Ballina Blog Faqe 507

Duhet të dish ta udhëheqësh anijen tënde: ylli i dytë nga nëntë yjet e suksesit

YLLI NUMER DY:
DUHET TË DISH TA UDHËHEQËSH ANIJEN TËNDE

“Nëse ndonjë mushkë do ta lëndonte këmben gjatë rrugës për në Irak, do të kisha frikë se mos Allahu do të më pyesë për të”. (Omer bin
el-Hattab r.a.)

Në thellësitë e detit të shpirtit, atje ku valët përplasen me njëra-tjetrën, në vendin ku zhvillohet beteja më e madhe në botë, njëra nga ato valë të thotë ty: “Kush je ti”? Vala tjetër të pyet: “Cili është roli yt në jete”? Ndërsa e treta të thotë: “Pse ke sjellje të këtillë”!? Anija jote e humb orientimin, nuk di se nga të shkojë. Në ato momente duhet të dish ta menaxhosh anijen tënde, anijen e ndjenjave kundruall përgjegjësisë, anijen e ndjenjave ndaj detyrimeve të cilat zakonisht duhet të kryhen medoemos. Nëse di ta menaxhosh anijen tënde, atëherë do të dish se si t’i ndihmosh dhe t’i udhëzosh edhe të tjerët.

KUR REALIZOHET UDHËHEQJA?

Behu i sigurt se nuk do të mund të bëhesh udhëheqës i të tjerëve, as i familjes tënde, as i birit tënd, as i mikut tënd, e as mos imagjino për një gjë të atillë. Për ta realizuar këtë, së pari medoemos duhet të përgatisësh një hapësirë të volitshme për një ndryshim më të mirë.
Ajo hapësirë e volitshme është që ti të jesh në gjendje ta udhëheqësh vetveten tënde, që të jesh në gjendje ta menaxhosh anijen tënde nga thellësitë e shpirtit tënd.

Pastaj, mos prit që do të të ndodhë diçka në një të afërme të shpejtë. Përkundrazi, fillo menjëherë, me vetëdije të plotë, me dëshirën që buron nga ndjenjat kundruall përgjegjësisë. Kjo udhëheqje është udhëheqje e vetëdijshme, e vendosur, e paluhatshme, e cila vjen nga brendia njerëzore, e assesi si reaksion. Pra, atëherë do të mund ta menaxhosh anijen tënde. “.. Allahu nuk e prish gjendjen e një populli (nuk ua largon të mirat) përderisa ata ta ndryshojnë veten e tyre…”. (er-Rad, 11).

Pasi që t’i tejkalosh valët e detit dhe pasi që ta orientosh anijen tënde dhe ta menaxhosh atë ashtu siç është më mirë, pikërisht atëherë do të mund të udhëheqësh punë të mëdha në botë, sepse, ai i cili udhëheq vetveten, ai udhëheq edhe botën. Tani do të mund të bëhesh ai person, i cili posedon aftësi mahnitëse.
Më e lehta është ajo që t’ua planifikosh dhe t’ua rregullosh jetën të tjerëve, e më pas të lejosh vërshimin dhe kataklizmin në zemrën tënde, t’i lejosh valët e detit të konfrontohen në thellësitë e shpirtit tënd. Si është e mundur që të tjerët t’i mësosh për të udhëhequr dhe për të menaxhuar, ndërsa, nga ana tjetër, të harrosh ta udhëheqësh
dhe ta menaxhosh anijen tënde? Dije mirë se anija jote është vetëm në duart e tua, e assesi në duart e ndonjë personi tjetër.

LOGJIKO ME MUA

Sjelljet tona janë rezultat i qëndrimeve dhe vendimeve tona, e jo rezultat i ndjenjave tona dhe ne mund t’i ndryshojmë dhe t’i menaxhojmë sjelljet tona. Natyrisht, kjo do të varet nga parimet tona dhe nga vlerat e vërteta. Gjithashtu, ne mund të vendosim për veprat tona dhe të përkujdesemi për ndjenjat tona.

Pra, ne jemi tepër përgjegjës për anijen tonë, sepse sjelljet tona burojnë nga vendimet tona. Pasi që unë ta bëj një vepër në ndonjë mënyrë të caktuar, atëherë pikërisht unë jam ai i cili kam vendosur që ta bëj atë në atë mënyrë. Atëherë duhet me përgjegjësi të them:
“Po, ndjenjat e mia të brendshme nuk janë në duart e mia, megjithatë veprat e mia, sjelljet e mia, anija ime, fati im, të gjitha këto janë në duart e mia”.
I Dërguari i Allahut, Muhamedi salallahu alejhi ue selem dinte edhe të hidhërohej, dhe një gjë e këtillë mund të vërehej në fytyrën e tij. Mirëpo, ai dinte ta tejkalonte hidhërimin e tij. Ai asnjëherë nuk e manifestonte hidhërimin e tij përmes veprave. Janë të shumta ato thënie (hadithe) të cilat flasin për këtë teme.
Atëherë pasi që të vëresh se mund t’i menaxhosh dhe të vendosësh për veprat e tua, do ta ndiesh edhe sfidën që lind ndjenjën e përgjegjësisë për sa i përket udhëheqjes së anijes personale, Prej këtu, tek ti do të paraqitet vendosmëria dhe vrulli entuziast, sepse ti je i gatshëm të marrësh vendim se cilën rrugë do ta zgjedhësh.

NE VËRTET KEMI LIRINË E ZGJEDHJES

Mos u bën njëri nga ata i cili e kalon kohën e tij në punë ose në ndonjë profesion në bazë të propozimit të ndonjë individi, ose duke shkuar pas përvojave të tjera, apo se ajo punë është e lehtë, apo për shkak të mungesës së alternativës, sepse qëndro i sigurt se ata që lejojnë që të tjerët ť’ua udhëheqin anijen e tyre janë njerëz të gjallë të cilët nuk kanë njohuri. Puna e tyre është zbatim i rëndomtë i urdhrit të cilin ata e përcjellin verbërisht, pa aspak ndjenjë dhe dituri për çështjen në fjalë.
Individi i cili nuk ka në plan ndonjë iniciativë, i cili nuk është optimist dhe i orientuar pozitivisht, si dhe individi i cili nuk ka liri, do t’ju lejojë shumë lehtë të tjerëve që ta menaxhojnë anijen e tij, madje ai do t’ju dorëzohet plotësisht atyre. Medoemos duhet ta dish se ti je pronar i suksesit tënd, medoemos duhet ta dish se ti je pronar i dëshirave dhe vullnetit tënd. Bëj që veprat dhe sjelljete tua të jenë shërbëtorë të parimeve dhe vlerave të vërteta, sepse ti je njeri i lirë, nuk
je rob i njerëzve, madje duhet të qëndrosh si rob i vërtetë vetëm ndaj Allahut të Lartëmadhëruar. Mësoni të tjerët për lirinë e zgjedhjes, për lirinë e kryerjes së veprave dhe sjelljeve, lirinë në menaxhimin dhe udheheqjen e anijeve të tyre.

TA DËGJOJMË SHPIRTIN TONË

Pasi që qëndrimet dhe sjelljet tona burojnë nga karakteri ynë, atëherë ne mundemi ta dëgjojmë fjalën e shpirtit tonë dhe ta njohim se me cilën gjuhë na flet.

Me gjuhën e kapitenit të anijes

  • Unë mund të ndryshoj në më të mirë.
  • Mund t’i sundoj ndjenjat e mia.
  • Kërkojmë alternativë.
  • Dëshiroj të vendos për veprat e mia.
  • Me gjuhën e njerëzve të pavendosur dhe të luhatshëm
  • Unë nuk mund të ndryshoj asgjë në të mirë.
  • Të gjithë më provokojnë, kam humbur nervat dhe durimin.
  • Thjesht, zgjidhje nuk ekziston, të gjithë janë kundër meje,
  • profesori më rrëzoi më qëllim nga provimi.
  • Eh, sikur ata ta kishin bërë atë…
  • Eh, sikur ata ta kishin planifikuar atë…

Gjuha e të pavendosurve dhe e atyre që flasin me hamendje, në të vërtetë, është gjuha të cilën e kanë përsosur njerëzit e pasuksesshëm, njerëzit të cilët logjikojnë me kokat e huaja, ndërsa gjuha e kapitenit të anijes është gjuha e çdo njeriu të suksesshëm, gjuhë të cilën duhet ta mësojnë të gjitha gjeneratat e shekullit të njëzetenjëtë.
Pasi ta dëgjosh dhe ta pyesësh shpirtin tënd, qëndro i sigurt se do ta dish edhe përgjigjen e vërtetë! Atëherë do të mund ta menaxhosh anijen tënde. Megjithatë, pasi që ta mashtrosh shpirtin tënd, atëherë do të flasësh me gjuhën e njerëzve të pavendosur dhe të luhatshëm, kur do të gjesh edhe shkaqe dhe argumente të shumta vetëm e vetëm që ta mbrosh qëndrimin tënd. Me këtë rast, tek ti do të përforcohet ndjenja e papërgjegjësisë dhe do të bëhesh indiferent.

KATËR SHKATHTËSI ME NDIHMËN E TË CILAVE DO TË MUND TA UDHËHEQËSH ME SUKSES ANIJEN TËNDE

Ekzistojnë katër shkathtësi të cilat do të të ndihmojnë që ta udheheqësh dhe ta menaxhosh me sukses anijen tënde. Natyrisht, është e domosdoshme të arrihet përsosmëria në ato shkathtësi, me qëllim që kapiteni i anijes të jetë sa më i aftë dhe sa më i shkathët në udhëheqje.
Shkathtësia numër një: shkathtësia e transferimit nga qarku i përgjegjësisë në qarkun e zbatimit. Pra, çdo individ prej nesh i posedon dy qarqe. Ato janë:

Qarku i detyrimeve; ku bëjnë pjesë detyrimet dhe përgjegjësitë, siç janë familja, puna, pasuria, shëndeti, natyra dhe ambienti jetësor, etj.

Qarku i zbatueshmërisë së obligimeve, si dhe i përgjegjësive në fjalë.

Qarku i përgjegjësive është qarku për të cilin unë brengosem dhe përkujdesem, si dhe qarku me të cilin kam marrëdhënie reciproke dhe komunikim;

Qarku i zbatueshmërisë janë veprat të cilat mund t’i realizoj.

Me qëllim që ti të bëhesh udhëheqës i cili do të dijë të kalojë nga qarku i përgjegjësisë në qarkun e zbatimit, atëherë medoemos duhet të dish t’i realizosh ato vepra në mënyrë tepër efikase.

Të shumtë janë ata përtacë të cilët posedojnë karakteristikat e llomotitësve, vajtuesve, gjumashëve, etj., ndërsa udhëheqësit dhe kapitenët posedojnë karakteristikat e aftësisë për përpjekje, aktivitet dhe punë efikase, si dhe karakteristikën e vetëbesimit. Pasi që të ndiesh se ekziston ndonjë problem që nuk të takon, eh, atëherë ajo ndjenjë në të vërtetë është problem i vërtetë.

Shkathtësia numër dy: Ngrihu! Fillo prej vetes tënde, sepse ti nuk je pronar i njerëzve të tjerë. Fillo nga shpirti yt. Çdo individ prej nesh posedon anijen e tij personale, andaj lirohu nga ndjenja se nuk je në gjendje të bësh diçka. Pra, fillo, se ti mundesh dhe gjithnjë mbaji mend fjalët e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem kur ka thenë: “Ngrihuni dhe preni kurbanet, e më pas rruajini kokat”.

Këto urdhra i Dërguari i Allahut ua drejtoi shokëve të tij me rastin e qëndrimit në Hudejbije. Mirëpo, asnjë prej tyre nuk ishte ngritur. Më pas Umu Seleme (ra.) i tha me shenjë të Dërguarit të Allahut që,së pari, ai ta bëjë vetë një gjë të atillë., gjë të cilën i Dërguari i Allahut e pranoi dhe e praktikoi menjëherë i pari. Pasi që sahabët e tij e vërejtën një gië të këtillë në praktikë, edhe ata menjëherë u ngritën për ta zbatuar urdhrin.
Me të vërtetë, të gjithë njerëzit e dinë atë që e bëjnë, megjithatë ekziston një numër i vogël i tyre që bëjnë atë që e dinë, sepse vetëm dituria dhe
njohja nuk do të mjaftonin, andaj duhet të fillohet në praktikë.

Shkathtësia numër tre: Të merret vazhdimisht ndonjë detyrim, madje le të jetë edhe me domethënie të vogël. Po qe se nuk bartim llogari për premtimet e dhëna, madje sado të parëndësishme të jenë, një gjë e tillë do të linte pasoja në aftësitë tona të cilat kanë të bëjnë me planifikimin e gjërave. Të përmbajturit ndaj detyrimeve dhe obligimeve të planifikuara dhe të premtuara ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, paraqet esencën e menaxhimit të anijeve tona dhe atëherë do të mund ta ndienim lirinë e vërtetë të shpirtit. Pikërisht konsistenca na jep aftësi dhe shkathtësi që ta vëmë me sukses kontrollin ndaj anijes tonë dhe ta udhëheqim me sukses atë.

Shkathtësia numër katër: Provimi i cili zgjat njëzet e një ditë. Ja, unë të thërras në një sfidë, të thërras ta provosh udhëheqjen e anijes tënde personale, për një periudhë prej njëzet e një ditësh, sepse ti je banor i shekullit të njëzetenjëtë. Përjetoje këtë provim lirshëm pa ndonjë ngarkesë dhe përcill me një kujdes të veçantë se çfarë do të ndodhë!
Përqendrohu në njëzet e një ditë, në gjuhën e kapitenit të anijes dhe orvatu që ta shfrytëzosh dhe t’i përmbahesh asaj. Behu ai i cili udhëheq, e
assesi mos u bëj gjykatës; bëhu shembull për të tjerët, e mos u bën kritikues; bëhu pjesë i ekipit që i zgjidh problemet, e mos u bëj pjesë i ekipit
qe paraqet problem. Orvatu në këtë provim në rrethin e detyrimeve dhe përgjegjësive të tua dhe mos i thekso mangësitë e të tjerëve. Po qe se e bën ndonjë gabim, atëherë pranoje atë dhe orvatu ta përmirësosh gabimin, madje edhe të marrësh mësim, e assesi mos u fut në kritika të
ndryshme, e kështu t’i akuzosh të tjerët. Pra, fillo prej vetes tënde dhe shiko me dhembshuri ndaj dobësive dhe mangësive të të tjerëve, e assesi
përmes kritikave dhe vërejtjeve. Dije se esenca nuk është ajo që ata nuk e kanë bërë, e as ajo që ata duhet ta bëjnë, përkundrazi, esenca je ti. Ti je epiqendra. Nëse konsideron se problemi qëndron tek të tjerët, në atë rast menjëherë ngrihu në vend, ndalu dhe freno, për shkak se mënyra e
atille e përsiatjes dhe e të kuptuarit është problem i vërtetë.
Me të vërtetë, të orvatesh që t’i mësosh njerëzit e tjerë se si duhet ta udheheqin anijen, e më pas të mos dinë ta menaxhojnë anijen e tyre, është një akt i pakuptimtë dhe i padobishëm, si dhe një tregues i dobësive të vërteta.
Dije se anija jote të takon vetëm ty. Prandaj, shpalle veten tënde si kapiten të anijes tënde, sepse vetëm ti je pronar i saj, e ajo të pret që ti ta
orientosh atë nëpër botë dhe drejt suksesit të shekullit të njëzetenjëtë.

