Ballina Blog Faqe 506

Ç’është shitblerja

Ç’është shitblerja:

Shitja është kalimi i diçkaje që ke në pronësi tek dikush tjetër kudrejt një vlere.
Ndërsa blerja është pranimi i asaj pronësie.
Gjykimi për shitblerjen:

Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu e ka bërë të lejuar tregtinë (shitblerjen) dhe e ka bërë të ndaluar kamatën.” [El-Bekare, 275]
“O ju që keni besuar! Mos e hani pasurinë tuaj me pa të drejtë ndërmjet jush vetëm nëse bëni tregti me pëlqimin e njëri-tjetrit.” [En-Nisa, 29]
Transmeton Hakim bin Hizam (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Shitësi dhe blerësi janë të lirë në zgjedhje deri sa të ndahen nga njëri-tjetri.” [Muttefekun alejhi].

Të gjithë muslimanët janë bashkuar (ixhma’) në mendimin se shitblerja është
e lejuar. Edhe urtësia e përmban këtë sepse nevojat e njerëzve shpesh lidhen
me diçka që është në duart e dikujt tjetër që ndoshta nuk ia përkushton atë
atij, kështu që me lejimin e shitblerjes arrihet nevoja pa ndonjë problem.
Nxitja për të arritur jetesën me djersë:
Transmeton Mikdami (radijAllahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Askush nuk ka ngrënë ushqim më të mirë se ai
i duarve të tij dhe Pejgamberi i Allahut, Daudi alejhi selam hante prej
punës së duarve të tij.” [Buhariu]
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Që ndonjë prej jush të mbartë dru mbi shpinën
e tij (për t’i shitur) është më mirë për të se t’i kërkojë njerëzve që mund
t’i japin apo mos t’i japin.” [Buhariu, Tirmidhiu, Nesaiu]
Nuk ka ndalim të pasurohesh nëse i frikësohesh Allahut në të:
Muadh bin Abdullah bin Hubejb transmeton nga babai i tij dhe ky nga xhaxhai
i tij se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk ka
ndalim të kesh pasuri nëse i frikësohesh Allahut në të dhe shëndeti për të
devotshmin është më i mirë se pasuria…” [Ibnu Maxheh Sahih]
Nxitja për të qënë ekonomik në kërkimin e rrizkut:
Xhabir bin Abdullah (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “O ju njerëz! Kini frikë Allahun dhe
kërkojeni rrizkun në hallall sepse nuk do të vdesë ndonjë trup pa
plotësuar rrizkun e tij edhe nëse i vonohet ai! Kini frikë Allahun dhe
kërkojeni rrizkun mirë! Merrni atë që është hallall dhe lini atë që është
haram!” [Ibnu Maxheh Sahih]
Nxitja për të qënë i sinqertë dhe ndalimi nga gënjeshtra:
Hakim bin Hizam transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sellem) ka thënë: “Shitësi dhe blerësi janë të lirë në zgjedhje deri sa të
ndahen. Nëse ata janë të sinqertë dhe të qartë (në tregtinë e tyre), atëherë
tregtia e tyre ka bereqet dhe nëse i fshehin dhe mashtrojnë njëri-tjetrin,
atëherë tregtia e tyre zhvishet nga bereqeti.” [Muttefekun alejhi]
Ukbetu bin Amir (radijAllahu ‘anhu) thotë se e kam dëgjuar të Dërguarin e
Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të thotë: “Muslimani është vëlla i
muslimanit dhe nuk i lejohet muslimanit që t’i shesi vëllait të tij diçka që
ka ndonjë të metë vetëm nëse ia bën atë të qartë atij.” [Ibnu Maxheh
Sahih]
Nxitja për lehtësim dhe falje në shitblerje:
Xhabir bin Abdullah (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Allahu e mëshiroftë atë burr që është
falës kur shet, falës kur blen dhe falës në gjykatë!” [Buhariu]
Dobia në konsiderimin e atij që është ngusht:
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Një tregtar u jepte borxh njerëzve dhe nëse
shihte ndonjë që nuk kishte të paguante i thoshte punëtorëve të tij:
Faljani atij se ndoshta Allahu na fal neve! Atëherë Allahu e fail atë.”
[Buhariu]
Ndalimi i mashtrimit:
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) kaloi pranë një burri që shiste një lloj ushqimi. Futi dorën e
tij në të dhe pa që ai ishte i përzierë (lartë i mirë dhe brenda i keq), atëherë tha:
“Nuk është prej nesh ai që mashtron.” [Ibnu Maxheh Ebu Daud, Tirmidhi,
Muslim Sahih]
Nxitja për t’u ngritur herët në kërkimin e rrizkut:
Sahr El-Gamidi (radijAllahu ‘anhu) transmeton se i Dërguari i Allahut (sallAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thënë: “O Zoti im! Jepi bereqet popullit tim në
mëngjesin e herët të tij (në punën që fillojnë që herët në mëngjes).” [Ibnu
Maxheh, Tirmidhi, Ebu Daud Sahih]

Çfarë thuhet kur hyn në treg:
Salim bin Abdullah bin Umer (radijAllahu ‘anhum) transmeton nga babai i tij,
nga gjyshi i tij, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Kush thotë kur hynë në treg: La ilahe il-lallah vahdehu la sherike lehu,
lehul-mulku ue lehul-hamdu, juhji ue jumijtu, ue huve hajun la jemutu,
bijedihi el-hajru kul-luhu, ue huve ala kul-li shej’in kadijr (Nuk ka të
adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të Pashoq, i Tij është sundimi
dhe Atij i takon falenderimi, Ai jep jetë dhe vdekje, Ai është i Gjallë dhe
nuk vdes, në Dorën e Tij është e gjithë e mira dhe Ai është i mundshëm
për çdo gjë), atij Allahu i shkruan një miljon të mira, if shin një miljon të
këqia dhe i ndërton një shtëpi në xhennet.” [Ibnu Maxheh Hasen]
Allahu e ka bërë të lejuar shitblerjen:
Shitblerja në origjinë, e çdo lloji qoftë ajo është e lejuar nëse dy palët janë
dakord dhe të kënaqur me të dhe nëse nuk ka gjë të ndaluar nga sheriati.
Llojet e shitblerjes të cilat i ka ndaluar sheriati:
01 – Bej’ul-garar:
E cila është çdo shitblerje që përmban mosnjohuri (të fshehta që nuk i di njëra
palë apo të dyja) ose që përmban rrezikshmëri apo kumar.
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka ndaluar
nga shitja me guraleca dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes së plotë të
mallit).” [Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud, Ibnu Maxheh, Nesai Sahih] (Shitja me
guraleca është një lloj tregtie e cila praktikohej në kohën e injorancës dhe
kryhej duke hedhur disa guraleca mbi mall dhe malli ku binin guralecat
bëhej i detyrueshëm të blihej.)
Thotë imam Neveviu (RahimehUllah) në komentimin e tij të Sahihi të Muslimit:
Shitja e gararit është një bazë e madhe prej bazave të kapitullit të shitblerjeve
dhe për këtë shkak Muslimi e filloi këtë kapitull me të. Në këtë lloj shitblerje
hynë shumë çështje të pakufizuara, siç është shitja e të arratisurit, shitja e
asaj që nuk ekziston, shitja e asaj që nuk e njeh, asaj që nuk ke mundësi ta
dorëzosh te blerësi, asaj që nuk e ke akoma në pronësi, shitja e peshkut që
është në ujin e detit apo lumit, e qumeshtit në gji, e asaj që ndodhet në barkun
e kafshës barsë, e një rrobeje prej rrobeve (e papërcaktuar), një dashi prej
deshëve e të tjera si këto shitblerja e të cilave është batil-e kotë, e
papranueshme, e palejuar, sepse është gabim (verbëri) i panevojshëm. Por
nëse nevoja kërkon ndonjëherë që të kryhet ndonjë lloj garari (gabimi
verbërisht) dhe nuk është e mundur të ruhesh prej tij vetëm se me
stërmundime, dhe nëse gabimi është i arsyetueshëm, atëherë lejohet shitblerja.
Duke u nisur prej këtu, muslimanët janë bashkuar në mendimin se shitblerja
e xhybes së mbushur (me pambuk a diçka tjetër) është e lejuar edhe nëse ata
nuk e hapin për ta parë çka Brenda. Por nëse shitet vetëm mbushja e saj,
atëherë kjo shitblerje nuk lejohet.
Dije se shitja e të prekurit (nëse prek mallin atëherë duhet t’a blesh atë që
preke), shitja e litarit (ato që kap litari që zgjat je i detyruar t’i blesh), shitja e
guralecave, e të tjera si këto, janë prej shitblerjeve për të cilat kanë ardhur
tekste të veçanta (në ndalimin e tyre) dhe të gjitha ato hyjnë në ndalimin e
shitjes së gararit (verbërisë), por ato janë përmendur të veçuara për shkak se
kanë qenë prej shitblerjeve të njohura në kohën e injorancës, para Islamit dhe
Allahu e di më së miri. Mbaroi fjala e Imam Neveviut (RahimehUllah).
Shitja me të prekur dhe me të hedhur:
Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) se ka thënë: “Jemi ndaluar
prej dy shitblerjeve: shitja me të prekur (el-mulamese) dhe shitja me të
hedhur (el-munabedhe): El-mulamese është prekja e çdonjërit prej të dyve
rroben (plaçkën) e tjetrit pa dashje, kurse el-munabedhe është hedhja e
çdonjërit prej atyre dyve rroben e tij tek tjetri pa parë njëri prej tyre
rroben e tjetrit.” [Muslim Sahih]
Ebu Seid El-Hudri (radijAllahu ‘anhu) thotë: “Na ka ndaluar i Dërguari i
Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nga dy shitblerje dhe dy
veshmbathje: Na ka ndaluar nga shitblerja me të prekur dhe me të hedhur:
të prekurit (el-mulamese) është të prekë një burr rroben e një tjetri me
dorën e tij, natën apo ditën dhe është i detyruar ta blejë atë, kurse të
hedhurit (el-munabedhe) është të hedhë një burr rroben e tij tek një tjetër
dhe ai tjetri të hedhë rroben e tij tek ky i pari duke qenë kjo shitblerja e
tyre pa marrë parasysh pranimin apo pëlqimin.” [Muttefekun alejhi]
Shitja e të voglit të të voglit të barsës:
Ibnu Umeri (radijAllahu ‘anhuma) ka thënë: “Njerëzit në kohën e injorancës
kryenin shitblerjen e mishit të këlyshëve deri në këlyshin e këlyshit të
barsës, dhe këlyshi i barsës është që të pjellë deveja dhe pastaj të mbarset
këlyshi i saj që ajo polli. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)
i ndaloi ata nga kjo shitblerje.” [Muttefekun alejhi]
Shitja me guraleca:
Ebu Hurejra (radijAllahu ‘anhu) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ka ndaluar
nga shitja me guraleca dhe nga shitja e gararit (mosnjohjes plotësisht të
mallit).” [Muslim, Tirmidhi, Ebu Daud, Ibnu Maxheh, Nesai Sahih]
Thotë imam Neveviu (RahimehUllah) në komentimin e Sahihut të Muslimit:
“Përsa i përket shitjes me guraleca, në domethënien e saj ka tre mendime:
I pari: Që të thotë shitësi: të kam shitur ato rroba mbi të cilat do të bjenë këto
gurë që do të hedh, ose të kam shitur pjesën e tokës prej këtu e deri atje ku do
të shkojë ky guri.
I dyti: Që të thotë shitësi: Të kam shitur atë që do zgjedhësh deri sa të hedh
gurin.
I treti: Që ta quajnë hedhjen e gurit shitje dhe të thotë: Nëse e godet këtë rrobë
me gurë, atëherë e ke blerë me kaq lek.”

 

Abduladhim ibën Bedevi el-Halefi
Përktheu: Bledar Karaj el-Albani

Lindja dhe karakteristikat e mendimit Ekonomik Islam

Lindja e mendimit Ekonomik Islam dhe karakteristikat e tij

Islami përfshin të gjithë jetën e njeriut nga të gjitha aspektet, po ashtu edhe aspektin material dhe atë shpirtëror. Islami nuk është një fe, që është mjaftuar vetëm me anët doktrinale dhe shpirtërore, edhe pse nuk i lë pas dore ato. Ajo është feja e fundit, e cila nuk lë pas dore asnjë aspekt të jetës njerëzore, prandaj dhe mesazhi i saj është gjithëpërfshirës, si politik ashtu dhe social-ekonomik, një fakt të cilin e përkufizon thënia “Islami është fe dhe dynja”, ose thënia “Islami është besim dhe ligj”, i cili është plotësisht i vlefshëm dhe i përtatshëm për çdo kohë dhe vend, madje asnjë kohë dhe asnjë vend nuk mund të funksionojë siç duhet pa Islamin.

Përderisa Islami është një fe me program të plotë, që gjen zgjidhje për të gjitha problemet dhe krizat, me në krye ato me natyrë ekonomike, të cilat ishin të kufizuara në periudhën e parë të ardhjes së Islamit për shkak të një ambienti të varfër që karakterziohej nga veprimtari të thjeshta ekonomike siç ishte blegtoria, tregtia dhe për shkak të një ndërgjegjësimi të fortë fetar të rrënjosur fort në zemra, ishte shumë e vështirë që të gjeje njerëz që mashtronin, manipulonin apo që të krijonin monopole.

Së pari: Lindja e mendimit ekonomik islam

Me kalimin e kohës marrëdhëniet ndërnjerëzore u zgjeruan dhe lulëzoi tregtia dhe industria. Shoqëritë u hapën me njëra-tjetrën, duke sjellë si pasojë dobësimin e ndërgjegjes fetare dhe besimin tek Allahu. Kjo solli edhe përhapjen e mashtrimit, hileve dhe manipulimin në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Nga ana tjetër dolën në pah problematika më të ndërlikuara ekonomike, të cilat ndryshonin kryekëput nga problematikat që kishin përjetuar muslimanët e shekujve të parë, siç janë kompanitë moderne, tregu i aksioneve, marrëdheniet bankare etj., shto këtu edhe nevojën e madhe për të vendosur disa norma në transaksionet mes njerëzve dhe marrëveshjeve që kryenin me njëri-tjetrin, në mënyrë që të shuhen kontradiktat dhe mosmarrëveshjet mes tyre. E gjitha kjo bëri që dijetarët të kujdesen me studimin e kësaj shkence, të kërkonin rreth çësthjeve të ndryshme në të dhe të trajtonin problematikat që haseshin.

Në fillimet e shekullit njëzet dolën në pah shkolla ekonomike, të cilat i përhapën superfuqitë, përmes të cilave synonin marrjen dhe pushtimin e pasurive të popujve, ku më të njohurat janë sistemi kapitalist dhe ai komunist. Përsa i përket sistemit islam, ai pësoi një zbehje për shkak të pushtetit të fuqive të mëdha mbi vendet islame, ku si rrjedhojë dispozitat islame u mbajtën larg zbatimit dhe jetës së njerëzve.

Shkenca e ekonomisë islame u shfaq vetëm në mesin e dytë të shekullit njëzet, si pasojë e dëshirës për të ngritur një sistem ekonomik modern, që ruan identitetin e vendeve islame, që realizon interesat e këtyre vendeve dhe t’ua rikthente fuqinë pas rrëzimit të Perandorisë Osmane.

Prej këtu kemi pikënisjen e ekonomisë islame, si një shkencë e pavarur, ku specialistët e fushës janë marrë seriozisht me botimin e librave, publikimin e studimeve dhe diskutimin e mendimeve, në mënyrë që të na servirin neve sot termat e shkencës së ekonomisë islame.

