Ballina Blog Faqe 64

A i lejohet gruas të japë zekatin në vend të burrit të saj kur ai nuk e jep atë?

 Pyetje: Një grua e ka bashkëshortin e pasur. Pasuria e tij ka arritur nisabin (masën e caktuar nga sheriati), i ka kaluar viti dhe ka ardhur koha të nxjerrë zekatin. Gruaja e ka këshilluar dhe i ka thënë se e ka detyrë, por ai ka kundërshtuar dhe nuk do që t’a nxjerrë zekatin. Ai i thotë: Kjo është pasuria ime dhe bëj çfarë të dua me të. Pas përpjekjeve pa dobi me bashkëshortin gruaja e ka nxjerrë zekatin pa dijeninë e burrit, duke dashur kështu t’a ndryshojë të keqen me dorën e saj. A lejohet veprimi i gruas?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, çojmë salavate mbi të dërguarin e Allahut, mbi familjen, shokët e tij dhe atë që ndjek atë!

Në vijim:

Mosdhënia e zekatit nga kopracia dhe lakmia e tepërt është nga gjynahet e mëdha dhe veprat e shëmtuara. Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejra se Profeti (alejhi selam) ka thënë: “Kujt i jep Allahu pasuri dhe nuk jep zekatin, atëhere ajo pasuri do t’i shndërrohet në Ditën e Gjykimit në një gjarpër helmues, koka e të cilit është e zhveshur dhe ka dy njolla të zeza. Do ta shtrëngojë rreth qafe, pastaj do ta kapë për nofullën e poshtm dhe do t’i thotë: Unë jam kapitali yt, unë jam pasuria jote.” 

Pastaj lexoi këtë ajet: “Ata të cilët bëjnë kopraci me atë që u dha Allahu nga të mirat e veta, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë kopraci në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. Allahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, Allahu është i njohur mirë më atë që veproni.”

Ali Imran: 180

Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejra se Profeti (alejhi selam) ka thënë:

“Nuk ka ndonjë pasanik që nuk e jep zekatin e pasurisë së tij vetëm se do të hidhet në xhehenem, ku do t’i bëhen dy pllaka me të cilat i damkosen dy anët e tij dhe balli, derisa të gjykojë Allahu mes njerëzve në një ditë që është sa pesëdhjetë mijë vjet. Pastaj i tregohet rruga për në xhenet ose për në zjarr.

Nuk ka ndonjë pronar devesh që nuk jep zekatin e tyij vetëm se ai shtrihet (hidhet) para tyre (që ato t’a shkelin) në një tokë të sheshtë e të gjerë. Ato janë të mbushura dhe të majme, dhe sa herë kalon njëra vjen tjetra derisa të gjykojë Allahu mes njerëzve në një ditë që është sa pesëdhjetë mijë vjet. Pastaj i tregohet rruga për në xhenet ose për në zjarr.

Nuk ka ndonjë pronar bagëtish që nuk e jep zekatin e tyre  vetëm se shtrihet (hidhet) para tyre në një tokë të sheshtë e të gjerë. Ato janë të mbushura dhe të majme, e shkelin atë me thundra dhe e godasin me brinjë, jo me brirë të shtrembër e as shyta, derisa të gjykojë Allahu mes njerëzve në një ditë që është sa pesëdhjetë mijë vjet. Pastaj i tregohet rruga për në xhenet ose për në zjarr”.

Muslimani nuk është i lirë në pasurinë e tij, sepse Allahu ka urdhëruar për nxjerrjen e zekatit të pasurisë në librin e Tij duke thënë: “Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat). Njëkohësisht lutu për ta se lutja jote është qetësim. Allahu është Dëgjues, i Ditur.”

Teube: 103

Allahu i Madhëruar ka bërë në pasurinë e të kamurve një pjesë të caktuar për njerëzit nevojtarë, kur ka thënë: “Dhe ata që nga pasuria ndajnë një pjesë të caktuar Për lypësin dhe nevojtarin.”