TAKIMI I PARË…

Suksesi posedon të dashuruarit e tij, si dhe ithtarët e tij. Suksesi e posedon vulën që është e skalitur thellë në shpirtra. Ekzistojnë suksese të ndryshme, megjithatë suksesi i shekullit të njëzetenjëtë posedon një shije të veçantë, një aromë të këndshme. Prandaj, duhet të ndalemi pak me qëllim që shpirtrat tanë të pinë nga burimi i të suksesshmëve…

Do t’ua paraqesim alfabetin e suksesit përmes paqes së individëve të rëndësishëm, jeta e të cilëve mund të bëhet shembull për të gjithë ata që dëshirojnë sulkses (të mirëfilltë).
Takimi ynë i parë është me profesor Mensur bin Abdullah es-Seriun.
lu propozoj vëllezërve të nderuar, lexuesve të dashur të këtyre rreshtave, që së bashku me profesorin e nderuar të ecim drejt stacionit të të suksesshmëve…

Profesor Mensur bin Abdullah es-Seri ka thënë:
Të kuptuarit e suksesit sot perceptohet në mënyra të ndryshme.
Disa njerëze përkufizojnë suksesin në lavdi, ndërsa disa të tjerë janë të vendosur në qëndrimin se suksesi është në pasurinë e madhe; disa të tjerë pohojnë dhe janë të mendimit se suksesi qëndron në aritjen e postit më të lartë… Nga të gjitha këta shembuj ne mund të konkludojmë për një pikë të dhembshme dhe kyçe. Fjala është për perceptimin e ndryshëm të suksesit prej një individi në një tjetër, gjë që shpie drejt ndarjes në mendime dhe në ndarjen se si në të vërtetë duhet ndërtuar personaliteti dhe si duhet të sillemi ndaj të tjerëve. Çdo dukuri posedon normat dhe kornizat e saj, e ato vërehen nga aspekti i asaj se si do të arrihet deri te kënaqësia e Allahut të Lartëmadhëruar duke i shfrytëzuar mjetet dhe të mirat materiale, si dhe duke ndjekur shembullin e të Derguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem. Është e domosdoshme
që t’i zbatojmë fjalët e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit s.a.v.s. i cili ka thenë:
“Ai i cili e arrin kënaqësinë e Allahut në llogari të pakënaqësisë së njerëzve, të atillin Allahu do ta mbrojë nga njerëzit, e kush arrin kënaqësinë e njerëzve në llogari të pakënaqësisë së Allahut, të atillit njerëzit nuk do të mund t’i ndihmojnë, e Allahu as që do ta mbrojë atë.”(Tirmidhiu, 2416 dhe ibn Hibbani, 1542)

Atëherë kur njeriu ta arrijë kënaqësinë e Allahut, mund të thuhet se ka arritur deri te norma e parë e suksesit.

Suksesi i ngërthen edhe pengesat e tij:

Pengesa e parë: është rrethi në të cilin gjendet njeriu. Rrethi mund ta bëjë njeri të rëndomtë i cili nuk kërkon sukses, e as që e di rrugën që do ta shpinte deri te suksesi.

Pengesa e dytë: është mosekzistimii organizimit, i institucioneve apo asociacioneve të cilat do të ndihmonin në ndërtimin e personalitetit që posedon talent dhe vetëm në këtë mënyrë do të mund të zhvilloheshin dhe do të përparonin të talentuarit, e kështu do t’ju ndihmohej atyre që ta gjenin rrugën drejt suksesit.

Pengesa e tretë: është njëra nga më të rëndat; fjala është për mosekzistimine shembullit të cilin do të duhet ta ndjekim në rrugën e suksesit, e shembullit të gjallë, e shembullit praktik të cilin do të mundemi ta shohim dhe ta dëgjojmë në sfera të ndryshme të suksesit.
Pika kyçe këtu është: Cilat janë ato kritere për përcaktimin e shembullit për të arritur sukses?

Është mjaft e rëndësishme që të përmenden edhe faktet të cilat të çojnë deri tek suksesi. Do t’i theksojmë disa prej tyre: qëllimi, të cilin njeriu dëshiron ta arrijë në të ardhmen, nuk duhet të jetë diçka fiktive, diçka që nuk mund të realizohet, përkundrazi, ai qëllim medoemos duhet të jetë real, i paramenduar mjaft mirë dhe
ura që të shpie drejt realizimit në fjalë është ambicia. Gjithashtu, unë rekomandoj edhe shprehinë për zhvillimin e karakteristikave të cilat
të çojnë drejt suksesit, siç është durimi, ëndrra për të arritur suksesin efikas dhe të mirëfilltë, mosdorëzimi ndaj epsheve, qetësis, përsiatja e thellë para se të merret ndonjë vendim. Në fund, do të orvatemi që gjeneratën e ardhshme ta bëjmë gjeneratë të suksesshme, që ta largojmë atë nga pakujdesia dhe përtacia, që të largojmë prej tyre brengat dhe barrën e rëndë, si dhe të mbjellim në shpirtrat e tyre ambiciet e shëndosha me qëllim që të ngremë një gjeneratë e cila do të synojë suksesin që mbështetet në kënaqësinë e Allahut dhe në pasimin e rrugës së Muhamedit salallahu alejhi ue selem.

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

Fati im është në duart e mia: ylli i parë nga nëntë yjet e suksesit.

NËNTË YJE QË KANË DOMETHËNIEN E SUKSESIT

Njerëzit e suksesshëm në Tokë janë si yjet në qiell. Ata ndiqen nga njerëzit të cilët nuk mund ta gjejnë rrugën në errësirë. Atëherë kur yjet shuhen, edhe ata të cilët e dinë rrugën pothuajse do ta humbasin atë.
Njerëzit e suksesshëm janë si fanarë në rrugë. Ata janë diell i jetës dhe shpëtim për mbarë njerëzimin. Kur dielli ta humbasë shkëlqimin e tij dhe të shndërrohet në errësirë, atëherë edhe jeta do të zhduket. Pasi që fanarët të shuhen, anijet do ta humbasin drejtimin, ndërsa kapitenët e tyre nuk do të mund të orientohen në atë çrregullim.
Yjet e suksesit i ndjek çdonjëri i cili dëshiron që të kontribuojë me veprimtarinë e tij në zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së njerëzimit, e kështu do t’i sigurojë vetes një përkujtim të bukur pas vdekjes
së tij.

YLLI NUMËR NJË:
FATI IM ËSHTË NË DUART E MIA

“Të rrahurit e zemrës pohojnë,
se jeta matet me minuta dhe sekonda,
ngritja vetes një përkujtim pas vdekjes,
sepse përkujtimi për njeriun është jetë tjetër”.

Shpresoj se do të gjesh për vete një vend të qetë ku do t’i lexosh këto reshta. Lirohu nga gjithçka dhe përkushtoju vetëm asaj që do të lexosh, përkushtoju vetëm asaj që kërkohet prej teje të bësh. Koncentrohu me mua plotësisht dhe me sinqeritet.
Paramendo se gjendesh me një grup njerëzish në përcjelljen e kufomës së njërit prej miqve të tu të dashur. Ndalu mbi varrin e tij dhe mendo se edhe ti do të hysh në varr. Mendo dhe logjiko thellë. Mendo që po ta falin ty namazin e xhenazes. Çka
kishe dashur ti që t’i dëgjosh njerëzit duke folur për veprat dhe për të arriturat e tua.
Mendo se cilat janë ato gjëra të cilat do ta kishin ndryshuar jetën tënde dhe jetën
e të tjerëve.
Tani ndalu… kujdes, bëhu i vetëdijshëm se tani ti je i gjallë.

DHUROJA SHPIRTIT TËND IMAGJINATËN

Në çastin kur ndalesh mbi varr, tek ti do të shuhet çdo ndjenjë e xhelozisë dhe lakmisë. Në çastin kur dëgjoj vajtimin e mikut për shkak të ndarjes me të dashurit e tij, edhe zemra ime venitet nga pikëllimi duke u solidarizuar me të. Në atë çast e di me siguri se atë mund ta ndihmojnë vetëm veprat e mira dhe në ato çaste vetëm mendoj për atë Ditë të Madhe, për ditën e dhënies së llogarisë para Allahut të Lartëmadhëruar.
Në çastin kur shpirti i dorëzohet imagjinatës, ti orientoje atë nga kufoma jote. Logjiko për jetën tënde dhe për situatën, sepse thjesht, nuk ke ndonjë rast që të bësh apo të ndryshosh diçka; pikërisht në atë çast mund të ndiesh se fati yt është në duart e tua dhe dorëzoju plotësisht imagjinatës tënde të lirë dhe paramendoje vdekjen tënde..
Ishte një njeri… më pas shkruaj veprat e tua dhe kontributin tënd. Shkruaje edhe atë që dëshiron ta lësh pas vetes për njerëzimin, si edhe atë që dëshiron të përgatitësh për veten tënde. Si është plani yt për ardhmërinë e mëtejshme? E më pas… a mund ta paramendosh veten tënde për njëzet vitet e ardhshme?

MINUTAT MË TË VLEFSHME

Në çastet kur mbetesh në vetmi dhe kur e dëgjon zërin tënd të brendshëm, do të dëgjosh se si të pyet për gjendjen në të cilën jeton, për gjendjen të cilën e dëshiron, të pyet edhe për atë se çfarë dëshiron nga kjo jetë. Këto janë pyetje të cilat shumë njerëz ia parashtrojnë vetes së tyre. Më pas vërejnë se si koha iu ka kaluar e kështu e kritikojnë fatin dhe njerëzit e tjerë për gjendjen në të cilën gjenden.
E sa janë ata njerëz të cilët kur t’iu vijë momenti i fundit i vdekjes dëshirojnë që të bëjnë sa më shumë vepra të mira, pikërisht ashtu siç ka treguar edhe Allahu në Kur’anin Fisnik: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, pos që të më adhurojnë. (edh-Dharijat, 56).
Kjo është një vërtetë e madhe kuranore dhe me siguri jeta e njeriut në Tokë mund të jetë e drejtë vetëm nëse njeriu e ka njohur faktin se fati i tij gjendet në duart e tij dhe se duhet adhuruar verëm Krijuesi që është Një, Allahu i Lartëmadhëruar.

Zgjidh ndërmjet suksesit të shekullit të njëzetenjëtë dhe suksesit margjinal

Suksesi i shekullit të njëzetenjëtë

Njeriu i suksesshëm, dëshirat e të cilit janë qëllimet e larta dhe iluminizmi i njerëzimit.
I suksesshmi është lindur në vitin 1420 Hixhrij.
I përfundoi studimet me sukses, me një mesatare të shkëlqyeshme.
Në ujërat martesore rrallëherë notoi me grua të suksesshme. Dyzet vite i shërbeu umetit të tij. Ishte pjesëmarrës në shumë projekte të suksesshme, e shfrytëzoi mjaft rastin e tij, i zhvilloi talentet e tij, punësoi shumë njerëz në projektet e tij të suksesshme. Motoja e tij e dashur ishte: Për mua, feja është më e rëndësishmja në jetë.
Jetoi shtatëdhjetë vite me plot vepra, punë dhe orvatje të suksesshme, pra jetoi i suksesshëm. Pasi që u shpërngul në botën tjetër, të tjerët u pikëlluan për të.
Pra u lind në vitin 1420 sipas hixhrit dhe u shpërngul në ahiret në vitin 1490 sipas hixhrit, ndërsa përkujtimet për të jetojnë në zemrat e njerëzve.

Suksesi margjinal

Njeriu mesatar, dëshirat e të cilit janë çështjet e parëndësishme dhe mashtrimi i njerëzve
Njeriu mesatar u lind në vitin 1420 sipas hixhrit. Ai ishte me sukses mesatar gjatë studimeve dhe u martua me një grua mesatare. Periudhën kohore prej dyzet viteve e harxhoi duke mos pasur në të asgjë që të mund të veçohet. Ishte pjesëmarrës në shumë projekte në të cilat nuk pati aq sukses. Nuk i shfrytëzoi rastet, nuk i zhvilloi e as që i përparoi talentet e tij, nuk bashkëpunoi me cilindo në ndonjë punë të mirë. Motoja e tij e dashur ishte: Mua nuk më intereson kjo aspak. Jetoi shtatëdhjetë vite pa ndonjë
qëllim dhe pa ndonjë plan. Jetoi pa ndonjë vendosmëri dhe këmbëngulësi, andaj jetoi në margjinë. U shpërngul në ahiret mjaft thjesht dhe askush nuk u pikëllua për të.
Themi se është lindur në vitin 1420 sipas hixhrit, mirëpo ai gjatë jetës së tij tanimë ishte shpërngulur në ahiret, pra që në vitin 1440 sipas hixhrit, ndërsa e kanë varrosur në vitin 1490 sipas hixhrit.

TE LUTEM PËRGJIGJU SE CILI ËSHTË MISIONI YT NË KETË BOTË

Nëse nuk e njeh veten, nëse nuk e di se çka dëshiron në të vërtetë, do të futesh në rrethana të ndryshme dhe njerëz të ndryshëm do ta
hartojnë jetën tënde, ndërsa ti do të kujdessh për çështje të tjera rutinë të cilat do të ta mbysin shpirtin dhe do të kalosh raste të shumta kur ti do të bëhesh vetëm si një anije që lundron pa kurrfarë busulle.

Misioni yt duhet të mbështetet në këto që vijojnë:

  • në themelet e parimeve dhe vlerave të vërteta të tuat;
  • në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të përgjithshme të tuat në segmentet e ndryshme të jetës;
  • në atë që është më origjinale dhe më e mirë në shpirtin tënd, në lidhjen e fuqishme me shpirtin dhe me personalitetin tënd;
  • në aftësi dhe mundësi të cilat do të mund t’iu dhurosh edhe të tjerëve;
  • në rivendosjen e harmonisë dhe masës ndërmjet detyrimeve dhe roleve të tua në jetë;
  • në ndezjen e nxitjes së brendshme, por jo vetëm për ti mahnitur të tjerët.

Me të vërtetë, njerëzit e suksesshëm çdoherë janë para sfidës së madhe ëndërrore, ndërsa ata të pasuksesshmit çdoherë para sfidës së
mashtrimit ose devijimit të madh. Pasi që ta transkriptosh misionin tënd jetësor, atëherë jeto me të dhe zbatoje atë në mënyrë praktike
dalëngadale. Po ashtu, përcakto edhe kohën për fillimin e misionit tënd, si dhe kohën për përfundimin e misionit në fjalë.
Misionin tënd skalite thellë në zemrën dhe mendjen tënde, e më pas shndërroje atë në realitet. Ja, ky është shpirti i vërtetë i shkathtësisë së suksesit.

PËRGJIGJU DY PYETJEVE

Pyetja e parë: Ku je tani dhe ku dëshiron të jesh? A e ke lexuar rrëfimin për shpëtimtaren Lewis Carrol “Liza në botën e çudirave”. Aty do të mund të lexosh se Liza e pyet macen se ku është rruga:
“Të lutem, duhet medoemos që unë të di se ku e kam të domosdoshme të shkoj”? Macja e pyeti se ku dëshiron të shkojë ajo. Ajo u përgiigj dhe i tha: “Nuk e di”! Macja iu përgjigj: “Pasi që është ashtu, atëherë shko ku të duash”.
Me të vërtetë, për të arritur në çfarëdo vendi nuk është i nevojshëm kushedi se çfarë angazhimi dhe mundimi. Mos bën diçka që nuk ka kuptim, diçka që është e pavlefshme. Pra, nëse dëshiron të arrish deri në një vend të caktuar, atëherë para se gjithash, medoemos duhet ta dish se ku gjendesh! Medoemos duhet të dish se ku dëshiron të shkosh! Medoemos duhet ta dish rrugën që do të të shpie deri atje. E nëse nuk e di se në cilin liman je drejtuar, atëherë do të të bartë çfarëdo ere. Që të jetojmë në mënyrën më të mirë dhe më të bukur të mundshme, atëherë ne, para së gjithash, duhet ta kuptojmë shumë mirë botën përreth nesh. Pra, medoemos duhet të bëjmë gjithçka që ta ndryshojmë atë në më të mirë. Dije se ti je ai i cili sjell vendime për vetveten, e jo dikush tjetër për ty.
Pyetja e dytë: Kush vendos se çka do të bëhesh ti? Kjo është pyetja më e vështirë për shumë njerëz dhe shumë njerëz nuk mund t’iu përgjigjen plotësisht këtyre pyetjeve mjaft të rëndësishme.

