ME: Konsumatorët e lidhur në linjën e bizneseve do të mbrohen nga reduktimet

Ministria e Ekonomisë ka marrë vendim që konsumatorët me dalje të dedikuara për biznese të hyjnë në listën e konsumatorëve të mbrojtur nga reduktimet me energji elektrike.

Vendimi është marrë në bazë të udhëzimit administrativ mbi Rregullat për masat kufizuese të furnizimit me energji në situata emergjente, si dhe me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, në veçanti të sektorit të industrisë,

Ministria e Ekonomisë thotë se këta konsumatorë që nga fillimi i kësaj jave do të përjashtohen nga reduktimet e energjisë elektrike për aq sa është e mundur nga ana e Furnizuesit të Shërbimit Universal.

“Megjithatë, duke pasur parasysh situatën e rënduar energjetike, lusim të gjithë bizneset të kursejnë energjinë dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për të evituar rritjen e konsumit. Rritja e dukshme e konsumit rrezikon ta bëjë të pamundur mbrojtjen e këtyre konsumatorëve gjatë muajve të dimrit”, thuhet në komunikatë.

Artikulli paraprakÇka janë marrëveshjet për eliminimin e tatimit të dyfishtë?
Artikulli tjetërTipari i personalitetit që rrit performancën në punë