftësi informacioni dhe përvojën e duhur për ekonominë dhe prodhuesit e vendit tonë, për të bërë një dallim,” i tha SETimesOja Tansu, drejtore e Industrive Turke të Aero-hapësirës.

Paga dhe standarte mbi mesatare, çmime dhe shpërblime, sigurime private si dhe sigurime sociale, janë disa nga nxitjet që ofron kompania.

Tansu tha se informacioni është në dispozicion në faqen në internet të kompanisë dhe çdo inxhinier i specializuar në aero-hapësirë mund të aplikojë drejtpërsëdrejti.

Disa janë skeptikë se në shoqëritë e prekur keq nga kriza ekonomike, programet e fitimit të trurit do të bëjnë shumë dallim.

“Unë kisha mundësinë të shihja se si programi i ‘fitimit të trurit’ funksionon ndërsa isha në SHBA,” i thaSETimesBoris Tihi, profesor i ekonomiksit në Universitetin e Sarajevës.

“SHBA i fton studentët të përfundojnë arsimin e tyre atje, u jep bursa, ofron të gjitha kushtet e nevojshme. Puna e vetme e studentëve është të mësojnë. Natyrisht, pas kësaj, studentët nuk kanë dëshirë të kthehen në BiH,” tha Tihi.

“Për të tilla programe, na duhet kohë dhe para. Për fat të keq nuk kemi para apo kohë.”/set

Si mund të jetohet me 1,5 euro në ditë në Kosovë?

Papunësia ka rritur përqindjen e varfërisë në Kosovë. Të prekura më shumë janë familjet e mëdha, aty ku ka numër të madh të të papunëve në familje, si edhe personat me shkallë të ulët arsimore e femrat kryefamiljare.
Ajshe Krasniqi me banim në Prizren po i rrit të katër fëmijët e saj me mundim. Megjithëse e veja e një punëtori të dikurshëm, ajo nuk gëzon asnjë lloj pensioni dhe i vetmi burim ekzitence me te cilin shtyn një ditë në tjetrën janë ndihmat e njerëzve vullnetmirë.« Jetoj me social, me ndihma qysh mundem. Kurrqysh…Me 60 euro. As bukë s´po del me u ngi! Çka me ba ?! Burri m´ka vdek 59 vjet. Tash pension as kurrgja. Jetë e vështirë me katër jetima…Vec kush na njeh, dikush miell, dikush vaj, e po kalojmë. Mos me na ndihmu populli, na veç me vdek… ».

Servete Krasniqi nga Juniku me bashkëshortin dhe të pesë fëmijët, e cila që 13 vjet jeton si e pastrehë thotë se : «Jetojmë diqysh, si n´baraka ma. Kush t´na zgjat dorën, si sot. Kemi kërku zgjidhje qe 13-të vjet. Komuna ende s´ka zgjidhje për ne. Tash po presim kush t´na zgjat doren, e kurgja ´kmi ble, as tesha për fmij a kurrgja hiç, ishallah ka diçka për fmij e i gëzojmë nga pak ».
Asistenca sociale jo gjithmonë mbërrin atje ku ka vërtet nevojë

Mejreme Hadërgjonajt, 73 vjeçare nga komuna e Deçanit, megjithëse e sëmurë dhe me bashkëshortin invalid, i është ndërprerë ndihma sociale. «S´marrim kurrnjisend veç pensionit. Përpara kemi mar e qe tri vjet jo. As s´ka ardhë kush me na pa veç juve, pasha kryet e vllaznive ! » Edhe jeta Sahit Loshajt nga Carrabregu, është e rëndë. Ai jeton me bashkëshorten e të pesë fëmijët me një pension prej 45 eurosh. « Mos vet hicç! Gja s´kam veç pak tokë e po mundohna me nxjerr diçka,e boll pak. Vallahi, ma në nevojë s´asht kush,veç s´kam mujt me i thanë kujt gja. Jo vallahi ! »