Dije mirë se para teje janë dy zgjidhje: ose ti do të zgjedhësh për veten, ose do të lejosh që të tjerët të zgjedhin për ty: “Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe më të matur”. (Muhamed, 17).

Këta janë njerëz të cilët kanë zgjedhur për veten e tyre që të ecin në Rrugën e Drejtë, në Rrugën e Allahut, ndërsa Zoti iu ndihmon në atë rrugë. Po ashtu Allahu thotë: “E, sa i përket atij që jep dhe ruhet; Dhe vërteton bindshëm për më të mirën; Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti): Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën; Ne do ta përgatisim për më të vështirën”. (el-Lejl, 5-10).

Me të vërtetë, njeriu posedon në shpirtin e tij dy rrugë, e është ai që vendos dhe përcakton pa ndonjë presion se çfarë dëshiron të bëhet.
E ti mendo mirë për detyrat dhe rolin tënd, si dhe përcakto qëllimin për çdo rol. Gjithashtu, përcaktoji vetes rolin fitues, e assesi rolin e
sakrificës, sepse atëherë do ta njohësh se fati yt është në duart e tua.

GJITHÇKA POSEDON DY ANË (PLANIN DHE REALIZIMIN)

Po qe se mendon për ndërtimin e shtëpisë, atëherë së pari ndërtoje atë në kokën tënde dhe planifiko gjithçka që duhet, ashtu siç ti e dëshiron shtëpinë. Më pas, ato mendime orientoji në planin përgatitor, e pastaj sipas planit filloje ndërtimin.
Pra, të gjitha këto planifikoji para se ta fillosh ndërtimin. Pas kësaj formoji vetes një pamje tjetër: ajo është fotografia reale, fotografia e cila mbështetet në pamjen e parë. Në fillim duhet të kesh një skenë se si do të duket ai vend. Po ashtu, po qe se deshiron që edhe biri yt të ngrihet dhe të mësojë se medoemos duhet ta marrë në mënyrë graduale vetë përgjegjësinë për vetveten, atëherë atë qëllim duhet ta mbash para vetes, madje edhe në kohën kur të komunikosh me të. Po qe se vepron në atë mënyrë, atëherë qëndro i sigurt se ai as që do të mendojë për t’i refuzuar dhe për t’i shlyer kujtimet ndaj përgjegjësisë.
Prandaj, mendo se si duhet të sillesh në shekullin e njëzetenjëtë: “Fati është në duart e mia”.

 

Cili është katrori yt?

               Urgjente

E rëndësishme

Urgjent Nuk është urgjent
E rëndësishme Krizat, problemet, projektet në kohë të caktuar, përgatitjet Përgatitja për të ardhmen, planifikimi

Progresi

Përsosja personale,

Përforcimi i lidhjeve dhe raporteve,

Mbjellja e vlerave të vërteta

Parandalimi i problemeve të pritura

Nuk është e rëndësishme Shkëputje e lidhjeve dhe raporteve. Bisedat, korrespodencat dhe raportet, takimet, tubimet, rënia e kualiteteve. Harxhim i kohës, aktivitete joserioze. harxhim i kohës.

 

Nën llupë

Katrori numër një: menaxhim Katrori numër dy: kualitet dhe shkathtësi për të menaxhuar
·         Arrihet deri te formimi i bindjes imagjinare se çështjet janë njëkohësisht edhe urgjente, por edhe të rëndësishme. ·         Vëren se cilat punë janë të rëndësishme, por nuk janë urgjente;

·         Hapësira e planifikimit në rrugë më të gjatë;

 

·         Strategjia dhe përgatitja:

·         Fokusim në çështjet që janë në të ardhmen më të rëndësishme;

·         Fjala është për katrorin e varësisë nga çështjet urgjente: bëhesh i varur nga zgjidhja e situatave të rënda, fiton një bindje se je i zënë me punë dhe detyrime të rëndësishme, megjithatë ajo ndjenjë në të vërtetë është gënjeshtër. ·         Zbatimi në praktikë i përmbajtjes së këtij katrori do të ndërtojë dhe do të zhvillojë tek ne aftësi dhe shkathtësi efikase që të punojmë në mënyrë sa më kualitative në të tashmen dhe në të ardhmen.

·         Moszbatimi i përmbajtjes së këtij katrori, sjell zgjerimin e përmbajtjes dhe sipërfaqes së katrorit numër një, ndërsa realizimi i tij sjell zvogëlimin e përmbajtjes dhe sipërfaqes së katrorit numër një.

*Ky katror nuk na menaxhon dhe nuk na sundon ne, përkundrazi, ne e sundojmë atë.

Katrori numër tre: vetëmashtrim Katrori numër katër humbje
·         Ky katror i përngjan katrorit numër një. Ai përmban çështje të cilat janë urgjente, por jo edhe të rëndësishme.

·         Varësia nga urgjenca dhe ndjenja e rrejshme për të rëndësishmen.

·         Aktivitetet prezente iu dedikohen njerëzve të tjerë.

·         Ne harxhojmë shumë kohë në përmbajtjen e këtij katrori, me qëllim që t’iu përgjigjemi prioriteteve të njerëzve të tjerë, e jo që t’iu përgjigjemi kërkesave të prioriteteve tona.

·         Eshtë prezente një ndjenjë e rrejshme se bëhet fjalë për përmbajtjen e katrorit numër një.

·         Aktivitetet të cilat nuk gëzojnë as rëndësi, e as punë të përqendruar dhe mundimplote;

·         Ndjenja e frikës për shkak të shumë detyrime- ve të cilat i bartin me vete katrorët numër një dhe numër tre, si dhe për shkak të asaj ndjenje frikshmërie ikim me shpejtësi në përmbajtjen e katrorit numër katër, ashtu që të shpëtojmë nga puna e madhe.

·         Ky katror udhëzon dhe të çon në përtaci dhe pakujdesi shpirtërore.

·         Ky katror në fiilim të ofron ndjenjën se si të pushosh, madje kinse se je edhe fatlum. Megjithatë, së shpejti pas kësaj do ta vëresh edhe vetë se kjo nuk është një ndjenjë serioze dhe e vërtetë.

 

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

Njoftim për tatimpagues

Njoftim për tatimpagues
Të nderuar tatimpagues Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se bazuar në Urdhëresën e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), të datës: 23 Mars 2020, është duke ju dërguar përmes e-mailit formën e vërtetimit për lëvizje të lirë të bizneseve, të cilat janë të regjistruara sipas NACE KODIT, të listuar në urdhëresën e lartpërmendur.

Formulari “Vërtetim për lëvizje të lirë” mund të shkarkohet në këtë link/vegëz, http://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-2/ ku më pastaj duhet të plotësohet me të dhënat e kërkuara për firmën/subjektin dhe për secilin punonjës, për të cilët kërkohet lëvizje e lirë, përgjatë orareve me kufizim në situatën e emergjencës për shëndetin publik.

Për më tepër ATK ka publikuar në ueb-sajtin zyrtar listën e tatimpagueseve, të cilët janë pjesë e kësaj urdhërese:

Lista e bizneseve sipas MEPTINIS/ATK

 

 

24 shprehje që duhet t’i thoni shpesh në punë

Ne kalojmë pjesën më të madhe të kohës në punë, por flasim kryesisht nëpërmjet aplikacioneve dhe mesazheve dhe e trajtojmë njëri-tjetrin si të huaj kur jemi ballë për ballë, një gjë kjo që ndikon jo mirë në performacën e kompanisë.

Më poshtë janë 24 mënyra verbale për të shprehur vlerësim, inkurajim, besim dhe për të treguar se ju jeni një drejtues i madh…

5 shprehje për të shprehur lavdërime dhe vlerësime

-Prania juaj në këtë ekip bën një ndryshim të madh
-Është kaq bukur të punosh me ju
-Më pëlqen shumë mënyra se si u përballët (me një situatë, klient të vështirë, apo me një çështje)!
-Duhet të kuptoni se puna juaj është vërtet e rëndësishme në suksesin tonë
-Nuk do t’i kisha dalë mbanë pa ju.

5 shprehje për të shprehur inkurajimin dhe afirmimin

-Besoj në gjykimin tuaj në këtë vendim
-E di se sa i vështirë është ky projekt, por nuk mund ta imagjinoj të punoj pa ju
-Kam besim të plotë tek ju dhe aftësitë tuaja
-Ju jeni një nga punonjësit më të besueshëm që kam pasur. Ka besim tek ju
-Jam i lumtur që po ju shoh!

6 shprehje (duke përfshirë 4 pyetje) që tregojnë një udhëheqje të jashtëzakonshme
-Çfarë mund të bëj që ju të ndiheni më mirë?
-Dua të dini që jam këtu për ju dhe dera ime është gjithnjë e hapur.
-Kërkoni ç’të doni
-Do të doja të dija më shumë për aftësitë tuaja krijuese dhe interesat
-Kur mund të planifikojmë një takim për të biseduar për karrierën tuaj dhe objektivat e ardhshëm?
-Dua të sigurohem se ju keni gjithçka që ju nevojitet për të qenë të suksesshëm. A ka ndonjë pengesë në rrugën tuaj?
-Si mund t’ju mbështes më mirë si drejtuesi juaj?

4 shprehje për të shprehur fitimin e besimit
-Ishte faji im. Ju meritoni më shumë
-Çfarë mund të bëjmë më mirë herën tjetër?
-Cili është opinioni juaj në këtë (projekt, detyrë, propozim, strategji, vendim)?
-Më bëni të ditur nëse keni ndonjë pyetje apo sugjerim.

4 shprehje për të frymëzuar dhe për të motivuar të tjerët
-Do të më pëlqente ndihma juaj në gjithë ndryshimet që duhet të bëj para prezantimit
-Kjo është ajo çfarë do të më pëlqente për të realizuar projekte në afat të gjatë
-Dua të luaj me pikat tuaja të forta
-Më thoni se si funksionon kjo gjë. Dua të mësoj nga ju./eo

Vendim për zgjatjen afati për dorëzimin e deklaratave

Ministri Besnik Bislimi merr vendim për zgjatjen afati për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore si dhe trajtimi dhe vendosja lidhur me kërkesat për rimbursime

Prishtinë – 19 mars 2020
Ministri i Financave dhe Transfereve në vazhdën e vendimeve për të krijuar sa më shumë lehtësime për qytetarët dhe bizneset që mund të jenë afektuar negativisht nga situata e pandemisë, me qëllim të zbatimit të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID 19, ka vendosur me efekt nga data e sotme që:

‐ Të zgjatet deri më 30 prill 2020 afati për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore si dhe trajtimi dhe vendosja lidhur me kërkesat për rimbursime, që ndërlidhen me zbatimin e legjislacionit tatimor në fuqi, siç sqarohet në vendimin e bashkëngjitur.

Megjithatë inkurajohen të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk janë të afektuar negativisht në aspektin financiar, të vazhdojnë kryerjen e obligimeve tatimore sipas mundësive të tyre.MFT

Tri biletat e domosdoshme për udhëtimin e suksesit

BILETAT PËR FLUTURIM

Suksesi nuk është tek dyert që duhen hapur, por tek shkallët nëpër të cilat duhet hipur. Për të hipur shkallëve të suksesit është e mundur vetëm me ndihmën e tre biletave të cilat paraqesin njëkohësisht edhe kualitet, por edhe përsosmëri. Në mungesë të atyre biletave assesi nuk do të mund të hipësh në avion, e as që do të mund të udhëtosh me ne drejt suksesit të shekullit të njëzetenjëtë.

BILETA NUMËR NJË: RREZET E SINQERITETIT

“Vetëm një grimcë e sinqeritetit i shlyen gënjeshtrat. Me të vërtetë vetëm një argument i rrënon kodrat e devijimit, sepse e verteta dhe sinqeriteti janë themele të fuqishme dhe margaritarë të shkëlqyeshem”. Be-diuzzaman, Seid Nursi)

Sinqeriteti nuk ka çmim. Ai është parakusht i të githave. Sinqeriteti është hija e pandarë që e përcjell njeriun. Ai është e kundërta e asaj me të cilën njeriu paraqitet dhe tregohet rrejshëm. Sinqeriteti është dritë që lind qetësi dhe besim tek njerëzit e tjerë.

Llupa e sinqeritetit

Sinqeriteti është gjuha me të cilin fasin vetëm njerëzit e sinqertë, ndersa fjala e tyre është dritë e cila depërton deri te zemrat e njerëzve të tjerë. Sinqeriteti është ai që i mënjanon trysnitë psikologjike dhe vështirësitë tek njerëzit. Vetëm me sinqeritet njeriu mund të bëhet personalitet i qartë. Hija e sinqeritetit buron nga brendia, nga thellesia e shpirtit dhe atë nuk është e mundur ta shndërrojmë në një gjë artificiale, e as ta paraqesim në mënyrë të shtrembëruar, madje as që mund ta zbukurojmë. Hija e sinqeritetit është një dridhje e cila është pasojë e perplasjeve të valëve të zemrës së pastër e të sinqertë me valët
e ndërgjegjes së pastër që i dashuron të gjithë njerëzit. Me sinqeritetin ndodhin shumë çudira. Këtë na e vërteton edhe qëndrimi i hebreut të njohur me emrin Abdullah bin Selam (i cili jetoi në kohën e Muhamedit s.a.v.s.) që vetëm përmes një shikimi në fytyrën e të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem vendosi që ta pranonte Islamin, duke thënë: “Verejta dhe njoha se kjo nuk ishtë fytyrë që flet gënjeshtra?”(Tirmidhiu, 2485 dhe Ibn Maxhe, 1334), Sinqeriteti është me rreze të brendshme që del jashtë në llojin e sjelljeve të individëve. Sinqeriteti është kurora e cila e stolis kokën. Sinqeriteti është rreze e natyrës së pastër, natyrë e cila paraqitet nga brenda, shndrit dhe i përfiton të tjerët nga thellësitë e shpirtit. Atëherë kur njerëzit takohen me individë të këtillë, do të shprehin thënien e vërtetë: “Këto janë fytyrat të cilat janë të sinqerta dhe nuk flasin gënjeshtra”.
Ilaçi më i mirë dhe më adekuat për njeriun që t’i zgjidhë problemet është sinqeriteti, që do të thotë se ai në thellësitë e tij duhet të jetë i sinqertë, sepse sinqeriteti është shafran që e bën njeriun aromatik për të tjerët. Sinqeriteti është ai që e ndryshon njeriun e rëndomtë dhe e bën njeri të suksesshëm.

Rrezet e sinqeritetit

Sinqeriteti i posedon rrezet e tij që paraqiten në llojin e pesë dritave.

Drita e pare
Sinqeriteti ndaj Allahut të Lartëmadhëruar. Ky lloj i sinqeritetit është themel. Prej këtu buron drita, e kjo dritë arrihet vetëm po që se i kthehemi Zotit në mënyrë të sinqertë, përmes pendimit dhe përulësisë ndaj Tij: “Atëherë Toka do të të nënshtrohet”.(Buhariu, 3470 dhe Muslimi, 2766)
Ai sinqeritet është zëri i fuqishëm i Tokës drejtuar Qiellit..

