Ballina Lajme Bota Islame Avioni i parë me ndihma humanitare nga Türkiye për banorët e Gazës...

Avioni i parë me ndihma humanitare nga Türkiye për banorët e Gazës ateroi në Egjipt

Në postimin e bërë në llogarinë X të Gjysmëhënës së Kuqe Turke thuhet se avioni transportonte materiale ndihme për Gazën, të siguruara me mbështetjen e qytetarëve të Türkiye-s

Avioni i parë i Türkiye-s që transportonte ndihma humanitare për banorët e Gazës ateroi në Egjipt, transmeton Anadolu.

Në postimin e bërë në llogarinë X të Gjysmëhënës së Kuqe Turke thuhet se avioni transportonte materiale ndihme për Gazën, të siguruara me mbështetjen e qytetarëve të Türkiye-s.

Avioni ushtarak do të dërgojë ndihma për banorët e Gazës në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Türkiye-s dhe Presidencën e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Artikulli paraprakLajm i mirë, rriten pagat për keto kategori të punëtorëve
Artikulli tjetërMos e mëso veten me justifikime!