Lista e vendeve më të shtrenjta dhe më të lira për të jetuar: Ku është Kosova?

Portali “Numbeo” ka përditësuar listën vjetore të vendeve më të shtrenjta dhe më të lira për të jetuar në botë.

Lista funksionon duke llogaritur koston e banesave, veshjeve, ushqimit, transportit, internetit, shërbimeve komunale, sendeve ushqimore dhe një sërë parametrash të tjerë.

Kosova renditet në vendin e 134-të në botë dhe është lider në Evropën Juglindore.

Ndërkohë, Shqipëria zë pozitën e 99-të në renditjen tabelore të portalit të njohur ndërkombëtar.

Jeta në Kroaci është më e shtrenjta në rajonin tonë, duke u renditur e 59-ta, Mali i Zi e 87-ta, Serbia e 94-ta, Bosnja dhe Hercegovina e 96-ta dhe Maqedonia e Veriut e 118-ta.

Ndryshe, Bermuda renditet në vendin e pare me koston më të lirë të jetesës ndërsa e dyta është Zvicra, e cila pasohet nga Norvegjia. /Telegrafi/

Artikulli paraprak3 mënyra për të kuptuar nëse strategjia juaj e rritjes po ju ndihmon në të vërtetë të rriteni
Artikulli tjetërNdalimi i fitimit të palejuar