Drita e dytë
Sinqeritet në dëshirë: Sinqeriteti i brendshëm që manifestohet edhe jashtë. Me të vërtetë, vështirësitë më të shumta me të cilat ballafaqohemi, kërkojnë dëshirë të madhe dhe vendosmëri për t’i tejkaluar ato. Fuqia e vullnetit të njeriut fshihet në sinqeritetin e tij, në raportin e tij ndaj problemeve dhe vështirësive me të cilat ballafaqohet dhe, me të vërtetë, në momentet më të vështira del në pah sinqeriteti i vullnetit dhe dëshirës. Allahu i Lartëmadhëruar në Kur’anin Fisnik ka thënë:
“E sikur të kishin dëshiruar ata të dalin, do të bënin për të (për lufië) ndonjë përgatitje, por Allabu nuk e pelqeu ngritjen e tyre, andaj i zmbrapsi, dhe u është thënë: “Rrini me të paaftit (fëmijët, gratë e pleqtë)”.(et-Tevbe, 46).
Pasi që sinqeriteti del në pah dhe pasi buron nga thellësitë e shpirtit, atëherë ndizet shkëndija e vendosmërisë dhe orientohet në aktivitet dhe në punë. Këtu tanimë nuk ekziston vend për hamendje, për molisje dhe vështirësi, pasi që duhet të ofrohet angazhim permanent, që do të thotë se vullneti paraqitet si rezultat i ndjenjave që burojnë nga thellësitë e shpirtit.

Drita e tretë
Sinqeriteti në dashurinë ndaj njerëzve: Kjo dashuri është rrënjë, bërthamë. Duhet të jesh i sinqertë ndaj atyre që janë me ndikim më të dobët se ti. Duhet të shoqërohesh me ta dhe t’i pyesësh për nevojat dhe problemet e tyre. Dashuria e këtillë është sinqeriteti i cili e detyroi të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem që ta kryente namazin në pozitën duke qenë ulur. Kur e kanë pyetur Aishen (radijAllahu anha) pse veproi në atë mënyrë i Dërguari i Allahut, ajo u përgjigj: “Veproi në atë mënyrë për shkak se disa njerëz ishin plakur dhe nuk mundeshin”. (Muslimi, 732)

Ky është sinqeriteti i cili i përfiton zemrat e njerëzve dhe që i bën sytë për të qarë. Kërkoje sinqeritetin në dashurinë ndaj njerëzve, pa kurrfarë interesi, dashurinë ndaj njerëzve ashtu siç janë ata në esencë, ashtu siç ata dëshirojnë të jenë me vullnetin e tyre, e jo ashtu siç ti dëshiron apo siç t’i dëshiron ti detyrosh në ndonjë gjë që ata nuk e duan!
Kërko sinqeritet në ndjenjat e tua ndaj të tjerëve që do t’iu lejojë atyre të marrin frymë me mushkëri të plota, sinqeritet në udhëzimin tënd drejtuar të tjerëve drejt rugës së suksesit, sinqeritet në ndihmën tënde ndaj të tjerëve që do t’i nxitë ata në tejkalimin e problemeve dhe vështirësive të tyre, sinqeritet në shikimin tënd të shkëlqyer dhe përplot ndenja, sinqeritet pas së cilit qëndron zemra e pastër dhe e sinqertë, sinqeritet në të qeshurit tënd që rrezaton shpresë, e kjo do të arrihet vetëm atëherë pasi që t’i dashurosh sinqerisht njerëzit e tjerë dhe pasi që të bëhesh i mëshirshëm ndaj tyre.

Drita e katërt
Sinqeritet në udhëzim dhe në këshillim: Kjo është veçoria në të cilën nuk ekziston ndonjë mashtrim. Ndoshta edhe mund të mashtrosh një numër të caktuar njerëzish me fjalë të bukura, por vetëm për ndonjë periudhë të shkurtër. Duhet ta dini se udhëzimi ose këshilla janë tregues të vërtetë të sinqeritetit të brendshëm tek njeriu. Me të vërtetë, sinqeriteti në udhëzim dhe në këshillë nga njëra anë, si dhe sinqeriteti në përgigje dhe në dëgjueshmëri nga ana tjerër, reflektohen qartë dhe dukshëm në kualitetin e veprave tek njerëzit.
Do të përmendim një shembull të shkëlqyer të njerëzve të sinqertë, gjegjësisht fjalët e Esad ibn Zurares drejtuar Musab ibn Umejrit (radijAllahu anhu), atëherë kur i kishte ardhur Esid ibn Hudajri dhe kur i kishte thënë: “O Musab, ky njeri është i pari i fisit të tij dhe i sinqertë në fenë e Allahut”.

Drita e pestë
Sinqeriteti në zbatimin e principeve dhe parimeve: Kjo karakteristikë është esenca e shpirtit njerëzor dhe aromë e njeriut. Sado që ti të qeshësh dhe të shndërrohesh në mënyrë të rrejshme dhe jo të sinqertë para njerëzve, ti nuk do të mund të qëndrosh shumë gjatë në një pozitë të tillë. Po ashtu, ji i sigurt se ti do t’i rrënosh raportet me ta dhe assesi nuk do të arrish sukses. Prandaj, mbille në shpirtin tënd principin që thotë: “Unë jam i paditur”. Ky princip nuk ekziston te shumica e njerëzve. Thënë më saktë, praktikoje këtë princip atëherë kur të flasësh me njerëzit që janë me dituri më të ulët se ti dhe me ata njerëz që janë më të rinj se ti.

Gjithashtu, qëndro i sigurt se nëse shtiresh në të praktikuarit e këtij principi, atëherë njerëzit do të largohen prej teje. Prandaj, detyra jote është që këtë princip dhe këtë parim të rëndësishëm ta skalitësh thellë në zemrën tënde, kështu që ta përjetosh dhe ta praktikosh në qenien tënde me sinqeritet dhe me bindje të plotë.

Mbille në shpirtin tënd parimin të jesh i sjellshëm ndaj njerëzve, si dhe ta kesh të qartë se njerëzit nuk janë vegël dhe mjet. Mosekzistimi i këtij principi sjell shkatërrimin e shumë lidhjeve ndërmjet njerëzve, sepse në çastet e zemërimit dhe hidhërimit, si dhe në çastet e pakujdesisë dhe harresës, njeriu mund të thotë fjalë dhe shprehje ofenduese që mund t’i lëndojnë shumë lehtë të tjerët. Kjo ndodh kështu, pasi që ti manifeston sjellje jo të hijshme, sikur ata të mos ishin qenie njerëzore ose qenie të gjalla, apo sikur të mos posedonin ndenja….
Po qe se principet e tua bien ndesh me këtë që u theksua më lart, atëherë fillo menjëherë me zbatimine tyre, para se të të vijë dita kur do të qëndrosh vetëm. Tani është radha jote që ta përcjellësh dhe ta zbatosh principin e Omer ibn Hatabit (radijAllahu anhu)…

Ti duhet të jesh vëlla i sinqertë dhe mik me besimtarët. Bëhu për ta mbrojtës dhe ndihmëtar, sepse besimtarët janë stoli në fat dhe në mirëqenie, si dhe ndihmë në momente dhe çaste të vështira. Prandaj, dëgjoji fjalët dhe këshillat e dijetarit të njohur musliman Muhamed Ikballit, i cili e përshkruan sinqeritetin në formë poetike:
“Sikur njerëzit të ishin të sinqertë,
e në tokë të mos ekzistonin lumenj,
ateherë do t’iu jepeshin burime nga qielli”.

BILETA NUMĒR DY: MESATARJA E NEVOJSHME DHE HARMONIA

“Një nga gabimet më të mëdha është që jetën tënde ta regullosh nga jashtë, ndërsa zemrën tënde ta lësh të zbrazët”. (Mustafa Sadik el-Rafi)

Jeta mund te jetë e suksesshme vetëm me ndihmën e harmonisë dhe maturisë. Madje
edhe rregullimi i gjithësisë bazohet mbi principet e harmonisë dhe maturisë. Dhe Ditën kur ndonjë nga elementet e gjithësisë do të mbizotërojë mbi të tjerat, ose do të zgjerohet jashtë mase, atëherë kjo do të ishte një shenjë se ekzistenca është në rrezik.
Dhe pikërisht humbja e kësaj harmonie tek njerëzit, e harmonisë së brendshme dhe të
jashtme, shkaktoi tek njeriu dobësimin e personalitetit dhe të karakterit dhe rënien e tij në amoralitet.

Bujku i varfër

Na ishte një bujk i varfër i cili zbuloi një ditë tek pata e tij një vezë të artë. Në fllim ai mendoi se bëhej fjalë për ndonjë mashtrim.
Mirëpo, pasi që e mori në dorë atë vezë e ndryshoi mendimin. Vendosi ta peshojë vezën në peshore. Veza ishte prej ari të pastër, ndërsa bujku as që mund ta besonte një gjë të këtillë. Ditën e nesërme bujku sërish shkoi te pata dhe ja, vërejti një vezë tjetër, po ashtu të artë.
Kështu që për çdo ditë ai zgjohej herët dhe shkonte te pata e tij me qëllim që të merrte nga një vezë të artë. Bujku arriti të bëhej i pasur.
Pasi që pasuria iu shtua dukshëm, ai filloi të lakmonte tepër nga pasuria, ndërsa durimi i humbiste gjithnjë e më tepër. Tanimë bujku i pasur nuk mund të priste që të merrte për çdo ditë nga një vezë të re të artë, por vendosi ta merrte dhe ta therte patën, ashtu që ti merrte përnjëherë të gjitha vezët e arta. Bujku e theri patën, ia nxori stomakun dhe vërejti se ai ishte i zbrazur. Pra, nuk gjeti kurrfarë veze të artë. Pata vdiq, e me të u zhdukën edhe vezët e arta.

Efikasiteti i vërtetë

Produkti: ari
Prodhuesi: pata

Efikasiteti i vërtetë arrihet vetëm me ndihmën e harmonisë dhe maturisë në realizacionet produkt – prodhues. Njeriu, gjatë jetës së tij në këtë botë, ka shumë role dhe detyrime, mirëpo vetëm harmonizimi dhe maturia në ato role dhe detyrime mund të sjellin lindjen e fatit dhe kënaqësisë së vërtetë të brendshme tek njeriu. Pikërisht, trysnia më e madhe ndaj njeriut është ajo që ai tregohet i suksesshëm në një rol, ndërsa jo i suksesshëm në një tjetër. Pasoja është që ti lëshojë fijet e penjve nga duart e tij dhe ta humbasë harmoninë dhe maturinë.

A dëshiron t’i fitosh një milion dollarë?

Një njeri ua kishte bërë me dije miqve dhe fqinjëve të tij se qellimi i tij ishte që vitin vijues të fitonte një milion dollarë. Ky njeri ishte një biznesmen mjaft i talentuari cili besonte thellë në fjalën e urtë që thotë: “Ti ma jep mua idenë e mirë për punë, e unë do të fitoj një milion dollarë”.
Biznesmeni u angazhua në zbulimin e një mjeti që ka lidhje me sportin dhe stërvitjet sportive. Udhëtoi në shumë vende të botës duke u munduar që ta shiste zbulimin e tij. Ndonjëherë në këto udhëtime merrte me vete edhe ndonjërin nga fëmijët e tij. Udhëtimi zgjaste shtatë ditë. Këto udhëtime sikur e paralajmëronin për përfitime të mëdha, mirëpo bashkëshortja e tij ankohej vazhdimisht, sepse ai çdo herë merrte me vete ndonjërin nga fëmijët, e pas udhëtimit ata bëheshin përtacë dhe të pakujdesshëm ndaj mësimeve shkollore. Shikuar nga këndi fëmijëror udhëtimi për ta ishte një lloj pushimi, e kështu ata iu iknin vazhdimisht detyrimeve të tyre që duhej t’i kryenin si nxënës.
Në fund të vitit, personi në fjalë publikoi se e realizoi vërtet qëllimin, arriti që të përfitonte saktë një milion dollarë.
Mirëpo, pas një kohe të shkurtër ai u shkurorëzua nga bashkëshortja e tij, ndërsa dy fëmijët e tij u shndërruan në rrugaçë dhe në narkomanë, e fëmija i tij i tretë u largua në drejtim të paditur.
Thënë shkurt, ai e humbi familjen.
Me të vërtetë, mesatarja (mesi i artë) dhe harmonizimi i çështjeve janë ato që kushtuan më shumë se një milion dollarë. Sikur të na preokupojë vetëm një qëllim, të cilin duam ta realizojmë me çdo kusht, atëherë do të bëhemi sikurse kali të cilit i janë mbyllur të dy sytë dhe nuk do të jemi në gjendje të njohim asgjë, e ndonjëherë pasionet dhe qëllimet tona u shkaktojnë dëme të tjerëve dhe kështu, gjatë asaj rruge, do të lëmë pas vetes një numër të madh gjërash të sakrifikuara dhe të dëmtuara

Mësohu që të thuash jo

Me të vërtetë puna e vlefshme dhe e zellshme nuk do të thotë çdo herë efikasitet dhe produktivitet, sepse ndoshta ajo punë e vështirë dhe e zellshme bëhet në llogari të ndonjë roli dhe të ndonjë detyre tjetër të njeriut.
Gjithashtu, të qenët çdo herë i gatshëm për t’iu përgjigjur ndonjë thirrjeje ose ndonjë aksioni pozitiv për punë, lind me vete edhe varësinë e dëmshme ndaj punës; në këtë rast paraqiten ndjenjat e suksesit të rrejshëm, mirëpo e tëra kjo shkon në llogari të detyrimeve të tjera të cilat duhen kryer.

Po edhe nëse arrin përsosmërinë në rolet dhe detyrimet e tua, mësohu të thuash jo në një mënyrë të bukur dhe të butë. Ky negacion i kërkuar do të të ndihmojë të bësh atë që ti dëshiron vetë, e jo të bësh diçka që është kundër vullnetit tënd, duke i kënaqur ëndjet dhe epshet e të tjerëve. Po ashtu, edhe nëse mëson që në mënyrë të bukur dhe të butë të thuash ‘jo’, me vetë këtë edhe fjala jote ‘po’ do të jetë më e madhe dhe më e vlefshme se sa ajo e para, e më pas jeto në rolet e tua, qeshu në jetën tënde dhe qëndro i sigurt se do të kursesh shumë kohë dhe mund në kohën që pason.

Ktheja jetës tënde misionin primar

Rolet tona të jetës burojnë nga misioni i jetëve tona, ndërsa vetë misioni buron nga ndërgjegjja. Ajo assesi nuk është ndonjë nevojë urgjente, e as reaksion ndaj diçkaje. Kjo lidhëze e thellë me shikim drejt së ardhmes iu jep roleve tona efikasitet dhe harmoni. Le të marrim si shembull faktin kur etërit fillojnë të ndiejnë rëndësinë e rolit të tyre për edukimin dhe për ngritjen e nivelit të ndikimit në jetën e gjeneratave të ardhshme. Një gjë të këtillë ata e bëjnë me energji të madhe dhe me liri të plotë, ashtu që të bëhen forcë që sjell ndryshimet më të mira.
Prandaj, pa ndonjë vizion të plotë për misionin e jetës, njeriu nuk do të mund të dijë, e as që do të ketë rolin që i është planifikuar; pa një vizion të plotë për misionin e jetës, njeriu do të qëndrojë vetëm në margjinat e jetës. Do të na zmadhohen mundimet dhe dhembjet, e kështu do të veprojmë kundër vullnetit tonë. Do të veprojmë, por nuk do ta njohim rrugën e drejtë përmes së cilës duhet të shkojmë!
Për neve do të gjykojnë të tjerët dhe ne do të qëndrojmë në rolet margjinale të cilat nuk do të na sjellin asgjë të re e as të mirë.
Vetëm përcaktimi preciz dhe i saktë i roleve të shumta të jetës, mund të na sjellin harmoni dhe të mira në jetë.
Orvatu që të bëhesh i vetëdijshëm për personalitetin tënd dhe ktheja jetës tënde misionin themelor dhe primar. Qëndro i sigurt se do të jesh në gjendje që t’i përcaktosh në mënyrë precize dhe të saktë rolet dhe detyrimet e jetës tënde.

