Ballina Blog Faqe 696

Kompania libaneze shënjestron PTK-në

Kompania libaneze “M1 International Limited” përflitet se ka mbetur konkurrente e fortë për privatizim e Postë Telekomit të Kosovës (PTK), pas tërheqjes nga gara të “Albright Capital Menagment” dhe tërheqjes nga lobimi të ish-diplomatit James Pardew për konzorciumin Avicena.

M1 International Limited është e pjesë e grupit M1, korporatë kjo në pronësi të kryeministrit libanez Najib Mikati, dhe vëllait të tij Taha Mikati.

Najib Mikati në vitin 2011 ishte nominuar për postin e kryeministrit nga lëvizja islaministe Shiite “Hezbollah”, pas rënies së qeverisë së unitetit kombëtar në Liban.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, të afërta me procesin e privatizimit të PTK-së, nëse kompania libaneze do të shpallet fituese e tenderit, e cila ka shumë gjasë të ndodhë, atëherë do të dëmtohej edhe më shumë imazhi i vendit karshi investitorëve perëndimorë.

“M1 international Limited është në pronësi të kryeministrit libanez, i cili ka ardhur në pushtet me përkarhjen e Hezbollahut. Përzgjedhja e kësaj kompanie fituese e tenderit do të dëmtonte edhe më shumë imazhin e Kosovë karshi investitorëve seriozë perëndimorë”, bën të ditur ky burim.

Në faqen zyrtare të Wikipedia, Hezbollah përshkruhet si një grup militant islamik Shiitë dhe parti politike me bazë në Liban.

Sipas Wikipedia, Hezbollah pranon trajnime ushtarake, armë dhe përkrahje financiare nga Irani dhe përkrahje politike nga Siria.kohaislame

Kosovë: Albright Capital Management tërhiqet nga gara

Një fond investimesh, që udhëhiqet nga ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, ka vendosur edhe përfundimisht të tërhiqet nga gara për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës, shkruan e përditshmja New York Times.

Drejtori menaxhues i “Albright Capital Management”, Nelson Oliveira, ka konfirmuar për gazetën “International Herald Tribune” se “në tetor, është vendosur të ndiqen mundësitë tjera për të cilat besohet se pasqyrojnë mundësi më të mëdha suksesi për investitorët”.

Tërheqja e kësaj kompanie nuk është publikuar zyrtarisht nga qeveria e Kosovës.

Bazuar në deklaratën e zotit Oliveira, gazeta shkruan se publikimi nuk është bërë për shkak të konfidencialitetit, që kërkohet në procesin e tenderimit.

Por, kjo kompani ka vendosur të konfirmojë se i ka dhënë fund garës, “meqë informacionet për tërheqjen tonë tash janë publike”, ka thënë zoti Oliveira, duke iu referuar shkrimeve në media bazuar në burime anonime, shkruan NYT.(a.v.)

Air Arabia ikë nga Kosova

Kompania ajrore “Air Arabia” me tu mbyllur vitit 2012 ka mbledhur “plaçkat” nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, për tu kthyer në vendin e vet.
Zyrtarë të “Air Arabia” kanë konfirmuar se nga data 3 janar i këtij viti ka ndërprerë të gjitha fluturimet për në Kosovë.

Megjithatë, arsyet e ndërprerjes së fluturimeve nuk i kanë bërë të ditura, raporton Orainfo.

Ndryshe, “Air Arabia” ka operuar me dy fluturime në javë nga Sharjah në Aeroportin e Prishtinës dhe anasjelltas.