Së dyti: Karakteristikat e ekonomisë islame

Sistemi ekonomik Islam dallohet nga sistemet e tjera me disa karakterstika unikale, të cilat e bëjnë atë të jetë i përshtatshëm për çdo kohë dhe për çdo vend. Ky sistem i përmbahet normave të legjislacionit islam në të gjitha transaksionet, që kryhen brenda ekonomisë.

Sistemi ekonomik Islam është një sistem perfekt, i cili nuk qëndron vetëm në kufirin e asaj që ekziston aktualisht, por kujdeset gjithashtu edhe për çfarë duhet të ekzistojë në të ardhmen.

Si më poshtë po përshkruajmë disa karakterstika të këtij sistemi:

Së pari: Ai është një sistem hyjnor

Sistemi ekonomik Islam ka një burim hyjnor, sepse shpallja hyjnore – e karakterizuar tek Kurani dhe Tradita Profetike- janë burimi i këtij sistemi dhe pas këtyre dy burimeve vijnë në radhë burimet e tjera siç është ixhmaja (pajtimi i dijetarëve), analogjia dhe ixhtihadi.

Kjo veçori – hyjnorja- nuk gjendet tek sistemet e tjera, sepse të gjitha ato burojnë nga njeriu, qoftë duke u bazuar në fe të shtrembëruara apo në teori njerëzore, të cilat ia qëllojnë ose gabojnë, ose ndikohen nga filozofitë, që kanë përqafuar dhe nga ambienti që i rrethon.

Sistemi ekonomik islam ka edhe objektiva hyjnore duke siguruar plotësimin e nevojave njerëzore dhe duke ofruar nevojat më emergjente të njeriut, si dhe duke siguruar kufirin e vetëmjaftueshmërisë, që i përshtatet nevojave të tij, në mënyrë që njeriu të bëjë një jetë të mire, ku realizohet plotësimi i nevojave materiale dhe ato shpirtërore pranë njëra-tjetrës, pra në ndryshim me sistemet e tjera njerëzore, të cilat nuk kanë qëllim tjetër veç përmbushjes së nivelit më të lartë të materializmit pa marrë parasysh ngopjen shpirtërore, dhe që kanë si qëllim përmbushjen e epsheve dhe përfitimin material, duke lënë pas dore anët morale dhe shpirtërore.

Komercialistët kanë si qëllim kryesor mbledhjen e një sasie sa më të madhe të arit, natyralistët kanë si qëllim përfitimin maksimal nga pasuritë bujqësore, duke neglizhuar industrinë dhe tregtinë, ndërsa kapitalistët kanë si qëllim kryesor përmbushjen e dëshirave pa marrë parasysh nëse kjo arrihet përmes hallallit apo haramit. Nga ana atjetër marksistët kanë qëllime plotësisht materialiste, të cilat vihen në funksion të komunizmit ateist dhe nuk kanë asnjë hapësirë për programet hyjnore, vlerat morale dhe botëkuptimet njerëzore.

Së dyti: Kontrolli i dyfishtë

Sistemi ekonomik Islam i nënshtrohet dy lloje kontrolli, atij njerëzor dhe vetëkontrollit

Kontrollin njerëzor ne e kemi vënë re pas emigrimit të Profetit a.s. në Medine, ku ai vetë dilte për të kontrolluar tregjet dhe pas çlirimit të Mekës ai dërgonte njerëz, që të kontrollin tregjet atje. Prej këtu u njoh edhe funksioni i murakibit (kontrollorit të tregut), përkrah funksionit të urdhërimit për mirë dhe ndalimit të së keqes, shto këtu edhe autoçensurën e vetë muslimanit, në lidhje me çfarë ka lejuar dhe ka ndaluar Allahu. Për këtë arsye sjellja e muslimanit në aktivitetin e tij ekonomik nuk ndryshon nga sjellja e tij kur kryen adhurimet.

Përsa i përket sistemeve të tjera ekonomike, ato janë shkëputur totalisht nga feja, duke e mbajtur larg rolin pozitiv, që mund të luajë ajo në sistemin ekonomik. Si rrjedhojë, kontrolli i aktivitetit ekonomik i është besuar pushtetit, që ta zbatojë atë sipas ligjit, por që si përfundim janë treguar të pafuqishme për të luajtur një rol sa më të plotë për realizmin e qëllimeve të veta, për shkak të mungesës së elementëve të tjerë të kontrollit. Argument për këtë është realiteti i shumë njerëzve, të cilët arratisen nga detyrimet e veta dhe nga kufijtë që ua kanë vendosur për interesat e shoqërisë, siç janë taksat sa herë që shteti është i pavëmendshëm apo i pafuqishëm për ndjekjen e tyre.

Ndërsa në sistemin e ekonomisë islame përkrah kontrollit shtetëror funksionon edhe një kontroll tjetër edhe më i fuqishëm, që është ai i ndërgjegjes së muslimanit, e cila ngrihet mbi themelet e besimit tek Allahu dhe Dita e Gjykimit: “Vërtet Allahut nuk i fshihet asgjë në tokë dhe në qiell”. (Ali Imran 55).

Si pasojë besimtari ka bindjen, se edhe nëse i shpëton kontrollit njerëzor, nuk do të mund t’i shpëtojë kontrollit hyjnor. Pikë së pari ai niset nga vetëkontrolli, që e ka sqaruar i Dërguari i Allahut a.s., kur u pyet në lidhje me Ihsanin dhe tha: “Ta adhurosh Allahun sikur ta shihje dhe nëse nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty.” (Buhariu). Kjo është garancia më e madhe e mirëfunksionimit të aktivitetit ekonomik, që karakterizohet nga humanizmi, mëshira dhe drejtësia.

Së treti: Ekuilibri

Sistemi ekonomik Islam është sistem mesatar. “E kështu Ne ju bëmë ju një popull të mesëm.” (Bekare), që ngrihet mbi drejtësinë dhe nuk ka vend për ekuilibër artificial. Mesataria është në të vërtetë ekuilibri, prandaj ekonomia islame është e ekulibruar mes përsosmërisë dhe realitetit, mes materiales dhe shpirtërores, mes interesit individual, atij shoqëror dhe shtetëror, mes interesave të të pasurve dhe interesit të të varfërve. Disa dukuri të ekuilibrit në ekonominë islame janë:

a- Bashkimi mes parimeve dhe zhvillimit

Ekonomia islame bazohet mbi disa parime bazë, që nuk ndryshojnë me ndryshimin e kohës dhe vendit, siç janë bazat e përcjella në Kuranin Famëlartë dhe në Traditën Profetike. Përsa i përket disa çështjeve të ndryshueshme, ato vihen në zbatim sipas kërkesave të kohës dhe vendit përkatës. Feja Islame është feja e fundit, që i përshtatet çdo kohe dhe çdo vendi, dhe si rrjedhojë ekonomia islame është mjaftueshëm elastike për të pranuar metodologji të ndryshme dhe mjete të reja, si dhe për të përvetësuar përvojën e fituar për aq kohë sa ajo nuk bie në kundërshtim me parimet bazë.

Për këtë arsye ekonomia islame është zgjeruar, duke përfshirë të gjitha format e reja të transaksioneve dhe veprimeve ekonomike, të cilat nuk përmbajnë kamatë dhe mashtrim, si dhe kemi vënë re, që fetvatë ndryshojnë sipas kohës dhe vendit. Mund të thuhet se ky ndryshim është një ndryshim përsa i përket vendit dhe kohës dhe jo përsa i përket argumentit.

Kjo është një veçori vetëm e ekonomisë islame, sepse ekonomitë e tjera nuk kanë parime bazë, përkundrazi ato ndryshojnë e veten e tyre sa herë vjen një vision i ri nga çdo shkollë. Për këtë arsye ata kanë marrë edhe emrin “Komercialistët e rinj”.

Marksistët e konsiderojnë socializmin një etapë që i paraprin komunizmit, ndërkohë që në kapitalizëm pronësia publike ka shumë pak vend dhe në marksizëm prona private tërhiqet zvarrë.

 

b- Ekulibri mes materiales dhe shpirtërores

Sistemi ekonomik Islam ruan një balancë mes materiales dhe shpirtërores si përbërës tepër të rëndësishëm të natyrës njerëzore. Për këtë arsye sistemi ekonomik Islam nuk e nënvleftëson anën materiale në interes të materiales dhe anasjelltas, dhe as nuk i shenjtëron aspektet material apo ato përfituese, siç ndodh në sistemet e ndërtuara nga dora e njeriut: “E kur ta kryeni namazin shpërndahuni në tokë dhe kërkonin mirësinë e Allahut, përmendeni shumë Allahun, se ndoshta kështu shpëtoni.” (Xhuma; 100)

Ky ekulibër shërben që njeriu të mos kththet në një skllav i murgjërisë dhe as i zjarrit të epsheve materialiste. E kundërta ndodh me sistemet e tjera ekonomike, të cilat përqëndrohen në aspektin material deri në atë masë, sa ai është kthyer në qëllimin e vetëm të aktivitetit ekonomik të njeriut modern, pa marrë në konsideratë vlerat morale dhe shpirtërore. Kësisoj komunizmi marksist e mohonte fenë dhe e konsideronte atë opium për popujt, e vinte theksin në zhvillimin material të jetës dhe fshinte ndjenjat vëllazërore në shpirtin njerëzor, si dhe bënte thirrje për luftën e klasave midis anëtarëve të shoqërisë.

Ndërsa kapitalizmi edhe pse nuk e mohon fenë, e ka kufizuar këtë të fundit në rrethin e kishës duke e larguar atë nga roli pozitiv në sistemin e saj ekonomik. Për këtë arsye ndërveprimi pozitiv midis sistemeve fetare dhe atyre materialiste nuk ka asnjë prezencë në sistemin capitalist, dhe as në atë socialist.

 

c- Ekuilibri mes interesave të individit dhe interesave të shoqërisë

Sistemi ekonomik Islam ka ekulibruar mes interest të individual dhe atij shoqëror. Në prizmin e Islamit të dyja këto interesa kanë një bazë, e cila iu jep të drejtën, që të përfitojnë vëmendje në mënyrë të atillë, që interesi i shoqëror të mos e mbysë interesin individual dhe anasjelltas, por kujdesi ndaj tyre të jetë në mënyrë të drejtë dhe të koordinuar. Pra sistemi ekonomik Islam i jep shoqërisë të drejta aq sa nuk dëmton individin dhe i jep individit aq të drejta sa nuk dëmtojnë interesin e shoqërisë.

Pushteti me drejtësi i ekulibrit në ekonominë islame dhe garancia që ai jep duke realizuar mesatarinë midis shpirtërores dhe materiales, dunjasë dhe ahiretit, adhurimit dhe sjelljes, individit dhe shoqërisë, bën të mundur zhvillimin e shoqërisë, duke e shpëtuar nga teprimi që e përçan dhe nga neglizhenca që e çon në shkatërrim. Në këtë shoqëri zhvillohen vlerat, respektohet motivimi, dëshirat dhe prona, dhe punohet për të realizuar vepra të mira, që të çojnë drejt shpëtimit.

Së katërti: Racionalja

Sisitemi ekonomik Islam është një sistem racional, sepse është i zbritur prej të Urtit dhe të Gjithinformuarit: “A nuk e di Ai së kë ka krijuar kur Ai është i Buti dhe i Gjithëinfromuari?!” (Mulk; 144).

Sistemi ekonomik islam nuk ka prirje drejt fantazisë, sepse ai ka për objektiv realizimin e atyre qëllimeve, që përputhen me realitetin e njeriut.

Kësisoj sistemi ekonomik Islam është një sistem realist në parime, metodologji dhe dispozita. Ai merr në konsideratë realitetin praktik, që përputhet me natyrën e njerëzve, kupton shtysat, nevojat dhe problemet e tyre. Ai nuk i shtyn ata drejt imagjinares e iluzioneve dhe nuk bie në nivel të atillë, që nuk përputhet me njerëzoren. Në ndryshim nga sistemet e tjera ekonomike, siç është kapitalizmi, që e ka shenjtëruar pronën private duke hamendësuar – në kundërshtim me realitetin- se interesi individual realizon interesin e publik, porta e lirisë ekonomike u la e hapur pa norma, pa moral dhe pa humanizëm, ndersa interesi u bë i shenjtë. Nga ana tjetër socializmi mori një tjetër trajektore krejt ndryshe nga realiteti, duke e shpërfillur prirjen individiuale dhe natyrën njerëzore, që e ka krijuar Allahu brenda çdo njeriu, duke e kthyer këtë të fundit në një skllav të ushqimit, veshjes dhe banesës së tij, dhe duke u drejtuar drejt të ashtuquajturës motivimi kombëtar i prodhimit.

Këto veçori që e karakterizojnë sistemin ekonomik islam e kanë bërë atë t’i rezistojë para gjithë krizave që kanë kaluar në botë që prej kohës së shfaqjes së tij në kohën e Profetit a.s., ndërkohë që kapitalizmi vazhdon të mbytet nga njëra krizë në tjetrën, sikurse socializmi është afër fundit.

 

Së pesti: Globalizmi

Sistemi ekonomik Islam është një sistem global, i cili buron nga një mesazh global, që solli programin e plotë të Islamit, një pjesë e të cilit është edhe sistemi ekonomik Islam. Për këtë arsye nuk mundet të kufizohet hapësira që zë ky sistem me ndonjë terren, vend, apo popull të caktuar siç ndodh me sistemet e tjera, që lidhen me klimën që e rrethon, apo me filozofinë që ka përqafuar apo me dëshira të veçanta.

Kjo është feja e fundit, e cila dallohet për qënien e saj globale dhe për këtë arsye ajo njihet për parimet e saj të përgjithshme, që i përshtatet çdo vendi dhe çdo kohe, duke i konsideruar transaksionet të lejuara në origjinë për aq kohë sa ato nuk bien ndesh me ndonjë tekst fetar, me ndonjë parim thelbësor apo me ndonjë objektiv të legjislacionit islam. Ndërkohë shkollat e tjera ekonomike i kanë dhënë rëndësi klimës nga e cila u krijuan, por duke dështuar të japin zgjidhjet e duhura qoftë edhe për ambientin e tyre.

Globalizmi i sistemit ekonomik Islam doli në pah pas krizës financiare globale në SHBA në vitin 2008, ku nga Perëndimi u shtua interesimi dhe kërkesa për aplikimin e sistemit ekonomik islam. Gazeta zyrtare e Vatikanit, në numrin e saj të gjashtë në Mars të vitit 2009, shprehet se direktivat morale mbi të cilat ngrihet sistemi financiar Islam mund t’i afrojë klientët më shumë me bankat e tyre sesa më parë dhe përveç kësaj këto parimet mund t’i bëjnë bankat të karakterizohen nga shpirti i vërtetë, që duhet të sundojë në institucionet financiare.

Sisitemi ekonomik islam pas përvojave të ndryshme dhe krizave të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ka treguar, se është mjekimi më i mirë për të zgjidhur mangësitë, për t’i dhënë fund problemeve dhe krizave, në një kohë kur pa përjashtim të gjitha sistemet e tjera kanë dështuar në ofrimin e zgjidhjeve të dobishme për njerëzit, që i tejkalon kufijtë rajonalë pasi këto nuk burojnë nga i Urti, i Gjithëdijshmi.

 

http://www.alukah.net/culture/0/102211/#ixzz4Y5R0uAJs

Samsung prezanton modelet e reja të linjës buxhetore Galaxy A

Nëse doni të paguani edhe më pak, më pak se 600 dollarë, Samsung prezantoi 6 telefonë të rinj të cilët fillojnë nga 110 dollar.