Zgjidhje e shpejtë

Vepra, e cila nuk shoqërohet nga harmonia dhe masa, do t’iu sjellë njerëzve vetëm probleme dhe kriza të cilat do ta rrezikojnë mbijetesën e tyre. Prandaj, ne kërkojmë rrugë të shkurtra dhe zgjidhje të shpejta duke shpresuar se do t’i tejkalojmë për një kohë shumë të shkurtër ato probleme, ashtu që ta kursejmë kohën dhe mundin, mirëpo dhembja vetëm se rritet dhe ne vetëm se mashtrohemi me ikjen e shpejtë nga ato probleme.
Pasoja e të kërkuarit të zgjidhjes së shpejtë është vetëm një ilaç i përkohshëm, një mjet për qetësimin e përkohshëm të problemeve.
Zgjidhja e shpejtë nuk është assesi ilaçi i vërtetë i problemeve, përkundrazi, problemet vetëm se do të grumbullohen.

Mënyra se si e shohim problemin është esenca e problemit

Suksesi i shekullit të njëzetenjëtë thotë se nuk ekziston zgjidhje e shpejtë, përkundrazi, ekziston vetëm zgjidhja e vërtetë që buron nga planifikimi i detajuar, nga përsiatja dhe durimi. Vetëm në këtë mënyrë mund të lirohemi nga vështirësitë dhe problemet konstante.
Albert Ajnshtajni ka thënë: “Me të vërtetë, problemet e mëdha me të cilat ballafaqohemi nuk është e mundur që t’i zgjedhim po që se në zgjidhjen e tyre ofrojmë të njëjtin mund që kemi dhënë për krijimin e atyre problemeve.”
Problemi tek numri më i madh i njerëzve është kur ata (disa nga njerëzit) dëshirojnë të arrijnë rezultate të caktuara. Si shembull mund ta marrim një njeri i cili kërkon nga njerëzit e tjerë që ta respektojnë, që të kenë ndaj tij konsideratë dhe besim, por ai vetë nuk ka respekt ndaj të tjerëve, dyshon mjaft tek të tjerët, ka paragjykime të shumta dhe nuk ka besim tek njerëzit e tjerë.

Naiviteti

Albert Ajnshtajni ka thënë: “Naivitet është ta bësh të njëjtën vepër në të njëjtën mënyrë, e më pas të presësh rezultate të ndryshme”
Ai i cili nuk mban lidhje të ngrohta me të tjerët, nuk tregon dashuri ndaj të tjerëve, e fsheh buzëqeshjen dhe nuk është pozitiv në shoqëri, e më pas pret që t’i përforcojë lidhjet me të tjerët, njeriu i këtillë është naiv, ndërsa sjelljet e tilla të tij janë naivitet.

Një menyrë e re e të menduarit

Qasja e re dhe metoda e re fillon nga brenda dhe lëviz drejt formës së jashtme, madje mbështetet në fjalën e Allahut të Lartëmadhëruar:
“Ai (njeri) ka përcjellës një pas një, para tij dhe prapa tij, që me urdhrin e Allahut e ruajnë atë”. (er-Rad, 11).
Në të vërtetë, problemet permanente dhe fatkeqësitë e vazhdueshme tek shumë njerëz nuk do të thotë se janë pasoja të së djeshmes. Prindi i cili konsideron se fëmija i tij, që gjendet në fazën e pubertetit, është shkak i shumë problemeve dhe mundimeve të tij, vallë si do ta udhëzojë fëmijën e tij? Drejtori që konsideron se shkak i falimentimit të kompanisë së tij janë të punësuarit e tij, në çfarë mënyre duhet ta udhëheqë kompaninë e tij? Më lejoni vetëm që t’i kthehemi të menduarit tonë, të nisemi nga vetvetja jonë, nga brendia jonë, nga shpirtrat tanë dhe do të shohim se problemi i djaloshit në pubertet është rast i volitshëm se si t’i afrohemi, se si t’i dëgjojmë problemet e tij dhe të jini të sigurt se ky fëmijë do të bëhet shumë i afërt me prindin e vet. Gjithashtu, edhe punëtori i kompanisë do të bëhet më i dobishëm për kolektivin ku punon.

Pra, fillimi i vërtetë qëndron në veten tonë; duhet t’i shohim problemet nga thellësitë e shpirtrave tanë në një mënyrë tjetër. Vetëm të pranuarit se mangësitë dhe gabimet rrjedhin nga ne, e jo nga të tjerët madje një bindje dhe një pranim i tillë duhet të jetë i vërtetë, e jo formal – do të na ndihmojë që t’i përmirësojmë lidhjet e dobëta dhe të ftohta që kemi me të tjerët. Pra, pas këtyre ndryshimeve do të paraqitet fuqia, raportet e shkëlqyera me të tjerët, besimi dhe afërsia, madje po qe se vazhdohet në këtë mënyrë, atëherë problemet do të zhduken.

Baza e udhëtimit të shekullit të njëzetenjëtë që ka domethënien e suksesit është harmonia dhe maturia në kryerjen e roleve dhe detyrimeve dhe në zgjidhjen e problemeve. Harmonia dhe maturia sjellin fryte, shpien drejt paqes, kënaqësisë, qetësisë dhe çlodhjes.

BILETA NUMËR TRE: MBJELLJA E VLERAVE DHE PRINCIPEVE TË VËRTETA

“Njerëzit mendjeshkurtër polemizojnë për njerëzit e tjerë, njerëzit me mendje mesatare polemizojnë për gjërat, ndërsa njerëzit e mençur polemizojnë per parimet dhe principet”.
(Fjalë e urtë popullore kineze)

Parimet dhe vlerat janë diell, drita e të cilit e pushton tërë zemrën; janë diell rrezet e të cilit sjellin ngrohtësi dhe jetë. Parimet janë vlerë që, së pari, njeriu i mbjell në shpirtin e tij, e më pas iu ndihmon edhe të tjerëve.

Vlera më e madhe

Me të vërtetë, besimi në vlerat dhe në parimet e vërteta do të bëjë që ta ndezësh zjarrin, ta lirosh energjinë, si dhe t’ua zbulosh njerëzve të tjerë besimin tek ato parime dhe vlera. Përkundrazi, nëse nuk je njëri prej atyre që besojnë në vlerat dhe principet e vërteta, atëherë do të mbetesh i vetëm, pra do të jesh vetëm një formë që nuk do të posedojë as shpirte as jetë.
Pikërisht, vlera më e madhe të cilën mund t’ia dhurosh vetes dhe të tjerëve është që të thërrasësh në mbjelljen e vlerave dhe parimeve të vërteta në shpirt. Gjithsesi, ato janë vlerat e të vërtetës, tek të cilat ftoi i Derguari Muhamed salallahu alejhi ue selem derisa qëndronte në Mekke, si edhe në rastin kur për të njëjtin qëllim shkoi në Taif. Po ashtu, ato janë vlera dhe parime të cilat Muhamedi salallahu alejhi ue selem vazhdoi t’i proklamonte edhe në Medinë.

I Dërguari i Allahut thërriste çdoherë me të njëjtin vullnet dhe fuqi, madje edhe atëherë kur, në një rast, i erdhi një njeri që të polemizonte për ta përfituar ose për ta larguar nga misioni për të cilin ishte dërguar, ai (i Dërguari i Allahut s.a.v.s.) i tha në mënyrë të qartë:
“Sikur të ma vendosni diellin në dorën time të djathtë dhe hënën në dorën time të majtë me kusht që unë të heq dorë nga kjo rrugë për të cilën jam dërguar, nuk do të pajtohesha me ju”. (Hadithin e shënoi Ibn Is’haku në Sirra me nr. 170. Albani konsideron se ky hadith përmban një zinxhir të dobët të transmetuesve.)
Parimet nuk janë vetëm fjalë të rëndomta me të cilat paraqitemi para njerëzve, e të cilat nuk i praktikojmë atëherë kur jemi larg syve të të tjerëve. Popujt jetojnë dhe zhduken si pasojë e parimeve. Parimet janë ato të cilat e ndërtojnë njeriun dhe i japin jetës së tij vlerë dhe kuptim.

Ateherë kur popujt, në mënyrë graduale, largohen nga parimet dhe vlerat e tyre, ata gradualisht anojnë (shkojnë) në shkatërrim, e kështu mbeten vetëm në histori. Po qe se popujt jetojnë duke iu përmbajtur parimeve, në këtë rast jeta e tyre do të jetë e gjatë dhe do të ketë kuptim.

Periudhë mjaft e rëndësishme

Më lejoni të logjikojmë për fëmijët e vegjël. Periudha më e volitshme në të cilën mund t’i mbjellësh vlerat në tokë të pëlleshme është periudha fëmijërore, prej pesë deri në shtatëvjeçare. Në të vërtetë, kjo është periudha të cilën ne, shpeshherë, e lëmë pas dore. Periudha në fjalë, të cilën ne e konsiderojmë se është për lojë dhe zbavitje, është pikërisht periudha më e rëndësishme e jetës.

Prandaj, fjalët dhe informacionet e kota duhen larguar, sepse po qe se ato do të depërtonin në trurin e fëmijës, atëherë ato në realitet nuk do të linin kurrfarë gjurme, sepse informacionet e kota do të humbitnin dhe nuk do të ndihmonin në mbjelljen e parimeve dhe principeve të vërteta, të cilat janë shumë të rëndsishme për ardhmërinë.

Kater mënyra se si duhen mbjellë vlerat dhe parimet e vërteta

Ndoshta ndonjëri konsideron se burimi i fuqisë është detyrimi, dhuna, fjalimi kërcënues, shantazhet, si dhe disa nga metodat e tjera shtypëse dhe qeverisëse. Në të vërtetë këto janë vetëm burime formale të fuqisë që nuk janë afatgjate, pasi ato janë burime të cilat i shkatërrojnë raportet ndërmjet njerëzve. Parimet nuk mbillen përmes urdhrave apo detyrimeve, përkundrazi, parimet mbillen përmes dashurisë.

Ekzistojnë katër parime se si duhet të mbillen vlerat dhe parimet:
1. Vlerat dhe parimet, së pari, duhen mbjellë në vetvete;

2. Gradualiteti; numri më i madh i njerëzve bën punë në të cilën nuk beson. Po ashtu, ata nuk kanë parime tek të cilat mbështeten, e as që posedojnë qëndrueshmëri që do tju ndihmonte. Disa njerëz posedojnë parime të gabuara. Ata nuk e kuptojnë se jeta e tyre nuk është ndërtuar vetëm për një ditë dhe një natë, përkundrazi, ajo daton që nga fëmijëria. Jeta e tyre ëhtë mbjellë në mënyrë të gabuar, andaj a është e logjikshme që jeta të zgjatë vetëm një ditë ose vetëm një natë?

Vetëm vështroje mënyrën kuranore se si është ndaluar alkooli. Pijet alkoolike datojnë që nga periudha e injorancës, e idhujtarisë dhe e politeizmit, e deri në kohën kur u shpall Islami. Islami e shëroi shoqërinë në mënyra graduale nga ai ves i shëmtuar dhe nga përdorimi i pijeve alkoolike. Atëherë, pasi që u publikua urdhri për ndalimin e pijeve alkoolike, ndodhi çudia mbi çudirat. Rrugët (e qytetit Medine) u vërshuan nga lëngjet dehëse dhe nga pijet alkoolike. Në të vërtetë u shfaq një skenë të cilën njerëzimi nuk e kishte vërejtur kurrë më parë, që do të thotë se njerëzimi asnjëherë më herët nuk kishte parë një fitore të këtillë ndaj epsheve. A ka parë njerëzimi më herët ndonjë përgjigje të tillë të shpejtë nga njerëzit? Gradualiteti zhvillohet në shpirtin modest, andaj në shpirtrat e këtillë paraqitet dëshira për ndryshime.

3. Tregimi: Tregimi bart me vete parimin të cilin ti duhet ta mbjellësh në veten tënde. Ai ka domethënie të fuqishme në aspektin e edukimit të shpirtit dhe të përforcimit të guximit. Tregimet çdoherë janë ato të cilat lënë gjurmë të pashlyera në shpirtin dhe në ndjenjat e njeriut, madje shpirti çdoherë reagon sërish me shpejtësi dhe fuqishëm. Me siguri tregimi mbetet për një kohë të gjatë në kujtesë, si dhe zgjon interes dhe ëndje të madhe. Porositë dhe këshillat e tij janë
mjaft përmbajtjesore.

4. Drejtësia: Drejtësia është një çështje që pothuajse ka humbur tek njerëzit. Drejtësia është ajo të cilën e kërkojnë shumë njerëz, sepse ajo është ndjenja e pastër e cila e shpuri kadiun e quajtur Shurejh që të gjykonte në favor të një të krishteri, kur gjykoi se mburoja e hekurt i takonte të krishterit. Vallë, e dini se me cilin ishte kontestuar gytetari i krishterë? Ai ishte kontestuar me kryetarin e besimtarëve te asaj kohe, Ali ibn Ebi Talibi (kënaqësia e Allahut qoftë mbi të).

Atëherë kur i krishteri vërejti sjelljen parimore islame të hazreti Aliut (ra.), ai kaloi në Islam dhe më pas tha: “Sa më përket mua, unë pohoj se në këtë mënyrë kanë vepruar të dërguarit e Zotit, ndërsa kryetari i besimdrejtëve më paditi tek kadiu, e kadiu solli vendimin kundër tij.
Prandaj, unë me bindje dëshmoj se “vetëm Allahu është Zot (nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut) dhe dëshmoj dhe deklaroj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij”.
Kjo është drejtësi. Drejtësi e cila buron nga ndjenja e pastër.
Drejtësi që buron nga thellësitë e gjera të shpirtit. Prandaj, që të kemi një sjellje korrekte do të ishte e domosdoshme që të posedonim një mënyrë të shëndoshë të të menduarit. Qëndro i sigurt. Me qëllim që ti të mendosh në mënyrë korrekte, atëherë medoemos duhet të mbjellësh dhe të vendosësh në vetvete parime dhe vlera të vërteta.
Këto janë tre biletat me ndihmën e të cilave do të mund të hipim në avion. Pasi që t’i posedojmë këto bileta, atëherë do të na hapen dyert e hyrjes me numrin njëzetenjë. Natyrisht, ato janë dyert e shekullit të njëzetenjëtë dhe do të bëhemi udhëtarë të shkathtësisë së suksesit.

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

Në udhëtimin tuaj drejt suksesit, sigurohuni që keni këto katër lloje të bagazhit

DUHET TË QËNDRONI TË GATSHËM PËR LËVIZJE

Abdullah ibn Mesudi r.a.ka thënë: “Mësohuni të bëni mirë, sepse të bërit mirë është shprehi”.

Personaliteti i njeriut dhe karakteri i tij janë një grumbull shprehish. Mbill ide, do të korrësh vepër, mbill shprehi do të korrësh karakter, mbill karakter do të korrësh fat.
Njohja dhe traditën dhe shprehinë tënde është fillimi i përgatitjes për nisje, sepse ajo është fuqia e vullkanit që gjendet thellë në shpirtin njerëzor.

Ekzistojnë katër shprehi të njerëzve të suksesshëm. Ato shprehi janë fuqi e madhe dhe forca e tërheqjes që gjendet thellë në brendinë e njeriut. Ato janë mbjellë përmes të praktikuarit dhe përsëritjes permanente, derisa bëhemi më të mirë se të tjerët. Njerëzit e moshuar kanë thënë: “Shprehia është një natyrë tjetër”. Shprehia posedon fuqi që është shumë afër natyrshmërisë reale, e ajo është natyra në të cilën është lindur dhe krijuar çdo njeri.