Iranit i bien fitimet nga nafta për 45%

Të ardhurat nga nafta në Iran kanë rënë me rreth 45 për qind në 9 muajt e fundit për shkak të sanksioneve të Perëndimit, ka deklaruar një figurë politike iraniane. Gholam Reza Kateb, një deputet i komitetit për planifikimin e buxhetit kombëtar, tha se ekonomia e vendit është në një situatë të vështirë.
Një shenjë e mëtejshme për këtë krizë është edhe fakti se ministri i Naftës ka ndaluar shitjen e karburantit për disa linja ajrore, për shkak të disa faturave të papaguara. Eksportet e naftës përbëjnë të ardhurat kryesore për ekonominë e Republikës Islamike. Kateb tha se rënia e eksportit.

Irani u raportua në Parlament nga vetë ministri i Naftës, Rostam Qasemi. “Në bazë të këtij raporti, shitjet e naftës kanë rënë me 40 për qind dhe të ardhurat me 45 për qind në nëntë muajt e fundit”, tha zoti Kateb për agjencinë e lajmeve “ISNA”. Në javët e fundit ministri i Naftës ka insistuar se Irani ka kaluar me sukses pasojat e sanksioneve. Ndërkohë, një numër linjash ajrore janë detyruar të anulojnë fluturimet.

Ajo që vepron është linja ajrore kombëtare, Iran Air, raporton korrespondentit i BBC, James Reynolds. Eksportet janë jetike dhe kanë mbajtur me para dhe në pushtet qeveritë fetare, shton reporteri.

Sipas tij, ndërsa problemi pritet të zgjidhet në ditët e ardhshme, anulimi i fluturimeve është një shenjë e pastër e problemeve që po has ekonomia iraniane.

The Guardian rendit Shqipërinë si destinacionin e dytë turistik në vitin 2013

Revista prestigjoze britanike “The Guardian” e ka listuar Shqipërinë e në vendin e dytë në botë për turizmin gjatë vitit 2013. “The Guardian” ka vlerësuar në këtë renditje çmimet e ulëta, rrënojat e qytetërimeve iliro- romake dhe bregdetin mjaft panoramik shqiptar.
Për turistët që do të vizitojnë vendin tonë përgjatë këtij viti, revista britanike tregon se në 380 milje të bregdetit shqiptar ata do të gjejnë plazhet e virgjëra që ofrojnë aventura të shumta, plazhe me rërë të bardhë, laguna, rezervate natyrore dhe brigje të shumta.
Në rrëfyesin për turizmin e këtij viti “The Guardian” nuk ka marrë në konsideratë shtetet, por destinacionet më të bukura. Në listën e 20 vendeve përfshihet Italia me shumë qendra atraktive për turistët. Greqia, Turqia, Spanja dhe Portugalia prezantohen me më shumë se dy atraksione turistike. Sipas metodologjisë që revista përdor, merren në konsideratë disa elementë që i bëjnë vendet e renditura si më të preferuarat. Kryesisht klasifikimi është bërë duke u nisur nga bukuria, moseksplorimi i mjaftueshëm dhe çmimet e ulëta. Pikërisht këto të dhëna e kanë renditur Shqipërinë me bregdetin e saj të dytin në botë që duhet frekuentuar për këtë vit.
Gjatë pesë viteve të fundit Shqipëria është përfshirë në radarët e hartës botërore të turizmit. Agjencitë prestigjioze të turizmit po e rekomandojnë atë gjithnjë e më shumë, ndërsa agjencitë turistike pohojnë se numri i vizitorëve nga Europa Perëndimore po rritet gjithnjë e më shumë.
Sipas statistikave të Ministrisë së Turizmit, më shumë se 1 milion vizitorë të huaj zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet vitin që shkoi. Dy vitet e fundit është shtuar ndjeshëm numri i vizitorëve të huaj në vendin tonë gjatë sezonit veror, por megjithatë, turizmi shqiptar vijon të dominohet nga ai kombëtar, ku gjysma e turistëve janë nga Kosova dhe Maqedonia. Të dhënat e operatorëve turistikë tregojnë se vizitorët kanë qëndruar më shumë në Durrës dhe Vlorë, që kanë edhe kapacitetet më të mëdha pritëse, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre kanë zgjedhur të kalojnë disa ditë në bregdetin vendas.
Gjatë vitit të kaluar, një numër i konsiderueshëm i turistëve u regjistrua në Velipojë dhe Shëngjin, falë përmirësimit të infrastrukturës dhe njësive akomoduese.

