Ballina Blog Faqe 699

Greqi, shifrat e papunësisë arrijnë kulmin

Analistët: Ekonomia e vendit pritet të tkurret për 4.5% këtë vit

Greqia prek rekorde me shifrat e papunesise.

Ne muajin janar Greqia ishte 27.2%e fuqise punetore nga 25.7%ne dhjetor.

Norma e papunesise eshte trefishuar qe nga shfaqja e krizes se borxhit ne vitin 2009.
Papunesia e te rinjve ka shkuar ne 59.3% shifer kjo qe ishte 51% ne te njejten periudhe te vitit te kaluar.

“Tre-mujori i pare do te vazhdoje te jete i veshtire,pavaresisht permirsimit ne dy muajt e fundit qe vjen si rezultat i punesimeve sezonale”-tha Nikos Maginas,ekonomist ne Banken Kombetare Greke.

Sipas parashikimeve ,ekonomia greke pritet te tkurret per 4.5%kete vit.kohaislame

 

“Axos GMBH” fiton “Valën” dhe Telekomin e Kosovës për 277 milionë euro

Komiteti për Privatizim të PTK-së hapi pak më parë ofertat financiare të dy konkurrentëve për privatizim të 75 për qind të aksioneve të “Valës” dhe Telekomit të Kosovës.

Me ofertën prej 277 milionë eurosh, kompania “Axos GMBH” në konsorcium me “Najafi Companies”, u kualifikua si ofertuesi më i favoreshëm, meqë ofertuesi tjetër, “M1 International” ofroi vetëm 150 milionë e 10 mijë euro.

Komiteti për privatizim do t’ia rekomandojë Qeverisë ofertuesin më të favorshëm.

Sipas tenderit ishte paraparë që koncesionet 75 për qind t’i jepen ofertuesit me çmim më të lartë. Besim Beqaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik tha se statusi i të gjithë të punësuarve mbetet i pandryshuar për tre vjetët e ardhshme./koha/kohaislame

Ekspertët mendime të ndryshme për shitjen e PTK-së

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, ka thënë se PTK duhet të privatizohet, pa marrë parasysh ofertën e cila mund të vlerësohet në mënyra të ndryshme. Megjithëse sipas tij, për vendin do të ishte më mirë sikur ofertues të ishte ndonjë kompani me renome botërore. Por eksperti Lumir Abdixhiku e ka vlerësuar shumën prej 277 milionë eurove për PTK-në, falje tipike.

Kreu i OEK-ut Safet Gërxhaliu thotë se oferta për PTK-në duhet të pranohet për disa arsye. “Mbi të gjitha duhet të kuptohet se është momenti kur duhet të privatizohet PTK dhe atë qoftë për shkak të vjetërsisë së investimeve në këtë kompani dhe e dyta është fakt se sektori i telefonisë mobile është duke pësuar një devalvim, për shkak të teknologjive tjera inovative siç është Skype”, tha Gërxhaliu.

Ai tha se e janë të kotë ata të cilët derdhin lot krokodili për të stopuar privatizimin. Ata nuk e bëjnë se e duan Postën apo Kosovën, por e bëjnë për shkak të mbrojtjes së interesave të tyre. Sepse thuajse pjesa dërmuese aty janë të lidhur me forma të ndryshme familjare. Ka njerëz të cilët kanë nga 18-20 të punësuar dhe me siguri se ata do të jenë humbësit më të mëdhenj në privatizim, edhe pse për tri vite të ardhshme të gjithë punëtorët do të jenë të garantuar.

Kreu i Odës njëherit potencoi se në PTK ka grupacione shumë të rrezikshme, nga vet fakti që bordi menaxhues dhe sindikata e PTK-së kanë një raport shumë mirë të koordinimit të aktiviteteve për arsye se njëri tjetrit ia dinë të metat dhe të bëmat.

Për sa i përket shtyrjes së vazhdueshme të afateve, Gërxhaliu tha se kjo ka ndikuar negativisht, sepse kanë munguar ofertat nga kompanitë serioze.

Ai thotë se do të ishte më mirë sikur PTK të blihej nga ndonjë kompani me renome, edhe me çmim më të ultë. “Unë kisha me qenë personi më i lumtur sikur edhe të kishim një çmim më të ulët, por të kishim një kompani me renome, sikur Vodafone, Deutche Telekom, Telenor, sepse vet prania e këtyre brendeve kishte me qenë një sinjal i përmirësimit të imazhit të Kosovës, kishte me garantu se në Kosovë ka siguri, stabilitet, ka vizion dhe mundësi”, theksoi Gërxhaliu.