Samsung dëshiron që tu shesë juve një telefon Galaxy dhe nuk i intereson sesa jeni të gatshëm të paguani për një të tillë. Dy telefonët me palosje dhe tre modelet Galaxy S20 kushtojnë mes 1,000 deri në 2,000 dollarë.

Nëse këto telefonë janë të paarritshëm për ju, atëherë provoni një prej gjashtë modeleve të vjetra Galaxy S20 dhe Note 10. Ato shiten për 600 deri në 1,000 dollarë.

Por nëse doni të paguani edhe më pak, më pak se 600 dollarë, Samsung prezantoi 6 telefonë të rinj të cilët fillojnë nga 110 dollar.

Linja e re Galaxy e Samsung përmban modelet: A01, A11, A21, A51, A51 5G dhe A71 5G. Secili model ka specifika të ndryshme sipas çmimit por të gjithë vinë me Android dhe karta microSd për më shumë memorie.

Galaxy A01 dhe A11 (110 – 180 dollarë)

Me një çmim prej 110 dollarësh, A01 është më pak i kushtueshmi. Ka ekran 5.7-inç HD 720p me një kamër selfie “notch.” Në pjesën e pasme merrni një kamër të dyfishtë një kryesore dhe një sensor thellësie për fotot portret.

Bateria prej 3,000 mAh mund të mbajë telefonin funksional gjatë gjithë ditës por nuk ka një sensor të shenjave të gishtërinjve. Me të merrni vetëm 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme prandaj mos prisni që të përballë aplikacione e lojëra intensive.

Nëse kërkoni ekran më të madh vjen A11 me çmim prej 180 dollarësh. Ekrani 6.4-inç ka rezolucion 720p dhe në vend të një “notch” telefoni ka kamër selfie “hole-punch.” Madje në kamerat e pasme ka edhe një sensor “ultra-wide” 5-megapiksel. Bateria është më e madhe prej 4,000 mAh dhe memoria 32GB. Por mbeteni me 2GB RAM megjithatë ka një sensor të shenjave të gishtërinjve.

LEXO EDHE:  Galaxy S20 sjell një opsion që iPhone e ka prej kohësh

Galaxy A21 dhe A51 (250 – 400 dollarë)

A21 kushton 250 dollarë dhe ka ekran 6.50inç HD 720p me kamër selfie 13-megapiksel “hole-punch.” Kamera e pasme ka katër lente: 16-megapiksel kryesore, 8-megapiksel ultrad-wide, një sensor thellësie për foto portret dhe një sensor macro. Bateria, memoria dhe skaneri i shenjave të gishtërinjve mbetet i njëjti por përfitoni nga teknologjia e karikimit të shpejtë. Memorie RAM është 3GB.

A51 kushton 400 dollarë dhe ka një ekran Full HD 1080p me madhësi 6.5-inç. Telefoni ka sistem të ngjashëm prej katër kamerash të A21 por sensori kryesor është 48-megapiksel. Sensori i shenjave të gishtërinjve është vendosur nën ekran ashtu si shumë flagshipë të Samsung si dhe merrni 4GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme me këtë telefon.

Galaxy A51 dhe A71 (500 – 600 dollarë)

Samsung ka vendosur të shesë një tjetër version të A51 por me një modem 5G në të duke ju siguruar akses në internet më të shpejtë kurdo që të bëhet i disponueshëm. Memorie RAM dhe bateria kanë kapacitet më të larta si 6GB dhe 4,500 mAh respektivisht.

Së fundi vjen A71 5G. Është më i fuqishmi nga të gjithë modelet dhe ka kamër kryesore 64-megapiksel dhe ekran full HD 6.7-inç. Me këtë telefon Samsung ofron teknologjinë 5G në bandën nën-6Ghz dhe mmWave. Ka të njëjtin procesor Exynos 980 si Galaxy A51. /PCWorld Albanian

Hakerët kanë goditur me sulme rreth COVID-19 çdo vend të botës

Hakerët kanë realizuar sulme kibernetike të cilat përdornin koronavirusin në 241 shtete sipas një kërkimi të Microsoft.

“Çdo vend i botës ka parë të paktën një sulm kibernetik duke përdorur koronavirusin,” tha gjigant i softuerit.

Sulmet janë realizuar kryesisht përmes e-mail-ve phishing dhe kanë shënjestruar kryesisht vende të cilat po e përjetojnë më ashpër pandeminë.

Microsoft Threat Protection, suita e sigurisë kibernetike të Microsoft, ka zbuluar mëse 60,000 e-mail-e që flisni për COVID-19.

Përtej kërkimit të Microsoft këta aktorë të këqij po përfitojnë nga COVID-19 edhe në mënyra tjera si sulmi i video konferencave në Zoom.

Gjithashtu vlen të theksohet se sulmet kibernetike nga hakerët Kinezë kanë rënë gjatë kohës izolimit sepse nuk punonin dot nga shtëpitë e tyre. /PCWorld Albanian

Në Kanada, një milion njerëz mbeten të papunë

Tregu i punës në Kanada regjistroi një rënie historike të punësimit në mars për shkak të pandemisë coronavirus.

Siç bëhet e ditur, 1.01 milion punëtorë humbën punën e tyre, rënia më e madhe që nga viti 1976.

Shkalla e papunësisë u rrit në 7.8%, krahasuar me 5.6% në shkurt.

Më shumë se 4 milionë njerëz – ose një në pesë punëtorë – kanë bërë kërkesë për ndihmë emergjente pasi qeveria vendosi masa në distancë sociale dhe urdhëroi mbylljen e disa ndërmarrjeve për të ngadalësuar përhapjen e coronavirusit.

Para pandemisë, rënia më e madhe e punës në Kanada ishte në janar 2009, kur 125.000 njerëz humbën punën e tyre.

Tani numrat janë më të këqij nga sa prisnin ekonomistët. Ata parashikojnë në mars se papunësia do të rritet për 500.000 siç transmeton Telegrafi.

Si të zgjidhni VPN-in e duhur tani që po punoni nga shtëpia

VPN image

Udhëzuesi juaj për privatësinë në internet në ambientin tuaj larg zyrës.


Është gati e përfunduar. Ju keni shndërruar një cep të shtëpisë tuaj në zyrën tuaj të re mbrojtëse nga koronavirus si zyre të shtëpisë, ju keni zgjedhur karrigen e përsosur rrotulluese ergonomike dhe ndriçimin parandalues të tendosjes së syve, dhe tani keni vendosur të rrisni privatësinë e internetit në shtëpinë tuaj – në mënyrë efektive tani të vendin tuaj të punës – me një rrjet privat të palëkundur virtual.

Nëse jeni duke kërkuar për një VPN që do të mbrojë aktivitetin e ndjeshëm të punës nga ofruesit e shërbimit të keq të internetit, do t’ju ndihmojë të shmangni faqet e internetit që fshijnë të dhënat, ose një që do t’ju lejojë të shikoni katalogë Netflix nga vende të ndryshme – ka dhjetëra VPN për të zgjedhur nga, shpesh me etiketa të çmimeve të pjerrëta, të gjitha pretendojnë të jenë më të mirat.

Ja se si të gjeni VPN-in e duhur për t’iu përshtatur hapësirës tuaj të veçantë të punës dhe të shmangni çmimin shumë të lartë.


Merr garancinë

Një garanci e kthimit të parave 30-ditore – në vend se një provë falas shtatë-ditore – është gjëja e parë që dëshironi të kërkoni nëse jeni i ri për VPN. Një qasje me maturi në lidhje me politikat për rimbursim bën që të shmanget mundësia për zgjedhjen e gabuar. Ju gjithashtu do të dëshironi të provoni shfrytëzimin e shërbimit në periudha të ndryshme të javës për t’u siguruar që shpejtësitë dhe fleksibiliteti i tij i përmbushin pritjet tuaja. Kjo është arsyeja pse vlerësimet tona për VPN janë të shpejta në theksimin se cilat shërbime i ofrojnë ato.

Sidoqoftë, kujdes. Disa VPN ofrojnë politika të rimbursimit paraprakisht, vetëm për të ofruar mbështetje të kufizuar ose aspak shërbim kur përpiqeni të merrni paratë tuaja mbrapa. Ne ju rekomandojmë të kontrolloni për mbështetjen 24/7 në chat dhe duke dërguar disa email-a testues. Ne kemi marrë në konsideratë shërbimin ndaj klientit dhe përgjegjshmërinë për të gjitha rekomandimet tona VPN.

Për të hyrë më shumë në detaje rreth mënyrës sesi vërejmë një shërbim cilësor VPN, mund të shikoni edhe vlerësimet tona.

Sa pajisje ju nevojitet të lidhni?

Në faqen e blerjes së ndonjë faqe interneti të VPN-së, ka të ngjarë të shihni një numër dhe fjalët “lidhje e njëhershme “. Kjo do të thotë është numri i pajisjeve që mund të keni lidhur në VPN njëkohësisht në një kohë të caktuar. Nëse ju dhe familja juaj secili jeni duke përdorur një laptop, një tabletë dhe një telefon – dhe dëshironi që të gjithë të përdorin të njëjtin VPN – do të duhet të siguroheni që shërbimi që ju zgjidhni të jetë fleksibil me numrin e pajisjeve që ai mbështet.

Secili VPN ofron një numër të ndryshëm të lidhjeve të njëkohshme. Për shembull, ndërsa udhëheqësi konkurrues i industrisë ExpressVPN ofron pesë lidhje të njëkohshme, Surfshark-i-ardhur ofron lidhje të pakufizuara. Secila prej tyre ka një sërë karakteristikash të ndryshme, të cilat ia vlen të peshoni varësisht prej nevojave tuaja dhe portofolit.

Po kështu, nëse përdorni një telefon për të menaxhuar ndonjë nga punët tuaja, do të dëshironi të siguroheni që VPN që po përdorni ka një aplikacion mobil që funksionon mirë e që është i kompatibil me telefonin tuaj. Nëse nuk keni përdorur kurrë një VPN në telefonin tuaj, mos u shqetësoni: është aq e thjeshtë sa instalimi i pothuajse çdo aplikacioni tjetër.

Nëse jeni duke kërkuar të qëndroni të sigurt ndërsa kaloni më shumë kohë argëtimi në shtëpi, mbani një vëmendje për VPN që ofrojnë mbështetje të konzollës së lojrave.

Injoroni premtimet boshe

Disa VPN vendosin në mënyrë mashtruese veten e tyre si një zgjidhje kundër malware dhe viruseve – dhe ka një numër të mashtrimeve në internet të lidhura me koronavirus këtu atje, gjithashtu – por ka disa gjëra që një VPN thjesht nuk mund t’ju mbrojë.

Nëse jeni i ri në këtë teknologji, ju ndihmon të mendoni për VPN-in si një automjet. Vozitja nëpër internet me VPN-në më të mirë të bërë ndonjëherë do të ishte si vozitja nëpër një rrugë dytësore me jo shume trafik në një Honda Accord të argjent 10-vjet të vjetër , me dritare sportive të errësuara, me tabela që automatikisht përputhen me cilindo vend ku po kaloni, në të cilin fshehtësisht është i paketuar një motor 376 kub, 6.2-litër Supercharged Hemi V-8.

Do të ishit të jo të dyshimtë, anonim dhe mjaftueshëm të shpejt sa t’i ndërroni edhe pamjen automjetit. Por është akoma vetëm një automjet – nuk mund të të ndalojë të drejtosh në vende të rrezikshme. VPN gjithashtu mbron privatësinë tuaj gjatë tranzitit nga një vend në tjetrin, por kur të arrini në faqen e internetit tuaj të destinacionit, varet nga ju të qëndroni të sigurt.

Hapni një email me phishing? Keni shkarkuar një dokument të ngarkuar me malware? Goditur nga një keylogger i parainstaluar? VPN nuk mund të ju ndihmoj këtu.

Ngarkimi dhe shkarkimi i dokumenteve të punës mund të paraqesë gjithashtu një pikë të cenueshmërisë së mundshme. Sigurohuni që jeni duke përdorur një shërbim të transferimit të dokumenteve me karakteristika të ngurta të sigurisë për të shkëmbyer informacione të ndjeshme nga distanca.

Flamuj të kuq: VPN Falas dhe më shumë

 Ka disa flamuj të kuq të ndotur që lehtësisht mund të mbajmë vëmendjen gjatë blerjeve me VPN.

Flamuri më i madh i kuq është një VPN falas. Nuk ka diçka të tillë si një drekë falas. Mbajtja e pajisjeve dhe ekspertizës së nevojshme për rrjete të mëdha VPN nuk është e lirë. Si një klient VPN, ju ose paguani për një shërbim premium me parat tuaja, ose paguani për shërbime falas me të dhënat tuaja të përdorimit kur ato mblidhen nga ofruesi VPN falas dhe bëhen pazare me reklamues ose aktorë të këqij.

Rishtaz në gusht të vitit 2019, 90% e aplikacioneve u shënjuan si potencialisht të pasigurt në hetimin e Top10VPN për VPN-të e lirë që ende paraqesin një rrezik privatësie për përdoruesit. VPN-të e lira gjithashtu mund t’ju lënë të hapni malware instalime të qeta, të shfaqinbreshëri reklamash dhe brutalisht të ngadalsojnë shpejtësinë e internetit.

Kur merrni parasysh VPN-të për telefona, është mirë të vëzhgoni numrin e autorizimeve që cfarëdo VPN aplikacioni kërkon. Vetëm për shkak se një aplikacion virtual i rrjetit privat po mbron shfletimin tuaj celular nga sytë e çmendur, nuk do të thotë se duhet të zbrazë të dhënat tuaja ose të kontrollojë sistemin tuaj operativ. Pra, para se të besoni një VPN që ka shumë vlerësime e miliona instalime në Google Play Store, dijeni që ekziston një listë e dyshimtë e VPN-ve në Android që rrëmbejnë më shumë autorizime nga sa i nevojiten, duke e vënë në rrezik intimitetin tuaj.

Gjithashtu mbani në mend se ka disa shërbime atje që e quajnë veten VPN, por në të vërtetë janë shërbime proxy të bazuara në shfletues, një kafshë krejtësisht tjetër.

Aty ku VPN-të e desktopit dhe mobile mbrojnë anonimitetin e të gjithë pajisjes tuaj – të gjithë aktivitetin në internet në shfletuesit tuaj, aplikacionet për shpërdarjen e dokumenteve dhe email klientët  – proxies me bazë shfletuesi thjesht anonimojnë atë që ndodh në shfletuesin tuaj. Ata janë më pak të sigurt dhe më pak privat, por shumë më të shpejt.

Për fund

Sido që të jetë prioriteti juaj, tani keni marrë katër hapa të thjeshtë për ta marrë atë si duhet: Sigurohuni që të mund të merrni një rimbursim, të dini se sa pajisje keni nevojë, mos lejoni që një VPN t’ju premtojë hënën dhe mos i besoni kurrë një oferte që është falas.

Një vend i mirë për të filluar kërkimin tuaj është lista jonë e VPN-ve më të mira në vitin 2020.

/cnet/

Varianti i Redmi Note 9 5G mund të filloj së shpejti në Kinë: A do të ketë ai MediaTek chipset?

Redmi Note 9 5G është vërejtur në faqet kineze të certifikimit, duke lënë të kuptohet se do të lansohet së shpejti. Note 9 5G mund të ketë një MediaTek chipset .
Pikat kryesore
  • Redmi Note 9 5G sapo ka kaluar certifikimin në Kinë.
  • Xiaomi mund të ofrojë një karikues të shpejtë prej 22.5W në modelin 5G.
  • Note 9 5G mund të përdorë çipin MediaTek Dimension 800.