Ministri turk i ekonomisë: Gjysma e arit të Turqisë eksportohet në Iran

Ministri turk i ekonomisë, njoftoi se vendi i tij prej janarit deri në nëntor të vitit të kaluar, ka eksportuar në Iran 6 miliardë e gjysmë dollarë ari.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Zafer Xhaklijan, ministri i ekonomisë së Turqisë, tha se eksportet e arit të Turqisë në 11 muajt e vitit vijues do të arrijnë në 12.7 miliardë dollarë. Ai gjithashtu tha se 4 miliardë e 200 milionë dollarë ari janë eksportuar në EBA.

Praktikë jo e mirë e mbushjes së buxhetit

Buxheti i Kosovës për vitin 2013 do të jetë i mbështetur nga të hyrat që grumbullohen nga Doganat dhe Administrata Tatimore e Kosovës. Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndonjë alternativë tjetër për mbushjen e buxhetit.

Këto dy institucione më të rëndësishme për mbushjen e buxhetit për vitin 2013, është paraparë të grumbullojnë mbi 1 miliard euro.

Sipas parashikimeve të ekzekutivit, për vitin 2013 Dogana e Kosovës duhet të grumbullojë 915 milionë euro, kurse nga Administrata Tatimore e Kosovës, duhet të mblidhen 301 milionë euro.

Drejtori i Instituti për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi, thotë për Radion Evropa e Lirë se mbledhja e të hyrave nga Dogana dhe ATK-ja nuk është mundësi nga më të mirat për një buxhet të qëndrueshëm.

“Të hyrat e buxhetit të Kosovës në masë të madhe mblidhen nga Doganat. Kjo tregon se edhe në vitin 2013 Doganat do të jenë kontribuuesi më i madh i të hyrave buxhetore”.

“Mirëpo, kjo tregon se edhe në vitin 2013 dhe në vitet e mëhershme deficiti tregtar është shumë i lartë dhe për atë qëllim kemi një buxhet të lartë shtetëror, por dëmet e ekonomisë nga deficiti i lartë tregtar janë shumë më të mëdha se sa po të kishim të hyra më të ulëta buxhetore, për shkak se në importojmë mbi 2 miliardë euro mallra dhe po eksportojmë një sasi të vogël”, thotë Demi.

Mjaft kritik për mënyrën e mbledhjes së të hyrave për mbushjen e buxhetit të Kosovës, shprehet kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.

“Këto institucione, Dogana dhe ATK-ja, po shkelin rregullat e punës dhe ligjet vetëm e vetëm për të arritur synimet dhe objektivat e mbushjes së buxhetit dhe shpesh mburren që kanë tejkaluar planifikimet për buxhetin e Kosovës, por megjithatë mbeten alternativa të vetme që janë të qëndrueshme derisa nuk ka politika tjera për të mbushur buxhetin e konsoliduar të Kosovës”, thekson Shahini.

Derisa Kosova synon integrimin evropian, thotë Shahini, duhet të ndryshoj qasjen e të mbledhjes së të hyrave. Ekzekutivi, sipas Shahinit, gjatë këtij viti duhet të hartojë një plan strategjik që të lirohen një pjesë e madhe e produkteve nga doganat.

“Më e mira për Kosovën do të ishte të hiqen krejtësisht taksa doganore, qoftë për produkt për përpunim, prodhim apo produkt final nga vendet e BE-së dhe vendet tjera. Dhe, duke mos humbur konturat e të hyrave për buxhetin, duhet që të rritet TVSH-ja, të rritet efikasiteti i mbledhjes së TVSH-së, të rriten të hyrat nga pagat, të luftohet joformalitet”, shprehet Shahini.