Eksperti i ekonomisë, Lumir Abdixhiku e ka kundërshtuar privatizimin e PTK-së. Pas bërjes publike të ofertave, ku kompania gjermane, AXOS ofroi çmimin më të lartë, 277 milionë euro për 75 për qind të aksioneve. Ai ka shkruar në Facebook se “vlera prej 277 milionë eurove për PTK-në është falje tipike edhe më e rëndë se ajo e Distribucionit”.

Më pas, Abdixhiku ka rikujtuar fitimet e PTK-së në pesë vitet e fundit. Më 2008 fitim prej 80 milionëve, 2009 fitim prej 50 milionë euro, 2010 fitim prej 43 milionë euro, 2011 fitim prej 51 milionë euro dhe më 2012 fitim ishte prej 56 milionë euro.

“Pra në këto 5 vite, me gjithë këtë hallakam në të, me gjithë këtë korrupsion, nepotizëm, politizim e me gjithë ato aferat e desinvestimeve, projekteve që ndihmojnë konkurrencën e ku me ditë çka tjetër ka ndodhë aty, PTK prapë ka realizuar fitim prej afër 280 milionë eurove. Kjo i bie se privatizuesi i ri tu mos bo asgjë ma shumë se çka kanë bo keqpërdoruesit e PTK-së mundet me nxjerrë investimin për vetëm 5 vjet (as me drogë e prostitucion nuk ka kthim ma të lartë të invesitmit). Me shtëngu pak edhe për dy-tri vjet e nxjerrë investimin, çfarë falje!”, ka shkruar Abdixhiku. /Tg/kohaislame

Paralajmërimi i FMN-së për ekonominë botërore

Ekonomisë botërore i kanosen rreziqe të shumta, nga problemet e monedhës në tregjet në lulëzim dhe nivelt e larta të borxhit në SHBA, Japoni e Europë, paralajmëroi drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.

Duke folur një javë përpara takimit të pranverës së FMN-së, javën e ardhshme në Uashington, Lagarde tha se bota është ndarë në tre grupe shtetesh përsa i përket ekonomisë, në ato që po vazhdojnë të rriten, në të tjerë që po luftojnë për të rikthyer rritjen dhe grupi i tretë, i atyre vendeve në vështirësi.

Në fjalimin e saj, Lagarde nënvizoi se ekonomia botërore po hyn në një fazë të re, në të cilën shpejtësia e pabarabartë e rritjes po krijon pabarazi financiare, të cilat mund të ndikojnë në të ardhmen përkeqësimin e mëtejshëm të krizës.

”Nuk presim që rritja botërore të jetë shumë më e lartë se një vit më parë. Ndërsa në disa aspekte gjërat janë përmirësuar, janë shfaqur rreziqe të reja e janë rikthyer kërcënime të vjetra”, paralajmëroi Lagarde.

”Në shumë vende, përmirësimi i tregjeve financiare nuk është përkthyer edhe me një përmirësim real të ekonomisë apo standartit të jetesës, shtoi ajo”.

Ekonomitë e vendeve në zhvillim po rriten me shpejtësi, tha Lagarde, por të përballur me interesat e ulta bankare në ekonomitë e mëdha, po detyrohen të grumbullojnë borxhe dhe monedha të huaja, duke u ekspozuar gjithmonë e më shumë ndaj krizës./tch/kohaislame

Nesër hapen ofertat financiare për privatizimin e PTK-së

Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së ka njoftuar se nesër bëhet hapja e Ofertave Financiare për privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së.

Në njoftimin për media shkruan së ceremonia e hapjes së ofertave është e hapur për media dhe fillon me 13:20 në Ndërtesën e Qeverisë, Salla P38.

Në garë për privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së kanë mbetur dy kompani. Kompania gjermane “AXOS- capital” në konzorcium me “Najafi Companies LLC” dhe me partnered e saj “British Telecom” dhe “Telecom Italia”, si dhe kompania Libaneze “M1 Internationa” pjesë “M1 Group” e cila është në pronësi të kryeministrit libanez – Najib Mikati, dhe vëllait të tij – Taha Mikati.

Ofertat për privatizimin e PTK-së janë dorëzuar javen e kaluar me 3 prill. Sipas kushteve të tenderit, fitues do të shpallët kompania me çmimin me të lartë./kohaislame

Shqipëri: Shkalla e papunësisë, 12.8 për qind

Numri i të papunëve në vend duket se, sipas shifrave të INSTAT, ka pësuar rënie. Statistikat e fundit tregojnë se në periudhën tetor-dhjetor numri mesatar i të papunëve të regjistruar është 141 755, ndërsa numri mesatar i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie është 9 038.