Sipas statistikave të Bankës Botërore, rreth 34-48 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë nën kufirin e varfërisë, kurse 12 për qind në varfëri të skajshme. Përqindja e varfërisë është më e lartë në familjet e mëdha, në amvisëritë me numër të madh të të papunëve, tek ata me shkallë të ulët të arsimit dhe te kryefamiljaret femra. Sipas Nora Sahatçiut, eksperte për Koordinim e OKB-së, në Prishtinë :« Megjithëse të dhënat janë të tre viteve paraprake dhe Banka Botërore së shpejti pritet të dalë me statistika të reja, aktualisht kemi një fluks në mes të 34 për qind dhe 48 për qind të varferisë relative, dmth njerëz, që jetojnë me 1.5 euro në ditë, kurse varfëria e skajshme me ata që jetojnë me 90 cent ne ditë është 12 deri në 14 për qind. Të dhënat ndryshojnë varësisht nga agjencitë e OKB-së dhe janë bërë para regjistrimit të popullsisë më shifra të përafërta. Por, Banka Botërore do të dal me raport të ri në nëntor të këtij viti».

Indikatorë të shumtë të varfërisë në Kosovë
Sipas koordinatores Sahatçiu, arsyet përse Kosova ballafaqohet me shifra të tilla varfërie janë resurset e limituara financiare dhe kriza globale. «Por, jo gjithmonë problemet zgjidhen me të holla. Shumë gjëra, të cilat mund t´i bëjmë me burimet ekzistuese financiare dhe natyrore . Pengesat më të mëdha janë ligjet, të cilat edhe pse të përpiluara me standardet më të reja evropiane nuk po zbatohen si duhet në nivel lokal. Prandaj ka ngecje në përafrimin e jetës së dinjitetshme për qytetarët e Kosovës ».
Sipas Ministrisë për Punë dhe Mirëqenien Sociale, familjet me nëna kryefamiljare, niveli i ulët i arsimimit dhe mungesa e zhvillimit të zonave të thella, janë faktorë të rritjes së varfërisë. Por bazuar në zvogëlimin e numrit të familjeve që përfitojnë nga asistenca sociale, ka rënie të varfërisë krahasuar me të kaluarën, pohon Behxhet Gaxhiqi, këshilltar në MPMS të Kosovës. « Në vitin 2008 kemi pas 37,000 familje me asistencë sociale, ndërsa tash i kemi 32 000, pra 5000 me pak. Kjo ka ndodh pas një verifikimi të saktë nga Qendra për Punë dhe Mirëqënie Sociale të familjeve të cilat me të vërtet i plotësojnë kriteret ».

Papunësia kap shifra rekord në Kosovë
Inflacioni në rritje dhe papunësia thellojnë varfërinë
Inflacioni pothuajse i trefishuar në muajt e fundit dhe shkalla e papunësisë prej 45 për qind në rritje e sipër me 73 për qind tek te rinjte – 57 per qind te femrat dhe 41 per qind te meshkujt, thellojnë varfërinë. Ndërsa, përpjekjet per zvogëlimin e këtyre shifrave, qoftë me donatorë apo me buxhetin e qeverise, vazhdojnë, thotë z.Gaxhiqi. »Me buxhetin e qeverisë por edhe me mbështetjen e donatorëve, si Banka Botërore, Komisioni Evropian, UNDP etj., me projekte për punësim të qëndrueshëm ne po arrisim të zbusim numrin e lartë të papunësisë dhe me këtë edhe të varfërisë, në përpjekje të vazhdueshme për ngritjen e mirëqënies së qytetarëve tanë».
Në vazhdën e përpjekjeve të mobilizimit të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për t’i dhënë fund varfërisë në Kosovë, organizata dhe agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara me moton « Vetëm me zërin dhe veprat tuaja, së bashku mund t’i japim fund varfërisë » shënuan për të 7-tën herë Javën për Luftimin e Varfërisë./dw

Kurban Bajrami sjell para në Ballkan

Festa e sakrificës (Kurban Bajrami) u jep turqve një arsye për të përthithur kulturën e Ballkanit e është një fat i papritur për hotelet e agjentët e udhëtimeve.

Mijëra turq po kalojnë Kurban Bajramin (Eid al-Adha), apo festën e sakrificës, në Ballkan këtë vit, duke gjetur mundësinë gjatë festës për të vizituar Maqeedoninë, Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjë dhe Hercegovinën (BiH) e Kroacinë.

Rreth 10,000 turq po bëjnë pushime në Dubrovnik, Kroaci, ndërsa rreth 5,000 të tjerë janë shpërndarë anembanë rajonit, ku festa, që kremtohet nga e enjtja (25 tetor) deri të dielën, është e njohur si Kurban Bajrami.

