Ballina Blog Faqe 65

NJË URDHËR PREJ ALLAHUT PËR ROBËRIT E TIJ, NJË URDHËR QË SJELL BEGATI DHE RREGULLON PLOTËSISHT GJËNDJEN E TYRE

Allahu thotë në Kuran:

قُل لِّعِبَادِیَ ٱلَّذِینَ ءَامَنُوا۟ یُقِیمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَیُنفِقُوا۟ مِمَّا رَزَقۡنَـٰهُمۡ سِرࣰّا وَعَلَانِیَةࣰ …….
[Surja Ibrahim: 31]

  ”Thuaju robërve të Mi, që kanë besuar, që ta falin rregullisht namazin dhe, nga ajo që u kemi dhënë, le të japin fshehtazi dhe haptazi, …”

Përcillju besimtarëve të sinqertë këtë urdhër të mrekullueshëm dhe plot mirësi, që sjell begati dhe rregullon plotësisht gjendjen e tyre. Le ta shfrytëzojnë këtë mundësi, përpara se të jetë shumë vonë. Le ta falin namazin me rregullsi, qoftë në aspektin e jashtëm të tij, qoftë në aspektin e brendshëm.

Gjithashtu, le të shpenzojnë nga mirësitë e begatitë që Zoti u ka dhuruar, pak apo shumë qofshin ato, fshehtas dhe haptas. Këtu bëhet fjalë për shpenzimet e detyrueshme, si zekati, ose shpenzimet ndaj atyre njerëzve që e ke detyrë të përkujdesesh. Por bëhet fjalë edhe për sadakatë e donacionet e pëlqyeshme, në të gjitha fushat e bamirësisë. Allahu i Lartësuar na nxit që t’i bëjmë këto shpenzime para se të jetë tepër vonë:

” ….مِّن قَبۡلِ أَن یَأۡتِیَ یَوۡمࣱ لَّا بَیۡعࣱ فِیهِ وَلَا خِلَـٰل .
… para se të vijë ajo Ditë, kur nuk do të ketë më as kompensim e as miqësi.”

Atë ditë, asnjë miqësi e lidhje nuk mund të sjellë dobi; atë që e ke shpërfillur nuk mund ta kthesh pas as me kompensim e as me ndonjë dhuratë nga miqtë e të dashurit. Atë ditë, çdo njeriu do t’i mjaftojë çështja e vet.

Prandaj, le të përgatitet çdokush për veten e vet dhe le të shohë çfarë ka bërë për nesër. Le të shohë me kujdes punët dhe të marrë në llogari veten e vet, para se të vijë koha e llogarisë së madhe para Zotit.

/Tefsiri i Sadit “Zoti e mëshiroftë”!/

Sarajevë, filloi Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor

Kjo ngjarje mblodhi në një vend përfaqësues të nivelit të lartë të qeverive dhe ekonomive nga Ballkani Perëndimor dhe Komisioni Evropian

Samiti i gjashtë Digjital i Ballkanit Perëndimor, ngjarja më e madhe digjitale në rajon, filloi sot në Sarajevë, raporton Anadolu.

Ministria e Komunikacioneve dhe Transportit e Bosnje e Hercegovinës është nikoqire e Samitit të Gjashtë Digjital dyditor të Ballkanit Perëndimor.

Kjo ngjarje mblodhi në një vend përfaqësues të nivelit të lartë të qeverive dhe ekonomive nga Ballkani Perëndimor dhe Komisioni Evropian.

Përmes diskutimeve të ndryshme të paneleve dhe sesioneve të konferencave, gjatë samitit dyditor do të sigurohet një pasqyrë më e thellë e tendencave dhe sfidave më të fundit të botës digjitale.

Borjana Krishto, kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, në fjalën e saj hapëse theksoi rëndësinë e organizimit të kësaj ngjarjeje.

“Ky tubim është mundësia më e mirë që do të na lejojë të eksplorojmë dhe të formësojmë të ardhmen e rajonit tonë së bashku, pikërisht përmes teknologjive digjitale dhe transformimit të përshpejtuar të shoqërisë. Bosnje e Hercegovina dhe vendet e Ballkanit Perëndimor kanë potencial të madh. Për ta realizuar, duhet të punojmë së bashku, duhet të ndajmë idetë, përvojat dhe praktikat më të mira. Duhet të bashkëpunojmë për të tejkaluar me sukses të gjitha sfidat dhe për të përfituar nga mundësitë që na sjell epoka digjitale”, tha Krishto.