“Shkalla e papunësisë së regjistruar në tremujorin e katërt 2012 është 12.82 për qind”, thuhet në publikimin e INSTAT. Në një vëzhgim më të përgjithshëm sipas sektorëve rezulton që tregu i punës ka pësuar një rritje të lehtë. “Punësimi total u rrit me 0.5%, krahasuar me 3-mujorin paraardhës, dhe me 1.7% krahasuar me të njëjtin 3-mujor të një viti më parë. Kjo rritje u shkaktua nga rritja e numrit të të punësuarve në sektorin privat jobujqësor”, vlerëson INSTAT.

Si transmeton Panorama, ecuri pozitive ka pasur edhe sektori privat jobujqësor, i cili, sipas shifrave, gjatë tremujorit të fundit të 2012-s pësoi një rritje me 2% nëse e krahasojmë me një tremujor më parë, dhe në nivelin 6.7% në terma vjetorë. Rënie të lehtë të punësimit me 0.4 për qind ka pësuar vetëm sektori shtetëror, por kjo nëse krahasimi bëhet në terma tremujorë./koha/kohaislame

Stambolll – Fillojnë punimet për ndërtimin e tunelit “Autostrada e Bosforit”

Po fillojnë punimet për tunelin nëntokësor Evroazia që do të lidhë të dy anët e Bosforit në Stamboll.

Sot fillojnë punimet për ndërtimin e tunelit “Autostrada e Bosforit” në Stamboll.

Në këtë kontekst janë bërë disa rregullime në lidhje me transportin në anën lindore të Stambollit.

Të dyja anët e Udhëkryqit “Selimiye Eyüp Aksoy” përballë Drejtorisë së Përgjithshme Asfaltit në Yskydar, kanë për t’u mbyllur për trafikun.

Me qëllim që punimet që do të zgjasin për tre vjet me radhë të mos pengojnë trafikun janë bërë rregullimet e duhura për përcaktimin e qarkullimeve të mundshme alternativë./trt/kohaislame

Sudani Jugor fillon me prodhimin e naftës

Sudani Jugor ka rifilluar prodhimin e naftës, duke i dhënë fund një grindjeje 15-mujore, pas mbarimit të luftës civile me Sudanin.

Në këtë mënyrë, vendi ka shënuar një përparim të madh në marrëdhëniet mes dy shteteve pas përleshjeve të përgjakshme kufitare vitin e kaluar.
Sudani dhe Sudani I Jugut kanë pasur përleshje të përgjakshme gjatë prillit dhe marsit të vitit të kaluar, të cilat ishin kryesisht mosmarrëveshje mbi naftën e tyre.
“Nafta tashmë po qarkullon,” tha Stephen Dhieu Dau, Ministri për Naftë I Sudanit Jugor.
“Kjo është një shenjë e paqes,” theksoi ai.
Sudani i Jugut ndërpreu prodhimi bruto në vitin 2011, gjë që qoi në shkurtimin e të ardhurave të saj. Në bisedimet që janë mbajtur në Addis Ababa, kryeqytetin e Etiopisë, të dy vendet vendosën përfundimisht për të lehtësuar tensionet, pas muajve të përleshjeve.
/mszh/kohaislame

Vizion i së ardhmes: Mrekullia ekonomike në SHBA

Për ekonominë amerikane prej kohësh thuhej: Shërbimet janë gjithçka, ekonomia asgjë! Me vite të tëra u mbyllën fabrika, apo prodhimi u zhvendos jashtë vendit. Pas krizës, industria amerikane po rilind.

Duket një pamje shumë optimiste, ajo që paraqet Instituti Aspen: Rritje ekonomike, më shumë vende pune, një standard më i mirë jetësor, një bilanc tregtar i ekuilibruar. E gjitha kjo vjen nga hovi që ka marrë prodhimi industrial. Tom Duesterberg, drejtor i programit “Ekonomia prodhuese dhe shoqëria në shekullin e XXI” nga Instituti Aspen në Uashington thotë se llogaritjet tona bazohen në hipotezën se pjesa e industrisë prodhuese në prodhimin e përgjithshëm bruto është 15%, ashtu si para tre recesioneve të mëdha, Dotcom (industria e shërbimeve të internetit), 11. Shtatori dhe kriza”. Aktualisht sektori prodhues zë vetëm 12% në prodhimin e përgjithshëm bruto.
Studimi sheh në perspektivë afatgjatë, në vitin 2025. Ai parasheh për SHBA-në, 3,7 milionë vende të reja pune në industrinë prodhuese – kjo nëse zhvillimet mbeten si ato aktuale. Nga ana tjetër aty përmendet një vlerë prodhimi 1.500 miliardë dollarë më i lartë, rritje të prodhimit të përgjithshëm bruto, si edhe një bilanc tregtar, që arrihet në vitin 2024.