“Për tre ditë ishin në Maqedoni. Që aty shkuam në Shqipëri, Malin e Zi, Bosnjë e Kroaci,” i tha SETimesIzeet Jildas, një udhërrëfyes turistik. ” Vetëm nëpërmjet agjencisë sime më shumë se 1,000 vetë nga të gjitha pjesët e Turqisë erdhën këtu.”

Midis miqve kishte turq që jetonin në pjesën turke të Qipros, të tillë si 73-vjeçari Mehmed Adilj. Ai tha se ishte mahnitur nga ç’farë kishte parë në Ballkan, veçanërisht në Ohër e Sarajevë.

“Eshtë këndshëm këtu. Nuk e imagjinoja një mënyrë më të mirë për të kremtuar [festën], sesa bërja e këtij udhëtimi në Ballkan. Dëshironim të shihnim sesi është të jetosh këtu. Jam i ngazëllyer nga njerëzit, historia, kultura e arkitekturës së lashtë,” tha ai.

“Prej dy vitesh, doja të vija në Maqedoni, kështu që tani pata mundësinë t’a bëj këtë për festën. E ‘takova’ Ballkanin nëpërmjet serive turke të TV sepse disa nga to janë bërë këtu. Destinacioni më popullor për ne ishte Dubrovniku, por ka një interesim të madh për Maqedoninë gjithashtu,” tha Sergjun Tuje, turist nga Qiproja e Veriut.

Turqit thonë se pushojnë në Ballkan sepse është më lirë se në Turqi, me disa prodhime që kushtojnë sa gjysma e çmimit në vendin e tyre. Turqia është e lidhur me Ballkanin nëpërmjet historisë e kulturës, duke përfshirë sundimin e perandorisë otomane.

Shumë shtetas turq i kanë rrënjët në Ballkan e kanë një dëshirë të madhe që të shohin ku kanë lindur parardhësit e tyre, i tha SETimesTurkan Sanxhak, një agjent turistik nga Stambolli.

“Ka mjaft njerëz që janë nga Maqedonia e që shumë vite më parë u transferuan për të jetuar në Turqi. Përveç Maqedonisë, dëshirojnë të vizitojnë gjithashtu Prishtinën e Prizrenin në Kosovë, sepse mjaft prej tyre i kanë rrënjët prej andej gjithashtu. Ata janë të interesuar për Budvën e Kotorin në Malin e Zi e Sarajevën në Bosnjë,” tha ai.

“Im atë ka lindur në Turqi e dëshiroja të shihja ato vende. Kam shumë miq shqiptarë e boshnjakë e kjo është se pse jam i interesuar në mentalitetin e kulturën e njerëzve në këto vende. Ajo që la shenjë më të madhe në mua, ishin e vjetra e rrugët e vjetra,” i tha SETimes Jilmit Filiz, një qytetar nga Stambolli.

“Në grupin tim kishte njerëz nga Ankaraja, Bursa, Adanaja, Antalija. Turqit dëshirojnë të shohin territoret që janë qeverisur prej tyre e kjo është se pse këto vende janë kaq interesante për ta. Maqedonia e Ballkani kanë gjithçka për t’iu ofruar turqve,” i tha SETimesAhmed Arslan, një udhërrëfyes turistik nga Stambolli.

Shtetasit turq nuk kanë nevojë për vizë në Ballkan e operatorët e udhëtimeve thanë se marrin 15 euro për çdo vizitor. Hotelet gjithashtu ulën çmimet për të tërhequr turistët turq. Vizitorët në Ohër u trajtuan me një darkë të posatçme maqedonase e zbavitje.

“Çdo javë, në Ohër e në hotelet tona vijnë miq nga Turqia, por për festë, kishte shifra shumë më të mëdha. Pas turistëve holandezë, turqit janë të dytët në numër në Maqedoni,” tha Filip Misheski, administrator i hotel Metropol në Ohër./set

Bizneseve të huaja u kërkohet haraç

Shumë investitorë që u larguan nga vendi deklarojnë se përveç sfidës së mbrojtjes së aktiviteteve të tyre kanë marrë edhe kërkesa për marrje të haraçit apo të përqindjes në investim në biznesin e tyre.

Një fakt të tillë thotë të ketë dëgjuar edhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari- Lila e cila kërkon që këto kërcënime të publikohen në mënyrë që të merren masat adekuate.