KATËR LLOJE TË BAGAZHIT QË KANË DOMETHËNIEN E SUKSESIT

Bagazhi i parë: Njohja

Njohja e vërtetë e rrugës tënde, njohja e vërtetë e potencialeve dhe e mundësive të tua, njohja e vërtetë e realitetit, njohja që mbështetet në shkencë dhe dituri – të gjitha këto përbëjnë fuqinë e vërtetë, siç ka thënë edhe Fransis Bekoni: “Ky shtë shikim i thellë drejt suksesit. Kjo është fuqia e fshehur që bëhet praktike dhe është prezente kur njeriu e organizon dhe
planifikon punën e tij, atëherë kur njeriu e orienton atë punë drejt realizimit të qëllimit tanimë të përcaktuar.”
Vlera jote e vërtetë ëhtë dituria jote. Me dituri, madje së bashku me njohjen e vërtetë, vjen edhe vepra e mirë,: “Më të mirët prej jush në kohën e injorancës, janë më të mirët edhe në Islam, po qe se e kuptojnë atë në mënyrë të drejtë”. (Buhariu, 3374 dhe Muslimi, 2378)
Në të vërtetë, të qenët kualitativ dhe i mirë është një konstante e pandryshueshme, mirëpo ajo është një konstante e cila duhet të stoliset edhe me njohjen e vërtetë.

Bagazhi i dytë: Shkathtësia

Për një udhëim nuk është e mjafrueshme vetëm njohja. Është e domosdoshme që njohjes t’ia shtojmë edhe një bagazh tjetër në të cilin duhet të gjenden shkathtësitë dhe aftësitë e trajnuara mirë. Në këtë bagazh të dytë duhet të jenë tre shkathtësi mjaft të rëndësishme,
të cilat duhet të mësohen dhe të ushtrohen.

Shkathtësia numër një: shkathtësia e përsiatjes së drejtë

Kjo shkathtësi është lëvizësja e njerëzve të suksesshëm, ashtu siç ka thenë Mark Aureli: “Me të vërtetë jeta jonë është pasojë e përsiatjes sonë.”
Me të vërtetë, përsiatja për jetën në një mënyrë progresive do të të ndihmojë që t’i realizosh qëllimet e tua për një kohë të caktuar. Është rregull dhe princip që të mendohet në mënyrë pozitive dhe optimiste, gjë që do të lërë pas vetes tënde gjurmë dhe sjellje praktike. Andaj: si do të logjikoni, ashtu edhe do të jeni.

Fillo me përsiatje, e më pas shkruaje atë në ditarin tënd personal. Pastaj lexoji vazhdimisht dhe zhvilloji aktivitetet sipas asaj që ke shkruar, madje edhe përmes bisedave me miqtë e tu. Kështu ti do të bëhesh Buhariu ” i kohës tënde.
Imam Buhariu në një rast kishte thënë: “Në një rast isha te Is’hak bin Rahiveu ku disa miqë më thanë: ‘Sikur t’a kishit përpiluar një përmbledhje vetëm me hadithe autentike të Muhamedit s.a.v.s.” – pasi që deri më atëherë ekzistonin vetëm përmbledhje të haditheve të cilat përmbanin në një vend edhe hadithe autentike, por edhe hadithe të dobëta.
Dëshira e këtyre njerëzve më nxiti dhe më preku në zemër, andaj vendosa që vetëm hadithet autentike ti vendos në një përmbledhje të veçantë. (Kështu lindi përmbledhja e haditheve autentike të Buhariut).

Shkathtësia numër dy: shkathtësia e dëgjimit të zërit të këshillës

Në thellësitë e shpirtit tanë ekzistojnë zëra të cilat gërshetohen: herë janë si në mundime dhe dhembje, e herë janë si shpresë dhe dëshira. Këto zëra mundimesh dhe dhembjesh janë pasojë e lëndimeve të mëdha, janë pasojë e lodhjes, brengës, zhurmës së jetës dhe luftës së principeve, ndërsa zërat e shpresës dhe dëshirës janë pasojë e përsiatjeve të shkëlqyera, pasojë e ambicieve dhe imagjinatës. Ndërmjet këtyre dy zërave zhvillohet një konflikt dhe pasoja e këtij konflikti duhet të jetë përgjigjja ndaj zërit të ndërgjegjes.
I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Pyete zemrën tënde për fetva”. (Ahmedi, 17450 dhe ed-Daerimi, 2533)
Ai është zëri që me siguri nuk do të të tradhtojë, sepse ai është një zë që ngërthen një nuancë kreative, një zë që orvatet të ta thotë atë që e dinë vetëm ata të cilët e dëgjojnë ndërgjegjen e tyre. Prandaj, edhe ti pyete shpeshherë zemrën tënde për fetva dhe mos u bëj nga ata – siç tregon Allahu në Kur’anin Fisnik:
“Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve”. (en-Neml,14).
Mos u bëj nga ata që injorojnë dhe që nuk i dëgjojnë zërat e brendshëm e pastaj largohen nga rruga e drejtë, e kështu “ndërgjegjja e tyre vuan nga verbëria”, siç thotë edhe A. C. Lewis-i.

Shkathtësia numër tre: shkathtësia e imagjinatës kreative

Në vend që të jetosh me përkujtimet e së shkuarës, qysh tani jeto me imagjinatën tënde. Ajo është shkathtësi e shikimit tënd drejt ardhmërisë, artit të përsiatjes për mënyrën e zgjidhjes së problemeve përmes rrugës efikase dhe ndihmës reciproke me të tjerët. Kjo është një dhunti që ta shohësh vetveten dhe të tjerët përreth teje në një mënyrë shumë më ndryshe dhe shumë më të mirë se sa që e sheh tani.
I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ky mision (kjo fe) do të arrijë atje ku arrijnë nata dhe dita dhe nuk do të mbetet asnjë shtëpi e që Allahu nuk do të bëjë që kjo fe të hyjë në të. Me këtë Allahu do ta përforcojë Islamin, ndërsa do ta poshtërojë dhe do ta asgjësojë mosbesimin”. (Ahmedi, 1650)

Kjo është urtësia e Muhamedit salallahu alejhi ue selem e cila ka mundur gjithashtu ta përfitojë edhe Adijj bin Hatimin, i cili kaloi në Islam. Këto janë çaste kur paraqitet imagjinata kreative dhe kur ti e sheh veten në formën më të bukur. Me të ti duhet ta ndriçosh shpresën tënde dhe duhet të veprosh për realizimin e projekteve të tua nga dita në ditë. Një gjë e këtillë do të mund të realizohet vetëm nëse ia përcakton vetes kohën, e kështu ti do të ulesh me vetveten larg zhurmës dhe me ndihmën e imagjinatës të qëndrosh vetëm me shpirtin tënd dhe me realitetin tënd. Kjo bëhet me qëllim që të planifikosh ardhmërinë tënde, ndërsa mënyra me mirë e planifikimit të ardhmërisë personale është që të fillosh aty për aty.

Bagazhi i tretë: Dëshira

Shkencëtari i njohur Thomas Edison bëri orvatje të shumta mundimplote me qëllim që ta zbulonte llambën elektrike, gjë të cilën nuk arriti ta bënte për një periudhë të gjatë kohore. Shtypi i atëhershem e shpalli atë si të marrë. E njëjta gjë ndodhi edhe me Henri Fordin, atëherë kur ai bankrotoi pesë herë para se të arrinte sukses në projektimin dhe hartimin e veturës së tij. Gjithashtu edhe Kolonel Sandros kaloi më shumë se një mijë restorante derisa filloi ti ecte puna mbarë, e më pas u bë i famshëm me restorantin e tij Kentaki. Çka kanë të përbashkët këta personalitete? Është dëshira për një përparim të suksesshëm.

Imagjinata është një forcë e fshehur që ndihmon për të ecur drejt suksesit në shekullin e njëzetenjëtë. Gjithashtu, imagjinata na ofron edhe dy karakteristika që na ofrojnë ndihmë në dëshirën tonë të madhe për sukses. Ato karakteristika janë:
-Karakteristika e dëshirës: Kjo karakteristikë është aftësia që imagjinata dhe ëndërrimet të shndërrohen në realitet në praktikë.
Individët të cilët e posedojnë kërë karakteristikë, thjesht, e urrejnë përtacinë. Individët të cilët e posedojnë këtë karakteristikë, thjesht, e kanë tejkaluar të kaluarën dhe synojnë ardhmërinë. Të këtillët janë të pavarur dhe dëshirojnë ta gëzojnë zgjidhjen e tyre. Individët e këtillë posedojnë aftësi për të bërë çfarë të dëshirojnë me ndihmën që buron nga ndërgjegja e tyre, nga shpirtrat e tyre dhe nga thellësitë e shpirtrave të tyre. Pronarë të kësaj karakteristike do të bëhemi vetëm nëse përforcohemi siç duhet dhe i besojmë vetes se do të lirohemi nga të gjitha kërcënimet dhe pengesat e mundshme. Ndërsa dëshira do ta kthejë besimin tek vetë ne, do ta përforcojë psikikën tonë dhe atëherë do të mund t’i shkelim traditat tona të shëmtuara, madje ato do të mund t’i shndërrojmë në tradita dhe zakone të mira për ne.

Prandaj, ne dëshirojmë atë që ka dëshiruar Enes ibn en-Nadiri, i cili meqë nuk kishte marrë pjesë në betejën e Bedrit ishte betuar se do të merrte pjesë në betejën e parë që do të pasonte kundër idhujtarëve, të cilën do ta udhëhiqnin muslimanët. Shpirti i tij digjej nga entuziazmi, gjë që edhe ndodhi me rastin e betejës së Uhudit. Pas kësaj beteje, Enes ibn Maliku (radijAllahu anhu) për të tha: “E kemi gjetur me tetëdhjetë e disa plagë. Disa prej atyre plagëve ishin nga shpata, disa nga shigjeta dhe askush nuk ka mundur ta njohë, përveç motrës së tij që e njohu nga mollëzat në fytyrë”. (Buhariu, 2806 dhe Muslimi, 1903).

Prandaj, edhe t’i betohu se do ta realizosh qellimin që buron nga dëshira jote e madhe ose parashtroji vetes tënde një plan të cilin do të mund ta realizosh.
– Karakteristika e vetënjohjes: Kjo karakteristikë i përngjan përdorimit të mikroskopit me ndihmën e të cilit do të kishim mundur të vështrojmë në shpirtrat tanë për të parë gjendjen faktike. Kështu që do të bindeshim për mangësitë tona dhe atëherë do të mundnim ta ndienim fuqinë përmes së cilës do të korrnim sukses. Natyrisht, ajo fuqi do të na stimulonte për t’i ndryshuar aftësitë tona, për t’i zhvilluar ato dhe më pas do të na ndihmonte për t’i zgjidhur problemet e grumbulluara që janë shtresuar në shpirtrat tanë.
Nje gjë të atillë do të mund ta arrijmë po qe se e korrigjojmë me korrektësi veten tonë dhe po qe se e pranojmë parimin: “Unë jam i paditur”. Pra, ja, në këtë rast do të posedojmë vullnet të madh për ta ndryshuar vetveten drejt më të mirës.

Bagazhi i katërt: Feja dhe mendimi

Që të arrijmë vlerën e duhur të karakterit dhe personalitetit tonë, që të ndryshojmë nga e mira në mënyrë esenciale, ne duhet ta shohim kuptimin e jetës me korrektësi dhe kështu t’i vendosim principet dhe parimet reale të jetës. Po që se ndryshon kualiteti i fesë tek njeriu, në atë rast do të ndryshohen edhe shprehitë dhe traditat tek ai.
Kjo është fuqia e vërterë e cila i eliminon dhe i mënjanon të gjitha shprehitë negative që janë shtresuar në karakterin tonë që nga mosha fëmijërore. Këto negativitete do të zëvendësohen me shprehi të mira dhe pozitive. Vetëm shih shembullin e Omer ibn Hattabit(radijAllahu anhu) i cili para se ta pranonte Islamin qëndronte në anën e atyre që kryenin krim, konsumonin alkool, etj. Ky njeri vetëm përmes vullnetit të madh dhe shkëlqimit hyjnor që i erdhi nga kaptina kuranore Ta-Ha kaloi në Islam. Me këtë, Omeri u shndërrua në një person shembullor. Allahu qoftë i kënaqur me të.

Karakteri jonë buron nga ndjenjat tona, ndërsa ndjenjat tona vijnë nga përsiatja, e përsiatjet burojnë nga principet tona. Kur njeriu e mbjell fenë thellë në vete dhe kur formon qëndrim të drejtë, atëherë ai do të mund të kuptojë se ku është e nevojshme ndihma.
Vetëm të mendojmë për rrugën e Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Ai nuk punoi për ndryshimin dhe modifikimin e informatave, e as që pati gjatë periudhës mekase të Shpalljes ndonjë dispozitë dhe urdhër, por – në shpirtrat e sahabëve (shokëve) të tij – ai mbolli principet dhe vlerat e vërteta, moralin dhe fenë. Atëherë kur u shpallën normat dhe urdhëresat nga Zoti, shpirtrat e ithtarëve të tij i pranuan ato me plot vullnet. Ndodhi një revolucion i vërtetë dhe gjithëpërfshirës, pasojë e të cilit është pranimi i Islamit në zemrat e njerëzve.

Ky revolucion u bë pjesë e gjallë dhe e vlefshme në ndërgjegjen e njerëzve. Sikur të mos ishte ai (revolucion), fjalët e tij (Muhamedit s.a.v.s.) do të ishin shprehje të zbrazëta, që nuk do kishin as jetë e as natyrë shpirtërore.

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

4 fazat e përgatitjes së plotë të një njeriu të suksesshëm

FAZAT E PËRGATITJES

“Çdo fëmijë ndërmjet nesh i përngjan shprehive të babait”.

Periudha e përgatitjes së vërtetë dhe kontributit të vërtetë në sukses është periudha e fëmijërisë. Në atë periudhë përfundon mbjellja e vlerave dhe principeve të vërteta, të cilat do të përparojnë së bashku me rritjen e fëmijës.
Dhe, vërtet, të gjitha ato skena të cilat fëmija i vëren, i sheh dhe i përjeton në fëmijërinë e tij, ato do të lënë gjurmë më pas, gjatë gjithë jetës dhe pleqërisë së tij.

SKENA E VËRTETË E REALITETIT

Esenca e çdo suksesi qëndron në fazat e natyrshme të zhvillimit dhe pjekurisë së njeriut, ndërsa themeli i çdo suksesi qëndron në përparimin konstant, por gradual. Për shembull, fëmija së pari mësohet si të lëvizë, më pas si të qëndrojë ulur, pastaj si do të shkojë zvarrë dhe, më në fund, do të mësohet si të ecë dhe të vrapojë. Çdo njëra nga këto faza posedon specifikën e saj dhe periudhën e saj kohore, prandaj assesi nuk është e mundur të tejkalohet ndonjë nga këto faza.
Është e vërtetë se ecja e domosdoshme graduale është e vështirë dhe se ne e pranojmë atë vetëm në mënyrë teorike, ndërsa në praktikë kur është fjala për ndjenjat dhe raportet me të tjerët, atëherë një gjë e këtillë bëhet mjaft e vështirë. Do t’i vëresh se disa njerëz kërkojnë mënyra dhe rrugë të shkurtra se si të arrijnë deri te qëllimi i dëshiruar e kështu të kursejnë kohën dhe mundin. Mirëpo, njerëzit e këtillë harrojnë se themel i çdo suksesi është puna graduale në përparim.
Esencën e këtyre do ta mësojmë nga katër pjesë që shpien drejt pjekurisë dhe vetaftësimit.