Lidhje kontratash ndërkombëtare
Në bumin e sektorit prodhues do të ndikojnë shumë faktorë, sipas Tom Duesterbergut. Këtu bëjnë pjesë çmimet e leverdisshme të energjisë, kjo për shkak të përftimit të gazit, gjë që do të ndikojë edhe në rritjen e eksporteve të vendit. Sektorë me nevoja të mëdha energjie si industria kimike, ajo e metaleve dhe e çelikut do të përfitonin nga çmimet e ulëta të energjisë. Nga ana tjetër reduktimi i burokracisë, tatimet e ulëta dhe përafrimi me standartet ndërkombëtare do t’i jepnin hov prodhimit industrial.
Në këtë pikë kërkohet veprimi i legjislativit. Por studimi këshillon që rruga e nisur të vazhdohet: Si për shembull krijimi i zonës së tregtisë së lirë me Azinë (TPP) dhe Europën, vazhdimi i prodhimit të naftës dhe gazit në vend. Studimi kërkon edhe rinovimin dhe zgjerimin e rrjetit kombëtar energjetik, me qëllim që pjesë e tij të bëhet edhe energjia diellore dhe e erës, forcimin e sistemit kualifikues, dhe mbështetjen e studimit shkencor.

Punë bindëse politike
Të gjitha këto nuk janë propozime të reja, por realizimi i tyre është shumë i vështirë, thotë për Deutsche Welle-n Ronald D. Bullock, kryetar i Bison Gear&Enginering. “Do të duhet një punë shumë e madhe bindëse politike derisa ligjvënësit të jenë të gatshëm të mbështesin këto masa të arsyeshme për përmirësimin e ekonomisë.” Por demokratët dhe republikanët shumë shpesh ndjekin kursin e konfrontimit, dhe “shpesh bëhen pre e betejave politike të parëndësishme, në vend që të gjejnë një linjë të përbashkët”, thekson Ronald D. Bullock.

I rëndësishëm është përmirësimi i shkollimit. Firmat në SHBA e kanë të vështirë të gjejnë forca të kualifikuara. “Në këtë pikë ne kemi marrë disa këshilla të vlefshme nga miqtë tanë në Gjermani, sidomos përsa i përket kualifikimit profesional”, thotë Bullock, firma e të cilit punëson 270 punonjës në Ilinioi. Programet për mekatronik, apo shkollime për profesione teknike janë shembuj të mirë edhe për SHBA-në.
95% e tregut jashtë SHBA-së

Edhe Chad Moutray, kryekonomist i Shoqatës Kombëtare të Ekonomisë prodhuese është i shqetësuar për problemet, me të cilat ndeshet sektori i tij: “Sektori prodhues ka një imazh negativ, sidomos për post-universitarët. Shihet si i zhurmshëm dhe i pistë, një punë për ata me më pak kualifikim. Por kjo ka ndryshuar. Profesionet janë teknologjizuar dhe ato kërkojnë punëtorë të kualifikuar. Numri i vendeve të punës po rritet.”
Moutray e vlerëson studimin e Institutit Aspen, si një mundësi për t’u treguar politikanëve, “çfarë do të bëhej sikur”. “Ai na mundëson që të diskutojmë se çfarë mund të bëjë ligji për të përmirësuar gjendjen.” Por që profecitë e institutit Aspen të bëhen realitet, duhet që të ecë përpara edhe ekonomia globale./dw

Mirëserdhët në Gjermani?

Ekonomisë gjermane i mungojnë forcat e specializuara. Prandaj ato kërkohen në vende të tjera. Por Gjermania shihet si vend që nuk është u lehtë për migrantët. Një “kulturë e re mirëseardhjeje” kërkon ta ndryshojë këtë.
Një “valixhe mirëseardhjeje”, një Smartphone-App dhe një këshillim personal para mbërritjes në Gjermani. Në këtë mënyrë të huajve do tu bëhet në të ardhmen më e lehtë migrimi. Valixhja përmban materiale informative, adresa të rëndësishme interneti dhe numra telefoni. Dhe takimi i parë në vendin e ri nuk do të jetë tek “autoritetet për të huajt”, por tek “qendrat e mirëseardhjes”.
Bashkimi i tyre me ofertat në internet, ishte një nga këshillat e bëra prej gremiumit të ekspertëve “Tavolinë e rrumbullakët e shoqërisë që pranon migrantët,” që është marrë me zbatimin praktik të një kulture më të mirë mirësëardhjeje dhe që tregon tani rezultatet. Një synim tjetër është krijimi i mundësivë për këshillime personale në vendin e origjinës, me përfshirjen e institucioneve, që ndodhen atje si përshembull Instituti Göthë ose Dhomat e Tregëtisë.
Mungesë forcash të specializuara në Gjermani