Shoqatat e biznesit dhe ekspertë të ekonomisë kërkojnë që të bëhet më shumë në këtë aspekt.
Në raportin e fundit të Bankës Botërore për të bërit biznes, Kosova renditet në vendin e 100 në mbrojtjen e investitorëve, e që është 75 vende më lartë se vitin e kaluar.kohaislame

VALA për Kurban Bajram 2 cent thirrjet dhe SMS-të

Për nderë të festës së Kurban Bajramit operatori publik mobil Vala do t’i ulë çmimet për komunikim.
Sipas zyrtarëve të Valas gjatë Festës së Kurban Bajramit komunikimi do të jetë më i lirë pasi që sms dhe minutat për komunikim do të jenë vetëm 2 centë.

Kjo ofertë do të vlejë që nga dita e enjte në mesnatë dhe zgjasë gjatë tërë ditës së festës së Kurban Bajramit deri në mesnatë.

Gjithashtu gjatë kësaj feste, PTK do të aplikojë periudhën extra off peak, ku çmimi për minutë është është 2 cent, ndërkohë që edhe çmimi për SMS gjatë kësaj periudhe do jetë i njëjtë me atë të zërit2 cent.

Kjo do të thotë se të gjithë konsumatorët e Vala-s do të përfitojnë nga kjo ofertë e re duke komunikuar më lirë.

Grekët preferojnë shkëmbimin mall me mall

Me krizën ekonomike që vazhdon ta mbajë vendin mbërthyer, grekët gjithmonë e më shume po përqafojnë një tjetër ide tregtie:shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve pa para.

Rrjetin e parë te shkembimit te natyre, e krijoi qyteti bregdetar Volos, banoret e te cilit i kane vene dhe emrin kesaj skeme te re. Ata e quajne TEM. Shitesve dhe bleresve qe behen pjese e rrjetit nuk u nevojiten para per ujdite e tyre. mallrat dhe sherbimet ofrohen ne kembim te se ashtuquajtures “ valute alternative TEM”, ide kjo e mbeshtetur , sipas krijuesve, ne demokracine ekonomike.

“Ne besojme se per te pasur nje demokraci te vertete, duhet me pare te kemi mundesite dhe likuiditetin ne jeten e perditshme, ne menyre qe te jetojme me dinjitet. Rrjeti i shkembimit eshte nje menyre per ta arritur kete”, tha bashkëthemelues i rrjetit TEM.

Nisma e nje rrjeti te tille evidenton akoma me shume veshtiresite e medha neper te cilat po kalon vendi, Por nga ana tjeter, kushtet e ashpra ekonomike te Greqise i kane dhene hov zhvillimit te saj. Anetaret e rrjetit TEM mund te kene pothuajse cdo gje qe u lipset; duke filluar nga vizita e mjekut, dikush qe t`u rregulloje bicikletat e deri tek produktet bujqesore apo bizhuterite. Anetaret marrin pike per mallrat apo sherbimet me te cilat kontribuojne, e ne shkembim kerkojne cfare u nevojitet. nje TEM, thote Reuters, llogaritet perafersisht me nje euro. Ne mbare Greqine, ekzistojne pothuajse 100 rrjete te tilla./tch

Industria forca ekonomike e Gjermanisë

Një studim i Institutit të Ekonomisë Gjermane ka konfirmuar ndikimin e madh të industrisë në rritjen ekonomike të Gjermanisë. Industria e makinerive – arti i inxhinierisë gjermane – është çelësi i suksesit.
Ekonomia gjermane megjithë koniunkturën e dobët botërore është rritur. Konstatimi vjen nga qeveria gjermane të hënë (22.10). Edhe në tremujorin e parafundit duket se në tërësi është shënuar rritje bën të ditur Ministria Gjermane e Financave në raportin e saj. Megjithatë edhe Gjermania nuk i shpëton dot krizës së euros. Sipas ministrit të Financave, Wolfgang Schäuble për tremujorin e fundit pritet një dobësim i kudondjeshëm i koniunkturës në Gjermani. Arsyeja për këtë qëndron në ekonominë e dobët të disa vendeve të eurozonës, parashikon Ministria e Financave.
Forca e ekonomisë gjermane
Sipas ekspertëve impulset më të rëndësishme të ekonomisë gjermane vijnë nga industria. Ata që dikur shumë politikanë dhe ekspertë të ekonomisë propagandonin largimin nga industria dhe orientimin nga shërbimet, sot nukl dëgjohen më. Një studim i Institutit të Ekonomisë Gjermane ka konfirmuar ndikimin e industrisë tek ekonomia gjermane. Ishte industria që e ndihmoi Gjermaninë të përballojë krizën më mirë se sa vendet e tjera fqinje.