El Mearixh: 24-25

Në suren Dharijat Allahu i Lartësuar i ka përshkruar robërit e tij të devotshëm me kryerjen e namazit, dhe i ka lavdëruar për dhënien e zekatit me sjelljen e mirë dhe mbajtjen e lidhjeve farefisnore. Allahu i Madhwruar ka thënë: “Nga pasuria e tyre kanë përcaktuar një pjesë për lypësin dhe të ngratin (që ka nevojë e nuk lyp).”

Shejh Uthejmini në “Mexhmu el fetaua” 18/14 ka thënë”: Ai është farz me unanimitet (ixhma) të myslimanëve. Kush e mohon obligimin e tij, ka mohuar fenë, përveç nëse është i ri në fe ose i rritur në një zonë të largët nga dija dhe dijetarët, atëherë justifikohet por mësohet. Nëse pas mësimit sërish këmbëngul në mohimin e tij, atëherë konsiderohet i dalë nga feja. Ndërsa kush nuk e jep nga kopracia dhe parëndësia, këtu ka mospajtim mes dijetarëve. Disa kanë thënë del nga feja – kjo është dhe një transmetim nga imam Ahmedi -, dhe disa të tjerë kanë thënë që nuk del nga feja por ka vepruar një gjynah të madh, dhe kjo e dyta është më e sakta. Argument se ai nuk konsiderohet i dalë prej feje është hadithi i Ebu Hurejrës (radiallahu anhu) … pastaj ka përmendur hadithin që e transmeton Muslimi”.

Veprimi i gruas, pra nxjerrja e zekatit në vend të bashkëshortit të saj nuk vlen aspak dhe nuk është i saktë derisa i zoti i pasurisë të jap leje për këtë. Kjo leje përmban nijetin e dhënies së zekatit dhe nijeti është kusht që puna të quhet e saktë.

Ka thënë Ibën Kudame në El Mugnij (4/88): Medhhebi i të gjithë fakihëve është që nijeti është kusht për dhënien e zekatit për shkak të fjalës së Profetit (alejhi selam): “Veprat vlerësohen sipas nijetit.”

Në El Meusua El Fikhije El Kuvejtije (Enciklopedia e Fikhut Kuvajtian) 21/145, shënohet: “Në borxhet e Allahut në pasuri absolute si; zekati, sadakaja dhe kefaratet (shlyerjet) lejohet autorizimi i tjetrit, pavarësisht nëse ai që e ka në ngarkim është i aftë t’a kryejë atë apo jo. Është detyrë nxjerrja e pasurisë nga i autorizuari, pavarësisht nëse kjo bëhet për të gjallin apo për të vdekurin. Veprimi për të gjallin nuk lejohet vetëm se me lejen dhe aprovimin e tij, sepse adhurimi ka nevojë për nijet dhe nuk quhet i kryer vetëm se me lejen e tij”.

Atëherë themi se: Detyra e gruas është të vazhdojë t’a këshillojë bashkëshortin dhe t’i kujtojë atij argumentet që përmendëm më sipër. Allahu është më i Dijshmi.

Shejh Halid Abdulmun’im Er Rifaij
Përktheu: Teuta Xeka
https://udhaebesimtareve.com

Padi Zuckerberg-ut nga 33 shtete amerikane: Na morri në qafë fëmijët!

Dëmi në shëndetin mendor nga dy rrjete sociale, çështja në gjyq1

 

Linkedin njofton raundin e dytë të shkurtimeve ndërsa sektori i teknologjisë vijon të tkurret

Shkurtimet prekin 3 përqind të stafit prej 20 mijë punonjësish duke rritur më tutje numrin e dhjetëra mijëra punonjësve të pushuar nga puna në sektorin e teknologjisë.