PJESA E PARË: FAZA E MBËSHTETJES TEK NJERËZIT E TJERË

Dihet nga të gjithë se çdo njeri e fillon jetën e tij si një fëmijë që mbështetet tek individët e tjerë dhe plotësisht mbështetet tek ata. Konkretisht, në këtë fazë uni yt ndërtohet dhe formohet pothuajse plotësisht.
Në një studim të realizuar në Universitetin Misuri (SHBA) thuhers:
“Dy të tretat e fondit te fjalëve që përvetëson njeriu paraqesin fjalë që ai i dëgjon në vitin e tretë të jetës së tij”. Ndërsa në një studim tjetër të kryer nga eksperti i psikologjisë Ros Kembel, thuhet se 80% të karakteristikave morale dhe etike, njeriu i arrin para moshës pesëvjeçare të tij dhe se 90% të personalitetit dhe karakterit të tij i ndërton në vitin e shtatë të moshës së tij.
Këtu bëhet fjalë për amanetin e edukimit të fëmijëve të cilët i bartim në qafat tona. Për vërtetësinë e tij dëshmon edhe hadithi i të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem: “Çdo i porsalindur (foshnje) në këtë botë është (lind) në fenë e natyrshme, ndërsa prindërit e tij e bëjnë jehudi, të krishterë apo adhurues të zjarrit”. (Buhariu, 1358 dhe Muslimi, 2658)
Vitet e para të jetës së fëmijës janë bazë dhe esencë e jetës së mëtejme të tij. Gjurmët e këtyre viteve mbeten gjatë tërë jetës. Prandaj, ne duhet të qëndrojmë shumë më të butë dhe të sillemi më me kujdes ndaj fëmijëve, t’ua mbjellim vlerat e vërteta dhe principet praktike, ashtu që të fillojmë përgatitjet për një gjeneratë të re të shkathtësisë/artit/së suksesit.

PESA E DYTË: PERIUDHA E MBËSHTETJES NË VETVETE

Kjo është periudha e pavarësimit dhe mbështetjes në vetvete, thënë shkurt: përjetimi i unit personal është problemi më i madh, që përfshin periudhën e pubertetit, për atë shkak se kjo është periudha e vetëndërtimit, periudha e vendosjes së un-it tek njeriu. Thjesht, në këtë periudhë ndodhin konflikte me rrethinën dhe me shoqërinë.
Detyra dhe roli ynë në këtë periudhë është që t’iu ndihmojmë atyre që ta tejkalojnë këtë fazë me sukses dhe pa kurrfarë pasojash.
Në të vërtetë, konfliktet me të tjerët tek adoleshentët e periudhës së pubertetit mund të shkaktojnë shumë lehtë kryelartësi dhe ashpërsi në pranimin e më të moshuarve dhe kjo shkakton probleme.
Janë të shumtë ata prindër të cilët presin dhe kërkojnë ndihmë nga anash që t’i ndihmohet fëmijës të tij, megjithatë, personi më i mirë për të, pa dyshim, është vetëm prindi, dhe qasje më e mirë ndaj fëmijës në këtë periudhë është qasja dhe të afruarit tek ai me dashuri.
Faza e quajtur ‘unë’ është një fazë e tërheqjes së kujdesit dhe vëmendjes.
Thënë shkurt, ajo është faza “unë jam këtu, unë ekzistoj”. Kjo është faza dhe periudha e jetës në të cilën është pavarësuar Shafiu. Ai (imam Shafiu) në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare ofronte fetva (vendime/pergiigje fetare islame) në shoqërinë ku jetonte. Kjo është faza dhe periudha e jetës kur është pavarësuar edhe Tufejl bin Omer ed-Dusi, ateherë kur ai e nxori nga veshi i tij mbeshtjellesin me qëllim që ta dëgjonte sa më mirë të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem.

Më pas ai i kuptoi gjërat dhe e pranoi Islamin si fe të tij.
Pra, fillimi i suksesit është largimi i varësisë nga diçka tjetër drejt pavarësimit. Medoemos duhet ta marrim parasysh se procesi i pavarësimit është njëkohësisht edhe qëllimi dhe një nga fazat kalimtare drejt zhvillimit të fazës së tretë. Megjithatë, për fat të keq, disa njerëz
ndalen në këtë fazë dhe i kënaqin nevojat e tyre në dëm të njerëzve të tjerë dhe raportet e tyre me të tjerët janë me karakter të përkohshëm, sipërfaqësor. Ata jetojnë me iluzione të cilat lënë pas vetes një jetë të dërmuar. Në këtë mënyrë, ata i konsiderojmë njerëzit e tjerë vetëm si mjete që iu përgjigjen nevojave të tyre e nuk ua vënë aspak veshin atyre.

Hans Selje, ekspert i diturive bashkëkohore në sferën e presionit psikologjik, ka thënë: “Me të vërtetë, nëse ndonjë individ mban llogari vetëm për suksesin e tij, atëherë kjo do të ishte e njëjtë me zhvillimin dhe rritjen jo të shëndoshë. Në të vërtetë suksesi i atillë është egoizëm që i shfrytëzon dhe i eksploaton të tjerët dhe zgjat përderisa ai tjetri në vete ka jetë. Megjithatë, duher ditur se pikërisht ai tjetri është shkaku kryesor i mbijetesës sonë, dhe një sjellje e këtillë ndaj të tjerëve është e barabartë me vetëvrasjen.
Faktor kyç është se suksesi i vërtetë ndërlidhet pashmangshëm me jetën e të tjerëve. Ai (suksesi) duhet të jetë i përbashkët; prandaj egoizmi është në fakt një lloj vetëvrasjeje.

Duhet ta dimë se nëse devijojmë dhe jetojmë duke e dashur egoizmin, atëherë ne, si shoqëri, jemi duke i mbështetur shkallët tona në një mur të shkatërruar dhe jostabil, pra në një mur që sa nuk është rrëzuar për tokë. Principi i egoizmit nuk do të na sjellë një jetë të vërtetë kualitative. Ai nuk do të na sjellë jetën të cilën e ëndërrojmë dhe të cilën e shpresojmë. Përfundimi është: po qe se dëshirojmë të arrijmë sukses të vërtetë dhe fat
të përnjëmendtë, është e domosdoshme që t’i ndryshojmë principet e dëmshme ekzistuese.
Dhe me qëllim që jetës tonë t’i japim kuptim, atëherë ne medoemos duhet të kalojmë në fazën e tretë.

PJESA E TRETE: PERIUDHA E MBËSHTETJES DHE E NDIHMËS RECIPROKE

Njerëzit të cilët janë të pavarur mund të arrijnë atë që e dëshirojnë, natyrisht, përmes punës serioze, ndërsa ata të cilët e mbështetin dhe ndihmojnë reciprokisht njëri-tjetrin e kështu e unifikojnë angazhimin e tyre dëshirojnë të realizojnë një sukses ekipor në shekullin e njëzetenjëtë. Megjithatë, shekulli i njëzetenjëtë është periudha e punës së përbashkët ku unifikohen talentet, potencialet dhe aftësitë, me qëllimin e përforcimit të shpirtit ekipor. Thënë shkurt, është koha kur ne ekzistojmë dhe vërtet pavarësia është më e mirë se varësia, por ndihma reciproke është më e mirë se të mbetesh i pavarur. Që të realizojmë sukses në shekullin e njëzetenjëtë, ne duhet t’iu përmbahemi rregullave vijuese: “Bëhu një nga ata që ndihmojnë dhe bashkëpunojnë në mënyrë ekipore”.

Mashtrimi në ndihmë
Tradhtia e vërtetë e principeve: “Bëhu një nga ata që ndihmojnë dhe bashkëpunojnë në mënyrë ekipore” është një ndihmë mashtruese, një vepër e cila nuk e përmban frymën e vërtetë të ndihmë. Pasoja e një ndihme dhe bashkëpunimi të këtillë është qëndrimi i shëmtuar ndërmjet njerëzve, moskuptueshmëria ndaj të tjerëve dhe mosqartësia ndaj qëllimeve dhe detyrave të cilat një individ i posedon në bashkësinë e tij shoqërore, e si rezultat, ai pjesën më të madhe të jetës e kalon në moskuptim, në dis’harmoni dhe në raporte të këqija me njerëzit e tjerë.
Burimi i suksesit, i fatit dhe i dhembjes në raste të shumta burojnë nga raportet me njerëzit e tjerë. Principi i mbështetjes tek të tjerët duhet të mbillet thellë në shpirtrat e njerëzve, sepse ai princip tregon se çfarë lidhje dhe raportesh kemi me të tjerët, ashtu siç ka thënë edhe Gandi:
“Mbështetja reciproke dhe ndihma ndërmjet njerëzve duhet të bëhet diçka në të cilën duhet të mbështetet jeta e njeriut, njëlloj sikurse edhe mbështetja në vetvete, sepse njeriu është qenie shoqërore”.
Ata njerëz që i humbasin shkathtësitë e bashkëpunimit në jetën shoqërore dhe pjesëmarrjen në të, të tillët, në të vërtetë, humbasin një potencial dhe energji të madhe.

Motoja e humbur

Njeriu mund të arrijë dhe realizojë sukses të vërtetë atëherë kur ai është i vetëdijshëm se posedon shkathtësi dhe aftësi të mëdha, por edhe kur e kupton faktin se ai posedon edhe mangësi të caktuara.

Psh. unë jam mjaft efikas dhe kualitativ për t’i ndihmuar të tjerët, por posedoj mangësi në ndonjë sferë tjetër, e kështu në këtë sferë unë do të ndihmohem nga të tjerët. Që tani do të arrijë modestia e vërtetë e cila është e lirë nga presionet psikologjike dhe në këtë mënyrë plotësohet pjekuria.

Megjithatë, shumë njerëz orvaten të paraqiten në opinion ashtu siç nuk janë në realitet dhe në këtë mënyrë e fshehin injorancën e tyre, duke menduar se ndihma për ta është një lloj mangësie. Ky qëndrim i gabuar i këtyre njerëzve në të vërtetë argumenton papërgjegjësinë dhe mungesën e pjekurisë. Madje këta e harrojnë faktin se vetë pejgamberët e Allahut kanë kërkuar ndihmë atëherë kur kanë pasur nevojë, siç thuhet për Lutin (alejhisselam): “Ai tha: Ah, sikur të kisha fuqi kundër jush (tju zmbrapsë), ose të kisha mbështetje në ndonjë përkrahje (të fisit) të forte” (do t’i mbroja mysafirët e mi)”. (Hud. 80).
Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Çdo pejgamber kishte ndihmësit dhe ithtarët e tij”. (Buhariu, 3719 dhe Muslimi, 2415).

Njeriu do të arrijë të bëhet i aftë vetëm pasi ta njohë moton e humbur, e ajo është: Unë nuk mund t’i di të gjitha. Këtu nuk mund të fitet për ndonjë turp, madje kjo veçanërisht i dedikohet raporteve ndërmjet të moshuarve dhe të rinjve. Disa njerëz sillen sipas motos:
Unë i di të gjitha dhe assesi nuk dëshirojnë të zhvillojnë ndonjë dialog me të tjerët, sepse ata dinë gjithçka dhe nuk kanë nevojë të këshillohen ose t’i dëgjojnë të tjerët, sepse thjesht, “i dinë të gjitha'”.
Pasojë e këtij veprimi është humbja dhe shkatërrimi. Individi i këtillë orvatet që ta tregojë veten ndryshe nga sa është dhe vazhdon të jetojë në atë mënyrë, pra i maskuar. Megjithatë, ji i sigurt se ai do të zbulohet, do të dobësohet dhe do të përjetojë fiasko dhe humbje të qartë.

DY SKENA TË VLEFSHME PER T’I PARAQITUR

Transmetohet se lbn Omeri (r.a.) ka thënë:
Një rast, një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. dhe i tha: ‘O i Dërguari i Allahut, cila sferë (lëndë) është më e mira ? I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i tha: Nuk e di.. Po ashtu edhe ti, pa kurrfarë turpi, mësohu të thuash: “Nuk e di”.
(Këtë hadith e shënuan Hakimi me nr. 79.838 dhe Bejhekiu në Sunenin e tij me
nr. 5.767, ndërsa Dhehebi këtë hadith e konsideron si autentik).

Në një rast Imam Ebu Hanife e kishte vërejtur një fëmijë dhe i kishte thënë: “O fëmijë, ki
kujdes se mos biesh në baltë”. Fëmija iu drejtua dhe i tha: “Kujdesu ti që të mos biesh, sepse rënia e një dijetari është më e madhe”.
Ebu Hanifeja nuk tha asgjë, por vetëm u mahnit me këtë përgjigje dhe pas kësaj nuk ishte
dhënë kurrfarë fetvaje pothuajse një muaj, pasi që e studioi hollësisht këtë thënie të femijës bashkë me nxënësit e tij. (Heshtja e kryqëzuar, f. 34).

Ndjenja, njohja dhe të pranuarit e mangësive lindin tek njeriu vetëm fuqinë dhe dëshirën për ndihmë reciproke. Dallimi ndërmjet varësisë dhe ndihmës reciproke qëndron në këtë që vijon: varësia është atëherë kur vetëm unë mbështetem tek ti, kur vetëm ti mendon dhe marrësh vendime për mua, ndërsa ndihma reciproke është kur unë mbështetem tek ty dhe e përdor potencialin tënd dhe, po ashtu njëlloj, edhe ti mbështetesh tek unë dhe e përdor potencialin tim.
Kështu që potencialet dhe mendimet tona të përbashkëta do të japin dhe do të lindin suksesin e shekullit të njëzetenjëtë.

PJESA E KATËRT: PERIUDHA E MBËSHTETJES TEK ALLAHU I LARTËMADHËRUAR

Pjekuria e plotë tek njeriu- madje sado që ai të posedojë potenciale, aftësi dhe ndihmëtarë – është njohja se ai posedon vërtet një zë të brendshëm i cili, shumë qartë dhe zëshëm, do t’i thotë: “Vlera ime dhe autoriteti im, janë mangësitë e mia”.
Kjo njohje është humbur dhe gjendet thellë në shpirtin njeriut, por mundet të gjendet vetëm në rastet e betejave më të rëndësishme në jetë, në betejat për mbijetesën e gjinisë njerëzore, në betejën për mënyrën më të mirë dhe më të drejtë të jetës.
Përmes angazhimit permanent duhet ndihmuar në rrugën e fesë.
Suksesi do të mund të arrihet vetëm me mbështetje tek Allahu i Lartëmadhëruar. Vetëm atëherë pasi që njeriu të mbështetet tek Krijuesi (Allahu i Lartëmadhëruar), ai do të qetësohet dhe do të bëhet i fuqishëm. Ai nuk do t’i frikësohet askujt, nuk do të jetë i shqetësuar dhe nuk do të dëshpërohet assesi.

Përmes rrugës së fesë njeriu do t’a gjejë fshehtësinë e pejgamberit tonë, Musait alejhisselam, atëherë kur para tij gjendej deti, ndërsa armiku gjendej pas tij, e populli i tij thoshte: “Do të përmbytemi në det, e Musai alejhisselam përgjigjej, ashtu siç ka treguar Allahu në Kur’anin Fisnik:
“Ai (Musai) tha: “Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzoje”. (esh-Shura, 62).
Mbështetja është vetëm tek Allahu Lartëmadhëruar, siç edhe thuhet në një hadith:
“Ruaje me kënaqësi atë që të sjell dobi, kërko ndihmë prej Allahut të Lartëmadhëruar dhe mos u dobëso.” (Muslimi, 2664).

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

Lartësitë e madhështisë së njeriut, suksesi në ahiret

SUKSESI NË AHIRET

Pas vdekjes së tij njeriu do ta posedojë
Vetëm shtëpinë të cilën më parë e ka ndertuar
Nëse e ka ndërtuar më të mira,
ateherë qëndrimi i tij në të do të jetë i këndshëm,
E nëse e ka ndërtuar me të këqija,
ateherë qëndrimi i tij në të do të jetë i vështirë”.