Xiaomi filloi serinë Redmi Note 9 Pro në Indi disa javë më parë dhe si gjithmonë, këto janë disa nga vlerat më të mira të telefonit me parat që mund të blini tani në Indi. Sidoqoftë, ndryshe nga më parë, India ishte e para që mori këto telefona të rinj dhe Xiaomi nuk i lançoi në tregun e saj vendas kinez. Sapo filluan të përhapen dyshimet, u ngritën zëra që Xiaomi është duke bërë një variant 5G të telefonit në Kinë prandaj ka vonesa në lançim. Tani duket se Xiaomi po përgatitet të lëshojë telefonin në këto tregje.

Një raport i fundit nga Gizmochina sugjeron që Redmi Note 9 5G i është nënshtruar certifikimit në Kinë. Certifikimi nuk tregon specifikimet e telefonit ende, por ekziston një karikues tjetër që gjithashtu ka kaluar të njëjtin proces. Lista përmend një karikues të shpejtë 22.5W për pajisjen. Prandaj, kur telefoni të lëshohet në Kinë, ai do të vijë me një sistem të ri të ngarkimit të shpejtë 22.5W. Në të kundërt, Redmi Note 9 Pro në Indi do të ketë vetëm një karikues 18W.

Ndërsa specifikimet e Redmi Note 9 5G janë ende nën përfundime, duket se Xiaomi mund të mbështetej në MediaTek Dimensity serinë 5G. Me shumë mundësi, Xiaomi mund të përdorë çipin e Dimension 800 5G për modelin Redmi Note 9 5G, duke pasur parasysh që Snapdragon 765 mund të rrisë koston e pajisjes. Më parë, Xiaomi përdori çipin MediaTek Helio G90T në Redmi Note 8 Pro.

Redmi Note 9 Pro dhe Note 9 Pro Max mbështeten në çipin Snapdragon 720G dhe ky është një çip vetëm 4G. Këto pajisje ishin të destinuara për tregjet jashtë Kinës, ku 5G akoma nuk ka arritur në skenën globale. Në Kinë, Xiaomi dëshiron të konvertojë të gjithë formacionin e saj në 5G dhe kjo do të thotë se këto modele Pro nuk do ta arrijnë standardin e njëjtë, pavarësisht se janë telefona të shkëlqyeshëm.

Më parë, thashethemet sugjeruan që Xiaomi do të ndalojë shitjen e Redmi K30 4G në Kinë dhe në vend të kësaj, të nisë një model tjetër në atë gamë çmimesh me mbështetje për 5G. Redmi Note 9 5G është menduar të jetë nën këtë model, duke ofruar zgjidhje 5G për të gjithë.

Njohja e ndjenjave të njerëzve dhe empatia: ylli i pestë që duhet kuptuar nga nëntë yjet e suksesit

YLLI NUMËR PESË:
GJUHA E NDJENJËS

Allahu i Lartëmadhëruar në Kur’anin Fisnik ka thënë:
“Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai tu shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E Allahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i Fuqishmi, i Urti”. (Ibrahim, 4).

Gjuha e ndjenjës është të dëgjuarit e zërit të
brendshëm dhe fletushkat e fshehura që dalin ;
nga thellësitë e shpirtit. Ajo është gjuha që hesht, gjuha e cila iu sijell të tjerëve ndjenjën e butësisë, ndjenjën e ngrohtësisë krahas errësirës së jetës dhe konflikteve të vazhdueshme të cilat ndodhin në thellësitë e shpirtrave njerëzorë. Gjuha e ndjenjës është njeriu në rrugën ndërmjet të kaluarës dhe të tashmes.

Gjuha e ndjenjës është njeriu i cili tregon se ku ka qenë dhe si ka qenë. Ajo gjuhë është e uni i brendshëm që trondit karakterin, natyrën, dhe ekzistencen duke thënë: “O njerëz, na kuptoni”!
Thërret duke bërtitur: “Ju lutem mos më injoroni”. Ato janë zëra të ankesës dhe zëra të cilat janë të dhembshëm.
Gjuha e ndjenjës është gjuhë e butësisë, ajo është gjuhë botërore të cilën ne nuk dimë ta përdorim kur jemi në konfilikte dhe në polemika; ajo është guha botërore të cilen e harrojmë në kohën kur e kemi më të nevojshme për ta përdorur, sepse ajo gjuhë paraqet thellësinë e frymës njerëzore dhe të asaj që është më e vlefshme te njeriu.

TRE SHKATHTËSI PËR NJOHJEN E NDJENJAVE TË NJERIUT

Njohja e gjuhës së ndjenjave do ta lehtësojë së tepërmi punën e vendosjes dhe përmirësimit të raporteve ndërmjet njerëzve, si dhe do të sjellë me vete edhe përgjigje ndaj problemeve të paraqitura. Duhet ta dimë se ndjenjat e një fëmije ndryshojnë nga ndjenjat e një djaloshi të ri; ato janë ndryshe edhe në krahasim me ndjenjat e një nevojtari; gjithashtu, ndjenjat e një mashkulli janë të ndryshme në raport me ndjenjat e një gruaje. Gjatë përsosmërisë së shkathtësisë dhe diturisë së gjuhës së ndjenjës, arrijmë raporte të shkëlqyera dhe të begata ndërmjet njerëzve. Me të vërtetë, hyrja në botën e ndjenjave sjell me vete afërsi të vërtetë, përforcim të vërtetë të lidhjeve dhe gëzon përkrahje edhe nga shumë njerëz të tjerë. Atëherë njerëzit e tjerë do ta vërejnë dhe do ta ndiejnë se atyre iu është dhuruar dashuri e vërtetë, dashuri e cila është esencë e ekzistimit, dashuri e cila i pushton zemrat dhe që sjell siguri dhe besim për të gjithë njerëzit. Bëhu i sigurt se tre shkathtësitë dhe dituritë vijuese, që kanë të bëjnë me ndjenjat njerëzore, do të të ndihmojnë në përsosmëri, si dhe me ndihmën e tyre do ta përvetësosh më lehtë gjuhën e ndjenjave, e ato janë:

  • kupto, ashtu që edhe të tjerët të të kuptojnë;
  • heshtja e thellë;
  • dialogu efektiv.

Këtu do të flasim më hollësisht për shkathtësinë e parë dhe të dytë, si dhe për diturinë, ndërsa shkathtësia e tretë është shenjë për yje, atë medoemos duhet ta bësh vetë. Nuk ke zgjidhje tjetër.

KUPTO, ASHTU QË EDHE TË TJERËT TË TË KUPTOJNË!

Me të vërtetë, raportet e mira ndër-njerëzore janë hallka më e rëndësishme në zinxhirin e sukseseve. Ne, me të vërtetë, pjesën më të madhe të kohës e kalojmë duke pasur raporte me njerëzit e tjerë, megjithatë në numrin më të madh të atyre raporteve mund të qëndrojë titulli:
Jo, nuk më ke kuptuar”. Shumica e njerëzve kërkojnë nga të tjerët që t’i kuptojnë, ndërsa vetë ata nuk dëshirojnë të bëjnë asnjë hap në atë drejtim, ndërkohë që dëshirojnë të kuptohen nga njerëzit e tjerë.

Me të vërtetë, kjo maksimë është themel i artë: “Kupto, që edhe të tjerët të të kuptojnë.” Të kuptuarit e njerëzve të tjerë – para se gjithash është një njohje e cila gjendet para nesh. Më pas duhet të thellohemi në thellësi dhe të kuptojmë pse ai sillet pikërisht në atë mënyrë.

Ti mund të jesh në gjendje ta ngresh zërin tënd dhe ta tregosh fuqinë tënde dhe, në atë mënyrë, të mendosh se ia ke kaluar dhe ke fituar mbi palën tjetër, se ke qenë më i besueshëm në paraqitjen e fakteve dhe argumenteve, mirëpo pyetja e vërtetë është: A e ke kuptuar në përgjithësi atë? A i ke ndihmuar atij njeriu që të arrijë deri te e vërteta e duhur? T’i paraqitesh sikur problemi qëndron tek unë, sikur më respekton, megjithatë, pyetja e vërtetë është: “Pse ti nuk më kupton mua assesi?” Gjithçka që vjen prej teje është dërdëllisje e vërtetë, e unë nuk kam besim në aso gjërash. Te kuptuarit e vërtetë është pjesë e rëndësishme e çdo njeriu. Pasi të gjendet ajo pjesë, atëherë pason përsosja e raporteve të shkëlqyera me të tjerët. Ajo është pjesa për të cilën na ka mësuar Allahu i Lartëmadhëruar se për çfarë arsye na e dërgoi Muhamedin salallahu alejhi ue selem. Allahu në Kuranin Fisnik ka thënë: “Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, atij i vjen rëndë për vuajijet tuaja, sepse është lakmues i rrugës së drejtë për ju, është i ndjeshëm dhe i mëshirshëm për besimtarët.” (et-Tevbe, 128).

Shih se si në ajetin e sipërshënuar thuhet nga lloji i juaj, që është pjesë nga ju. Në këtë ajet të Kur’anit Fisnik nuk është thënë i juaj, por që është nga lloji i juaj, ndonjëri që është pjesë e juaja. Problemi i rëndë dhe problem nga i cili vuajmë të gjithë së bashku, është injoranca jonë pas së cilës anojnë njerëzit e tjerë. Kjo padituri dhe kjo
prepotencë janë shkaqet e vërteta që njerëzit i drejtohen njëri-tjetrit me fjalët: “Jo, nuk më ke kuptuar”.

PASI QË T’I KUPTOJMË TË TJERËT

Do te jemi më të aftit për të ndikuar dhe për t’i bindur

Pasi të futemi në portat e shpirtit, pasi të fillojmë t’i kuptojmë sjelljet e të tjerëve dhe të fillojmë t’i lexojmë ata ndërmjet rreshtave, pikërisht atëherë mund t’i kuptojmë të tjerët në mënyrë korrekte dhe të vërtetë dhe mund të ndikojmë tek ata. Atëherë ti do ta shtrish autoritetin tënd tek të tjerët për shkak se je futur në thellësi dhe nuk
ke mashtruar duke hyrë në problemet e të tjerëve vetëm në mënyrë formale dhe sipërfaqësore. Vetëm atëherë do të arrihen ndjenjat reciproke dhe vetëm atëherë të tjerët do ta kuptojnë se ne, me të vërterë, i duam seriozisht ata.

Do të jemi më sentimentalë me ata

Të kuptuarit e vërtetë të njerëzve të tjerë kërkon edhe që të jemi të ndjeshëm ndaj tyre. Pasi të besosh tek bashkëpunimi me deshirat, prirjet dhe shpirtrat e njerëzve, ateherë të qenët i ndjeshëm ndaj shpirtrave njerëzorë të obligon që të mos i shohësh të tjerët si një numër të rëndomtë dhe si një mjet përmes së cilëve ti do të përfitosh të mira materiale dhe çfarëdo rezultatesh. Përkundrazi, ajo ndjeshmëri ndaj të tjerëve të rekomandon qe të të sillesh ndaj tyre në mënyrë të shkëlqyer, në mënyrë korrekte, pa kurrfarë interesash dhe në mënyrë mjaft të logjikshme. Pra, ky është shpirti njerëzor. Kjo është esenca.
Pasi që të mundësh t’i njohësh zërat – sepse zëri i brendshëmi një gruaje nuk është i njëjtë sikurse zëri i brendshëm i një burri – pra, ato janë zëra të cilat nuk flasin.
Nëse je në afërsi, po qe se pala tjetër me barra dhe brenga është në një situatë të vështirë apo nën një trysni shpirtërore, atëherë ti do të mund ta kuptosh atë, sepse ajo reflektohet edhe në fytyrat e tyre.
Transmetohet se Malik ibn el-Huvejrisi (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Shkova tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem me një grup të rinjsh, pothuajse të të njëjtës moshë dhe qëndruam tek ai njëzet ditë e njëzet net. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ishte përplot mëshirë, butësi dhe sjellje të mirë. Pasi e kuptoi se ne ishim nostalgjikë, pra se ne e ndienim mungesën e anëtarëve të familjeve tona, na pyeti se cilët kemi lënë pas nesh. Ne i treguam, e ai na tha: “Kthehuni tek tuajit, qëndroni me ata, mësojini ata…” (Buhariu, 631 dhe Muslimi, 674).

Të qeshim me sinqeritet nga thellësia e shpirtit

Njëri nga eseistët më të mëdhenj anglezë, Xhozef Edison, ka thenë:
“Të qeshurit për njeriun është sikurse dielli për lulen. Me të vërtetë, të qeshurit është dukuri e rrallë. Edhe pse të qeshurit nuk na kushton asgjë, megjithatë atëherë kur të qeshurit është dukuri e rregullt gjatë jetës, të qeshurit sjell me vete edhe ndjenja të bukura dhe gjurmë të shkëlqyeshme në jetën tonë. Shpejt dhe papritmas të qeshurit bëhet pjesë e jotja dhe, thjesht, futet në shpirtin tënd dhe të bën që të ndihesh i bukur dhe i gëzuar. Për atë shkak, në emisionet e radiove që kanë karakter edukativ, nga studentët kërkohet që të jenë vazhdimisht të buzëqeshur në rastin kur e përdorin mikrofonin, edhe pse organizatorët e emisionit janë të vetëdijshëm se dëgjuesit e emisionit nuk mund t’i shohin ata, e as buzëqeshjen e tyre. Arsyeja qëndron në atë se kur ndonjëri flet i buzëqeshur, njëkohësisht edhe zëri i tij deri tek dëgjuesit do të arrijë i këndshëm dhe i ngrohtë.”

Kjo buzëqeshje nuk do të zgjasë më shumë se një shikim, mirëpo ajo do të mbetet në kujtesë deri në fund të jetës. Ndoshta ti mund të blesh ndonjë buzëqeshje të rremë dhe të devijuar, mirëpo ji i sigurt se asnjëherë nuk do të mund ta blesh buzëqeshjen e sinqertë që vjen nga thellesitë e shpirtit dhe thellësitë e zemrës. Ajo është buzëqeshja që buron nga zemra, dhe që vjen si rezultat i të kuptuarit të të tjerëve, që vjen si rezultat i dashurisë reciproke ndërmjet njerëzve. Me të vërtetë, mashtrimi dhe gënjeshtra nuk do të ndikojnë tek njerëzit e tjerë, përkundrazi, vetëm ndjenja e sinqertë ndaj tyre mund të ketë ndikim tek ta. Xhozef E. Kenedi në një libër të tij ka thënë: “Mësohu që të qeshësh me sinqeritet, të qeshësh nga thellësitë e shpirtit tënd, sepse të qeshurit është ndjenjë e brendshme, e nuk është diç e jashtme, diç që shihet në fytyrën tënde.”