Linkedin njoftoi ditën e Hënë se do të shkurtojë 668 punonjës në ekipet e inxhinierisë, talentit dhe financës ndërsa është raundi i dytë i shkurtimeve këtë vit për rrjetin social profesional përballë ngadalësimit të të ardhurave.

Shkurtimet prekin 3 përqind të stafit prej 20 mijë punonjësish duke rritur më tutje numrin e dhjetëra mijëra punonjësve të pushuar nga puna në sektorin e teknologjisë.

Ky sektor ka humbu 141,156 punonjës në gjysmën e parë të vitit krahasuar me 6 mijë një vit më parë. Linkedin gjeneron fitim përmes shitjes së reklamave apo duke tarifuar për abonime që blihen nga profesionistët e rekrutimit dhe shitjeve.

Në Maj Linkedin kishte shkurtuar 716 vende pune në disa divizione. Në tre mujorin e kaluar Linkedin raportoi rritje të të ardhurave me 5 përqind krahasuar me 10 përqind një tre mujor më parë.

Platforma ka 950 milionë përdorues.

Mos e mëso veten me justifikime!

Justifikim quhet përligjja e veprimeve kur nuk janë ashtu siç kërkohen të çfarëdo lloji qofshin ato.

Njeriu është i dobët dhe mundësia e tij është e kufizuar.
Justifikimi i tij kur veprimet janë jashtë mundësisë është shumë i natyrshëm dhe duhet pranuar, por justifikimi i tij për të përligjur veprimin e tij kur nuk ka vullnetin për të vepruar është hipokrizi.

Kush e lexon librin e Allahut sheh se njerëzit që kanë më shumë justifikime për veprimet e tyre janë hipokritët sepse ata as nuk kanë vullnet për të vepruar dhe as nuk duan të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Mos e mëso veten me justifikime, por mësoje veten me mbajtjen e përgjegjësive! Ky është modeli i besimtarëve të sinqertë.

Ja çfarë i tha Kab bin Malik -radiallahu anhu- Profetit alejhi selam-, kur nuk mori pjesë në Betejen e Tebukut:

«Pasha Allahun, sikur të isha ulur me ndonjë tjetër prej njerëzve, do të kisha mundur t’i shpëtoja zemërimit të tij me ndonjë justifikim sepse jam i zoti në debate, por pasha Allahun, e di se nëse ju them një gjë të rreme me të cilën do të kënaqeni, atëherë Allahu do t’ju zemërojë së shpejti me mua, dhe nëse ju them të vërtetën dhe ju të zemëroheni me mua, shpresoj nëpërmjet saj faljen e Allahut.
Për Allahun, nuk kam pas arsye të mos të mos prezantoja.
Për Allahun nuk kam qenë kurrë më i fortë apo më i mundshëm sesa atëherë kur nuk erdha me ty.
Atëherë i Dërguari i Allahut, alejhi selam, tha: Sa i përket këtij njeriu, ai ka thënë të vërtetën. Ngrihu derisa të vendosë Allahu për ty!»

E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Hoxhë Abdullah Nabolli

Avioni i parë me ndihma humanitare nga Türkiye për banorët e Gazës ateroi në Egjipt

Në postimin e bërë në llogarinë X të Gjysmëhënës së Kuqe Turke thuhet se avioni transportonte materiale ndihme për Gazën, të siguruara me mbështetjen e qytetarëve të Türkiye-s

Avioni i parë i Türkiye-s që transportonte ndihma humanitare për banorët e Gazës ateroi në Egjipt, transmeton Anadolu.

Në postimin e bërë në llogarinë X të Gjysmëhënës së Kuqe Turke thuhet se avioni transportonte materiale ndihme për Gazën, të siguruara me mbështetjen e qytetarëve të Türkiye-s.

Avioni ushtarak do të dërgojë ndihma për banorët e Gazës në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Türkiye-s dhe Presidencën e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Lajm i mirë, rriten pagat për keto kategori të punëtorëve

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se është marrë vendim që punëtorëve teknikë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), t’u rritet paga nga 275 në 402 euro.