Ajo shtoi se teknologjitë digjitale kanë potencialin të sjellin ndryshime në shoqëri dhe se ato ofrojnë mundësi për të përmirësuar arsimin, kujdesin shëndetësor, komunikimin dhe infrastrukturën.

Krishto shtoi se për të realizuar potencialin e plotë që ofron digjitalizimi, duhet të punohet më aktivisht për të arritur një mjedis të favorshëm për zhvillimin dhe zbatimin e arritjeve në këtë fushë.

/aa/

Këshillë e vyer për atë që kërkon bereqet në kohën e tij!

Si të shtosh bereqetin në kohën tënde!

Ka thënë dikush prej Selefëve: “Sa më shumë e shtoja pjesën time në leximin e Kuranit aq më shumë mu shtonte bereqeti në kohën time. Dhe vazhdoja ta shtoja pjesën e leximit deri sa arrita të lexoja në pjesën time dhjetë xhuze”.

Ibrahim ibn AbdulWahid el-Makdisi i ka thënë Dija el-Makdisit duke e këshilluar në momentin që ai do të udhëtonte me kërku dituri, i tha:

“Lexo sa më shumë Kuran dhe mos e le pas dore atë, sepse do të lehtësohet ty në atë që kërkon në varësi të asaj që lexon prej Kuranit”.

Thotë Dija: “Këtë që më tha e pashë dhe e provova shpesh.

Kur lexoja shumë Kuran mu lehtësonte të dëgjoja e të shkruaja shumë hadithe, e kur nuk lexoja Kuran nuk mu lehtësonte diçka e tillë”.

Shkëputur nga libri “Dhejl Tabekat Hanabile” Ibn Rexheb (3/205).
Përktheu Ylli Rama

Kur të dhuroni dhuroni më të mirën, ngase me këtë arrihet knaqësia e Allahut

Kur të dhuroni, dhuroni më të mirën, ngase me këtë arrihet knaqësia e Allahut

Allahu në Kuran thotë:
{لَنْ تَنَالُوا الْبِرَّ حَتَّى تُنْفِقُوا مِمَّا تُحِبُّونَ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ شَيْءٍ فَإِنَّ اللَّهَ بِهِ عَلِيمٌ}.

“Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni. Çfarëdo që të ndani, Allahu e di mirë atë.” (Al -Imran 92)

Të japësh nga ajo që të ka dhenë Allahu, nga ajo pasuri që ti e do dhe është pasuria me e dashurë për ty, me të vëtmin qëllim që ta arrish knaqësinë e Allahut ,kjo është argumentë se ti ke arritur gradën më të lartë të bamirësisë, imanin më të plotë, ngase ajo që është tek Allahu për ty është më e dashur se ajo që është në duart tua.
Kështu vepronin edhe të parët tanë, ata dhuronin për Allahun pasurinë e cila ishte më e çmuara për ta, me të vetmin qëllim për të arritë kënaqësinë e Allahut dhe për ta fituar graden më të lartë të imanit.

Përktheu dhe përshtati: Mr. Fuad Ferati

Alinma Bank e ndërtuar mbi bazat e sheriatit islam shënon fitime të konsiderushme

Alinma Bank me seli në Arabi Saudite arrin 2,195 milionë rijal fitime për gjysmën e parë të vitit 2023, një normë rritjeje prej 25% krahasuar me vitin e kaluar.

Alinma Bank njoftoi arritjen e një fitimi neto prej 2,195 milionë rijal sauditë, deri në fund të gjysmës së parë të vitit fiskal 2023, krahasuar me një fitim neto prej 1,750 milionë rijal sauditë për të njëjtën periudhë të një viti më parë, një rritje prej 25. %.

Duke folur për rezultatet financiare për fundin e gjashtëmujorit të parë 2023, Shkëlqesia e tij Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Bankës Alinma, Dr. Abdulmalik bin Abdullah Al-Hogail, konfirmoi se arritja e këtyre rezultateve pozitive, është falë begative të Allahut të lartësuar, ku potencoj se banka është e ndërtuar mbi bazat e sheriatit islam, dhe se veprimtaria e kësaj banke është në përputhje të plotë me rregullat e Bankimit Islam.
Prandaj një lajm i tillë është motiv dhe shpresë për ne, se në të ardhmen edhe në vendin tonë do të prezentojnë banka të tilla të cilat janë mbështetje e madhe për vendin dhe ekonominë tonë.