T’IU JAPIM RAST QË TË SHPREHEN

Të kuptuarit e vërtetë të njerëzve të tjerë sjell një përgatitje dhe frymë të shkëlqyer, si dhe aftësinë për tua mënjanuar barrën e rëndë të cilën e bartin. Pikërisht kjo frymë ndihmon që të tejkalohen pengesat, që gjërat sekrete të mbeten sekrete, që të vendoset komunikim në relacionin shpirt-shpirt, sepse dije mirë se nevoja më e madhe e njeriut të sotëm është pikërisht mbijetesa shpirtërore, që njeriu të mbetet i respektuar, që ai të vlerësohet dhe të gëzojë besim në vete. A e dini këtë, ju vëllezërit e mi në fe?
Dijeni mirë se sot njerëzit vuajnë nga ngufatja shpirtërore, nga ngufatja e brendshme… Njerëzit e sotëm kanë nevojë se kush do t’ua hapë zemrat, veshët dhe kush do t’iu kushtojë kujdes dhe kohë.
Pikërisht kjo çështje është ajo që e nxori Halid Ibn Velidin nga injoranca dhe mosbesimi dhe e solli në besimin islam. Është pikërisht ajo pyetje e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, që doli nga të kuptuarit e thellë dhe të sinqertë, kur ai tha: “Ku është Halidi? Nuk është askush si Halidi, e që nuk e ka pranuar Islamin“.
Me të vërtetë ky është shembulli i një pyetjeje të vërtetë, që del nga të kuptuarit e vërtetë dhe të sinqertë. Kjo është pyetja që e nxiti Halid ibn Velidin për ta pranuar Islamin.

Së pari konstato diagnozën, e më pas shëro

Paramendoje veten se vuan nga të parit e dobët dhe se, më në fund, ke vendosur ta vizitosh mjekun që është specialist për sëmundjet e syve me qëllim që të të ndihmojë. Përderisa ti je duke i shpjeguar mjekut problemet me shikimin e dobët, mjeku i heq syzat e tij dhe t’i ofron ty duke të thënë: “Merri këto syza, sepse unë i kam përdorur dhjetë vite dhe vërtet më kanë ndihmuar. Unë kam syza të tjera në shtëpi dhe ti barti këto”. Ti e ke dëgjuar mjekun, ndërsa problemi vetëm se të është shtuar më shumë. Ndërsa mjeku i habitur e ka pyetur edhe veten: “Ku qëndron problemi këtu”? Këto syza mua më
kanë shërbyer për shumë kohë”!
Më pas mjeku të thotë: “Orvatu edhe një herë, pse kundërshton menjëherë: ‘Nuk i dëshiroj këto syza’. Sa jo falënderues je, pas gjithë kësaj që kam bërë për të të ndihmuar”.
Në fund pyete vetveten se: a do ta kishe vizituar më këtë mjek!?
Kjo që theksova më lart tregon një skenë mjaft qesharake. A e di se kjo skenë ka të bëjë me një numër të madh njerëzish që gjenden përreth nesh dhe me të gjithë ata ndaj të cilëve kemi obligime?

Kjo skenë i dedikohet edhe të gjithë profesionalistëve. Dije mirë se po qe se nuk posedon në vete një të kuptuar të sinqertë për njerëzit e tjerë, nuk do të jesh në gjendje që t’ua përcaktosh diagnozën e saktë dhe të duhur, e as që do të mund t’ua ofrosh ilaçin e duhur dhe adekuat. Në atë rast do të bëhesh sikurse mjeku i revistës, sikurse mjeku mashtrues të cilin lexuesit e pyesin, ndërsa ai iu përgjigjet vetëm
përmes shkrimit, e nga ana tjetër assesi nuk i ka parë ata pacientë e as që i ka kontrolluar ata. Megjithatë, njerëzit të cilët dëshirojnë shkathtsinë e suksesit janë mjekë të vërtetë dhe ata nuk iu rekomandojnë njerëzve me diabet ilaçet që janë për mushkëri, që do të thotë se nuk iu japin ilaçe që nuk do tju bëjnë dobi.

Me të vërtetë, dhënia e ilaçeve para se të konstatohet diagnoza është sikurse detyrimi i njerëzve që të dashurojnë me dhunë diçka, detyrimi i ndonjë mendimi apo qëndrimi të caktuar pa kurrfarë ndjenjash.
Të kuptuarit e vërtetë të tjetrit ka për rezultat vetëm atë që është
e mirë dhe e drejtë dhe vetëm në atë mënyrë mund ta zgjerosh dhe ta përforcosh besimin tënd tek njerëzit e tjerë.

ÇKA DUHET TË BËJMË QË TI KUPTOJMË TË TJERËT?

Orvatu që të tjerët ta ndiejnë se ti i respekton dhe i vlerëson

Orvatu me sjelljet e tua që njerëzit ta ndiejnë se janë të barabartë, se vërtet të gjithë janë bijtë e Ademit (alejhisselam). Le të dinë se të gjithë janë nga e njëjta rrënja, se nuk janë mjete dhe vegla të rëndomta. Mosrespektimi dhe mosvlerësimi i qenieve të tjera njerëzore është një gabim shumë i madh të cilin njerëzit nuk e falin, ndërsa pasojat reflektohen në vështirësitë dhe brengat shpirtërore.
Le të shohim se çfarë ka thënë Omeri r.a.: “Kur ju po i robëroni njerëzit, pasi që nënat e tyre i kanë lindur të lirë?”

Njerëzve duhet t’ua japim të drejtat e tyre, por edhe detyrimet e tyre. Njerëzve duhet t’ia kthejmë karakteristikën e humbur shpirtërore, që është besimi. Mos i lejo vetvetes tënde që ata të ndihen sikur keqpërdoren, apo sikur ti i shtrydh aftësitë dhe shkathtësitë e tyre.
Shenja e respektit dhe e vlerësimit ndaj të tjerëve është kur ti sillesh ndaj të gjithëve me fisnikëri dhe me një sjellje të moralshme, si ndaj atyre që janë më të rinj se ti, ashtu edhe ndaj atyre që janë me pozitë shumë më të ulët se ti. Sjellja duhet të shfaqet përmes fjalëve të këndshme dhe moralit fisnik. Shembulli më i mirë për këtë është fjala e shërbëtorit të të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem i cili ka thënë:
“I kam shërbyer të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ue selem dhjetë vite dhe asnjëherë nuk më ka thënë as “uh’, e as që ndonjëherë më ka thënë diçka për atë që e kam bërë: Pse e ke bërë ate? E as që ndonjëherë më ka thënë për diçka që nuk e kam bërë: Pse nuk e ke bërë atë”?(Muslimi,2309)

Shenjë e respektit ndaj njerëzve është edhe që të pyesësh për njerëzit, për gjendjen dhe për shëndetin e tyre, pra që të mos i margjinalizosh ata. Ja, kjo është ajo karakteristikë e humbur në shoqërinë tonë: të respektuarit e të gjithë njerëzve pa dallim ngjyre, prejardhjeje, pasurie etj. Allahu i Lartëmadhëruar në Kur’anin Fisnik ka thënë:
“Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i
vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne i krijuam?. (el-Isra, 70).

Përcaktoi vetes pozicionin që e meriton

Supozo se ke blerë një veturë të re dhe derisa ke qenë duke e ngarë të ndodh një aksident automobilistik. Me të dalë nga automobili takohesh me shoferin i cili ka qenë pjesëmarrës në aksident. Ai të kërkon falje dhe thotë se pikërisht ishte duke ardhur nga spitali ku kishte marrë lajmin për vdekjen e babait të tij! Si do të ndiheshe ti në një situatë të këtillë? Pse ndjenjat e tua do të ndryshonin menjëherë? Fshehtësia e ndryshimit të këtillë të shpejtë të ndjenjave të tua qëndron në faktin se ti e vendose veten në lëkurën e tij, gjegjësisht në lëkurën e shoferit tjetër që shkaktoi aksidentin ndaj veturës tënde
të re. Natyrisht, ti do të duhet t’i shprehësh ngushëllime, e një gjë të këtillë do të mund ta arrish vetëm nëse largohesh nga kulla e mendjemadhësisë, po qe se bëhesh njeri i ndjeshëm dhe po qe se e ndien atë që e ndien edhe ai. Ibn Hazmi ka thënë: “Kush dëshiron të bëhet i drejtë, duhet ta vendosë vetveten në lëkurën e tjetrit.”

Një detyrë mjaft e rëndësishme për ne është që të mësojmë se si duhet të sillemi në harmoni me natyrën njerëzore, e assesi kundër saj. Per këtë na flet edhe një proverb kinez mjaft dobiprurës i cili thotë: “Nuk do ta kuptosh njeriun pranë teje përderisa nuk ec me këpucët e tij njëmijë hapa”. Me të vërtetë, të kuptuarit e vërtetë buron nga ndjenjat dhe atëherë sinqeriteti njerëzor do ta mënjanojë numrin më të madh të problemeve me të cilat ballafaqohet. Tre të katërtat e vështirësive të kësaj bote do të eliminoheshin po qe se secili prej nesh do ta vinte veten në lëkurën e tjetrit me të cilin kundërshtohet dhe me të cilin nuk pajtohet. Kjo duhet bërë me qëllim që të kuptohet në mënyrë korrekte dhe të vërtetë gjendja dhe qëndrimi i tjetrit.
Kjo është gjurma të cilën e la pas vetes edhe Gandi, gjurmë të cilën e la me qëlim që, para së gjithash, t’i shëronte problemet e njerëzve.
Muhamedi salallahu alejhi ue selem që ka thënë: “.. e ai i cili dëshiron të shpëtojë nga zjarri i xhehenemit dhe të futet në xhenet, le ta presë momentin e vdekjes si besimtar, duke i besuar Allahut dhe Ditës së Gjykimit dhe le ti vizitojë ata njerëz për të cilët gëzohet kur ata vijnë tek ai.”
(Muslimi, 1844).
Që ta kuptosh tjetrin medoemos duhet ta paramendosh veten të vendosur në lëkurëne tij, e një gjë të atillë do të mund ta arrish vetëm nëse shikon në sytë e tij. Ky është ai shikimi i asaj gruaje mëkatare dhe të shfrenuar e cila e kishte vërejtur dhe e kishte shikuar qenin tepër të etshëm në sy dhe kishte thënë: “Ky ka mbërritur atje ku kam mbërritur edhe unë”, e më pas i dha ujë për të pirë, e kështu e fitoi xhenetin.
(Buhariu, 3321 dhe Muslimi, 2245).

Modestia

Modestia e vërtetë është ajo modesti që buron nga dhembshuria ndaj të tjerëve dhe shprehet nëpërmjet këshillave të drejta. Modestia e shlyen prepotencën dhe mendjemadhësinë dhe, kështu, ti do të arrish t’i kuptosh dhe t’i vlerësosh karakteristikat dhe karakteret e të tjerëve, si dhe synimet e tyre. Në këtë mënyrë do të mund t’i respektosh të arriturat e të tjerëve, gjë të cilën ti nuk ke qenë në gjendje ta realizosh.
Kështu që modestia të nxit që ta mësosh në mënyrë të sinqertë atë që nuk e ke ditur deri atëherë. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të bëhesh prej atyre që edhe janë përmendur në një hadith: “Nuk ka njeri që është modest dhe i devotshëm para Allahut, e që Ai të mos
e lartesojë”. (Muslimi, 2287).

Që ti t’i kuptosh të tjerët :

Me qëllim që t’i kuptoni të tjerët, ju nevojiten këto:
duhet të silleni në mënyrë të urtë dhe të logjikshme, si dhe t’i analizoni sjelljet me mjaft precizitet dhe në mënyrë të hollësishme;
duhet të ekzistojë guxim në thënien e shprehjes: “Më falni’, fjalë e cila tanimë nuk ekziston prej një kohe shumë të gjatë në fjalorët tanë;
duhet të dimë të bëjmë dallimin ndërmjet individëve; duhet të dimë se cilën gjuhë duhet të përdorim ndaj personit përkatës.
Prandaj, paramendoje veten tënde në shkallët e suksesit dhe përsosu në gjuhën e dhembshurisë dhe në gjuhën e të kuptuarit të sinqertë të të tjerëve. Pas kësaj, lejo të tjerët që edhe ata të të kuptojnë ty. Bëhu i qartë në shprehje, bëhu i sinqertë në sjelljet ndaj tyre, bëhu i besueshëm në bashkëpunim, bëhu njëri prej atyre që i këshillon të tjerët në mënyrë korrekte dhe të sinqertë, bëhu i kujdesshëm dhe i dhembshur me të tjerët, e këtu do të mund ti t’i ndiesh edhe ndjenjat reciproke nga të tjerët.

Dëgjimi i kujdesshëm

Ai i cili nuk di se si duhet të flasë, ai nuk di edhe se si duhet të dëgjojë. Ndërsa ai i cili nuk di se si të dëgjojë, ai asnjëherë nuk do të mund t’i kuptojë të tjerët. Në revistën Readers Digest thuhet kjo që vijon: “Me të vërtetë, shumë njerëz shkojnë për vizitë tek mjekët jo që të kontrollohen nga ata, por me qëllim që t’i dëgjojnë ata”.
Me të vërtetë, një numër i madh i njerëzve e di mjeshtërinë se si duhet të dëgjohen të tjerët, megjithatë ata e dinë atë vetëm si një karakteristikë, e jo si një veçori praktike e cila duhet zbatuar. Të dëgjuarit e të tjerëve që del nga thellësia e shpirtit, të dëgjuarit që shoqërohet me praktikë është vërtet një dëgjim i dobishëm dhe ai është rezultat i diturisë së vërtetë.

Kur dëgjojmë

Duhet të marrim parasysh shpjegimet dhe argumentet e vërteta, që do të thotë shpjegimet precize. Përmes atyre shpjegimeve bashkëpunojmë me realitetin aktual dhe me individët që gjenden në rrugën tonë.

Shpirti pushon, më saktë, gjatë vërejtjes së ndonjë gjëje të pakëndshme, ose në momentin kur ndien se mendimi i tjetrit është më i mirë dhe më i drejtë, atëherë je i gatshëm ta dëgjosh tjetrin dhe të heqësh dorë nga qëndrimi yt me qëllim që të arrish deri te e vërteta e duhur atëherë shpirti do të qetësohet dhe do të pushojë;
Ta mësojmë parimin: “Ai (Sulejmani) tha: “Do të shohim se a e thua të vërtetën apo je nga gënjeshtarëť”! (en-Neml, 27).

Kjo është shkathtësia e dëgjimit dhe bindjes reciproke. Duhet ta dish se individi që është para teje është njeri i cili gabon dhe duhet të bindesh për vërtetësinë e informacioneve të cilat arrijnë deri tek ti, me qëllim që në bazë të atyre informatave të ndërtosh qëndrimin tënd të drejtë;
-të kemi kujdes për natyrën njerëzore, e ajo është këshilla e Ebu Derdase (radijAllahu anhu) i cili ka thënë: “Jepu më shumë të drejtë veshëve të tu karshi buzëve të tua, sepse ty të janë dhuruar dy veshë dhe një gojë, me qëllim që më tepër të dëgjosh se sa të flasësh”;
-të mësohemi të jemi të guximshëm, sepse kjo është vlera e vërtetë e fjalës: “Më fal, kam gabuar ndaj teje”. Neve na duhet ta pranojmë gabimin sinqerisht, e jo vetëm në mënyrë formale dhe të rrejshme. Duhet ta pranojmë se në disa situata të caktuara ne mund të bëjmë edhe gabime, vetëm atëherë do të jemi të sinqertë në dëshirën tonë që të ndryshojmë në mënyrën më të mirë dhe vetëm atëherë do të shtohet dashuria e të tjerëve ndaj nesh;
-dhuroja kohën dhe punën tjetrit dhe kështu do të mund ta kuptosh gjendjen dhe fatkeqësinë e tjetrit, Kështu do të mund të konstatosh diagnozën e vërtetë dhe t’i ofrosh ilaçet dhe terapinë e duhur. Disa njerëz refuzojnë të dëgjojnë duke u arsyetuar se dëgjimi iu merr shumë kohë. Mirëpo, prapëseprapë ai dëgjim do të zgjasë shumë më më pak kohë, se sa vite e vite të cilat mund t’i kalojmë duke mos i kuptuar të tjerët në raportet e vështira me ta, sepse duhet ditur se të kuptuarit jo të saktë është pasojë e dëgjimit të keq dhe jokorrekt të individëve të tjerë.