Azemi nëpërmjet një komunikate për media, ka thënë se mbetet të shihet nëse punëtorët do ta pranojnë këtë rritje të pagës, derisa shtoi se kjo s’është ajo që e kanë kërkuar.

“Me qëndrim të qartë mund të themi se nuk është ajo që e kemi kërkuar ne, por është për t’u çmuar pasi që kërkesa jonë ka qenë 450 euro dhe na janë ofruar 402. Po ta kishim në fuqi edhe Marrëveshjen Kolektive kjo pagë do të kalonte shumën së paku 470 euro, për të cilën ne do të luftojmë me mjete sindikale që edhe kjo të bëhet”, thuhet në komunikatë.

Sipas kreut të Sindikatës, rritja e pagës është arritur me shumë protesta e greva.

Ndalim deri në 10 vite në zonën Schengen nëse punohet në “të zezën”

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se brenda 180 ditëve, qytetarëve të Kosovës u lejohet të qëndrojnë në Evropë 90 ditë, pas liberalizimit të vizave nga 1 janari 2024.

Në të kundërtën sqaron ai mund të hasin në probleme.

“Epo, përsëri, nëse zbulohet se i kaloni ato 90 ditë brenda gjysmë viti, në thelb, ju po qëndroni atje ilegalisht. Natyrisht, nëse shikoni vendimin për liberalizimin e vizave, nëse keni shumë njerëz që qëndrojnë më shumë se që duhet ose që nuk i respektojnë ato rregulla… duhet të dihet që liberalizimi ka të bëjë me turizmin. Pra nuk është për të punuar, nuk është për të studiuar”, ka thënë shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.

“Ekziston sistemi i informacionit i zonës Schengen. Përsëri, mund t’ju ndalohet zyrtarisht që të hyni në zonën e Schengenit deri në 10 vjet, në fakt” – ka thënë ai.

Ai ka sqaruar tutje se nuk është problem vetëm për dikë si individ në rastet kur i shkelë rregullat, por nëse ka shumë raste të njerëzve që shkelin rregullat, atëherë në fakt ky vendim për liberalizim të vizave mund të përfshijë edhe mundëzinë e pezullimit të liberalizimit.

“Në thelb vendimi është për individët, dhe është e njëjta gjë për të gjitha vendet e tjera në rajon që kanë marrë liberalizimin e vizave. Për shembull, ju keni këtë mundësi që nëse keni shumë njerëz që shkelin rregullat, mund të çojë deri te pezullimi i përgjithshëm. Por përsëri, ka disa gjëra për të cilat njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe duhet të jenë të kujdesshëm sepse mund të lëndojnë jo vetëm veten e tyre, por edhe Kosovën si tërësi”, ka thënë Szunyog në emisionin “Kallxo Përnime.

Nëse doni me ditë se çka është barra tatimore dhe pse dhe kur vendoset ajo

Nëse doni me ditë çka është barra tatimore, pse dhe kur vendoset ajo, shihni më poshtë disa sqarime:

Barrë tatimore, do të thotë e drejta e Administratës Tatimore të Kosovës që të marrë dhe të mbajë pasurinë e tatimpaguesit si siguri për pagesën e çdo tatimi dhe të drejtën për të shitur pasurinë e tillë dhe për të përdorur paratë e shitjes për pagesën e atij tatimi. Pra, ky dokument do të mbroj të drejtën e Administratës Tatimore për pagesat e borxheve me prioritet të posaçëm.

Nëse një person i cili është i detyruar të paguajë ndonjë tatim ndaj ATK-së, sipas legjislacionit të zbatueshëm në Kosovë shpërfill apo refuzon të paguajë atë tatim brenda dhjetë (10) ditëve pas dorëzimit të njoftim-vlerësimit, sikurse është paraparë në Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat, do ti lind një barrë tatimore në pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme.