Perkthim. Mr.Fuad Ferati

A e kanë obligim ligjor bizneset që t`ua rikthejnë paratë blerësve të ‘penduar’?

Jo rrallë mund të na ndodhë që për shkaqe të ndryshme të pendohemi apo thjesht të ndryshojmë mendim për blerjet tona dhe të kërkojmë kthimin e parave apo ndërrimin e produktit.

Praktikat e ndryshme të aplikuara nëpër bizneset në vend kur vjen puna te kthimi i produkteve të blera apo rimbursimi mund të krijojnë konfuzion mbi të drejtat tona si konsumator në këso situatash.

Alterntiva më e shpeshtë e ofruar nga shitësit në vend që është kthimi i produktit me kusht që i njëjti të zëvendësohet me një produkt tjetër brenda të njëjtit biznes, është dukshëm më pak i leverdishëm se politikat e kthimit dhe rimbursimit të aplikuara nga brende të mëdha ndërkombëtare, të cilat funksionojnë njëjtë në shumë shtete, përfshirë Kosovën përmes sistemit të franshizës. Nga brende të tilla në shumicën e rasteve mundësohet rimbursim i plotë i parave brenda afatave të caktuara, të cilat rëndom zgjasin deri në 30 ditë.

Por bazuar në përgjigjen me shkrim të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dërguar Kallxo.com, kërkimi për kthimin e parave nuk është e drejtë e konsumatorit.

“Konsumatori nuk ka të drejt asnjëherë të kërkoj kthimin e parave, përveç në raste të caktuara”- thuhet në përgjigje.

Më tutje përgjigja numëron situatat konkrete kur një gjë e tillë mund të kërkohet, e të cilat dalin të jenë të lidhura vetëm me kushte objektive.

“[Rastet kur konsumtori mund të kërkojë kthimin e produkteve janë kur] Është viktimë e praktikave të padrejta tregtare (mashtruese, agresive, mungesë informacioni); kur produktet janë të dëmtuara, (mospërputhshmëria me kontratën); kur ekziston mangësi në shërbimet e ofruara, pra nuk janë ofruar ne përputhshmëri me marrëdhënien kontraktuale; kur ekziston apo është ofruar nga biznesi garancioni (opsional në diskrecion të tregtarit) si pjesë e marrëdhënies kontraktuale; në rastin e produkteve (përfshirë ato të rrezikshme) të cilat konsiderohet se janë jashtë standardeve, apo ligjeve dhe rregulloreve që rregullojnë fusha përkatëse mbi cilësinë e produkteve dhe shërbimeve”- qartëson më tutje përgjigja e divizionit për komunikim publik e kësaj ministrie.

Nga ky organ qeveritar bëjnë me dije se numri i ankesave të pranuara të kësaj natyre është i lartë.

“Nga fillimi i vitit e deri në muajin shtator janë pranuar 101 ankesa në kategorinë “Rimbursimi i mjeteve”- shkruhet në përgjigjen e MINT-it.

Sipas përgjigjes, Inspektorati i Tregut në të shumtën e rasteve i zgjidh aneksat në favor të konsumtorëve.

“Edhe pse, kthimi i parave pasi të jetë realizuar blerja nuk është një e drejtë e garantuar në çdo rrethanë bazuar në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, Inspektorati i Tregut shumicën e ankesave të konsumatorëve i ka zgjidhur në favor të tyre me mirëkuptimin e të dy palëve”- thuhet në përgjgje.

Në bazë të interpretimit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumtorit del se nuk ka obligim për shitësit që t`ua rimbursojnë paratë ose mundësojë kthimin e produkteve blerësve përveç në rastet kur ekzistojnë mangësitë e lartcekura. Kjo nënkupton që veprime të tilla “në favor të konsumatorit” janë diskrecionale dhe bien nën politikat e përzgjedhura nga tregtarët.

Në shtetet e Bashkimit Evropian nëse ndonjë tregtar apo kompani synon të shesë mallra në Bashkimin Evropian ose Zona Ekonomike Evropiane, i kërkohet ligjërisht të ketë një rregullim të brendshëm juridik sa i përket kthimit të produkteve dhe rimbursimit të mjeteve.