Në anën tjetër, marrëveshjet e Qeverisë së Kosovës me disa shtete për uljen e taksave doganore, të cilat pritet të arrihen në fillim të këtij viti, sipas Agron Demit nga GAP-i, do të ndikojnë që Kosova të ketë të hyra më të ulëta krahasuar me vitet e mëhershme.

“Vetëm marrëveshja me Turqinë që parashihet të arrihet në fillim të këtij viti, do të ketë ndikim prej 17 milionë euro më pak të hyra, për shkak se parashihet një marrëveshje ku taksa doganore nga 10 për qind të ulet në 0 për qind”, bën të ditur Demi.

Buxheti i Kosovës për vitin 2013 është 1 miliard e 586 milionë euro./rel

Kroacia e Turqia janë destinacione kryesore turistike, sipas një sondazhi

Vizitorët do të vazhdojnë të dynden në Adriatik, sipas sondazhit të një shoqate. Gjithashtu, Turqia është në procesin e bisedimeve për të ndërtuar një central tjetër bërthamor.

Kroacia do të jetë destinacioni kryesor turistik në Evropë më 2013, sipas një sondazhi të zhvilluar nga Shoqata e Shkrimtarëve Turq të Udhëtimeve. Vendi i dytë në listë është Turqia, e ndjekur nga Republika Çeke, Portugalia e Islanda.

Të pasurit e shumëfishuan pasurinë e tyre me një çerek trilioni $

100 personat më të pasur në planet në bazë të rezultateve të vitit 2012 e rritën pasurinë e tyre totale me 241 miliardë dollarë – deri në 1.9 trilionë $. Për këtë dëshmon “Bloomberg Billionere Index”.

Në një shkallë të lartë rritja u mundësua për llogari të miliarderëve që i kanë investuar paratë e tyre në aktivet e telekomunikacionit dhe në shitjen me pakicë (retail).

Në përgjithësi miliarderët i ndihmoi rritja e përgjithshme në tregjet botërore të aksioneve. Indeksi global “MSCI World” u rrit me 13.2%, ndërsa indeksi kryesor i tregut të gjerë amerikan i Standard & Poor’s 500 – me 13.4%.

Eksportet turke në 2012 arritën në 151.9 miliardë dollarë

Turqia ka thyer në eksport rekordin e historisë së Republikë.

Në vitin 2012 eksportet turke u rritën me 12,6% dhe u realizuan në 151,9 miliardë dollarë.

Shifrat i deklaroi Ministri i Ekonomisë Zafer Çallajan.

“Shuma e eksporteve në dhjetor u realizua me 11,9 miliardë dollarë. Në krahasim me vitin 2011 në vitin 2012 eksportet tona u rritën në raportin 12,6% dhe arritën në 151,9 miliardë dollarë. Kemi të bëjmë me një shifër, me të cilën mburremi dhe ndjehemi me të vërtetë krenarë. E thashë edhe më parë Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) është duke vlerësuar edhe të dhënat që disponojnë unionet e eksportuesve në bazë sektori. Shpresoj që me të dhënat që do të publikojë TUIK-u në fund të janarit, kjo shifër e eksporteve do të vazhdojë të ruajë këtë trend të rëndësishëm në historinë e Republikës dhe do të përparojë drejt 153 miliardë dollarëve. Turqia do të jetë kështu një vend që eksporton rreth 153 miliardë dollarë mallra dhe 41 miliardë dollarë shërbime, pra që realizon një eksport total me vlerë 194 miliardë dollarë”, – u shpreh Çallajan.

Ministri Çallajan objektivin e qeverisë për eksportin në vitin 2013 e deklaroi “160 miliardë dollarë”./trt/kohaislame

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Mon
35 °
Tue
35 °
Wed
27 °
Thu
31 °
Fri
29 °