Më mirë për në Kanada ose Australi
Të gjitha grupet e migrantëve duhet të përfitojnë nga “Kultura e re e mirëseardhjes”, thotë në bisedë meDë presidenti i Zyrës federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF), Manfred Schmidt. Por duke patur parasysh mangësitë në industrinë elektrike ose në sektorin e teknologjisë së informacionit, duket se Gjermania kërkon të bëhet më shumë interesantë për për forcat e kualifikuara.
Megjithëse migrini në Gjermani i njerëzve që duan të punojnë është bërë tashmë më i lehtë, prapë nuk po shihet boom forcat të specializuara. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim dhe Zhvillim (OECD) pese deri dbhjetë herë më shumë forca të specializuara shkojnë në vende si Australia, Danimarka apo Kanadaja më shumë së në Gjermani.
Sipas Manfred Schmidt kjo ka të bëjë me atë se për shembull Australia “ka shumë kohë që ëshët objektiv i migrantëve”. Gjermania e kuptoi vetëm dhjetë vjet më parë që është vend migrantësh. Prandaj këtu ekziston më shumë nevojë.
Migrantët pak të përfaqësuar në sektorin publik
“Tani duhet punuar për të sinjalizuar njerëzit që duan të vijnë, se janë të mirëseardhur,” thotë Schmidt, “dhe se ne flasim me ta si me të barabartë.” Kjo nuk duhet të vlejë vetëm forcat e kualifikuara, por edhe për refugjatët, atilkërkuesit, familjet e migrantëve. Teorikisht.

Të duruar dhe pa perspektivë
Nëse pyet migrantët a ndihen të mirëseardhur në Gjermani, atëherë përgjigjet që merren janë të ndryshme. Adil Abdelruhman ka patur përvoja jo të mira me autoritetet gjermane. Ai vjen nga Eritrea, familja e tij ka ardhur që në vitin 1980 në Gjermani. Abdelruhman ishte nëntë vjeç. Ai është rritur në Gjermani, ka shkuar këtu në shkollë dhe ndihet gjerman, siç thotë dhe vetë.
Ai është futur në Gjermani me pasaportë për refugjatë, e ka humbur atë dhe nuk ka patur mundësi të marrë tjetër, thotë ai. Ai ka bërë disa “budallallëqe” dhe tani është më status “i duruar”, gjë që është e lidhur me kushte të caktuara. Përshembull ai nuk mund të largohet nga Landi i Rinit Verior- Vestfalisë.

Burokracia e tepruar, siç u thuhet shpesh autoriteteve gjemane, nuk është problem i madh, mendon ai. “Letrat janë për mua më e pakta. Ato bëhen shpejt.” Ajo që mungon është perspektiva: “Mua më duket sikur notoj në oqean dhe kërkund nuk duket toka.” Ai ka një nëpunës të mirë, por angazhimi në kërkimin e punës ose për të ndihmuar në gjërat e përditshme, nuk është e madhe gjithnjë tek punonjësit.

Pak nëpunës më disa gjuhë
Një i ri nga India, që ka një punë të mirë tek Deutsche Post DHL, flet për “përvojë të mirë” me autoritetet gjermane, ato janë burokratike, por kur mësohesh një herë me sistemin, atëherë nuk ke problem. Sipas mendimit të tij duhet të ketë më shumë nëpunës që flasin anglisht: “Të paktën për të sapoardhurit, sepse shumë prej tyre nuk flasin në fillim gjermanisht.”
Shumëgjuhësia është edhe për Manfred Schmidt-in një temë me të cilën ai do të merret. Përveç kësaj në autoritetet që kanë të bëjnë me të huajt duhet të punojnë më shumë vetë që janë me prejardhje migracioni./dw/kohaislame.com

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
clear sky
28.4 ° C
28.4 °
28.4 °
57 %
2.1kmh
7 %
Sun
25 °
Mon
34 °
Tue
34 °
Wed
33 °
Thu
34 °