Dispozita më të favorshme për rikthimin e produkteve me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit njësoj si edhe në Direktivën për të Drejtat e Konsumatorit të Unionit Evropian parashihen për kontratat e lidhura në distancë dhe jashtë lokaleve. Këtu blerësi konsiderohet se nuk e ka luksin për të parë dhe vlerësuar produktin nga afër.

Për blerje të tilla është paraparë e drejta e konsumtorit për rimbursim të plotë kur anulon një blerje qoftë edhe pa asnjë arsyje, brenda 14 ditëve.

E nëse një tregtar nuk informon klientët për këtë të drejtë, periudha e tërheqjes zgjatet automatikisht në një vit.

Tregtarët mund të shtojnë kushtet e tyre për kthim të produkteve për aq kohë sa nuk i shkelin këta parametra ligjor.

Por artikujt si: mallrat e personalizuara, si këmisha dhe kapelet e qëndisura, mallrat që prishen si ushqimi dhe lulet e freskëta, veshje si rroba banje dhe të brendshme, bizhuteritë, si vathët, produktet që janë të datuar, si biletat e koncerteve dhe rezervimet e hoteleve përgjithësisht përjashtohen nga periudha 14 ditore e rikthimit.

/Kontabilisti.info/

Nuk mund të kemi ekonomi pa banka, por mund të kemi banka pa interes – Mr. Fuad Ferati

Ekonomia islame është një tërësi ligje dhe parime islame, që në vete rregullojnë veprimtarinë ekonomike të një vendi, ku të gjitha këto mund të zbatohen në përputhje me rrethanat e kohës dhe vendit.
Bankat Islame janë institucione bankare dhe financiare të cilat operojnë në të gjitha transaksionet dhe investimet e tyre në përputhje me ligjet dhe qëllimet e sheriatit.
Nuk ka ekonomi të shëndoshë pa praninë e bankave dhe nuk ka mundësi të kemi banka të shëndosha të cilat ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e vendit, ndërkohë boshti i tyre kryesor është kamata.
“Prandaj për një ekonomi të pastër dhe të lartë, duhet të kemi Banka Islame të cilat e praktikojnë në vete ligjin e Zotit xh.sh”.
Një thënie e famshme që shpreh pikëpamjet e ekonomistëve perëndimorë në ekonomi, e cila shpjegon se nuk mund të ketë një ekonomi pa banka, dhe nuk mund të ketë banka pa një normë interesi.
Ne jemi plotësisht dakord me këtë thënie në pjesën e parë të saj, se nuk mund të ketë një ekonomi pa banka, ku pjesa më e madhe e parave menaxhohet përmes bankave, ndërsa për pjesën e dytë të deklaratës nuk jemi dakord , ngase është vërtetuar me prova përfundimtare, dhe zbatim praktik, se mund të ketë banka të cilat operojnë pa aplikuar norma interesi, madje të tillat kanë arritur suksese të larta në zhvillimin e ekonomisë.
Prandaj nuk është kusht që të arrihen suksese të larta në ekonomi të përdoret interesi, përkundrazi ato banka të cilat nuk e praktikojnë interesin kanë arritur suksese shumë të larta, madje rritshmëria e tyre ua kalon bankave të cilat praktikojnë interesin.
Suksesi i Bankimit Islam që vërehet sot në botë, është një nga treguesit e qartë për zbatimin e ligjit të Zotit në të gjitha sferat e jetës!

Mr. Fuad Ferati

Këtu duhet të aplikoni për grante në programin e Vetë-Punësimit

Jemi të lumtur të ju njoftojmë zgjerimin e mbështetjes për të gjithë të rinjtë e talentuar dhe ambiciozë!

APRK po fillon me Programin e Vetë-Punësimit dhe Ndërmarrësisë 2023-2024.

Grante për kapitalin e nevojshëm për të startuar biznesin tuaj

Mentorim dhe rrjetëzim për të zgjeruar horizontet dhe për të ndërtuar marrëdhënie që do të çojnë biznesin tuaj në nivelin tjetër

Trajnime të specializuara për të ndihmuar ju të zhvilloni ide dhe strategji fitimprurëse.

Për çdo të ri me ide biznesi, kjo është shpallja që keni pritur.

Ëndrra juaj, kombinuar me mbështetjen tonë, do të shkëlqejë si kurrë më parë!