Industria e makinerive – arti i inxhinierisë gjermane- është çelësi i suksesit. Miachel Hüther nga Instituti i ekonomisë thekson: “Ne përjetojmë aktualisht një rivlerësim të industrisë. Kjo nuk është modë e vjetër, por ajo që e bën të mundur krijimin e vlerës në Gjermani, që ruan vendet e punës dhe të ardhurat, madje më mirë se në shumë vende të tjera.”
Kjo çon në rritjen e atë ardhurave nga tatimet në Gjermani. Këtë vit pritet që arkat e shtetit gjerman të mbushen me 600 miliardë euro. Megjithatë kursi i kursimit do të vazhdojë. Eksperti Hüther e mbështet atë. “Duhet që në 2013, më së voni në 2014-n të kemi një buxhet të konsoliduar” shpjegon ai. Sinjalet e alarmit ndjehen. Kriza e vendeve në eurozonë po edhe frenon Gjermaninë. Pasojat do t’i ndjejë edhe industria. Që tani ka rënë numri i automjeteve gjermane që blihen në vendet e jugut të Europës./dw

Rezervat e arit jashtë kufijve, Gjermania apelon për kontroll cilësie

Raportimet e mediave gjermane përgjatë së martës (23.10) konfirmuan se banka qendrore në vend, Bundesbank, do të rikthejë një pjesë të caktuar të rezervave të arit që ka qenë e depozituar jashtë kufijve.
Edhe pse nuk ka specifikuar sasinë e vërtetë të lingotave të arit në fjalë, Bundesbank tha se masat që do të ndërmerren në vitin 2013, do të shërbejnë për të kontrolluar sigurinë e arit.
Bundesbank tha se lingotat e arit duhet të shkrihen plotësisht, si e vetmja mënyrë për të kontrolluar tërësisht pastërtinë e tyre, e më pas të kthehen sërish në lingota.
Përgjatë së hënës kontrollorët federalë gjermanë i kërkuan edhe një herë tjetër bankës qendrore për të inspektuar të paktën 3400 tonë ar, sasi që kap vlerën e 133 miliardë eurosh (174 miliardë dollarësh.) “Rezervat gjermane të arit përtej kufijve nuk janë kontrolluar kurrë fizikisht në lidhje me origjinalitetin ose peshën e tyre,” shkruajtën kontrollorët në një raportim për ligjvënësit.
Si shumë banka qendrore, Bundesbank ka mbajtur gjithmonë një pjesë të rezervave të saj me vlerë në institucionet bankare jashtë vendit, duke përfshirë Bankën Feredale të Rezervave në Nju Jork, Banque de France dhe Bankën e Anglisë.
Rrezik i përhapur
Praktika ishte prezantuar kohë më parë kur gjermanët ndjenë nevojën për të siguruar stoqet e saj kundër kërcënimeve të perceptuara nga ai që konsiderohej si Bashkimi Sovjetik dhe shtetet e tij satelitore në Evropën Perëndimore.
Për dekada me radhë, Bundesbank nuk e kishte parë të nevojshme qoftë edhe të numëronte lingotat e arit jashtë vendit, për të mos përmendur verifikimin e përmbajtjes së tyre prej ari, duke i konsideruar të mjaftueshme garancitë shkresore të shteteve depozituese.
Në fillim të këtij viti, një grup ligjvënësish federalë gjermanë donin të inspektonin rezervat e arit të depozituara në Banque de France në Paris, por u kthyen mbrapsht nga zyrtarët e atjeshëm me pretendimin se nuk kishin pajisjet e duhura për të bërë kontrollin./dw

IPA-fondet për Maqedoninë: Shfrytëzim i pamjaftueshëm

Maqedonia nuk arrin t`i shfrytëzojë mjetet e Bashkimit Evropian për evropianizimin e shoqërisë, të cilat u ndahen vendeve që aspirojnë të bëhen pjesë e familjes evropiane, theksojnë drejtuesit e sektorit civil që ndjekin procesin e shpërndarjes së IPA-fondeve.

Ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë ka paralajmëruar se do të shfrytëzohen fonde nga komponenti i dytë, që ka të bëjë me bashkëpunimin ndërkufitar me Kosovën.

Për të pasur më shumë sukses absorbimi i mjeteve nga IPA-fondet, ministrja për Integrime e Maqedonisë, Teuta Arifi, dhe homologia e saj nga Kosova, Vlora Çitaku, të hënën nënshkruan një marrëveshje financiare për bashkëpunim ndërkufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë, për hapjen e pikës kufitare Bellanovc-Stançiq, duke paralajmëruar funksionimin praktik vitin e ardhshëm. Për këtë projekt, janë dedikuar nga Bashkimi Evropian rreth 600 mijë euro.

Ndërkohë, drejtoresha e Qendrës për Arsim Evropian, Lidija Dimova, thotë se po nga komponenti i dytë, Maqedonia nuk ka arritur të shfrytëzojë pjesën më të madhe të mjeteve, si pasojë e mungesës së projekteve konkrete dhe neglizhencës së autoriteteve shtetërore.

“Në pjesën që ka të bëjë me bashkëpunimin ndërkufitar për periudhën kohore 2007-2010 ishin paraparë 17.09 milionë euro, nga të cilat Maqedonia ka arritur të realizojë 1.87 milion, që do të thotë se nuk ka arritur të realizojë as 10 për qind nga mjetet e parapara”, thotë Dimova.

Si shkak për shfrytëzimin e të dobët të mjeteve evropiane, Dimova përmend mungesën e kapaciteteve të institucioneve shtetërore për t’u ballafaquar me obligimet për realizimin e projekteve konkrete.

Ndërkaq, Hasan Jashari, ligjërues në Fakultetin e Administratës dhe Biznesit në UEJL, në Tetovë, konsideron se komunat përgjatë kufirit mbeten zonat më të pazhvilluara dhe më e keqja është se autoritetet udhëheqëse, qoftë nga pushteti vendor ose ai qendror, nuk kërkojnë ndihmë profesionale, por më shumë preferojnë të realizojnë projekte nga buxheti vetanak, sepse në atë formë siç shprehet ai, nuk kanë mbi kokë revizorët financiarë nga BE-ja.

“Problemi qëndron në mungesën e kapaciteteve krijuese dhe atyre projektuese të komunave, të cilat për të përmirësuar këtë gjendje të pavolitshme të mosrealizimit të fondeve evropiane, duhet të kërkojnë, madje duhet të lidhin bashkëpunim me asociacione të ndryshme profesionale, institute kërkimore, universitete, që të intensifikojnë bashkëpunimin ndërkufitar”.

“Ka shumë lëmi ku mund të realizohen projekte të suksesshme të përbashkëta, siç është pyllëzimi, mbrojtja e florës dhe faunës, mbrojtja nga zjarret që është bërë problem viteve të fundit, projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë, pa përjashtuar turizmin, për çka ka kushte shumë të volitshme, veçanërisht me Kosovën dhe Shqipërinë”, shprehet Jashari.

Ekspertët për çështje e evropiane, gjithashtu, theksojnë ekziston rrezik i madh që mjetet e IPA-fondeve të tërhiqen dhe të ridestinohen për vendet e tjera të rajonit.

Coca Cola largon selinë e saj nga Greqia

Bursa e Athinës humbet një kompani, por fabrikat e saj do të mbeten. Gjithashtu në lajmet nga biznesi, një marrëveshje për gazsjellës për Moldavinë dhe Rumaninë dhe marrëveshje në rajon me Rusinë dhe Kazakistanin.

Kompania më e madh e Greqisë sipas vlerës së tregut, Coca Cola Hellenic, njoftoi të enjten  se do të transferojë selinë e saj në Zvicër dhe do të zhvendosë aksionet e listuara të kompanisë nga Bursa e Athinës në Londër. Fabrikat e Coca Cola-s do të vazhdojnë të funksionojnë në Greqi.

 

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
29 %
1.5kmh
0 %
Fri
36 °
Sat
38 °
Sun
39 °
Mon
37 °
Tue
37 °