Mos e mëso veten me justifikime!

Justifikim quhet përligjja e veprimeve kur nuk janë ashtu siç kërkohen të çfarëdo lloji qofshin ato.

Njeriu është i dobët dhe mundësia e tij është e kufizuar.
Justifikimi i tij kur veprimet janë jashtë mundësisë është shumë i natyrshëm dhe duhet pranuar, por justifikimi i tij për të përligjur veprimin e tij kur nuk ka vullnetin për të vepruar është hipokrizi.

Kush e lexon librin e Allahut sheh se njerëzit që kanë më shumë justifikime për veprimet e tyre janë hipokritët sepse ata as nuk kanë vullnet për të vepruar dhe as nuk duan të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Mos e mëso veten me justifikime, por mësoje veten me mbajtjen e përgjegjësive! Ky është modeli i besimtarëve të sinqertë.

Ja çfarë i tha Kab bin Malik -radiallahu anhu- Profetit alejhi selam-, kur nuk mori pjesë në Betejen e Tebukut:

«Pasha Allahun, sikur të isha ulur me ndonjë tjetër prej njerëzve, do të kisha mundur t’i shpëtoja zemërimit të tij me ndonjë justifikim sepse jam i zoti në debate, por pasha Allahun, e di se nëse ju them një gjë të rreme me të cilën do të kënaqeni, atëherë Allahu do t’ju zemërojë së shpejti me mua, dhe nëse ju them të vërtetën dhe ju të zemëroheni me mua, shpresoj nëpërmjet saj faljen e Allahut.
Për Allahun, nuk kam pas arsye të mos të mos prezantoja.
Për Allahun nuk kam qenë kurrë më i fortë apo më i mundshëm sesa atëherë kur nuk erdha me ty.
Atëherë i Dërguari i Allahut, alejhi selam, tha: Sa i përket këtij njeriu, ai ka thënë të vërtetën. Ngrihu derisa të vendosë Allahu për ty!»

E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Hoxhë Abdullah Nabolli

Artikulli paraprakAvioni i parë me ndihma humanitare nga Türkiye për banorët e Gazës ateroi në Egjipt
Artikulli tjetërLinkedin njofton raundin e dytë të shkurtimeve ndërsa sektori i teknologjisë vijon të tkurret