Link:

https://sites.google.com/view/pvpn-2023-2024/programi?fbclid=IwAR24NAjveyLCRFWUl24cwvB8V0bvkA0GIewsu-PI3g6ndtP3zt6r-PULw_8_aem_ATnkl_65EoIOU57IvElRL_a3QtwLh-HXrA0RkCw4cSZEabudX87AoDRO4nnlPnhS2l6oUfuHSmJR5TsXaLqs4rZz

/Kontabilisti.info/

Rëndësia e financave Islame

Financat islame janë shfaqur si një mjet efektiv për financimin e zhvillimit në mbarë botën, duke përfshirë edhe vendet jomuslimane. Tregjet e mëdha financiare kanë zbuluar prova të forta se financat islame tashmë janë integruar në sistemin financiar global dhe se ato kanë potencialin për të ndihmuar në adresimin e sfidave të dhënies fund të varfërisë ekstreme dhe nxitjes së prosperitetit të përbashkët.

Financat islame janë financa të bazuara në kapital, të mbështetura në asete etike, të qëndrueshme, të përgjegjëshme për mjedisin dhe shoqërinë. Ato promovojnë ndarjen e rrezikut, lidhin sektorin financiar me ekonominë reale dhe theksojnë përfshirjen financiare dhe mirëqenien sociale.

 

Përktheu dhe përshtati : Mr. Fuad Ferati

Nafta, hekuri dhe kromi dominojnë industrinë shqiptare, me rreth 1 miliard euro shitje në vit

Nafta, hekuri dhe kromi dominojnë industrinë shqiptare për nga vlera e shitjeve.

INSTAT publikoi sot për herë të parë rezultatet e Anketës së Produkteve Industriale, në të cilat referohet se vlera e shitjeve të tre produkteve kryesore të industrisë shënoi vitin e kaluar rreth 1 miliardë euro.

Ndërsa për nga sasia e prodhimit kryesore ishin pijet alkoolikë dhe këpucët.

Gjatë vitit 2022 është prodhuar 902.064 ton naftë nga 697.662 tonë të prodhuar në vitin 2021. Prodhimi i hekurit bruto dhe forma të tjera primare në vitin 2022 shënoi vlerën 808.983 tonë nga 773.668 tonë të prodhuar në vitin 2021.

Gjatë vitit 2022 është prodhuar 1.399.017 tonë xeherorë dhe koncentrate të kromit nga 1.068.729 tonë të prodhuar në vitin 2021.

Vlera e shitjeve për produktin naftë gjatë vitit 2022 ishte 44.8 miliardë lekë, nga 34.2 miliardë lekë në vitin 2021, duke u rritur me 31,2%.

Vlera e shitjeve për produktin hekur bruto dhe forma të tjera primare gjatë vitit 2022 ishte 32,6 miliardë lekë, nga 31,3 miliardë lekë në vitin 2021, duke u rritur me 4,3% dhe vlera e shitjeve për produktin xeherorë dhe koncentrate të kromit gjatë vitit 2022 ishte 30,9 miliardë lekë nga 22,4 milionë lekë në vitin 2021, duke u rritur me 38,2%.

Gjatë vitit 2022 metalurgjia zuri 14,7% të vlerës së shitjeve gjithsej të produkteve industriale nga 14,8% që zinte vitin në 2021.

Përpunimi i produkteve ushqimore zuri 11,5% të shitjeve gjithsej gjatë vitit 2022 nga 11,8% që zinte në vitin 2021, ndërsa nxjerrja e naftës bruto zuri 11,2% të shitjeve gjithsej gjatë vitit 2022 nga 9,8% që zinte në vitin 2021.

NSTAT publikoi për herë të parë të dhënat e Anketës së Produkteve Industriale (PRODCOM), e cila përdoret në vendet e Bashkimit Evropian.

Vrojtimi mbi produktet industriale kryhet me frekuencë vjetore pranë ndërmarrjeve të industrisë nxjerrëse dhe përpunuese dhe ka si qëllim të ofrojë informacion mbi prodhimin dhe shitjen e produkteve industriale të realizuara nga ndërmarrjet që kryejnë aktivitetin e tyre ekonomik në vendin tonë.

Këto statistika shërbejnë për të kryer analiza të detajuara të produkteve industriale të prodhuara në vend. Prodhimi dhe shitja e produkteve kryesore industriale

 


 

 

/Monitor.al/

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
0kmh
0 %
Sat
32 °
Sun
37 °
Mon
37 °
Tue
39 °
Wed
39 °