Mesoje shpirtin ténd se suksesi i vërtetë:
medoemos duhet të jetë diçka më tepër
se kjo botë: që të arrish sukses në ahiret,
sepse ahireti është shtëpia e përhershme
e njeriut besimtar.

LARTËSITË E MADHËSHTISË SË NJERIUT

Vetë maja e madhështisë së njeriut dhe grada më e lartë e tij është që përmes suksesit në këtë botë ta realizojë njëkohësisht edhe suksesin në ahiret. Suksesi në këtë botë është vetëm një motivim për suksesin në ahiret:
“Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për një xhenet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.”
(Ali Imran, 133).
Ngutu pas suksesit të kësaj bote ashtu që ta meritosh edhe suksesin e botës tjetër (ahiretit).
“Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kiametit, e kush shmanget nga zjarri e futet në xhenet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues”. (Ali Imran, 185).

Qëndrimi në ahiret është i përjetshëm. Ai nuk ka fund:
“E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme”. (el-Ala, 17).
Vetëm ahireti është fat i vërtetë dhe kënaqësi për njeriun.
Atëherë kur njeriu ballafaqohet me çastin më të vështirë të jetës, atëherë kur t’i vijë engjëlli i vdekjes, atëherë kur të kthehet për të parë pas vetes së tij dhe para vetes së tij, atëherë nuk do të mund të gjejë asgjë për t’i ndihmuar, përveç asaj që ka përgatitur vetë për veten e tij për në ahiret.
Kjo është ajo forcë lëvizëse e fshehur për një sukses konstant për në këtë botë, por edhe për në Ahiret.

KONKURRENCA

Me të vërtetë, preokupimi për këtë botë, përmbushja e kënaqësive me të mirat kalimtare të kësaj bote, mund t’ia vështirësojnë mjaft njeriut rrugën drejt ahiretit, madje mund t’ia shkurtojnë shikimin e tij drejt Qiellit:
“O ju që besuat çështë me ju, që kur ju thuhet: “Dilni në (luftë) rrugën e Allahut!, ju u rënduat në vend (si të ishit të gozhduar). A mos ishit më të kënaqur me jetën e kësaj bote, se sa me atë të ardhmen? Përjetimi i jetës së kësaj bote ndaj asaj të ardhmes, nuk është asgjë”. (et-Tevbe, 38).
Me të vërtetë, kjo është një përgatitje e vërtetë për të garuar. Kjo është një kënaqësi e ëmbël në shpërblimin e Allahut të Lartëmadhëruar. Ky është një fat që ndihmon për të kaluar përmes suksesit të kësaj bote në suksesin e përjetshëm. E ai është suksesi në ahiret.
Duhet të garojmë me shpejtësi dhe me vendosmëri. Vetëm në këtë mënyrë do t’i tejkalojmë pengesat para vetes. Prandaj, ti assesi mos u bën sikurse gazelat e frikësuara dhe të shkathëta, që shpesh të lakmosh kënaqësitë e kësaj bote dhe kështu ta harrosh ahiretin: Gazela është shumë më e shpejtë se qeni. Megjithatë, nëse ajo e ndien se pas saj është qeni, atëherë ajo vazhdimisht e kthen kokën dhe e humb shpejtësinë që ka, ndërsa qeni e shfrytëzon këtë dobësi të saj dhe e arrin atë.
Përfundimi është: mos u kthe aq tepër prapa, përkundrazi, ec me të gjitha forcat përpara.
“Dhe mos u kthe herë andej e herë këndej,
dhe mos e drejto shikimin, përveç drejt qiellit”.

Këto janë ato katër fshehtësitë të cilat kanë domethënien e mbijetesës, fshehtësi të cilat do të të sjellin me efikasitet deri te shkathtësitë e suksesit. Këto janë fakte të cilat të tregojnë për konfliktet e vërteta, ashtu që të mbetesh i madh dhe i rëndësishëm. Shih me kujdes në horizontet e largëta, ashtu që ta ndiesh suksesin. Pasi që ta bësh atë, atëherë fillo të ndërtosh.

Me të vërtetë, me sukses fillojmë të ndërtojmë.

 

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

Strategjia e yjeve: katër rregullat që kanë ndjekur yjet për të arritje të mëdha

Arritjet konkrete: vlera juaj e vërtetë, ambiciet me shpresë të madhe dhe vetaftësimi

ARRITJET KONKRETE

VLERA E JOTE E VËRTETË NË TOKË

Ajo vlerë është që ta kalosh jetën për shkak të realizimit të ëndrrës tënde dhe ta konsiderosh atë si të shenjtë. Ajo duhet të jetë fuqia e jetës, në vend që të jetë vetëm ndonjë imtësi e cila nuk ka kurrfarë vlere, gjë për të cilën ti vetëm se do të dëshpërohesh dhe pikëllohesh, si dhe do ta qortosh fatin tënd në këtë botë, sepse vërtet Toka mbi të cilën qëndron nuk është krijuar vetëm që ti të ushqehesh dhe të pish, përkundrazi: “… Ai së pari ju krijoi nga dheu dhe ju bëri banues të tij..” (Hud, 61).
Eksploatimi i Tokës njëkohësisht nënkupton të dhënit rëndësi të madhe edhe vetë asaj. Ne nuk dëshirojmë ndonjë realizim dhe sukses të fshehtë, përkundrazi, dëshirojmë një arritje dhe një sukses që është konkret, i dukshëm, që lë pas vete gjurmë të përhershme, si dhe
ndikim në shpirtrat e njerëzve të tjerë. Dëshirojmë arritje dhe suksese që lënë pas vete gjurmë që do t’iu ndihmojnë të tjerëve, trashëgimi që do të sjellë fryte edhe pas vdekjes sonë në kërë botë.

Mustafa Sadik er-Rafi ka thënë: “Nëse në këtë botë nuk ke lënë pas teje ndonjë gjë të vlefshme, atëherë qëndrimi yt në të ka qenë i pavlefshëm”.
Prandaj, pas vetes tënde duhet të lësh ndonjë gjë të vlefshme, përmes së cilës do ta ndihmosh vetveten tek Allahu dhe me të cilën do t’i ndihmosh të tjerët.

Strategjia e yjeve

Ajo është strategjia e individit që dëshiron që të tjerët, që mbeten pas tij, të pikëllohen për të, strategjia e individit që dëshiron të lërë gjurmë të përhershme dhe një përkujtim të bukur pas vetes së tij. Këtu mund ta përmendim Konfuçion i cili në një rast kishte thënë: “Nëse deshiron të jesh i shkëlayeshëm kur të të besohet posti i udhëheqësit, atëherë medoemos duhet të bëhesh sikurse ylli polar, pra medoemos duhet të mbetesh gjithnjë në vendin tënd, ndërsa yjet e tjerë të notojnë përreth teje.”
Poezia e njerëzve të këtillë është ajo e
el-Mutenebiut, i cili ka shkruar:
“Nëse dëshirës së ndonjerit i dorezohesh në menyrë të zjarrtë,
Me asgjë që është më pak se yjet mos u kënaq”.

Strategjia e yjeve iu dedikohet veçanërisht yjeve të artit të suksesit, për të cilën flasin katër rregullat e yjeve.

E para: Ambiciet me shpresë të madhe

Disa individë, të cilët dëshirojnë që të lënë pas vetes së tyre ndonjë gjurmë, medoemos duhet të aftësohen për realizimin e ambicieve të tyre, ashtu që të arrijnë të hipin në majën e planifikuar, duke përcjellë rrugën e ideve të tyre të shkëlqyera. Të këtillët medoemos duhet të stolisen me fuqinë e shpresës, me ambicien e ndihmës që do të arrijnë në majën më të lartë, me ambicien që çdo herë do të bëhen të parët, me ambicien e Rebi bin Ka’b el-Eslemiut, i cili dëshironte vazhdimisht të qëndronte në afërsi të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem. (Muslimi, 489)

Lexoni për ambiciet e Omer bin Abdulazizit (radijAllahu anhu), i cili në një rast kishte thënë: “Unë posedoj një shpirt që është mjaft lakmues. Lakmoi postin e liderit, e atë e arriti; dëshiroi postin e kalifit, edhe atë e realizoi, e unë tani e dëshiroj fuqishëm xhenetin. Shpresoj se do ta arrij atë”.
Qendro i sigurt se dëshira jote nuk do ta zgjojë ambicien tënde, përderisa ti nuk i djeg anijet e dëshpërimit, disfatës dhe ngecjes, që gjenden në shpirtin tënd. Nuk do t’i zgjosh ambiciet e tua dhe dëshirën e flaktë përderisa nuk bëhesh sikurse Tarik bin Zijadi, si ai i cili ishte strategu më i famshëm luftarak në histori. Atëherë kur Tarik bin Zijadi me ushtrinë e tij e kaloi detin me anije dhe doli në territorin të cilin duhej ta nënshtronte, dhe pasi që ushtarët i zbarkuan e pajisjet e tyre, ai urdhëroi që anijeve t’iu vihej flaka. Më pas iu drejtua ushtarëve dhe tha:

“Tani jeni dëshmitar se anijet janë djegur dhe se tymi i tyre ngrihet lart në qiej. Ju duhet ta dini se deti është pas jush, ndërsa armiku para jush. Prandaj, ju nuk keni ndonjë zgjidhje tjerër; ose do të korrni fitore ose do të humbni jetën.”
Tani shpirtrat e tyre u zgjuan, ambiciet dhe dëshirat e tyre deklaruan dëshminë (shehadetin) dhe më pas erdhi fitorja. Prandaj, edhe ti vendos t’i ndezësh anijet e dëshpërimit dhe të disfatës, ashtu që të reflektohet drita e ambicieve dhe shkëlqimi i dëshirës së madhe… “Kur ta lutni Allahun, luteni për Firdeusin, sepse ajo është grada më e mirë dhe më e lartë në xhenet”. (Buhariu, 2790)

E dyta: Ëndrra dhe imagjinata për ardhmërinë

Duhet të jesh i aftë për ta parë ardhmërinë tënde pas një periudhe të gjatë, të jesh i aftë për ta lëvizur imagjinatën tënde të bujshme ashtu që të ëndërrosh dhe të shoshësh përreth teje se si i ndihmon njerëzit e tjerë ashtu siç thotë edhe një proverb spanjoll: “Nëse oborrin tënd nuk e ndërton në imagjinatën tënde, atëherë atë nuk do te mund ta ndërtosh asnjëherëdhe askund tjetër.

Sikur të kishe mihur dhe sikur t’i kishe vendosur themelet e imagjinatës tënde, së pari medoemos duhej të kishe marrë një letër dhe një laps, duhej të qëndroje i vetmuar në ndonjë vend të qetë, e kështu të logjikoje rreth kësaj çështje mjaft të rëndësishme: Çfarë dëshiroj të arrij në jetën time? Cka dëshiroj të bëhem? Liroje imagjinatën
tënde, por mos nxito të përgjigjesh, përsëriti këto dy pyetje disa herë, zhytu në imagjinatën tënde dhe përcilli hapat vijues:
-përcaktoji vetes tënde një qëllim preciz dhe të qartë;
-qëllimi le të jetë real;
-nese e vizaton dhe e përcakton qëllimin në mënyrë të qartë dhe precize, atëherë më vonë do të mund ta shohësh gjendjen dhe do të bindesh për realizimin;
-përcakto saktë kohën për realizimin e atij qëllimi.

Në të vërtetë, ëndrrat fillestare dhe ato të parat janë mjaft të rëndësishme dhe për t’i realizuar ambiciet e mëdha ti në fillim ëndërron, ndërsa ëndrra të sundon ty. Gjithsesi, merri parasysh fjalët e Anatol Fransit i cili ka thënë:
“Që ti realizojmë arritjet dhe rezultatet e mëdha, ne nuk e kemi të domosdoshme që vetëm të punojmë dhe të ëndërrojmë, si dhe vetëm të planifikojmë, por gjithsesi, ne medoemos duhet edhe të besojme”.
Ty të takon vetëm që të durosh në mënyrë të sinqertë dhe me vendosmëri dhe në durimin tënd do të vlojë burimi i vendosmërisë dhe
qëndrueshmërisë. Ky assesi nuk duhet të jetë durim me dëshpërim, sepse një durim i tillë nuk sjell rezultat. Do të shohësh se ëndrra jote ngadalë do të bëhet zhgjëndërr, pra do të bëhet realitet. Vetëm shihe shembullin e Nuruddin Mahmud Zenkiut, në kohën kur Halepin e sundonin kryqtarët. Ai u ngrit i vendosur dhe kreu një punë shumë të madhe. Ai, në këtë situatë të rrezikshme, u orvat që ti kundërvihej okupimit të atillë përmes një përgatitjeje efikase për mbrojtje. Ai (Nuruddin Mahmud Zenkiu) në kërë rast tha:
“Ketë do ta bëjmë me qëllim që ta çlirojmë Kudsin dhe xhaminë e shenjtë në të”. Dëshirat dhe planet e tij u realizuan përmes nxënësit të tij Salahuddinit”.
Ajo është ëndrra e cila nuk sjell me vete para, e as përfitime materiale, megjithatë ajo ëndërr ka një ëmbëlsi dhe një rol të veçantë në artin e suksesit.

E treta: Largimi i disa ëndrrave me qëllim që të jesh real ndaj ardhmërisë

Njerëzit e suksesshëm kanë ëndrra të mëdha. Prandaj, fillo me eliminimin e disa ëndrrave. Natyrisht, elimino ato ëndrra që nuk janë reale, e as të realizueshëm dhe bëhu i moderuar në këtë gjë. Do të vëresh dhe do të kuptosh qartë se ku gjendesh tani. Po qe se e kupton në mënyrë të drejtë realitetin, kjo do të të ndihmojë që ta heqësh nga fjalori yt shprehjen e pamundur, sepse ti i di të gjitha nevojat themelore për sukses, iu gëzohesh aventurave të reja dhe entuziazmi yt është flakur nga dëshira për sukses në shekullin e njëzetenjë. Një poet kishte shkruar:
“Unë njoh vetëm punëtorët.
Ai i cili përpiqet për të punuar,
ai është i lavdishëm.
Ne caqe të larta lart ngjitet,
Ndersa ai i cili ka qellime të larta,
ai edhe më i famshëm është”.

E katërta: Vetaftësimi
Individët të cilët i realizojnë arritshmëritë konkrete janë çdo herë në përparim të dukshëm. Ata janë të interesuar vazhdimisht, dëshirojnë të komunikojnë me të tjerët … dhe orvaten të përsosen në të gjitha sferat e tjera. Ata përpiqen që t’i mënjanojnë mangësitë e tyre përmes arritjes së diturive permanente. Për imam Ahmedin, Ibrahim el-Harbiu ka thënë: “Me të jam shoqëruar njëzet vite, edhe verës edhe dimrit, edhe atëherë kur ishte vapë edhe atëherë kur ishte ftohtë, natën dhe ditën dhe asnjëherë nuk kam vërejtur që në një ditë të re të mos përparonte në raport me ditën e kaluar”.
Prandaj, kush dëshiron lavdi dhe famë, le të orvatet që të lërë pas vetes ndonjë gjurmë të vlefshme që do t’i ndihmojë të tjerët, sepse njerëzit e suksesshëm të shekullit të njëzetenjë i kanë të qarta gjurmët e tyre, ato gjenden në strategjinë e yjeve, ndërsa motoja e tyre është:
“Behu njeri për të cilin ata pas teje do të thonë:
Ishte këtu dhe këtë gjurmë e la pas vetes”.

 

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
3.6kmh
20 %
Sun
24 °
Mon
22 °
Tue
24 °
Wed
25 °
Thu
25 °