Shembull
Befas fryu një erë e fuqishme dhe i shpërndau fletët e tua nëpër dhomë, e ti i inatosur fillon t’i mbledhësh ato nëpër qoshet e dhomës. Më në fund ti e kuptove se do të kishte qenë shumë më mirë për ty që ti kishe harxhuar disa sekonda të kohës tënde, sa për t’i mbyllur dritaret e dhomës tënde.

Kjo kohë do të të kursente vite e vite të tëra pune që do ti harxhoje për arsyetime të ndryshme dhe për vetëmbrojtje dhe, më në fund, ndoshta përfundimi do të ishte ndërprerja e raporteve me njerëzit.
-Duhet ta lexoj dhe ta dëgjoj porosinë e humbur: ajo është të lexuarit ndërmjet rreshtave. Çdo njeri, përderisa fet ose merr frymë, posedon në brendinë e tij porosinë e humbur;
-Vepro ashtu siç ka këshilluar i Dërguari i Allahut, Muhamedi salallahu alejhi ue selem atëherë kur gjatë haxhit të lamtumirës i ka thënë Xheririt: “Dëgjoi njerëzit çfarë flasin” (Buhariu, 121 dhe Muslimi, 65).

Kjo është këshilla e vlefshme e të Dërguarit të Allahut salallahualejhi ue selem që na tregon për shkathtësinë e komunikimit dhe vendosjes së raporteve të mira me të tjerët.
-Që të arrihet deri te e vërteta: unë dëgjoj me qëllim që jo vetëm t’i realizoj planet dhe qëllimet e mia, përkundrazi, që të arrij deri te e vërteta. Dije mirë se ndjenjat e tua dhe të drejtat e tua nuk janë aspak më të vlefshme se të drejtat dhe ndjenjat e të tjerëve. Përkundrazi, ata gëzojnë të njëjtat vlera. Megjithatë, e vëreta është ajo që është më e rëndësishme dhe më e nevojshme. Ne synojmë parimin e Omer bin el-Hattabit (radijAllahu anhu) i cili ka thënë: “Asnjëherë nuk jam zënë me ndonjërin, e që nuk kam dëshiruar të flas dhe ta kërkoj vetëm të vërtetën”.
Këtë princip dhe parim e dëshirojmë për të gjurmuar të vërtetën, e jo për ti kënaqur ëndjet tona.

ÇFARË DUHET TË DIMË QË T’I DËGJOJMË TË TJERËT NË MËNYRË KORREKTE?

Duhet ditur se fjala, “Qëllimi im është i sinqertë, nuk e kam për qëllim që..tanimë është një orvatje e harxhuar. Nëse përdor fraza dhe shprehje stereotipe, asnjëherë nuk do të arrish sukses, sepse njerëzit nuk pranojnë kurrfarë orvatjeje mashtrimi dhe falsifikimi: “E sa ishin ata të cilët dëshironin të arrinin ndonjë të mirë, e nuk e arritën atë”.

Ne e dëgjojmë deri në: “…a përfundove?”

Ndoshta mund të dëgjojmë gjithçka që është e mundur, edhe fjalën e shëmtuar dhe të paskrupullt dhe nuk e ndërpresim asnjëherë, e as që e analizojmë, e as që i dallojmë faktet nga ndjenjat. Në një rast, Ata ibn Rebia ia kishte vënë veshin një djaloshi të ri i cili tregonte diçka, të cilin e dëgjonte me vëmendje mjaft të veçantë, madje sikur t’i dëgjonte ato fjalë për herë të parë. Pasi që djaloshi e përfundoi rrëfimin e tij dhe shkoi në punë, ata që ishin prezent aty afër u habitën me sjelljen e Ibn Rebias, i cili iu tha atyre:
“Vallahi, unë me të vërtetë e dija shumë mirë këtë që tha ai, madje shumë kohë para se ai të lindej”.

Heshtje, por e vërtetë

Kjo nënkupton përdorimin e të gjitha organeve, edhe të veshëve, edhe të zemrës, sepse ti dëgjon për shkak të ndjenjës dhe të vërtetës dhe ti e bën atë me durim me qëllim që të arrish deri tek e vërteta e kërkuar. Ti dëgjon me qëllim që vërtet ta kuptoshe më pas ta përdorësh shkathtësinë dhe aftësinë tënde për çështjen në fjalë. Prandaj,
mos u bëj si ata për të cilët Allahu ka thënë:
“Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehenem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët. (el-Araf, 179).
Shihni, veshët e tyre nuk dëgjojnë siç duhet, e ky është shkaku që ata nuk kuptojnë. Fjalët kalojnë nëpër veshë, mirëpo nuk arrijnë në zemër.

Të praktikojmë të dëgjuarit në mënyra të ndryshme

Njerëzit nuk duhen dëgjuar të gjithë në të njëjtën mënyrë. Çdo individ kërkon mënyrën përkatëse të qasjes. Këtë do të mund ta arrish vetëm nëse i percepton dhe i kupton vërtet shpirtrat e njerëzve, sepse disa njerëz dëshirojnë të pyesësh, ndërsa disa të tjerë dëshirojnë që ta
lekundësh kokën… mirëpo nëse qasja dhe mënyra jote ndaj tyre janë çdoherë të njëjta, atëherë edhe rezultati do të jetë çdoherë i njëjti.

Dëgjo me qëllim që ta kuptosh, e jo që të përgatitesh për përgjigje

Keni kujdes këtë: disa dëgjojnë me qëllim që ata të kuptohen nga të tjerët (pasi që të t’iu jepet rasti për të folur), e më pas, natyrisht, assesi nuk orvaten që t’i kuptojnë bashkëbiseduesit e tyre. Ose, ekzistojnë njerëz të cilët dëgjojnë vetëm me qëllim që të përgatiten për t’iu përgjigjur bashkëbiseduesve të tyre.

KËSHILLË E DOBISHME
Atëherë kur njerëzit e tjerë ju kritikojnë ose flasin kundër jush, e më pas mbarojnë, ti përmbaju që të mos përgigjesh dhe të replikosh. Duhet të mësohesh që t’i falënderosh nga zemra, pikërisht atëherë kur njerëzit e tjerë dhe bashkëbiseduesit e tu nuk e presin assesi. Më pas, mos u ngut në marrjen e vendimeve, por jepi vetes edhe më tepër kohë me qëllim të mendosh mirë.
-Pasi që nuk pajtohesh me bashkëbiseduesin tënd, atëherë mos përçmo dhe mos i hidh poshtë qëndrimet e tij dhe assesi mos i trego dhe mos i thekso mangësitë dhe dobësitë e tij.
Respektoje mentalitetin e bashkëbiseduesit tënd, respektoje logjikën dhe qëndrimet e tij.
I Lavdëruar qoftë Allahu i Cili publikoi në Kur’anin Fisnik qëndrimet e atyre që nuk pajtohen me ta, madje publikoi edhe qëndrimet e atyre që shprehën ashpërsi dhe armiqësi ndaj Kur’anit:
“Ata edhe thanë: “Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në xhenet, përveç atij që është jehudi ose i krishterë! Ato janë fantazi të tyre”! Thuaju: “Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë”? (el-Bekare, 111).

Kjo është aftësia e vërtetë dhe shkathtësia e vërtetë e të kuptuarit të mendimeve dhe qëndrimeve të huaja. Këtu shihet gatishmëria për ballafaqimin me qëndrimet e tilla, si dhe gatishmëria për të ofruar argumente dhe fakte vetëm nëse bashkëbiseduesit janë të gatshëm për një gjë të atillë.

Thuaj: “Sikur Mëshiruesi (Allahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër! (Zuhuruf, 81).

Këto janë këshilla nga Zoti i botëve. Ai na mëson neve përmes ajeteve të Tij se si ne duhet të mësohemi në moral të pastër dhe të vërtetë dhe se si duhet ta dëgjojmë ashtu siç duhet palën tjetër. Baza e mendimit perëndimor kur është fjala për dëgjimin dhe heshtjen
– është dobia ime dhe dobia e tij. Megjithatë, kur është fjala për Islamin, bazë dhe themel e këtyre karakteristikave është të kërkuarit dhe arritja deri tek e vërteta. Prandaj, edhe tek ti le të ekzistojë gatishmëria e plotë për të hequr dorë nga qëndrimet e tua, natyrisht, vetëm po që se konstaton se e ke gabim.

Dy themelet e gjuhës së ndjenjës

Cili është qëllimi yt? Pse ti dëgjon? Pse ti kupton? A është shkaku i kësaj që ata duhet t’i realizojnë planet dhe qëllimet e tyre apo diçka tjetër? Pse t’i iu qeshësh të tjerëve… thuaj pse?
Bëhu njëri nga ata që kanë qëllime të sinqerta, bëhu prej atyre të cilët kanë qëllime fisnike. Nëse je nga këta njerëz, atëherë sakrifiko për qëllimin tënd, e nëse jo, atëherë medoemos duhet të veprosh dhe të bashkëpunosh me të tjerët.
E nëse ti je në gjendje që ta mashtrosh dhe tradhtosh tjetrin, atëherë ji i sigurt se nuk do të mund ta mashtrosh veten tënde, e as që do të mund ta mashtrosh ndonjëherë Zotin tënd. Dije mirë se problemi nuk është në formën dhe në dimensionin sipërfaqësor, përkundrazi, problemi qëndron në thellësitë e ndjenjës, në thellësitë e
shpirtit e ajo është e ndërlidhur me qielloren.
Duhet të ndërtohet dëshira e vërtetë për të kuptuarit e ndjenjave dhe sentimentalitetit tek njerëzit, duke e zbukuruar më pas me durim…
“O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, rrini të përgatitur dhe, që të shpëtoni, ruajuni dënimit të Allahut. (Ali Imran, 200).
I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk ekziston ndonjëri që ka dhënë ndonjë të mirë prej vetes, e që durimi i tij të mos rritet.” (Buhariu, 1469 dhe Muslimi, 1053).

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

Njerëzit, ata janë baza: ylli i katërt që duhet kuptuar nga nëntë yjet e suksesit

YLLI NUMËR KATËR:
NJERËZIT, ATA JANË BAZA

Transmetohet se Enes ibn Maliku
(radijAllahu anhu) ka thënë:
“Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem duke thënë: “Askush nga ju nuk beson (plorësisht) përderisa nuk dëshiron
për vëllanë e vet atë që e dëshiron për vetveten.’” (Buhariu, 13 dhe Muslimi, 45)

Po qe se humbet shenja e cila të udhëzon drejt progresit dhe përparimit, si dhe kur të humbet ilaçi për të gjitha problemet dhe vështirësitë në raportet ndërmjet njerëzve, atëherë automatikisht rritet lufta për mbijetesë, dhembja, fatkeqësia dhe prapambetja.
Si pasojë edhe raportet ndërmjet njerëzve bëhen vetëm formale. Ata si parime dhe principe të tyre kanë fjalët e zbukuruara, artificiale dhe jo të sinqerta; demagogjia del në skenë.
Ne jemi njerëz dhe, duam apo s’duam, jemi egoistë! Shembulli që flet për ne janë fjalët: “Çdo njeri, kur lind, shkruan në ballin e tij fjalët që thonë: “Ju lutem me mirësi! Bëni që unë të ndihem i rëndësishëm. Ju lutem pranojeni ekzistencën time dhe vlerësojeni shumë atë”.

JEMI NJERËZ, JEMI EGOISTË

Esenca e këtij kapitulli të shënuar me titullin “Ylli numër katër” në të vërtetë është se njerëzit janë egoistë. Po qe se ne i dashurojmë sinqerisht njerëzit e tjerë, atëherë një gjë e atillë do të na mundësonte që në të ardhmen të arrijmë sukses dhe ashtu ne do të mund të ëndërrojmë, të zbulojmë gjëra të reja, të hartojmë, të planifikojmë dhe të ndërtojmë me njerëzit e tjerë. Megjithatë, ti nuk do të mund t’i realizosh ëndrrat e tua pa njerëz. Po, këtë thuaju atyre që udhëheqin njerëzit, thuaju atyre të cilët i sundojnë njerëzit.. Thuaje këtë lirisht.
Mos u frikëso, thuaju lirshëm.
Disa nga njerëzit konsiderojnë se planet e tyre, qëndrimet dhe punët e tyre janë gjëra të shenjta. Ata dëshirojnë që, me çdo çmim, edhe njerëzit e tjerë të mendojnë të njëjtën gjë, me vullnet apo pa vullnet, qoftë nëse ata pajtohen me të apo jo! Për ta është me rëndësi që vlerësimi të bëhet sipas mënyrës së tyre. Si rezultat, njerëzit e rëndomtë janë në duart e këtyre vetëm mjete dhe vegla të thjeshta të cilët iu shërbejnë për të arritur deri te qëllimi i tyre.

Ndërsa parimi: njerëzit janë baza, mbështetet në dy principe.
Principi i parë: harmonia dhe maturia ndërmjet dëshirës për realizimin e planeve dhe dëshirës për raporte të mira dhe korrekte me njerëzit.
Principi i dytë: po ashtu iu dedikohet atyre të cilët janë të ngarkuar me detyrën për ngritjen dhe ndërtimin e njerëzve dhe personaliteteve, siç është edukimi, mësimi, karakteristikat morale..

KATEGORITË E NJERËZVE

Ekzistojnë pesë kategori njerëzish. Ato janë:

Kategoria e parë: janë ata që pohojnë: “Unë jam ai i cili fiton, e ti je ai i cili humbet”. Kjo është rruga e perandorit diktator i cili thotë: “Unë jam më kryesori'”. Kjo është rruga përmes së cilës shkon shpirti i egoistit. Unë do t’i realizoj qëllimet e mia, në kurrizin tënd, unë do të fitoj, e ti do të humbasësh… Kjo rrugë e shkatërron ndihmën dhe bashkëpunimin, e mbyt dashurinë dhe ji i sigurt se kjo rrugë është afatshkurtre. Një sjellje e këtillë i shkatërron lidhjet ndërmjet njerëzve për shkak se bart me vete fuqinë dhe mendjemadhësinë. Ai i cili ka një sjellje të këtillë do të lërë pamjen e një mendjemadhësie mjaft të ashpër në llogari të të tjerëve. Ndërsa pasoja e fundit është lufta, konfikti, zilia dhe xhelozia.

Kategoria e dytë: janë ata të cilët pohojnë: “Unë jam ai që humbas, e ti je ai i cili fiton”. Ky është individi i cili nuk posedon kurrfarë kriteresh, individi të cilin mund ta kënaqësh shumë lehtë për shkak se ai çdoherë është sakrificë. Ky është një personi cili i realizon sukseset e njerëzve të tjerë, në dëm të vetvetes. Shkaku qëndron në atë se ky njeri, thjesht, nuk posedon kurrfarë caku në jetën e tij. Njerëzit e kësaj kategorie, thjesht, nuk kanë ndjenja, por edhe nëse paraqitet ndonjë dozë ndjenje, ajo do të bëhej sikurse një lloj eksplodimi. Dije se një nga shprehitë më të shëmtuara është ajo që ta ndihmosh tjetrin për të arritur sukses, e veten ta braktisësh anash. Pasoja është se ti e humbet karakterin tënd, personalitetin tënd dhe ambiciet e tua.