Barra Tatimore përfundon gjashtë (6) vite nga data e vlerësimit të obligimit tatimor. Më shumë info, kliko linkun
https://www.atk-ks.org/pyetje-dhe-pergjigje-per-borxhet…/

Këto janë 10 punët më të paguara

Profesione që kërkojnë shkollim, jo thjesht talent

Çfarë ndodh në SHBA e shohim disa vite më vonë në Evropë. Profesionet e mjekësisë po kryesojnë për sa i përket shpërblimeve financiare.

Si askund në Doha: panairi unik që do zgjasë 179 ditë

Vizioni bujqësor i Katarit për ta bërë gjelbëruar shkretëtirën

Panairi i madh ndërkombëtar i hortikulturës EXPO 2023, i pari i këtij lloji në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, u hap zyrtarisht me një ceremoni madhështore në parkun shumëngjyrësh Al Bidda, në zemër të Dohas, kryeqytetit të Katarit.

Në këtë ngjarje globale, të sponsorizuar nga Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani, marrin pjesë 80 vende, së bashku me organizata dhe qytete ndërkombëtare, dhe i gjithë aktiviteti do të zgjasë 179 ditë, nga 2 tetori 2023 deri në 28 mars 2024. Tema e EXPO 2023 është “Shkretëtira e gjelbër, mjedis më i mirë”, dhe ekspozita do të ketë gjithashtu katër nëntema: bujqësia moderne, teknologjia dhe inovacioni, ndërgjegjësimi mjedisor dhe  qëndrueshmëria.

Emiri i Katarit theksoi se vendi i tij i jep prioritet të veçantë luftës kundër ndryshimeve klimatike, duke theksuar se zhvillimi mjedisor është një nga katër shtyllat mbi të cilat bazohet Vizioni Kombëtar i Katarit 2030. Panairi i Hortikulturës në Doha 2023 është vetëm një pjesë e këtyre përpjekjeve.

“Ky është panairi i parë global i këtij lloji në Katar dhe në rajon”, tha Emir Al-Thani, duke përshëndetur mysafirët që erdhën nga e gjithë bota.

Është interesante se EXPO 2023 do të mbahet në një sipërfaqe prej 1.7 milionë metrash katrorë në parkun piktoresk Al Bidda në Doha, dhe sipas pritshmërive të organizatorëve, më shumë se tre milionë njerëz do të vizitojnë vendin e Gjirit gjatë gjashtë muajve të këtij panairi ndërkombëtar.

Qëllimi i Katarit është në fakt të bashkojë liderët e industrisë dhe novatorët për të nisur mënyra të reja dhe të qëndrueshme të gjelbërimit të shkretëtirës. Gjithashtu, synimi është të inkurajojë inovacionin në fushën e hortikulturës, duke nxjerrë në pah problemet mjedisore, veçanërisht në vendet me klimë shkretëtirë, dhe duke paraqitur zgjidhje inovative në këtë fushë.

Sipas organizatorëve, kjo është një mundësi e shkëlqyer që ekspertët të mësojnë më shumë për metodat më të fundit të bujqësisë së qëndrueshme, si dhe risitë që do të “lehtësojnë zhvillimin e bujqësisë dhe do të ndryshojnë mënyrën e jetesës”.

Katari, përkatësisht, e njeh bujqësinë si një zgjidhje të qëndrueshme për çështjet globale të ujit, energjisë dhe mungesës gjithnjë e më të theksuar të ushqimit. Klima, uji dhe toka janë burime thelbësore dhe kjo ngjarje globale do të promovojë hapa pionierë për të mbështetur një mjedis më të gjelbër. /tesheshi.com/

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
77 %
1kmh
0 %
Sat
33 °
Sun
37 °
Mon
37 °
Tue
39 °
Wed
37 °