Kategoria e tretë: janë ata njerëz të cilët pohojnë: “Unë jam ai i cili humbas, por edhe ti je ai i cili humbet”. Kjo është kategoria më e vështirë. Individët e këtillë nuk i realizojnë qëllimet e tyre, por nuk i realizojnë edhe qëllimet e të tjerëve. Kjo është karakteristikë e filozofëve të cilët është shumë vështirë për t’i kuptuar. Kjo është karakteristikë e atyre të cilët nuk posedojnë kurrfarë synimi shpirtëror. Njerëzit të cilët bëjnë pjesë në këtë kategori janë fatzinj dhe konsiderojnë se të gjithë njerëzit dëshirojnë të jenë fatzinj siç janë ata. Individët e këtillë anojnë nga hakmarrja.

Kategoria e katërt: është ajo kategori e njerëzve të cilët pohojnë: “Unë jam ai i cili fiton…”. Për ta nuk është e rëndësishme se a do të korrësh ti sukses apo se do të jesh humbës. Me rëndësi është vetëm fakti se ‘unë jam ai i cili fitoj’.

Kategoria e pestë: janë ata që pohojnë: “Unë jam ai i cili fitoj, por edhe ti je ai i cili fiton”. Kjo është rruga që iu sjell dobi të gjithëve në çdo punë, në të gjitha llojet e raporteve ndërmjet njerëzve, është rruga e cila nuk i shkel assesi principet dhe parimet. Kjo rrugë është jetë e cila është e mbushur me kënaqësi dhe me marrëdhënie të mira dhe të shkëlqyera me njerëzit, jetë e mbushur me ndihmë reciproke.

Raporte të këtilla ndërmjet njerëzve mbështeten në frymën e vërtetë të vllazërisë dhe në besimin reciprok. Këto raporte zgjasin çdo herë dhe nuk ndërpriten. Këto raporte kërkojnë pjekuri, përsiatje të thellë, durim dhe risi, me qellim që të arrihet deri te zgjidhja që do t’i kënaqë të gjitha palët. Ky lloj fitimtar i raporteve mbështetet dhe ndërtohet mbi gjashtë karakteristika të mira, të cilat sjellin raporte të mira dhe të suksesshme ndër-njerëzore.

Karakteristika e mirë numër një: Bëhu njeri!

Kjo karakteristikë e mirë rrjedh nga njerëzorja dhe humanizmi që ekziston tek njeriu. Gjithashtu rrjedh edhe nga ndjenjat e vërteta dhe të thella për t’i kuptuar të tjerët se edhe ata posedojnë ndjenjat e tyre, synimet e tyre dhe qëllimet e tyre. Kjo karakteristikë e mirë mbështetet në atë se edhe ata janë njerëz e nuk janë mjete dhe vegla me të cilat ti mund të manipulosh ashtu siç bën me paratë apo me pronën tënde.
Njerëzit janë bazë. Ndonjëri do të pyesë: “Si mund të sillemi në mënyrë njerëzore ndaj shërbëtorëve”? Ata janë vëllezërit tuaj përreth jush. Allahu ua dha që të kujdeseni për ta, prandaj ushqejini me atë që ushqeheni edhe ju, vishini ata me atë që visheni edhe ju, mos i ngarkoni me detyra të cilat nuk mund t’i mbajnë, e pasi që t’iu urdhëroni diçka, atëherë ndihmojuni edhe ju në atë”. (Buhariu, 30 dhe Muslimi, 661)
Ne, me të vërtetë, kemi nevojë për njerëzi dhe humanitet. Medoemos duhet ta gjejmë dhe ta përhapim atë tek njerëzit, ashtu që t’ua kthejmë buzëqeshjen dhe mëshirën në fytyrat e tyre.

Karakteristika e mirë numër dy: ndershmëria

Raportet e suksesshme ndërmjet njerëzve kërkojnë karakteristikat e ndershmërisë dhe sinqeritetit të vërtetë, zemër të shëndoshë dhe të
pastër, në të cilën nuk ekziston mashtrimi. Raporteve të suksesshme iu duhet një vetëdije që do ta ngrejë zërin kundër tregtisë me njerëz,
tregtisë me të drejtat e tyre, që atyre t’iu mundësohet e drejta për qeshjen e sinqertë, e drejta që edhe ata ta ndiejnë vlerën e tyre në jetë.

Karakteristika e mirë numër tre: largimi nga principi ‘bardhë-zi’, si dhe harmonia dhe masa ndërmjet karakteristikave të guximit dhe urtësisë

Këto karakteristika kërkojnë harmoni të plotë dhe mençuri të sinqertë. Ne vërtet duhet të mos shtiremi kinse i dimë të gjitha.
Mos iu përgiigj çdo pyetjeje dhe mos bëj kinse i di të gjitha! Medoemos duhet të dish se je vetëm njeri dhe se mendja jote nuk mund t’i njohë, ti kuptojë dhe t’i përfshijë të gjitha. Ai i cili është para teje ndoshta di atë që ti nuk e di, madje sado që ai të jetë i ri ose i moshuar, burrë ose grua. Numrin më të madh të problemeve në raportet tona ndër-njerëzore e shkaktojnë principet e përsiatjes sipas principit ‘bardhë-zi’, sikur të ishte e pamundur për t’i kënaqur të dyja palët.

Karakteristika e mirë numër katër: zhvillimi i mentalitetit të kënaqësisë

Thënë më shkurt, kjo nënkupton se ekzistojnë të mira materiale dhe resurse në masë të mjaftueshme për të gjithë. Me të vërtetë, nuk ka nevojë që t’ia marrim njëri-tjetrit kafshatën nga goja. Mentaliteti i kënaqësisë mbështetet në të pranuarit se ekzistojnë resurse nga të cilat mund të prodhohet më shumë se sa lumturi dhe kënaqësi e brendshme.

Karakteristika e mirë numër pesë: humanitet dhe mëshirë

Kjo karakteristikë nënkupton këtë që vijon:
-të kuptuarit e qëndrimeve të palës tjetër dhe të kuptuarit se për çfarë arsye ai tjetri mban qëndrime të atilla;
-dialog;
-në çka pajtohemi dhe në çka ndahemi në mendime; ekzistojnë gjëra në të cilat pajtohemi;
-risi në gjetjen e zgjidhjeve alternative, si zgjidhje me të cilën do të ishin të kënaqur të gjithë.
Po qe se ndërmjet njerëzve ekziston bashkëpunim dhe mirëkuptim reciprok, si dhe njëra palë të ndiejë dashuri dhe sinqeritet, atëherë do të arrihet përparim dhe përmirësim i raporteve.
Qoftë i lavdëruar Allahu i Lartëmadhëruar!
Si është e mundur që të ekzistojnë njerëz të cilët janë ekskluzivë, dominantë dhe ende kërkojnë nga të tjerët që t’i dashurojnë dhe t’i respektojnë?
“Ai i cili nuk është i mëshirshëm, edhe ndaj tij nuk do të ketë mëshire”. (Buhariu, 5997 dhe Muslimi, 2318)

Karakteristika e mirë numër gjashtë: qartësia

Kjo i dedikohet qartësisë në paraqitjen e alternativave dhe në ofrimin e zgjidhjeve, si dhe qartësisë në karakter. Nëse ndonjëri nuk e di se ti je shakaxhi dhe nuk të njeh mirë, atëherë mund të shkohet deri te çrregullimi i raporteve ndërmjet jush. Pra, është e nevojshme që raporti yt ndaj të tjerëve të jetë i qartë dhe të mos ekzistojë fshehtësi.
Nuk duhet të paraqitesh me një pamje ndryshe. Nuk është mirë që njerëzit të aktrojnë se nuk e njohin njëri-tjetrin.
Ibn Dekik el-Aid ofron një koment të shkurtër duke thënë:
“Është krejtësisht e sigurt se dijetarëve dhe atyre që i ndjekin të tjerët nuk iu lejohet të bëjnë diçka që do të shkaktonte moskuptim, dykuptimësi, madje edhe nëse ajo është vepër e sinqertë dhe e mirë, sepse ajo më vonë mund të shkaktojë dis’harmoni dhe jo unitet”.
Megjithatë, ekziston edhe një kategori ideale që e realizon principin ‘njenëzit janë bazë’, e kjo kategori është ajo që iu shërben dhe iu ndihmon njerëzve, dhe ajo na thotë: “Të gjithë fitojnë, për shkak se unë jam ai i cili fiton, por edhe ti je ai i cili fiton”. Ndoshta ekziston edhe pala e tretë e cila humbet. Thënë shkurt, unë nuk do të vështroj
vetëm që t’i kënaq përkohësisht të dyja palët, por do të kërkoj zgjidhje që sjell kënaqësi afatgjate, madje edhe për ndonjë palë të tretë, e ky parim mbështetet në fjalët e Allahut të Lartëmadhëruar kur na tregon për trashëgiminë:
“Kur të prezantojnë në pjesëtimin e pasurisë që ka lënë i vdekuri të aferm, bonjak dhe varfanjak (që nuk janë pjesëtarë në trashëgim), jepuani nga ajo (pasuri e lënë) dhe atyre thojuni fjalë të mira”. (en-Nisa, 8).

Qoftë i lavdëruar Allahu Krijuesi Absolut!
Edhe palët që nuk janë në lidhje farefisnore duhet medoemos t’i kënaqim, ndërsa anët e jashtme mund të jenë: rrethi, ripërtëritja, fondi për zhvillim, familja më e gjerë…
Që të arrijmë të bëhemi njerëz të kësaj kategorie, është e domosdoshme që:
të mos ngutemi në të kërkuarit e zgjidhjes;
të jemi të gatshëm për t’i dëgjuar këshillat e urta nga ata që janë më të moshuar dhe më të ditur se ne, e të cilët kanë mësuar nga jeta praktike;
ta përforcojmë vazhdimisht anën shpirtërore, si dhe të posedojmë entuziazëm rinor;
të lexojmë dhe t’i kuptojmë mësimet e historisë, siç janë tregimet për pejgamberët dhe shokët e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, rrëfimet për njerëzit të cilët jetuan për njerëzimin, jetuan
për qytetërimin dhe përparimin, si dhe jetuan që t’ia ndryshojnë jetën vetes dhe të tjerëve në një jetë më të mirë;
të jemi të gatshëm për marrëveshje me tjetrin dhe t’i shfrytëzojmë dy mendje për zgjidhje, e jo marrëveshja të jetë vetëm formale dhe sipërfaqësore, por të burojë nga thellësitë e shpirtit, sepse ajo është esenca e marrëveshjes; ta lutim Allahun e Lartëmadhëruar që të na e dhurojë atë në të cilën qëndron e mira dhe begatia.

THEMEL MJAFT I RËNDËSISHËM

Themeli i parimit njerëzit janë bazë dhe esenca e tij është qëllim.
Cili është qëllimi yt? Nëse ti synon të mos jesh i sinqertë, atëherë mos shpreso se do t’i zgjidhësh problemet, e as se do t’i përforcosh raportet me njerëzit. Mos harxho kohë më kot. Mos e mashtro vetveten tënde. Qëllimi yt duhet të jetë i sinqertë, buzëqeshja jote duhet të jetë e sinqertë, e jo për t’i përfituar njerëzit për të punuar për të mirën
tënde, prandaj “Ti plotësoje qëllimin tënd dhe veprën tënde, ndërsa Allahu do të ta plotësojë shpërblimin tënd.”

TAKIMI I DYTË

Suksesi ka të dashuruarit dhe ithtarët e tij.. Suksesi e ka skalitur thellë gjurmën e tij në shpirtrat e atyre të cilët flasin për suksesin.
Duhet ditur se ekzistojnë suksese të mëdha, si edhe suksese të përkohshme. Megjithatë, suksesi në shekullin e njëzetenjëtë ngërthen
shijen, sharmin, aromën dhe bukurinë e tij të veçantë. Prandaj, për një kohë do të dalim në stacionin me titull “Ata flasin për suksesin”…
Në kapitujt e këtij lloji do të paraqesim alfabetin e suksesit përmes shembullit të njerëzve të cilët kanë pasur role kyçe dhe të individëve të cilët kanë arritur rezultate të konsiderueshme, dituri dhe përvojë, ashtu që të kenë dobi të gjithë ata të cilët dëshirojnë sukses në shekullin e njëzetenjëtë. Do të takohemi me profesor Ismail bin Bekir Kadiun, me qëllim që të udhëtojmë me të dhe me vëllezërit tanë lexues përmes rrugës së suksesit. Në atë rrugë bashkudhëtari ynë na tregon:
“Në fillim suksesi është shpresë, e në fund suksesi është rezultat, ndërsa ndërmjet fillimit dhe fundit ekziston synimi, frika dhe shpresa.
Shpresa duhet medoemos të dashurohet. Për shpresën duhet të sakrifikohet dhe asaj duhet t’i kushtohet vëmendje aq sa është e nevojshme për realizimin e saj. Ai i cili nuk sakrifikon dhe nuk i kushton vëmendje të duhur realizimit të shpresës, është sikurse ai i cili largohet nga ajo që ia urdhëroi Zoti i tij. Ai i cili jep gjithçka prej vetes për qëllimin e realizimit të shpresës së tij, mbështetet tek Zoti i botëve.
Suksesi kërkon edhe përcaktimin e qartë të qëllimit. Suksesi kërkon strategji të shkëlqyer, përdorimin e metodave dhe mënyrave më bashkëkohore të punës ashtu që të arrihet deri te caku i dëshiruar.

Për realizimin e qëllimit të synuar duhet të definohet ajo që është e domosdoshme që të dihet dhe të njihet. Është i domosdoshëm edhe besimi i fuqishëm në mundësitë e realizimit të asaj që dëshirojmë, sepse ajo që planifikohet në mënyrë korrekte dhe efikase mundet që edhe të realizohet. Pasi që besimi i fuqishëm takohet me përsiatjen, atëherë logjika vepron në mënyrë mjaft të dorëzuar me qëllim që njeriu ta manifestojë nga vetja atë që ia dhuroi Allahu i Lartëmadhëruar dhe qe ta zbatojë konkretisht inteligjencën e tij në praktikë.
Njeriut i ndihmon edhe nxitja e brendshme që ia liron energjinë e madhe që gjendet tek ai, që shpeshherë është e pashfrytëzuar. Pasi ajo energji të lirohet, atëherë ne do të dëshmojmë se ajo ka qenë aty në brendinë tonë. Gjithashtu, është e domosdoshme që ta kuptojmë në mënyrë të drejtë faktorin kohë dhe të jemi të durueshëm në realizimin e qëllimit tonë.
Një poet kishte shkruar:
“Janë të paktë ata të cilët i dorëzohen punës,
Durojnë dhe e presin punen”.
Gjatë suksesit duhet medoemos ta falënderojmë Zotin për begatitë që na dhuron. Që moti është thënë se falënderimi ndaj Zotit për begatitë është vetë begati. E ne e falënderojmë Zotin e Lartëmadhëruar dhe e lutim Allahun që të na dhurojë sukses në të dyja botët”.

Ismail bin Bekër el-Kadi

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

Ora me busull: ylli i tretë nga nëntë yjet e suksesit

YLLI NUMËR TRE:
ORA DHE BUSULLA

“Dije se ekzistojnë vepra të cilat Allahu i pranon natën, e jo ditën. Po ashtu, dije se ekzistojnë vepra të cilat Allahu i pranon ditën, e jo natën”.
(Këshilla e Ebu Bekrit r.a. drejtuar Omerit r.a.)

Çdo ditë jeta ime është rutinë, është mjaft e mërzitshme dhe mbytëse.

Vazhdimisht bëj të njëjtat punë dhe nuk kam rezultat.

Vërtet, unë punoj mjaft, megithatë tek unë ekziston një zë që më thotë: “E çka më pas”? “Deri kur kështu”? “A është e domosdoshme që ta bësh atë”? Ndiej se jam duke u shkatërruar nga brenda, e unë vërtet dëshiroj të bëhem i suksesshëm. Po ashtu, ndiej se ndaj familjes sime jam duke bërë mëkat, sepse asaj nuk ia kushtoj kohën e duhur dhe e pyes veten time:

“Çka është më e rëndësishme”? A janë paratë; …apo familja fatlume…apo diçka tjetër?
Unë nuk kënaqem më në jetën time. Ndiej një trysni të vazhdueshme që ma rrit brengën.

PARULLA E DASHUR

Njëra nga parullat më të dashura të Stiven R. Kovejit, që flet për karakteristikat e përbashkëta të njerëzve të suksesshëm, është ajo të cilën e ka definuar J. M. Xherej, personi i cili e kishte kaluar jetën e tij duke hulumtuar karakteristikat e përbashkëta të cilat i posedonin të gjithë njerëzit e suksesshëm. Ai erdhi në përfundimin se posedimi i suksesit nuk ishte një punë mundimplote, e as që ishte ndihmë nga fati, e as që ishte për shkak të marrëdhënieve të mira me njerëzit, edhe pse të gjitha këto karakteristika janë mjaft të rëndësishme që të arrihet suksesi. Karakteristika e përbashkët e të gjithë njerëzve të suksesshëm, ishte: vënia në vendin e parë e asaj që ka më shumë prioritet.

ORA DHE BUSULLA

Ora paraqet obligim për ne, përgjegjësi të pranuara, plane dhe orare, caqet dhe aktivitetet tona, ose mënyrën se si ne e kalojmë kohën. Sa i përket busullës, ajo paraqet atë që ne bartim në brendësinë tonë, Ajo paraqet ëndrrat tona, vlerat tona, parimet dhe synimet tona. Thënë shkurt, busulla paraqet prioritet në jetën tonë, apo menaxhimin e thuktë të jetës sonë.
Ndërmjet orës dhe busullës mund të ketë ndonjë mosmarrëveshje eventuale vetëm atëherë po qe se bëjmë ndonjë vepër që nuk i kontribuon asaj që ne e konsiderojmë se është më e vlefshme në jetën tonë.
Në rast se në jetën e njeriut do të ketë përparësi ora, atëherë ai do të ketë ndjenjën se është bërë rob i njerëzve të tjerë, ndërsa veprat e tij në momente të tilla janë reaksion i rastësisë.

SHKALLËT E THYERA

Do të vëresh shumë njerëz që janë të zënë me punë, që punojnë shumë dhe që nuk kanë kohë të mjaftueshme për pushim. Këta njerëz më tepër dëshirojnë të punojnë duke u munduare të paraqiten para njerëzve se janë shembull për punë organizative dhe punë të planifikuar, e në fund rezultati i tyre del se ata janë dhënë pas një pune që nuk ka kurrfarë kuptimi. Duket se ata janë duke hipur nëpër shkallë dhe mundohen tepër, por me të arritur në fund, iu bëhet e qartë se ato shkallë janë mbështetur në një mur që është i rrënuar, ose se janë duke prerë dru në një pyll, e më pas vërejnë se ai nuk është pylli i cili duhet prerë. Këtë mund ta krahasojmë me ata që shkojnë nëpër një rrugë, e me pas zbulojnë se ajo rrugë është e gabuar dhe se nuk e shpie njeriun atje ku ai dëshiron.

FTESA PËR ZGJIM

Ndoshta do të vëresh se ndërmjet orës dhe busullës ekziston një konflikt në një mënyrë dramatike, porsi vdekja e afërt ose si fëmija që
është bërë i varur nga narkotikët.. Eh, këtu qëndron kulminacioni i konfliktit… Çka kam bërë unë? Puna ime është shkatërruar, biri im është bërë i varur nga narkotikët, jeta ime është harxhuar më kot.
Paraqitet ndjenja e pendimit dhe ti e kupton se koha nuk është harxhuar për çështjet prioritare. Ndoshta ti orvatesh që ta tregosh veten para njerëzve me një shkëlqim të bukur, megjithatë, pyete vetveten tënde: “A është çështja më e rëndësishme në jetën tënde ajo që je duke bërë tani”?

TË LOGJIKOJMË SË BASHKU!

Llogariti dhe regjistroji në mënyrë të hollësishme aktivitetet e tua në katrorët e lartshënuar, me qëllim që të shohësh se në cilin katror gjendesh ti.
Nëse nuk e kupton dallimin ndërmjet katrorit numër një dhe katrorit numër tre, pyete veten tënde kështu: “Cilat janë ato aktivitete urgjente të cilat unë i kam bërë, e të cilat kanë ndihmuar dhe kontribuar në realizimin e planit vjetor”?
Po qe se situata nuk është e atillë, atëherë numri më i madh i atyre aktiviteteve do t’iu takojnë përmbajtjeve të katrorit numër tre.
Njerëzit e suksesshëm në shekullin e njëzetenjëtë jetojnë në harmoni me përmbajtjen e katrorit numër dy, katrorin e strategjisë dhe përgatitjes që nuk bën presion ndaj teje. Prandaj edhe ti fillo me detyrimet e tua me maturi dhe harmoni. Nuk është mangësi po qe se aktualisht gjendesh në përmbajtjen e katrorit numër një, megjithatë
përcille me shumë vëmendje pyetjen e rëndësishme që thotë: “Pse ti vazhdimisht gjendesh në përmbajtjen e katrorit numër një”?

Në rast se ti je nën sundimin e detyrimeve urgjente, pasoja do të jetë se ti i braktis detyrimet e rëndësishme. Nëse është ashtu, atëherë do ta gjesh veten në përmbajtjen e katrorit numër tre, e ajo do të thotë se varesh nga punët urgjente. Mirëpo, nëse sjelljet e tua i përgjigjen përmbajtjes së katrorit numër një në aspektin e rëndësisë, atëherë do ta gjesh veten në përmbajtjen e katrorit numër dy, pasi të hiqen shkaqet e urgjencës.
Pra, përmbajtjet në katrorin numër një dhe në katrorin numër dy shpjegojnë se çka është e rëndësishme, megjithatë faktori kohë është i
vetmi faktor që bën dallim ndërmjet përmbajtjes së këtyre dy katrorëve.
Çka duhet të bësh që të gjendesh në përmbajtjen e katrorit numër dy?
Ekzistojnë gjashtë shkathtësi të liderëve që do të bëjnë që sjelljet e tua t’i përgjigjen përmbajtjes së katrorit numër dy…

Shkathtësia numër një: Njohja e dallimeve: dallimet ndërmjet menaxhimit dhe udhëheqjes.
Menaxhim do të thotë realizimi i gjërave në mënyrë korrekte
Udhëheqja nënkupton realizimin e gjërave të vërteta

Shkathtësia numër dy: Ndërlidhu me misionin tënd. Kjo do të thotë se duhet të fillosh të punosh dhe të kuptosh në mënyrë të qartë se ku është fundi, e ku është qëllimi yt, si dhe të dish saktë se cilat janë detyrimet e tua dhe të jesh i bindur se hapat e tua të mëparshme kanë qenë në rrugë të drejtë dhe se ke qenë i zënë me aktivitetete duhura.
Me të vërtetë, njohja se ekziston një problem i cili duhet zgjidhur dhe se ekziston një mision i cili duhet kryer, vetvetiu janë motivacion dhe nxitje se pengesat dhe vështirësitë do të tejkalohen.

Shkathtësia numër tre: Harmoni dhe maturi ndërmjet detyrimeve dhe aktiviteteve. Suksesi në ndonjërin prej detyrimeve dhe aktiviteteve nuk e arsyeton mossuksesin në detyrimet dhe aktivitetet e tjera. Prandaj, përcaktoji detyrimet dhe aktivitetet e tua, përcaktoji prioritetet e tua dhe ndërmerri të gjitha masat e nevojshme me qëllim që ti realizosh punët e tua.
Kërkohet harmoni dhe maturi në dhënien e prioritetit ndërmjet punëve më të afërta dhe atyre që janë në të ardhmen më të largët.
Mendimet dhe planet e tua nuk duhet të jenë të orientuara vetëm drejt zgjidhjes së atyre çështjeve që janë në të ardhmen e largët, e t’i
braktisësh dhe t’i harrosh obligimet dhe detyrimet e tua jetësore të sotme, si dhe ato që janë në të ardhmen më të afërt.
Përfundimi është se, pa ndonjë qëllim të qartë dhe të planifikuar në mënyrë strategjike për një ardhmëri të largët, sukseset dhe të arriturat do të jenë të parëndësishme. Gjithashtu, pa zgjidhjen e
obligimeve që i takojnë të sotmes dhe të ardhmes së afërt, njeriu do ta kalojë jetën e tij pa ndonjë sukses, si dhe do tua marrë edhe të tjerëve atë që iu takon. Kërkohet harmoni dhe maturi.

Shkathtësia numër katër: Mbushe kavanozin.
Trajneri hyri në sallë. Ai e vendosi kupën në mes të sallës dhe iu tha të pranishmëve: ” Tani do të ushtrojmë se si duhet planifikuar një javë pune. Ky kavanoz që gjendet para jush, paraqet një javë, ndërsa ne do të orvatemi që ta mbushim atë përmes një mënyre logjike dhe praktike”.
Trajneri nxori një qese të madhe plot me gurë. Gurët ishin të formave dhe madhësive të ndryshme. Ai filloi t’i hedhë ato në kavanoz një nga një. E mbushi atë aq sa nuk mund të fuste më asnjë gur më shumë.
Më pas trajneri u orvat që ta shkundte kavanozin me qëllim që të lirohej vend për ndonjë gur, megjithatë, në kavanoz nuk mund të futej më asnjë gur tjetër. Pas kësaj, trajneri i pyeti të pranishmit: “A e kam mbushur kavanozin'”? Të gjithë njëzëri u përgjigjën dhe thanë: “Po”
Më pas trajneri duke e lekundur kokën tha se kavanozi nuk është i mbushur plot. Ai nxori një qese tjetër me madhësi mesatare në të cilën kishte guralecë të vegjël. Ai filloi ti hidhte ata ngadalë në kavanoz dhe i mbushi hapësirat që kishin mbetur ndërmjet gurëve të mëdhenj. Pasie mbushi tërë kavanozin, sërish iu drejtua të pranishmëve dhe iu tha: “A e kam mbushur kavanozin”? Të pranishmit sërish ishin njëzëri të mendimit se kavanozi është i mbushur, por trajneri iu tha: “Jo”. Duke buzëqeshur trajneri nxori përsëri nga xhepi një qese të vogël në të cilën kishte rërë shumë të imët. Ai filloi ta hidhte rërën në kavanoz, ashtu që rëra e imët e gjeti vendin ndërmjet gurëve në kavanoz dhe ai u mbush i tëri. Pas kësaj trajneri i pyeti sërish të pranishmit dhe iu tha: “A e kam mbushur kavanozin? Të pranishmit tani ishin të një zëri dhe thanë: “Po”.
Trajneri qeshi edhe njëherë dhe iu tha të pranishmëve: “Pjesët e gureve të mëdha janë prioritet në obligime, pjesët e gurëve të madhësisë së mesme janë detyrime të rëndësishme, ndërsa rëra e imët paraqet veprat e imta të cilat duhet t’iu përkasin njerëzve të tjerë”.
Radhitja korrekte e prioriteteve do të ishte shumë më me rëndësi se sa planifikimi i kohës dhe planifikimin e kohës nuk duhet ta shndërrojmë në pranga të cilat nuk do të na lejojnë që të ecim. Pranoje se planifikimi i kohës është vetëm një mjet për planifikim dhe realizimin e detyrimeve jetësore.

Shkathtësia numër pesë: Liria ime nuk është në shitje. Assesi mos u bëj skllav i ndonjërit, përveç Krijuesit tënd. (Sepse njeriu është rob vetëm i Krijuesit – Allahut). Liria qëndron në atë se sjelljen tënde ndaj të tjerëve duhet ta mbështesësh dhe ta ndërtosh mbi themelet e parimeve dhe vlerave të vërteta të cilat do të të japin aftësi për të zgjedhur. E ti thuaj “po” dhe “jo” me gojën plot, pa frikë dhe pa hamendje.
Kjo nuk është mangësi, e as reaksion.

Shkathtësia numër gjashtë: Mëso të thuash “jo… më vjen keq”. Me qëllim që të arrish sukses dhe të organizohesh, medoemos duhet të dish të thuash: “Jo… më vjen keq, unë kam qëllimin tim”. Ti në çdo rast thua “po”, por medoemos duhet të dish të thuash edhe “jo”, megjithatë “jo” në një mënyrë të butë. “Jo” e cila do ta respektojë pyetjen e tyre dhe “jo” përmes së cilës do t’ua bësh me dije se ti tanimë i ke obligimet e tua, “jo” përmes së cilës do të propozosh anulimin e takimit dhe përmes së cilës do të caktosh një orar të ri.

REZERVOJI VETES NJË VEND!

Sa e sa kohë ke humbur në përmbajtjen e katrorit numër një për shkak të asaj se i ke kuptuar në mënyrë të gabuar qëndrimet e njerëzve të tjerë, për shkak të raporteve të paharmonizuara dhe të paqarta ndërmjet jush dhe për shkak të mosekzistimit të një qëllimi?
Sa e sa kohë ke harxhuar më kot në përmbajtjen e katrorit numër tre, përderisa ti je orvatur për t’iu përgjigjur thirrjeve të të tjerëve dhe përderisa ti je orvatur për t’i plotësuar kërkesat e të tjerëve?
A ekziston në planin dhe në menaxhimin tënd moment për pëshpëritje, për ndjenjë, për këmbim të interesimeve?
Dije se katrori i suksesit përqendrohet në udhëheqje dhe në bashkëpunim, në deponimin në njerëz dhe atëherë kur ne të mendojmë se bëhet fjalë për njerëz si qenie të gjalla, atëherë ne ia rezervojmë vetes një vend të veçantë për sukses, atëherë ne do t’i përforcojmë dhe do t’i përjetojmë shumë më qartë lidhjet tona, do t’i tejkalojmë pengesat, si dhe së bashku do ta ndërtojmë gjuhën 0 motoja e së cilës është: “Njerëzit janë baza”.
Katrori i suksesit do të të ndihmojë që t’i njohësh shumë më mirë dhe më lehtë njerëzit, që t’i njohësh më mirë shkathtësitë dhe aftësite e tyre, si dhe t’iu ndihmosh në punën dhe synimet e tyre.
Katrori i suksesit do të të ndihmojë që t’i ndërtosh raportet e tua me njerëzit në bazë të principit të kuptueshmërisë dhe ndihmës reciproke, në bazë të principit ku marrin pjesë të dyja palët, e kjo është shumë më mirë se sa të jesh mendjemadh ndaj njerëzve gjatë sjelljes ndaj tyre, si dhe gjatë zgjidhjes së problemeve dhe keqkuptimeve.
Qëndro i sigurt se do të arrish sukses po qe se i ndihmon të tjerët, e atë do ta arrish vetëm atëherë nëse edhe motoja jote lëvizëse është:
“Njerëzit janë baza”.

Si të arrihet suksesi | Fejsal Omer Mahfuz Bashrahil

- Advertisement -

Na ndiq

0NdjekësitNdjek
0NdjekësitNdjek

Moti

Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1kmh
75 %
Mon
22 °
Tue
24 °
Wed
24 °
Thu
25 °
Fri
20 °